Marija

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Marija.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni dhe të na thoni diçka më tepër për vetën tuaj? E Intervistuara: Përshëndetje, unë jam Marija. Jam nga Leposaviqi. I kam 33 vjet, nënë e dy fëmijëve, bashkëshorte. Kjo është diçka më e rëndësishmja që mundem tash të them për veten. Intervistuesi: Mhm. Ku keni jetuar para lufte? E Intervistuara: Para lufte kam jetuar në Komunën e Leposaviqit, por edhe sot e kësaj dite jetoj këtu. Vetëm, ndryshimi është se kam jetuar në fshatin Kërnjin, ndërsa...

Ljubinka Milić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Ljubinka-Milic.mp3 Intervistuesi: A mundeni fillimisht të prezantoheni? E Intervistuara: Po. Unë jam Ljubinka Milliq, pensioniste nga Graçanica. Intervistuesi: Më vjen mirë. Na thoni cilat janë kujtimet tuaja të para në luftë? E Intervistuara: Kujtimet e para në luftë janë shumë të trishtueshme dhe të dhimbshme dhe... dhe mos u ktheftë më ajo kurrë. Sepse, lufta është një e keqe e madhe edhe për popullin edhe për tërë, tërë vendin, e cila vuajti nga... nga më i vogli deri të më i moshuari. Të...

Ljilja

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Ljilja.mp3 Intervistuesi: A mund të prezantohesh? Të tregosh se kush je, çka je, nga je dhe ku ke lindur? E Intervistuara: Unë quhem Ljilja, jam e lindur në Nedakoc. Gjeneratë e shtatëdhjetë e një. Intervistuesi: Deri në cilin vit ke jetuar në Vushtrri? E Intervistuara: Deri njëzet e një vjeçe. Intervistuesi: Aha. Më vonë je zhvendosur, sigurisht?! E Intervistuara: Atëherë jam martuar në Leposaviq. Intervistuesi: Ma përshkruaj pak. E Intervistuara: Paj, u martova në Kërnjin të Epërm me Tomicën. Intervistuesi: Në rregull. E Intervistuara: Punoja në Vushtrri, si shitëse...

Gordana Đorić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Gordana-Djoric-.mp3 Intervistuesi: Na thoni diçka për veten. E Intervistuara: Unë jam... quhem Gordana Gjoriq nga Llapnasella, i kam 62 vjet. Me profesion jam ekonomiste shumëvjeçare. Veprimtarinë e ngushtë e kam ekonominë. Ja, kaq. Intervistuesi: Njëzet vite më vonë, cilat janë kujtimet tuaja nga lufta në Kosovë? E Intervistuara: Janë shumë të tmerrshme, shumë të freskëta, pavarësisht se ka kaluar një kohë shumë, shumë e gjatë. Të gjitha ato gjërat që kam mundur t’i shohë atëherë, t’i përjetojë, janë thellë të gdhendura në vetëdijen...

Branko

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Branko.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni? I Intervistuari: Mundem. Quhem Branko. Jam jetuar në... hmm, në Ferizaj, 21 vite. Intervistuesi: Po. I Intervistuari: Atje kam pasur, çka po di, shokë edhe nga njëra anë edhe nga tjera. Edhe nga ana Shqiptare. Kam luajtur futboll me ta. Kemi qenë shokë super të mirë, me shumicën. Kishte edhe prej tyre të cilët ishin paksa kështu, por kryesisht kam hmm... kemi kaluar mirë, jemi shoqëruar, kemi bërë një ekip futbolli; kemi rregulluar disa gjëra atje......

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonimna.mp3 Intervistuesi: Sa vjeçe ishit kur ka filluar lufta? E Intervistuara: Gjashtë. Paksa është e çuditshme sepse e kam të mjegulluar. Kam lindur në muajin prill; sinqerisht, për shkak të traumës dhe gjërave të tjera, nuk e di nëse i kisha pesë vjet e gjysmë apo gjashtë. Intervistuesi: Ku gjendeshit kur ka filluar lufta? E Intervistuara: Është një situatë qesharake. Mendoj që... isha në shtëpi. Dhe prapë po them nuk jam e sigurt hmm... nëse më... nëse kujtimet e mia i kam të...

Sebush Demaku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Sebush-Demaku.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Sebush Demaku R.B.: Përshëndetje! Faleminderit shumë që po na e kallxon storjen tonde të luftës. A po ia nisim pak para fillimit ku je kon, me kon je kon, çka je kon tu bo? Ku ke punu? S.D..:N’atë kohë unë kom punu jom kon tu punu në Institut. Në Insitut fillova në ’98-tën. Mirë kemi fillu po kur erdh momenti që ndryshoi i largojshin prej pune, na kishim hap edhe ni shitore ma herët, në shpi se...

Sabri Hasani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Sabri-Hasani.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha I intervistuari: Sabri Hasani R.B.: Pak para fillimit t’luftës, nashta pak para bombardimeve. Veç qysh e man n’men qat periudhë komplet. S.H.:Para bombardimeve t’NATO-s, na pritshim veç kur t’ndodh diçka shumë e keqe, tu e pas parasysh çka ka ndodh n’Bosnjë. Në fshatin ku jetoj unë, është në pjesën veriore të Mitrovicës, edhe kemi qenë t’rrethum prej serbëve. N’mes fshatit tem edhe fshatit Gushavc osht ni vendbanim me serbë. Pak para bombardimeve t’NATO-s aty jon koncentru shumë paramilitarë serb...

Nora Xhuzi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Nora-Xhuzi.mp3 Intervistuesja: Visar Kukaqi E intervistuara: Nora Xhuzi   V.K.: Përshëndetje, a mundesh me u prezantu? N: Përshendetje! Jam Nora Xhuzi edhe vijë nga qyteti i Prizrenit. V.K.: A mundesh me na tregu historinë tuaj gjatë luftes? N: Po, secila histori e cila ka t’bëj me luftë normal që nuk ka ndonjë memorie ndoshta shumë pozitive ose shumë t’mire. Gjithmonë janë ato nga ma të vshtirat edhe ma të cilat ndoshta me jo shumë dëshirë i kujtojmë. Ndoshta mosha ka qenë shumë e vogël për me...

Myrvete Gagica Azizi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Myrvete-Gagica-Azizi.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Myrvete Gagica Azizi R.B.: Faleminderit shumë që po ma tregon rrëfimin tond për kohën e luftës edhe kur je kon refugjate. A munem pak me fillu kur ka fillu lufta. Çka ke pa nëpër lajme, qysh i ke ndëgju, çfarë brengash ke pasë, ku ke jetu, qysh o kon situata kur fillon lufta? M.G.A.:Ka qenë ni fillim shumë trishtus. Në rend t’parë na kanë trishtu lajmet që i dëgjonim nëpër televizionet serbe se televizione tonat nuk kishim,...