Sebush Demaku
Intervistuesja: Rita Berisha
E intervistuara: Sebush Demaku
R.B.: Përshëndetje! Faleminderit shumë që po na e kallxon storjen tonde të luftës. A po ia nisim pak para fillimit ku je kon, me kon je kon, çka je kon tu bo? Ku ke punu?
S.D..:N’atë kohë unë kom punu jom kon tu punu në Institut. Në Insitut fillova në ’98-tën. Mirë kemi fillu po kur erdh momenti që ndryshoi i largojshin prej pune, na kishim hap edhe ni shitore ma herët, në shpi se metëm pa punë. Edhe grunë e kthyn gjyqi. Ajo ka punu, e largun prej Pediatrisë në Infektive. Kur arritën problemet e ktyne kur erdhën se fillojshin policia me bo nëpër lagje, fillun mu paku, mu largu njerëzit. Na patem vendosë dy ditë para bombardimit, me shku kah Presheva, me dal në Maqedoni edhe me ikë. Po problemi ishte që gruja ishte n’punë, edhe atë ditë në kujdestari. E lam për nesër. Veq mrrini data 24. Ishte ora 7:30. Kur fillun lajmet, na e pamë që veç bombardimi, na u gëzum që do të mbesim nëpër shtëpija. Edhe e murëm edhe nga nji birrë me kojshinë tim, pishim edhe u gëzojshim. Ajo na dul jo birrë po varikin na dul. Jemi ardh deri n’punë. Jom taku edhe me Rrustem Berishën, profesorin. Edhe me drejtorin. Ai na tha që “nga puna jeni t’lirë, vendosni çka t’doni, gjinduni, ndaq nëpër familje me u kthy”. Më 29 mars i kemi largu fmitë, vajzat te qika e axhës në Dardani; djemt te djali i axhës, n’Dardani poashtu.
R.B.: E ju ishit te lagjja e Spitalit?
S.D..:Na n’Lagje të Spitalit. Shtëpinë prej ’73-tës e kishim aty. Filloi secili me u largu ngapak. Probleme fillun. Policia vishin kontrollojshin. Në nji rast kur ka ardh policia me hi nëpër lagje, krejt jon largu, kon e kanë nxan n’rrugë e kanë vra qaty. Kur erdh momenti me shku edhe na te fmitë, se veç u vështirësu situata, tham “t’shkojmë, të vendosemi, t’i çojmë teshat”. Atë ditë ka hi policia n’lagje te unë, qaty diku kah mbramja. Edhe vendosëm që po dalim. Hinën policia, fillun me gjujt, na po ikim tash. Jahiri është nis me veturën e vet me familjen e vet. Unë u nisa n’kamë edhe e caktum jashtë diku me u taku. Edhe gruja mbet me ardhë me kerr mbrapa se kish me i marr edhe do ushqim për fmi. Në atë moment kur jemi dal, Jahiri ka hasë në ta edhe e ka laku rrugën majtas, nuk ka shku kah spitali. Ai ka ikë po unë se kom pa. Na e kemi ditë krejt që jemi të organizum. Ai krejt ndryshe. Kur i kom pa unë aty, jom ik edhe unë. Kom hi nëpër shtëpi të lagjes, nëpër dritare kom kalue, nëpër katër shtëpi, derisa e kom gjet ni bodrum me u mshef. Aty kom taku edhe qytetarë të tjerë se krejt çka kanë ikë prej shpijave kanë ikë, se ka hi policia. Kurse gruja kur u nis mas neve, ajo ka mendu që na kena shku. Ajo nuk ka ditë asgjë, veç kur o ra n’polici, te rrethi edhe e kanë ndal. Ajo qysh tregon, kanë bërtitë “ngadalë se qenka gru”. E kanë pyt ku po shkon krejt, ia kanë marrë çelësat e kerrit edhe i kanë thon “shko”. Se kjo ka thonë “po shkoj te fmija niher edhe n’punë”. Kanë thonë “shko”. Ajo ka shku. Na jena met në atë bodrumin deri në ora 11 të natës. Edhe aty me shoqin s’jom kon bashkë. Na kena mendu që ai osht tjetërkund, tu mendu që edhe gruja jem mos osht me ta se se dishmi. Po vjen në atë bodrum prej ni bodrumi tjetër ni djal i ri kojshi, edhe po ithom “a mos osht atje gruja jem atje?” “Jo, veç axha Jahir”, tha “osht, me fminë e vet”. Atëherë unë mbeta, s’disha kah shkoi ajo. Ndërkohë u bonëm bashkë me Jahirin kah ora 10 e natës. Hana dritë e bojke. Ka qenë si ditë. Edhe “Hajde, çka bojm?” me Jahirin. Vendosëm me u kthy në shtëpi n’lagje. Pa fmi, veç unë edhe ai. Ngadalë ngadalë jem ardh deri te shpija. Jahiri i ka lon fmitë te ni shtëpi tjetër që e ka pas, qaty ngat lagjes. Kur jena kthy na, nona ka dal përpara, ka thon “ku osht gruja?” Se e ka dit që o dal ajo. I thashë “unë s’di kurgjo. Po ku o kerri?” “Jo,” tha “me kerr ka dalë ajo”. Natë. Ku me shku? Hina n’dhomë, po priti. Tan natën s’kom mujt me flejt, tu kalu policia. I pajshmi për dritare, kalojshin nëpër lagje. U bo mëngjes, u çova me shku ma s’pari këtu afër lagjes, prindt edhe vllau kanë jetu qaty n’banesë te ambullanta. Thash “t’shkoj t’kqyri, sigurisht ka shku aty”. Kur shkoj aty, s’ka. Ndërkohë, i shoh disa, kanë qenë ni grup t’veshun me t’bardha, me flamur t’bardhë e krejt. Dal n’oborr, afër e kishte oborrin e banesës, kur dal poshtë e pashë, thojnë “po bohemi ni grup me shku me flamur t’bardhë”. Ai flamuri i bardhë tregon…
R.B.: Dorëzim.
S.D..:Edhe dorëzim edhe si leje me shku. Njoni e kishte pas baballak atë të vramin, e dojshin me shku me e marrë. Bile thojke “kush don me shku, qikaq pare”. Kërkush nuk dojke me shku, ti për babëgjyshin ton s’po shkon. E vendosën ata me shku. Ndërkohë ka ardh ni polic me kerr aty. Ai polici ishte komandant i lagjes. Edhe m’pyt “çka ki ti këtu që je ardh?” Unë fillova i tregova, “qishtu qishtu m’ka ndodhë edhe kom dëgju që kanë gju ni gru me kerr, e kanë vra”. Qishtu dulën fjalët. Ai tha “jo, ni kerr t’kuq e kemi pa po me vra gru”, tha “s’ka. Ku ke pas me shku prej atyhit?” tha. I tregova “fmitë n’Dardani, djemtë n’Dardani edhe vajzat. Në dy banesa t’ndryshme. Kem pas aty me u taku, me shku mu bo bashkë”. Unë isha me veturë time. Tha “shiqo, unë duhet me shku te spitali, ktyne me jau siguru ni auto ambullantë për me e marr kufomën, të vramin. Edhe ti merre kerrin tond, hajde mas meje”. Në të hyme të spitalit, unë u nala në trotuar. Tha “prit qitu deri t’dal unë me kerr”. Ai me kerr t’policisë. Plot kish aty në atë moment policë me tenka, me krejt, po prita. Kur erdh ai tha, “ec tash ti përpara se unë s’e di ku ki me shku, unë përmas”. Kjo s’e harroj, qishtu ka qenë. Kur kom shku te ura, te “Bill Klintoni” që osht si urë, qaty banesën ai djali i axhës, thash “qitu e kom banesën”. “Mirë”, tha “shko kqyr a e ki aty edhe hajde kallxom”. Kur jom shku e kom pa derën qel, nuk osht gruja aty. Mo s’kom dit çka me bo. S’koka edhe ment te ma e keqja. Ndërkohë veç fmitë i kom pa prej s’larti i kom pa djemt. Djali i axhës doli edhe thotë “mo se këtu osht veç n’postë ka shku me u interesu për juve. Vllau i vet ka thirrë n’telefon e me kqyr ti ku je”. E prita, u bonëm bashkë aty me djem. Masdite kishin ni qikat që jemi ardhë, erdhën te na veç me u përshëndet. Thashë “mirë, ju rrini atje. Nesër takohemi krejt”. Atë ditë aty kemi flejt. Vendosëm kah ora 11 me shku me u taku me qika, besa edhe me i marrë qikat se vendosëm me ardh te djali i axhës me u bo bashkë. Gruja i merr dy djelt përpara, unë mbrapa. Plot kishte polici aty. Kur afrohet te banesa aty, nuk e lojnë policia me shku. I thojnë “ku shkon?” Thotë qishtu qishtu. “Jo,” thotë “s’ka këtu, o zbraz banesa komplet”. Edhe ata i kanë marrë, s’i kanë lon me ardh aty. Mbrapa e te stacioni i trenit. Na s’kemi dit kurgjo. Te stacioni i trenit kanë prit ka 5-6 orë, jon hyp komplet qashtu. Treni për Bllacë. Na vetëm e kena ditë që s’i kemi atë natë mo. Tani gruja shkon n’shpi te vllau. Kqyr mos jon kthy qikat. Po na se dishim që kanë shku me tren. Edhe tu mendu, u bo mëngjesi, s’ka kurgjo. Kaloi ajo natë, shkun. S’dishmi kurgjo. E kemi kalu atë natë shumë keq. Secili e kish për fmin e vet. Djemt na i kishim me veti. Kur u çum n’mëngjes, ndëgjum që kanë hyp n’tren toni se edhe djemt e axhës lajmërun që jon hyp edhe treni ka shku n’Bllacë po nuk e dishmi deri ku. Banesa e djalit t’axhës ku rrisim, kishin vendos me ikë komplet me dalë për Bllacë, ni autobus e kishin siguru. E lam në ora 10. O çu gruja jeme me djalin e vogël me shku te Jahiri n’lagje me marr edhe Artinin, Loriki e lypke edhe Artinin. “Me e marr edhe Artinin, qysh me e lon se gjynah!” Çohet gruja e merr Lorikun, djalin e vogël. N’kom e atje ka shkue. Edhe kur shkon, Jahirin nuk e kanë lon me dal me u taku me grunë teme se thanë përmballohet. Edhe ka thonë “Ryvë, shumë mirë që ke ardhë për ni punë. Unë nuk jom për me e lon Zaferin me ardh, le t’rrim qitu me fmi”. Edhe kthehet. U kthy gruja qaty, edhe vjen. Merre me mend, n’ora 2 të njëjtës ditë, o çu edhe niher ka shku apet me të njëjtin djalë. Loriki “hajde mami jem se kësaj here na lshon axhi Jahir Artinin”. Kanë shku n’ora 2. Kur kanë shku n’ora 2, i ka thon “Zafer, qu fol vetë ja lshom se unë po shkoj me fmi”. A po kupton? Gruja e Jahirit i ka thon Jahirit. Jahiri ka nejt me nanën. Nanën e ka pas ai të verbër, s’ka pas qysh me e marr nanën. Edhe atëherë jon ardh.
R.B.: Domethon vendimi o kon që ai me nejt me nonën e gruja me fmi kanë dalë.
S.D..:Po, edhe na prindt i kem lon. Edhe prindt ton qashtu kanë nejt, s’kanë dasht me ardhë. Edhe erdhën fmija e Jahirit. Tash u vendos në 3:15 autobusi me u nis për Bllacë. E kishin organizu ata n’lagje. Niher na iku autobusi. Në 12 ora na e mur ni grup tjetër. Kerri jem met aty. Me ni shka që e kena pas kojshi në mexh në arë, e kom pas kerrin n’pazar me to unë. Para luftës u takojshim edhe thojke “a po na shet kerrin?” Unë i kom pas thon “po, ta shes kerrin”. Çmimin e ka pas 8 mijë marka. E n’atë moment, kur e pash që kerri po jet, pare s’kishim, e kom thirr n’telefon e o çu ka ardh ai shkau me gjith ni dhondër edhe kerrin e ka marr po edhe m’ka ton kshtu, unë i kom thon “qe kerri, e kena pas n’pazar, erdh momenti merre. N’u kthefsha n’ma dhafsh mirë, s’ma dha ditën e mirë, kerri qe. S’du unë, po du me ikë edhe kshtu”. Tha “jo, 2500 Marka ktu i kom”. Thash “kerri ka bo 8 mijë marka, ti merre për 4 mijë marka” i kom thon. Se s’shitet tash, m’ke nxon ngushtë. Mi dha 2500 marka. Me qato 2500 marka unë kom pas ma komodit kur jena hyp n’autobus se i kom pas me fminë e Jahirit, me tonët. Ata jon kon 4 vetë, na jena kon 6. Edhe ni rast m’prek shumë kur jena dalë prej autobusit në Elez Han. U deshke me zbrit aty, me shku kom deri te Bllaca nëpër hekurudhë. Aty i kom pa policinë tu i tha dyert e shpive të shqiptarëve, që edhe në televizion e qet, me shkelma e me pushkë tu iu mshu për me hi me plaçkit. Na nalën neve “ku shkoni ju?” tha. Ata e dishin ku shkojmë na. Tha “nuk guxoni me shku se osht e minume. Mina kanë nu nëpër hekurudhë”. Ni polic, po ai magjup ishte se folke edhe shqip. Tha “xha, ti koke përgjegjës i ktyne, veç ruju se osht e minume”. Nuk na lshun. Unë atij ia kom dhon 100 marka. Edhe ma qeli rrugën. Kur jena shku te hekurudha m’kanë nalë mu ma i pari edhe i kom pas Lorikun e Artinin për dore, këta tjerët përmbrapa. Jena hyp hekurudhës n’kom. U dokshin hekurudhës gropat ka pak t’vogla kah i kanë shti minat edhe tha “ti n’përgjegjësi tone”. Edhe u nisëm na. Kur erdh treni, na veç e kena qit komën kadal aty ku rrin këmbësorët, derisa t’kalon treni. Apet kena vazhdu. Kur jena hi n’Bllacë, secili ka dalë me kqyr mos po vjen dikush prej familjeve t’veta, ata që kanë shku ma herët matanë. Dy vajza m’kanë njoft. Thanë “axhë, a je ti vajza i Merketës?” Thashë “Jo, me kon vajza jeme e kisha ditë ku o. S’jom baba i sajna mo”. “Mos se këtu e ki qikën” tha, “për qita po t’vesmi se këtu i ki qikat me do axhallarë të vet e krejt, po këtu i ke, s’kanë dalë”. Ni tjetër m’tha “jo, sot kanë dalë masdite”. Kishin dalë ato drejt për në Gostivar.
R.B.: A nuk o kon Stankoveci hala a? Kampi.
S.D..:Jo, n’Stankovec nuk jem nis hala. Tash t’kallxoj. Kur jom dal unë n’ora 3 me hyp n’autobus, qitash e sheh situatën. Shi o kon atë ditë. Na ra me bujt ni natë. Dulëm n’mëngjes. E vendosëm. Dikush shpurdhke, me shku me u paraqit ja azil ja diku, aty te policia. Dola unë vet niher. Ma larg ishte përpjet për me dalë n’rrugë. U takova me ni polic, i thash “qishtu e kom punën”. Se kalojshin pak përpjet, si e kalojshe atë rampën tani nuk t’kqyrke kërkush. Edhe na u përgatitëm. I mora të dy djemt, edhe djali i axhës mi dha djemt edhe ai e jom shku kadale deri jom afru te policia. Edhe iu kom dhon pare. A beson kur jena hi grupi jem, vet i katërti, e kena bo ni shtytje, n’atë moment i kanë dhon edhe tjerët, edhe e kena thy na kufinin. Kalum krejt populli. Veç jau kom bo grus e ktyne “hajdeni nalt”. Jon ardh. 3:15 o kon ora. Kur jena hi aty, na kanë hyp n’autobusa. Tetë orë na kanë majt n’autobus, n’diell, as ecshin as nal. 8 orë! Deri u bo mbramja, diku kah 9. Na nuk e dishim për çka po kishin pas fillu me e regullu Stankovecin, po tu prit që a po kryhet e me na lon neve aty. Na nisin me autobus, 8 autobusa! Me autobus prej Bllacës në Gostivar. Nuk dishim kurgjo, s’kallxojke kërkush. Dikush thojke n’Greqi, dikush Turqi, dikush Amerikë veç e di kur ka thonë Amerikë, gruja e Jahirit ia ka nisë me kajt, thojke “kuku çka bona unë! Pse s’nejta? Po m’çojnë naj Amerikë a najkah po hupi me fmi, e lash burrin ktu”. Thash “le, le, ja po hupim krejt ja…” N’dalje t’Gostivarit, si sot m’kujtohet, ni grup n’rrugë i ka nal autobusët. Edhe aty jom kon vet. Na kanë nalë ka n’9 [duke thënë] “këta na i marrmi”. Jo veç neve, 8 autobusët e kom fjalën! 8 autobusë kemi qenë. E kanë marrë ata përsipër. Kanë thon “kush i man këta toni?” “Na”, thotë “krejt Gostivari kemi me i majt qita nëpër shtëpitë tona”. Edhe para se me thirr hoxha mëngjesin, na kanë çu n’xhami krejtve. Ishte hala ora 3-4 e mëngjesit. Na shtinën nëpër xhamija, na dhanë bukë kush ka dasht. Prej aty, të nesërmen na kanë shpërnda ku po don me shku. Mu m’kujtohet jom shku për me marr vesh ku i kom qikat. E kom pas numrin e Gjermonisë t’motrës, e jom shku e kom thirr motrën n’Gjermoni. Jom hi n’postë. Kur e kom thirrë motrën, se ajo u mundu disa herë, ka thon “ku je?” “N’Gostivar”. “Mos u largo se edhe qikat i ki aty”. Ajo m’ka kallxu që i kom qikat aty se s’dishmi kah, s’dishmi kurgjo. Ajo m’tha “mos u gut kqyr lypi se edhe qikat i ki qaty n’Gostivar ni katun. U rahatum, u bashkum me qika.
R.B.: Qysh i gjete qikat? Kush t’kallxoi?
S.D..:Ata në Gostivar…
R.B.: Kishin majt shënime.
S.D..:Kishin majt shënime të refugjatëve. U lajmërojshe qishtu qishtu, emrat. Na çun atje. Kur shkum atje i gjetëm. Tani vend s’kishte pas. Bile unë me dy djemt e me grun shkum prej aty nesër për Nresne.
R.B.: Ku është ajo?
S.D..:Nresna është… Prespë, Prespë, te Ohri. E kalon Ohrin, qaty. Na shkum aty, na thirrën ata se ktu kish pas kallabllak. U bonëm bashkë. Na dhanë ni shtëpi në… e harrova atë katunin. Aty kemi nejt deri më 10 qershor në atë shtëpi. Ushqim kishim. Fillun tani aktivitetet n’Gostivar kur shkum, na ofrun neve kush don pak me hi me u kyç, fmitë n’shkollë, u mundun me i mashtru pak me i largu prej psikozës. Djemt e axhës i kom pas aty, jemi kon n’lagje krejt. Dilshim për ditë n’Gostivar tani. Debresh [e ka pasë emrin] fshati ku kom nejt unë. Ndërkohë ni ditë aty jom taku me gjyshin e Ritës, Rrustem Berisha, shokin e punës që kanë kalu dy muj ditë pa u nda tani. M’kujtohet edhe kur kanë ardh kta kush dojke me shku që u lajmërojshin me shku azil.
R.B.: Po, me shku n’Amerikë e n’vende tjera.
S.D..:Po nëse don me u paraqit me shku dikun ose n’Amerikë, ose diku. Na u patëm shkru po s’ishim qat’herë. Ndërkohë, mas dy muj ka ardh ni ekip për me na intervistu, sikur tash që po folim, pak hyrjen edhe “çka po mendoni me bo. A doni t’rrini këtu a jeni për me shku n’Amerikë a diku tjetër?” Neve na erdhën letrat për Kanadë se qika e mixhës prej atjehit i ka çu shënimet. Tani mas asajna erdhën te na n’Debresh ni djal i Prishtinës edhe nji i huj po folshin me përkthim. Filloi, ia tregova qita komplet. N’fund m’kujtohet ai kryesori që erdh me bo intervistim tha – unë përkthimin qysh e kom mar prej atij djalit t’ri – tha “axha Sebush”, se dulem edhe me atë djalin të njofshëm, gruja jeme edhe nana e tijna tu punu bashkë n’pediatri, tani edhe ai e mur ni seriozitet, tha “axha Seb, po t’kallxoj, ky po thot deri tash asni fjalë nuk i ke ikë, mas shumti i ka pëlqy që e ke kallxu realitetin, as sem kanë rreh as sem ka ndodh mu qikjo, po kom ik direkt qishtu edhe kom pas qisi probleme. Ky thot prite, kur t’bohen dy muj a ma tepër ti je në Kanadë”. Kjo ka qenë kështu. Erdh koha, ka qershori fillun kto bisedimet, jo po na kthejnë jo po shkojmë… Erdh fakti që hyni NATO edhe na u kthym. Unë jom kthy më 6 qershor. Djali i madhi u kthy ma herët me Jahirin. Jahiri e ka prit n’Shkup. Me fminë e Jahirit u kthy djali i madh. Na jemi kthy me grun më 6.
R.B.: Qysh e man men Prishtinën kur ke hi mas luftës?
S.D..:N’Prishtinë kur jom kthy, qetë, e vdekur. Kur jom kthy, pleqt kishin vujt. Iu kanë hi n’shpi, ku jon kta, qit pare. Po ka kalue edhe ajo. Jena kthy me mundime, jena kthy me fukarallak. Po ngadalë-dalë. Edhe kjo mos t’harroj, kur o ardh puna e Kanadës. Na erdhëm. Ata neve na kanë kërku po na jemi kthy. Kur o shku ni mixhë i jem me u lajmëru për azil për bashkim familjar se i shkoi atje gruja edhe djali, jon shku kta për me u paraqit n’Shkup me u lajmëru në Ambasadën e Kanadës. Ndërkohë ata kanë thonë “këtë familje jemi tu e kërku. Meqenëse koki ni mbiemër a dini për ta?” Mixha jem i vogli ka thonë “jo more, këta jon kthye, mo s’shkojnë atje hiç”. Edhe ata e ka bo jo qëllimisht “s’kanë çka lypin, jon kthy”. E tash s’po di a kena bo mirë a keq po mu po m’doket ma mirë që s’jena shku.
R.B.: Ma mirë që s’je shku n’Kanadë a?
S.D..:Për moshën teme. Për fmi s’jom tu fol. Nashta për fmi na kish ra ma mirë po ma mirë që s’jem shku.
R.B.: A munesh pak me m’tregu për relacionin me atë familjen ku ke nejt?
S.D..:Shiqo, aty nuk e kena pas as lehtë, as rond. Kur shkojshim na me marr bukën – jemi kon t’regjistrum na me marr bukën – gruja shkojke merrke, ai o kon haxhi. Ai o kon n’oborr të 4-5 shpive, mu djali ma ka dhon. Ai djali ka qenë jashtë, komplet shpinë e kom pas. Unë kom punu nëpër oborr, ia kom majt bahqen krejt atij ku kom nejt. Ai na ka nimu kapak, bike do bylmet e do kshtu. Po kur shkojke gruja me e marr bukën thojke “more pse ti nuk shkon me e marr bukën po shkon gruja me e marr? Katuni i huj këtu.” Thash “S’osht katuni i huj këtu, katuni jonë osht”, thojsha unë. Kom punë, shkojsha me livru. Djalin e vogël – nashta po kallxoj pak humor kshtu po…
R.B.: Kallxo, kallxo humorin.
S.D..:Edhe djali i vogël shkojke, u bo bashkë me djemt e tyne. Ata e kanë pas ni kali edhe punojshin. Ky shkojke, niher e ka shkel kali tu e ngreh ata. E kur erdh, ata na bishin n’mbramje diçka, unë thojsha “Lorikin e kom bo si lopë, po e çoj ky po punon ditën na po hajmë”. Na kanë përkrah shumë, sidomos këto familjet. Unë shumë shokë kom pas n’Gostivar, e kom pas Rrustem Berishën aty afër, shok t’punës edhe 2 muj m’kanë shku si 20 ditë.
R.B.: Ma lehtë a kur je taku me shokun?
S.D..:Shumë, shumë ma lehtë e kena pas. U bonëm 3-4 shokë t’punës aty edhe djemt e axhës, shkojke dita. Pak kajshmi, pak lujshmi, qishtu o kon. Me mendu disa njerëz çka kanë hup, na ma mirë e kena pas. Edhe ni problem e kom pas aty te haxhia. Pesë shpitë aty e kanë pas t’thurun me muri, e ka pas ni qen shumë t’fshtirë. E lshojke n’ora 8 n’mbramje nëpër oborr, s’e majke mo lidhun. Mu m’thirrshin do shokë me shku kah Tetova ka pak me kalu, me pi ka pak. Niher jena shku ditën me ata tre shokë. Njoni po m’thotë “hajde se unë të tregoj n’mbramje kah hin e nuk t’sheh qeni”. Kur jena kthy, m’kujtohet jena hyp te muri, tamon derën e hymjes e kisha aty edhe unë nuk e kom pa qenin ku osht. Jom hip n’muri edhe kom kcy mbi qenin. Edhe aty ia mora sjellmen qenit, u lirova, iki ai prej meje. Kurrë sëm ka nga tani qeni mas. U bona shok me to. Kështu që n’përgjithësi kena kalu mirë me atë familje. U kry lufta, erdhëm këtu. jom shku, i kom thirr. Na kanë ardhë familjarisht komplet. Na ka pru çmos për shpi kur o ardh me na vizitu. Edhe na e murëm, kena shëtit tan Kosovën, nja dy ditë nejti te na. Po nuk duhet me e harru na atë, kuptohet pleqtë kanë shku po edhe me këta na vazhdojmë me mbajt kontakt.
R.B.: Me gjeneratën e re.
S.D..:Na kanë prit mirë.
R.B.: Faleminderit shumë.