Valbona Bylykbashi
Bjeshka Guri (intervistuesja)
Valbona Bylykbashi (e intervistuara)
Akronimet: BG=Bjeshka Guri, VB= Valbona Bylykbashi
VB: Jam Valbona Bylykbashi. Jetoj në Prishtinë. Punoj si menaxhere me ni kopsht këtu në Prishtinë.
BG: A po më tregon diçka për luftën çka të kujtohet kur ja ka nis?
VB: Luftën? Patjetër. Lufta ka prekë shumëkënd. Edhe unë ni pjesë, e kom ni histori prej luftës. Fillimisht po ja filloj qysh kem fillu me dalë prej shpisë, si krejt. Në Prishtinë kanë ardhë na kan qit prej shpisë. Kena shku në stacion të trenit tani ku është tash.
BG: A ka qenë z
hvendosja e dhunshme? VB: Me patjetër që është e dhunshme. Kanë ardhë policia dhe na i kanë mshu derës. Jena dal edhe nuk e kena ditë ku e çka. Krejt kolonë jena kanë, krejt njerëzit, mahalla qysh kena qenë. Edhe në stacion të trenit, nuk është ditë çka po bahet. Aty kena nejt ton’ natën ni natë edhe mandej me tren kush ka mujtë e qysh ka mujtë. Jena hi në tren edhe jena shku në Bllacë. Aty kena nejt dy javë, në Bllacë. Ka qenë krejt e haptë pa kurgjo hiq. Aty mandej vet njerëzit kan bo shatorra. Për dy javë ditë rresht, mandej jena organizu, na njerëzit, qysh ka qenë edhe ajo pjesa me prit aty në kufi. Mandej në Maqedoni me dalë. Nuk e kena ditë ku po shkojmë. Me autobusa, dikush ka shku në Strugë, dikush ka shku në Norvegji, nuk e di se ku kujna i ka ra me shku. Ne e kena pasë fatin me qenë në Shqipëri, në Ersekë, në kufi me Greqinë. Është një vend i vogël. Aty jena kanë e kena nejt për tre muaj ditë edhe kem nejtë me ni konvikt. Ka pasë nga të gjitha moshat, gjithfarë njerëzish, të prektë edhe ata nga lufta normal. Aty e kam pasë edhe një histori kur burri jem Valdeti ka shku në ushtri prej aty.
BG: Domethënë keni dalë të gjithë si familje?
VB: Po jemi dalë komplet familja. Vjehrra jo, ajo ka mbetë këtu sepse nuk ka mbërri me dalë edhe e kanë kthy policia.
BG: E për çfarë arsye e kanë kthy?
VB: Arsyeja që e kanë kthy është se kanë qenë me motrën e vet. Motra e vet nuk ka mujtë me ecë edhe i kanë kthy, se ajo ka qenë me shtagë nuk ka mujtë me ecë edhe i kanë kthy në shpi. Ajo ka qëndru në Prishtinë.
BG: E kanë kthy policia?
VB: Po. Mandej në Ersekë mas 10 ditëve që kena shku, burri është shku edhe është lajmru në Korçë vullnetar për me shku në UÇK. Ka shku atje në Burrel. Stërvitjet i kanë pas 1 javë -10 ditë, masandej prej atyhit ka qenë në Koshare, prej aty edhe mandej në Prishtinë ka ardhë. Unë nuk e kam ditë, kam qenë në Burrel… në Ersekë, m’fal. Edhe njëkohësisht jam kanë edhe shtatzanë atëherë me fminë tem të parë.. tash dy i kam, po me Arbrin. Edhe mandej…
BG: Qysh ka qenë eksperienca për ty si një gru shtatzanë?
VB: Shumë e vështirë. Sa ishte edhe Valdeti, ma ndryshe. Në momentin që edhe ai shkoi, shumë e randë. Kish njerëz që nuk i njofsha por që u familjarizum me një anë. Rrishim gjithë bashkë. Me hanger kena hangër në një sallë të madhe të gjithë bashkë. Mandej unë për familjen tem nuk kam ditë kurgjo absolut, për nanën babin edhe tre vëllezërit e mi. Ata kanë qenë në Stankovec. Para se me shku në Stankovec, kanë shku me ni fshat të Prishtinës, që quhet Marec edhe aty kanë nejt, me të thanë të drejtën, një muaj. Pas një muaji kanë shku policia edhe i kanë hjek edhe prej atje. Rrugës i kanë ndalu gjysmën e njerëzve. Kon kanë deshtë, normal policia po them, se ata kanë qenë paramilitarë. Edhe qysh jon kanë n’kolonë, sikur me iu thanë: “ti hajde, ti rri… ti hajde, ti rri”. Aty fatkeqësisht ka qenë edhe babi jem, që sot nuk është. E kanë nda prej kolonës, prej vllaznive edhe prej nanës, edhe i kanë pushkatu d.m.th., i kanë qu me ni shpi, masandej mas ni dite ose ku e di une, nuk e di saktë se nuk kam deshtë… qaq më dhem shumë… nuk kam deshtë krejt në detaje. Se mendoj që hala osht dikund. Unë nuk kam ditë, jam kanë atje edhe e kam marrë vesh përmes … momentin që është nis autobusi i parë për me hi në Kosovë prej Ersekës, unë jam kanë ajo që kam lypë me ardhë. Edhe u organizu, n’momentin e fundit unë jam nisë. Unë s’e kam ditë as Valdeti ku është, po as për familjen tem. Edhe kam thanë që du mu kthy.
BG: Edhe gjatë luftës?
VB: Po po. Jo, masi që kan hi d.m.th. NATO e ushtria e UÇK-së, edhe kam vendosë mu kthy. Autobusi i parë që ka hy prej Ersekës në Prishtinë, unë jam kanë aty edhe kam ardhë. Në momentin që kam mbërri në Prishtinë, tash Veternik…
BG: A të kujtohet qysh është kanë mas luftës, kështu vizualisht?
VB: Po, atë kesh tu e thanë. Në momentin që kemi mbërri në Veternik, e nijshe nji, nji bosh që e ki ndihesh, jo ashtu e plotë, edhe pse nuk e disha për babin edhe për Valdetin që ai ka ardhë në Kosovë. Në momentin që kom ardhë tash te plepat ku janë, aty na ka zbrit edhe autobusi … pa njerëz, gjithçka e zbrazët ka qenë. Edhe kam shku në shpi, e kam pas edhe motrën e Valdetit, ajo ka qenë 6 vjeçe. Kam shku në shpi, krejt rrugët e zbrazta. Pos na që kena ardhë me atë autobus edhe jena shpërnda. Kur kam shku në shpi e kam pa që ka ardhë Valdeti. Unë nuk e kam ditë. Në fakt, me nda edhe ni pjesë… Sa ishim në Ersekë, vjehrra në Prishtinë… edhe tash gjithmonë folshim me telefon. Çdo të tretën ditë e kena pasë mu ndëgju me telefon. Shkojshim në postë na edhe e thirrshim me fiks atëhere. Edhe na folshim, ajo: “ama edhe Valdetin, ku është Valdeti?”. Mu mu deshke mi thonë osht tu punu ktu për me marrë naj pare për me u ushqy se nuk kishim, veç me ndihma atëherë. Edhe ashtu, tre muaj ditë unë nuk i kam tregu hiq, 2 muaj e gjysmë afër tre, sa i bjen tani. Edhe ai ka mbërri në Prishtinë. N’momentin që unë, ajo nuk e ka ditë d.m.th. që u kanë në UÇK… edhe unë pe thrrasë atë ditë, kisha me folë me telefon. E kisha ditën që folshim. Edhe pe thrras me telefon. Në momentin që pe thrras, ajo po ma bënë: “ O ti veq sa të vish këtu që s’më ke tregu që Valdeti ka qenë ushtar. Edhe unë po i them: “Kush të ka thonë, nuk osht e vërtetë se Valdeti është tu punu”. Ajo thotë: “jo merre në telefon se Valdeti ka ardhë prom këtu”. Edhe mandenaj aty e kam marrë vesh që ai ka ardhë para neve këtu. Për pjesën tjetër… në momentin që kam mbërri në shpi atë ditë masi jena kthy, gjanë e parë që e kom lyp… ashtu e lodhne jam kanë, plus shtatzanë në muaj të katërt… e kam lyp që duhna me shku edhe me gjet babin, ku e qysh. Edhe e pyes Valdetin se ku janë, a e din, a ke fol me ata, a e din ku janë, qysh është situata me ta. Edhe m’thotë, po thotë… edhe djemtë edhe nana janë po për babin tënd nuk po e dina hala sepse i kanë marrë një pjesë edhe nuk po dihet ku është, as çka u bo me ata njerëz. Edhe unë insistoj që aty ku i kanë nda, aty du me shku me i kqyr edhe me hulumtu. U munova në atë mënyrën tem me nxjerr naj fjalë diçka, po nuk mujsha, kështu që, thashë du me shku e me kqyr prej asaj pjesës që i kanë ndalë edhe të vetim dikë e të hulumtoj diçka mos po marr vesh diçka. N’momentin që e ka pa që nuk po munet mem thanë diçka, ma bojke: “hajt se nesër”, ma bojke “hajt se të shohim mos në televizion, mos po ka dikush najsen e po zbulon diçka se ti s’munesh. As unë s’kam mujtë kurgjo.”. Edhe e pa që nuk ka kthim. Unë vendosa që veq se duhna me u nis me shku edhe me pa. Atëherë m’ka thonë: “Jo, duhesh me u bo e fortë edhe me u bo burrneshë se babin qysh prom e kem varrosë”. Përnime ka qenë një sen shumë shumë i rondë se kam qenë shumë e lidhtë me to. Mandej kam shku te nana. Normal, të pamet qysh i bajna na. Edhe kjo është pjesa. Mandej, krejt pjesët: qysh kanë shku, qysh e kanë gjetë, qysh e kanë hjek prej … d.m.th. njana pjesë e trupit qysh ka qenë në krahë ka qenë krejt si skelet, asht, qysh dush t’i thojmë. Pjesa tjetër ma … unë nuk e kam pa, unë e kam pa videon që e kan bo. Është shumë e vështirë… edhe sot a besoni … janë këto keset e zeza të bërllogut që i marrim i qesim… veq zori se ato nuk i kisha pa kurrë në jetë. Nji njeri si ai qysh ka qenë, edhe me pa qysh është varrosë, është shumë e randë, shumë e randë. Edhe ai u varrosë qashtu domethënë. E kanë hek, e kanë qitë në atë kese edhe e kanë varrosë. Se u gjetë ndër të parët. Krejt ata që janë vra në fshatin Makofc, ky është i pari që është gjetë edhe e kanë varrosë në Dragodan. Është rondë. Unë e di që ka edhe shumë raste të tjera edhe shumë i ka prek, po secili e ka atë dhimten e vet, dhe atë përvojën e vet, që është një gja që kurrë në jetë nuk munesh me e harru. Kjo është krejt çka unë deshta. Ka edhe shumë shumë sene tjera po sinqerisht është gjatë me nejt edhe me i përmen çdo pjesë.
BG: Qysh e sheh ndikimin e luftës në jetën e përditshme për ty personalisht?
VB: Me të thanë të drejtën, unë personalisht për veti e kam përjetu shumë rondë sepse kam qenë veç njëzet vjeçe atëherë. Edhe mos me ditë për familje, e mos me ditë për burrë atëherë, se veç sa isha martu, 7-8 muaj martesë, edhe e hupt në ni vend të huaj… Na në Shqipëri deri atëherë nuk kem pasë rast me shku… në ni vend të huaj, megjithëse mandej u familjarizum, kem nejt në ni familje aty. Gjithçka ish mirë me thon, qysh nejtëm në Bllacë ni muaj, mirë… mandej aty, po që mungesa normal nuk të hjeket kurrë. Kurrë përjetë nuk mundesh atë me harru. Por prapë kur kthehna e mendoj, janë ata që me ni fjalë me thanë e ke harru, nuk e harron se ka ditë, ka festa e ka gjana që gjithmonë të bijnë në mend. Edhe ti nëse nuk don me i kujtu, janë ditë që patjetër të bjen në mend edhe s’ki ku shkon, duhesh me menu. Tjetra çka mas shumti mka bo mu… me ni fjalë, me marrë veten, është lindja e djalit, kur e kom lind Arbrin. Ai ka qenë gjëja më e mirë për mu, sikur me u mashtru… me ni fjalë, me ikë prej gjanave që i ke përjetu.