Vjeshtore Zeqiri
Intervistuesja: Edhe niherë…
Vjeshtore Zeqiri: Lufta më ka pasë nxan të Drenicë, te dajtë e babës tem. Më ka pas ra 1 muj, 2 muj në fakt me nejt atje. Tani ka pas ardh baba jem me më marrë. Ka ardh me traktor po jena kthy në kam, dmth goxha ka pas bo se s’ka pas mujt. Edhe unë jom kanë shumë e vogël. Aq që m’kish pas marrë malli për t’shpisë dmth kur jom hi u kanë kështu kallamoq tu i fol kallamoqit qysh je mam, qysh je bac, për gjyshin e gjyshen këta, e krejt të shpisë krejt këta mixhallarët e këta krejt tu i kap për qafe. Kur jom pas kthy këtu ish kanë veç gjyshja edhe gjyshi edhe njani mixh tu m’prit se krejt tjerët ishin pas ardh te halla a din këtu në Grackë. Tani prej aty jena dalë e di me tren po s’mkujtohet më doket këtu në Rubovc treni a po e din që të çojshin në Maqedoni që ikishin. Jena pas dalë në Stankovec, kena pas nejt goxha shumë. Tani aty në Stankovec të dilshin letra dmth për Europë e në Amerikë e sene. Neve na patën dalë jena pas shku në Norvegji. E në Stankovec kena nejt kështu në tenda, na bijshin ushtria e Amerikës ushqim e sene a din ushtarët kështu sa më kujtohet. E di që u lajshum në ato kusiat, i vlojshim jasht për me u pastru
Intervistuesja: Ju fmija a?
Vjeshtore Zeqiri: Po veç na fmija se s’kena pasë ktu se a din veç në tenda na kena nejt. E i vlojshin, e dhezëshin zjermin me çka të gjejshin a din nëpër mal e kështu qysh jonë kanë. Tani prej aty neve na pat dal me shku në Norvegji. Jena pas kanë me gjyshen, babgjyshin, këta të shpisë, veç baba jem u kanë në Kosovë. Kena nejt 4 muj tani babgjyshi jem pat vendosë me u kthy se gjatë 4 mujve na se kena pasë ditë për babin dmth s’kena pasë kurfar informacioni; as a është gjallë as kurgjo hiç se veç ai ka pas metë këtu. Na jena kthy po na kanë pas dhanë pasoshat për 1 vjet, a din letrat se ata na thojshin non-stop a din mos u ktheni. Tani aq shumë tu na lut na kanë dhanë për 1 vjet. Kur jena kthy këtu (nuk kuptohet) tani ja kanë bo letrat babës tem se s’mujshim me demek nuk mujnë me ardhë çikat pa babën e vet e sene. Tani jena pasë shku apet. Kur jena shku atje në shkollë neve na kanë pas shti në ksi klase kështu me të përzin a din jo me norvegjez kështu që na vyjke për me mësu gjuhën. Jena kanë të përzim ka pasë malazez, indian, afrkan e gjithçka në klasë që jonë kanë të përzinë. Mas 3 muje na kanë qitë në klasë me norvegjez, si e kena mësu gjuhen na kanë pas qitë.
Intervistuesja: A e ke mësu gjuhën për 3 muj a?
Vjeshtore Zeqiri: Po për 3 muj e kena pas mësu.
Intervistuesja: Përnime a?
Vjeshtore Zeqiri: Po. Edhe… eh nime qetu jena pas dalë në gazetë. E kom edhe gazetën nime.
Intervistuesja: Përnime a?
Vjeshtore Zeqiri: Po jena dalë në gazetë që e kena mësu gjuhën për ni kohë shumë të shkurt edhe dmth për krejt i kanë pas… s’po di s’po më kujtohet saktësisht qysh i kanë pas thanë qasaj klase. E jena pasë dalë në gazetë aq që jena kanë për sjellje të mira që dmth prej traumave të luftës qysh kanë arritë fëmitë, unë edhe Lendita e Floranda qysh kena arritë për ni kohë shumë të shkurtë edhe me mësu gjuhën edhe me ja nisë me mësu kulturën e tyne edhe me mësu aq shumë se kjo s’ka ndodhë asniherë për 3 muj me mësu kërkush gjuhën. U kanë në qat klasë u dasht 1 vjet deri në 2 kanë nejt njerëzit. E kena dmth atë gazetën
Intervistuesja: Ju trija motrat keni dalë në gazetë.
Vjeshtore Zeqiri: Po na kena dalë në gazetë, norvegjezët na kanë qit që qysh tek. E kena dmth në shpi atë gazetë.
Intervistuesja: Kallxoj Ritës se di a i vyn.
Vjeshtore Zeqiri: Po okay e kom. Edhe tani na u dasht normal me norvegjezë qeshtu. Tani na çojshin në kishë çdo të dille jena shku në kishë. Na e mësojshin për fenë dmth për krishterizmin edhe…
Intervistuesja: E kush ju çojke në kishë? Shkolla?
Vjeshtore Zeqiri: Jo në kishë aty u kanë na e kena pasë… unë e kom pasë deri në 12 mësimin, mas 12-ve e kena pasë… u kanë sikur me i bo detyrat e sene këto s’po di qysh me shpjegu këtu. I kena pasë tri orë me nejt në qata mas shkollës prap në qat vend ku kena jetu, dmth na kanë përgatitë hala ma shumë. Detyrat e shpisë e këto krejt i kena pasë me i kry qaty; a din me bo ushqime e këto sene u kanë sikur mas mësimit sikur nifar oraro. Tani në qata ajo gruja që u kanë edhe nifar çka i thojnë ata te na hoxhenicat qysh jonë e vijshin na merrshin krejt fmitë dmth jo veç neve shqiptarëve po krejt çka jena kanë aty për me mësu për kulturën e tyne. Na jepshin karrota edhe lakna, qeto dyja. Po nuk u kanë që na kanë obligu a najsen a po din po kështu të dillen më kujtohet që jena pasë shku; të premten edhe të dillen – të dillen jena shku në kishë, të premten edhe të dillen e kena pasë me shku në aty gjithë.
Intervistuesja: A e dijke babi yt që jeni tu shku në kishë?
Vjeshtore Zeqiri: Po qysh jo.
Intervistuesja: S’thojke najsen?
Vjeshtore Zeqiri: Jo. E kena pasë kishen qaty ku kena jetu. Garant ata na kanë pa neve si fëmi për me na shti neve pak ka feja. Po na nuk është që e kena ditë atëherë, unë jom kanë shumë e vogël nashta 6-7 vjet, 6-7 vjet qeshtu diçka edhe nuk është që më kujtohet qaq për shembull fiks kështu qëllimi i tyne. Ama tashti e di pse e kanë bo.
Intervistuesja: E au folke atje për luften në Kosovë? A folshit ju për luften?
Vjeshtore Zeqiri: Po po atje po e kanë ditë po për shembull nuk e kanë ditë Kosovën si Kosovë ku i bjen a din gjithë na kanë thanë Albanian të Shqipnisë a din, kështu për Kosovë nuk është që e kanë ditë.
Intervistuesja: Ju fmija a folshit mes veti për luften në Kosovë?
Vjeshtore Zeqiri: Po neve… qysh me thanë… si jena shku atje non-stop na kanë shti me aktivitete a din nuk është që na kanë lanë, s’është që na kanë lanë tani… po foli për herën e dytë a din kur shkunëm, nuk është që na bijke…. Se herën e parë kur jena kanë na s’jena shku në shkollë hiç. Herën e parë kur jena shku na nuk jena shku në shkollë. Tani jena kthy na njo 1 muj a qeshtu diçka. Tani në herën e dytë jena shku në shkollë. Na po kështu në shpi kena fol e sene, a heren e parë dyqysh u kanë krejt qajo pjesë qajo ndërtesë që jena kanë krejt jonë kanë qeshtu të luftës që patën dalë dmth edhe s’ka pasë temë tjetër aty, secili tu menu për këta që i kanë lanë në Kosovë, se secili e ka pasë dikon këtu që se ka ditë. A herën e dytë tani po po non-stop neve na kanë marrë na kanë qit nëpër shetitje atje na kanë…
Intervistuesja: Me jau hjek pak…
Vjeshtore Zeqiri: Kurrë s’na kanë lanë a din me menu. Kena pasë kështu full aktivitet prej 7-ve deri në 12 jom kanë në shkollë tani meniherë prej 12-ve deri në 4-5 jom kanë qaty në qat far… se s’po di qysh me e shpjegu kështu në shqip.
Intervistuesja: E herën e parë the keni shku pa babën a?
Vjeshtore Zeqiri: Pa babën tem, po. Dmth veç baba jem u kanë në Kosovë. Këtu ka nejt me demek mi rujt shpijat. Unë me gjyshin, babgjyshin, hallën e na familja jonë edhe mixha jem. Nejse edhe kjo halla a din që…
Intervistuesja: Cili mixh u kanë?
Vjeshtore Zeqiri: Babi i Risës. U kanë ky se këta tjert jonë kanë në Gjermani. Ky u akën pa martu, ajo halla që është në Gjermani, edhe kjo halla këtu u kanë dmth me fmi. Mu më kujtohet qaty në Stankovec o Allah çfarë të kajtne kom pas bo se ata vijshin me na vetë në cilin shtet doni me shku. Na e patëm shkru në Gjermani edhe në Zvicërr se halla jem e kish burrin në Zvicërr e na i kishim mixhallarët e mi në Gjermani. Edhe mixha jem sa u kanë në Gjermani ky Hashimi babi i Endritës ky ka pasë ardhë në Stankovec na ka pasë vizitu dmth në Maqedoni në atë kohë se mujke me ardh, i ka pasë letrat. E patëm shku. Tani na kena pasë thanë në Gjermani se për shkak tyne ama s’na pat dalë. Neve na ka dalë në Nervogji e hallës tem në Suedi. E halla jem ka shku e para në Suedi. Kur jena pas nda prej sajna e ngrehsha zhag, hiç, hiç, hiç se lejsha. E Lendita ka pasë nejt te ajo tezja jem, jena pas taku atje e komplet u pas përvlu. Lendita kur jena kanë në Stankovec, krejt u përvlu.
Intervistuesja: Pse?
Vjeshtore Zeqiri: Tu pi supë, tu maru qeshtu diçka se s’ke pasë ti kushte aty për me ndreq nëpër plina për shembull u kanë ni plin nashta 6-7 tenda e kanë përdorë qata. Jo plin, në fakt pli hiç po zjermin kështu e kanë dhezë me tenxhere qysh e kanë gjetë e kjo komplet u pasë përvly, Lendita, krejt. Kuku çka kena pasë hjek.
Intervistuesja: A ka pasë mjekë?
Vjeshtore Zeqiri: Po ka pasë. Po, po mjek ka pasë po tash llogarite a di u kanë dyqysh si kodër si mal. Kështu për ushqim tani s’kena hjek se kanë pru shumë po krejt jonë kanë kështu konzerva, qato në Maqedoni.
Intervistuesja: E tani herën e dytë a kanë ardhë gjyshi e gjyshja?
Vjeshtore Zeqiri: Jo këta kanë nejt në Kosovë. Në herën e dytë këta krejt kanë nejt këtu veç na familjet e ngushta kena shku në Norvegji.
Intervistuesja: E herën e parë a ju rrijke atje a u bojshin marak kështu?
Vjeshtore Zeqiri: Na a?
Intervistuesja: Këta gjyshi e gjyshja
Vjeshtore Zeqiri: Po qata jena kthy se babgjyshi jem hiç s’dojke, hiç, hiç, hiç kurqysh nuk pranojke me nejt se thojke e kom djalin atje nuk e di as a është gjallë. Edhe djali i hallës tem në fakt, baba jem me djalin e hallës, me nipin po i bjen. Hiç nuk mujke me pranu kurqysh hiç. Ai ka pasë ra tani na jena pas kthy. Kena nejt 4 muj edhe jena kthy. Herën e dytë tani… E neve na pat ardhë negativ, tani prej Norvegjisë jena dalë në Suedi. Kena nejt edhe 6 muj në Norvegji kena jetu, se di apet na kanë kthy negativ, na kanë pru në Norvegji njo dy ditë edhe jena kthy ksajde. Për shembull edhe neve hiç s’na ka nejt, neve çikave hiç, hiç, hiç.
Intervistuesja: As herën e dytë a?
Vjeshtore Zeqiri: Hiç. Po herën e dytë se herën e parë na jena kanë me gjyshin e këta. Besoj që më kuptove. Mu më kujtohet edhe kur jena pasë nisë me shku na kena hyp, na jena shku prej Shkupit në Norvegji. Dmth prej që jena hyp prej shpisë në kerr atje kurrë s’nau kanë nal lotët, hiç hiç non-stop veç tu kajt na hiç s’kena dasht me shku, a din me u nda prej gjyshit e këtyne se jena shku atje. E garant qeto që po thom nuk jom kanë mirë psiqikisht se jonë kanë pak ashtu pasojat, jo të luftës po na jena kanë shumë të lidht me këta të shpisë. Kur na vijshin negativa edhe atje… deri 3, si të ka ardhë i treti negativ dmth kjo automatikisht të kanë kthy se deri në 2 negativa, i treti ka pasë gjasë të ka ardhë pozitiv, i ke marrë letrat. Neve… na u lutshum me na ardhë negativ që me u kthy gjithqysh në Kosovë. Kur jena dalë tani prej Norvegjisë në Suedi na hiç tu mos pas qef tu desht a din tu thanë ishalla na nxajnë e sene se kena pas dalë ilegalisht anena, tu thanë ishalla na nxajnë, ishalla na nxajnë, a din gëzimi i jonë kur jena kthy në Kosovë u kanë.
Intervistuesja: Edhe pse luftë?
Vjeshtore Zeqiri: Jo tani nuk u kanë luftë na kur jena kthy.
Intervistuesja: A ha kur jeni kthy herën e tretë?
Vjeshtore Zeqiri: Në 2003-tën jena kthy. Nuk u kanë luftë po gjithqysh dojshim me u kthy. Kur jena kthy këtu dmth, unë si kom pasë zbritë këtu edhe kur jena zbritë dmth në aeroport tu ardhë kom pas thanë e pse keni thanë që u bo mirë në Kosovë se hala rrugët s’kokan të ndreqta. Fjala jem e parë kjo u kanë. E unë se kom njoft ni mixhë, babën e Jehonës. Unë babën e Jehonës nuk e kom njoft hiç. Kur jom kthy prej Norvegjisë e kom njoft edhe kom menu që është Hashimi, dmth për ni mixh tjetër se ai ka jetu shumë gjatë në Gjermani. Kur u kthy ai na jena kanë në Norvegji s’më ka ra me njoft. Tani kom menu që është ai. Ama si jena kthy bojsha e pse keni thanë që në Kosovë u kry lufta se këtu s’koka kry hala, këtu hala rrugët jonë pa ndreq. E unë tu menu non-stop a din që m’çojshin në shitore këta tont me më ble mu akullore e sene se unë hiç bojsha këtu koka hala luftë se këtu a po e sheh hala senet.. përnime na kur jena kthy jonë kanë krejt rrugët pa ndreq. Kur jena hi në shpi dmth s’jonë kanë kumeditë sa kushtet e mira e oborri u kanë a din krejt thatë. Na jena kthy në prill…
Intervistuesja: Të 2003-tës.
Vjeshtore Zeqiri: Po 2004 u kanë nuk po e maj mend saktësisht ama e di që thojsha pse keni thanë që u kry lufta se këtu s’koka kry lufta edhe thojsha hala s’koka bo mirë në Kosovë se atëherë u kanë veç ajo fjala po kthehum se u bo mirë a din; po kthehum tash në Kosovë se u bo mirë. E unë bojsha pse keni thanë se nuk koka bo këtu mirë hiç.
Intervistuesja: E a vërejsha dallimin tani prej shkollës a jo?
Vjeshtore Zeqiri: Qysh jo. Tani këtu nuk është që nuk nau ka nejt. Masi jena kthy nuk është që nau ka nejt këtu se ma së pari në shkollë mu me menxi më kanë pranu. Dmth mu edhe shoqnia me menxi më pat pranu këtu në Kosovë kështu a din përveç Egzonës, ama unë i vrejsha për shembull… jena kanë edhe fmi dyqysh më lypshin senet materiale veç me nejt me ta. A din më shtijshin me shku me ju ble najsen në shitore. Egzona për shembull u kanë a din Shën Gjergji që u kanë, për me dalë ajo me mu me ardh… kena dalë në do kodra, më shtijke me pjekë fara për me i dhanë Egzonës për me ardhë ajo me mu.
Intervistuesja: Kanë menu që ki pare që je kthy prej Norvegjisë.
Vjeshtore Zeqiri: Po po se krejt… mu edhe arsimtarët… nejse niherë u kanë mësues e tani arsimtarët krejt ma kanë bo Norvegjezkë. Se atëherë klasa 5-të direkt u kanë me arsimtarë e jo si qetash edhe deri në klasë të katërt je kanë me mësues tani prej klasës të pestë me arsimtarë. Krejt ma bojshin norvegjezkë ama dyqysh më shtijshin ose me ja ble naj çokollatë ose najsen nëse don ti me nejt me neve. E qeta gjithë Egzonës ja përmeni i thom më ke shti me pjesë fara me më marrë në kodra me nejt me ty.
Intervistuesja: Më doket mjafton…
Vjeshtore Zeqiri: Veç edhe qet pjesë në fillim se po më doket u pshtjellë pak.
Intervistuesja: Qysh të ka zanë lufta edhe niherë te dajtë a mundesh pak ma qartë prej fillimit me na kallxu. E pse je kanë te dajtë?
Vjeshtore Zeqiri: Më ka zanë mu… na te dajtë e babës tem kena nejt shumë, se gjyshja jem sa herë ka shku na jena kanë tepër të lidht me ta. Kena nejt kah 1 muj e sen. Tani kur ja ka nisë lufta që i kanë thanë ofenziva e parë, unë jom shku me nejt qysh rri e më ka nxan mu lufta atje se s’kanë mujt me dalë se në Drenicë atje lufta u bo ma herët e knej kah na jo nuk kena mujt kurqysh dmth unë me udhëtu se u kanë krejt e bllokune atje. Ni kohë patëm dalë, dojshin me dalë edhe ata në mal qysh ikshin po shkaku jem s’kanë mujt me dalë as në mal. Edhe më kujtohet kur thojshin ata kuku qysh e murrëm në qaf çikën. Unë ja bojsha hajt se unë ka me u bo sikur luan edhe dal…. jo luan po arushë edhe dal mrapa lisva edhe bërtas tani ikin serbt a din, ikin shkijet. Gjithë ja bojsha… gjithë ma përmenin ata. Unë hala e maj në mend. Unë nasht ku të shkoni ju edhe unë vi. Tani baba jem nuk e di qysh e tek po e di që ka ardhë me traktor dmth me më marrë mu. Po e ka lanë tani traktorin dikun se për mu kthy s’kena mujt me u kthy u dasht me u kthy nëpër mal tinxa, se qaq që u pas bo dmth tamon kështu luftë shumë edhe jena pasë kthy në kam. Me ardh u ardh me traktor. Traktori nuk e di ku i ka metë në atë kohë…
Intervistuesja: E veç ti me babin ton a?
Vjeshtore Zeqiri: Veç unë me babin tem po edhe më kujtohet o Zot sa herë që u lodhshum më kapke në krah, më kapke kështu… a din se u dasht… këta kur jena ardh këtu dmth krejt të shpisë tem ishin ardh në Grackë përveç gjyshja e babgjyshi jonë kanë tu më prit mu. Edhe kurrë se harroj gjyshja edhe babgjyshi kur jom ardhë këta ishin pasë mshefë… shpinë na dy kat edhe jonë mshef krejt në tavan. Se serbt… nuk e di ti a po e din dera përballë shpisë dmth i kishin pasë tenkat që veç jonë hi edhe në Poturovc ata se e patën kallë mullinin e këta jonë kanë tu më prit mu edhe jonë kanë tu më prit edhe jonë mshefë në tavan krejt ma së nalti. Edhe unë kur jom shku qaq shumë më kish pas marrë malli dmth për ta unë krejt livadhit se rruga kah jena ardh më ka qit krejt në livadh edhe unë tu hi tu ja bo qysh je këtyne në emën e si jom hi në oborr tu lyp ku jonë ata, ku jonë të shpisë. Tani jom pas shku në tavan ata ishin pasë kanë tu më prit. Tani prej aty jena pasë nisë jena pas shku me kerr edhe me kalu te halla jem këtu. Tani prej këtu jena pas dal në tren kena hyp për Stankovec. E kurrë se harroj në tren ka pasë ekstrem kallabllak edhe gjyshja jem nëse s’gaboj për pak u kanë tu metë se aty në tren veç sa dmth serbt jonë kanë ata vet të lejshin ty sa kanë mujt kanë hyp, kush ka mujt, dikush gjysa e familjarëve kanë metë e gjysa kanë hyp edhe ka ecë treni. Gjyshja jem u kanë tu metë për pak edhe krejt nëpër xhama kështu kena hi jo në derë se s’ke pasë shansë. E unë me Gazmendin aq që s’ka pasë ven, a din nalt qysh i lajnë çantat edhe autobusi qysh është me i lanë ose në aeroplan, na qatje u dasht me u ulë se s’ke pasë ven. Më kujtohet u kanë ni djalë veç vet ai ka pas dalë, krejt i ka pas metë familja qaty. Ai nuk u kthejka ma treni se krejt jonë kanë serbë, nuk u kthejke për shembull me të nal po du me zbrit ai dojke me zbritë sa mujke kajke hiç su nalke, hiç, hiç, hiç se veç ai ka pasë mujt me hyp në tren.
Intervistuesja: I vogël a?
Vjeshtore Zeqiri: Po nashta 18-19 vjet i ka pasë atëherë a din edhe më kujtojhet se e kom pasë ëkshtu para ftyre se na dytë unë me Gazin krejt nalt e ai u kanë kështu përballë, sa mujke kajke, veç kajke, kajke se krejt i metën aty e veç ai vet ka pas ec dmth.