Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Valbona Azizi

Admin22023-01-30T20:54:06+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Valbona-Azizi.mp3

Intervistuesja: Okay. Përshëndetje Valbona, falemnderit shumë që ke pranu me fol me mu. Qysh ta shpjegova pak ma heret kena me fol për eksperiencën tonde si refugjate noshta kishim mujt me fillu me kur ka fillu lufta. Ku ke qenë, me kon ke qenë, çka man në mend?
Valbona Azizi: Së pari ju përshëndes. E kom nderin me tregu se me të vërtet ka qenë ni situatë tepër e vështirë. Nashta edhe unë pse i kom pasë fmitë e vegjël ma shumë kom menu për ata se sa për veti. Kom qenë e re dikun rreth 30 vjet. Jo e re po po menoj kom pasë ni eksperiencë, kom pas ni jetë shumë të lumtun në fëmini e ajo u përmbys përniherë. Edhe e kom pas të vështirë me përballu realitetin se çka po ndodhë. E dyta i kisha fmitë e vegjël, hala në pelena edhe kisha frikën se ata tash jonë mësu me lodra, jonë mësu me dalë, jonë… kanë pasë ni jetë krejt tjetër e përniherë me u mbyllë nëpër shtëpija sa që edhe dritareve ju qitshim plafa të trashë që mos me u pa rryma që ka dritë në shpi. Edhe fmive ton kohën tu lujt me ta edhe tu ju thon shuni shuni shuni shuni edhe ata sikur t’ishin të mdhej edhe shujshin edhe veç na kqyrshin se çka po bisedojmë edhe çka po bojmë thu ti edhe ata ishin pjesë e po kuptojnë se çka po bohet. Përniherë ka qenë ni ndryshim se përpara jo s’po e du këta, bërtitshin, qajshin i lypshin ato të drejtat e veta sa ishin ma të lirë, po përniherë edhe ata thu ti e kuptun që s’ka ma me kërku, që kjo është qeshtu edhe ata shujshin. Lajmet i ndëgjoshim, filloj lufta, filloj masakra te familja e Adem Jasharit edhe me të vërtetë ishte ni thymje për neve se s’dijshim çka po ndodhë, s’dijshim qysh kemi me u mbrojtë për veti edhe thjesht çka kemi me bo. Lajmet ishin aq të tmerrshme sa që edhe në radio e maj në mend vjehrri jem e zinte Europa e Lirë që ata gazetarë kishin informacione pak ma të thella se sa lajmet që i jepte televizioni. Ashtu ni hallakamë në tru tu bojke që thjesht nuk dijshe çka ma tutje. E maj në men erdh nana jem, ajo e kish mbyllë shtëpinë se ka qenë vetë në shtëpi edhe erdh, i kish mushë tri kese a katër kese a me ushqim. Edhe unë përniherë çka u bo, pse nana, çka ke bo kështu. Edhe ajo po thotë a nuk i ndëgjove lajmet, s’kemi me guxu as me dalë. Kah erdha krejt është polici, para shpisë aty se na e kemi shpinë pak si në qendër te Posta e Vogël, e para postës përballë shpisë tonë tenë e madhe me ni asi pizgaver që e kishte vetëm tyta ju shinte edhe ai e sillte atë tyten kah të dojke. Tha nana gati jonë kanë tu më qëllu po qe ika. Oh Zot. Edhe…
Intervistuesja: Ty a të ka ndodhë me pa ksi tenka?
Valbona Azizi: Po. Edhe tash të nesërmen nana nashta edhe ish lodhë edhe ra ashtu edhe po thotë tha uh qysh kom harru me ble ujë të Prolomit se ajo përdorte atë ujë edhe unë uh thash hajt po shkoj po ja blej a din nuk i tregova kërkujt, fmijtë flejshin edhe unë thash hajt të shkoj të ja blej nanës. Edhe kom dalë te rruga kryesore aty, oh kur e kom pa ni tenkë qashtu e ajo tyta edhe ai kah ecësha unë ai më përcillte kshtu. Mu përniherë mu dha ni trimëri edhe po du me shku me ble ujin, po le të më qëllon. Edhe hyna, i bleva 6 shishe sa kishin metë në dyqan edhe ai dyqangjia po thotë ma shpejt, ma shpejt se më bonte me gisht kah ai pizgaveri aty. Edhe po thotë ma shpejt se po ikim, po e mbyllim dyqanin. Unë u hutova kuku a mungon edhe diçka a din po ai s’më la, unë e mora ujin pa pagu veç më ka thanë ikë ma shpejt. E kom marrë ujin edhe jom nisë te shpija. Edhe tu ecë ai rruga kështu pak të nalt edhe tu ecë e kishe kështu flokt e po e kqyri që veç pritsha qetash kur të më qëllon. Po, deshti fati s’më qëlloj, hyna mrena në shpi. Po i shoh këta ulun te radio në vesh, po ndëgjojnë lajme. Edhe tash nijshim prej familjarëve që filanin e kishin maltretu ja kishin marrë krejt senet. Tash ni rrugë ma poshtë na po ndëgjojmë që ju kish hi policia nëpër shpija qysh kanë qenë tu hangër bukë edhe pjatat qashtu i kanë lanë veç ju kanë thanë ikni prej këtu. Edhe na tash u mbledhëm kështu në lagje, burrat se gratë në shpi. Edhe burrat u mbledhën në lagje se është lagje e mbyllun a din edhe po thonë çka me bo, a ma mirë të ikim vet mos t’i presim policinë me na ardhë ashtu veç me tesha që thojnë me durë në xhepa me dalë. Edhe kur hyni burri mrena po thotë tha na e lam me kerre njani, e kish ni traktor, secili kerrin e vet edhe krejt ato i kishin sistemu, ti merre këta kush s’ka kerr a din krejt ishin bo gati ata që me kerre me dalë. Kur në mramje po ndigjojmë që me kerre te rrethi s’ka shansë me dalë, policia te rrethi i flamurit nuk po lejon kërkon, po i maltreton a po ju merr çka kanë edhe s’bon me kerre me dalë. Edhe tu i rreh nëpër rrugë e tu ju marrë paret e tu i maltretu secilin. Edhe ata sa shkojshin te rrethi kështu kur e kanë pa tjert a din se çka po ndodhë jonë munu me ikë a din nëpër rrugë tjera dytësore, po aty polici ish gjithkah edhe secilin kon e kanë nxan me kerr atë ditë e kanë rreh, e kanë maltretu, ju kanë marrë pare çka kanë pasë në kerr. Edhe na tham jo atëherë me kerre s’po dalim po a din çka po bojmë, me tren se e shihshim trenin që prej qyteteve tjera njerëzit po ikin me tren. Edhe na vendosëm. Unë e kisha ni torbë të vogël, mora do sene sa mujta për fmi, për veti asnjo, as për burrin, vetëm tesha të fmive. Edhe do pashteta, do keksa, a din që me pasë bile diçka. Ni tegull mjaltë, isha e dyshimt thojsha po më thehet e krejt mi përlyn teshat, po prap e mshtjella mirë thash bile mjaltë të kemi a din se s’po dijmë kah po shkojmë, s’po dijmë çka po na pret. Edhe vendosëm, u çum në mëngjes. Unë tash fmitë po i veshi edhe tash ka qenë interesant, djalin e madh Joni i ka pasë 5 vjet edhe ai “mami pse po mi vesh kso tesha të mira” – i thash se po shkojmë te Donati. Donati është djali i tezës tem po ishin në ni moshë, po tezja jem tu më thirrë në telefon ma përpara hajde me mu se unë po shkoj në Gostivar se ajo burrin e Gostivarit e hajde me mu se luftë ka me u bo në Prishtinë. Edhe unë jo moj po çfarë lufte, hajt. Edhe tash Joni po thotë a uu te Donati po shkojmë, po gzohet. Edhe kur dulem tash u veshëm, ai kur po e sheh lagjen krejt ishin bo gati njerëzit me pleq të smutë tu i majt në shpinë qe qeshtu. Edhe ai kur dul “o mami tha a krejt këta po vijnë të Donati a?”. I thash jo mami këta po shkojnë tjetër kun e na po shkojmë te Donati edhe ti tash nuk bon me fol kurgjo. Edhe e mbyllëm shtëpinë edhe u nisëm rrugës…
Intervistuesja: A keni ecë deri te treni?
Valbona Azizi: Po, po kemi shku në kam qashtu secili i kemi ndihmu njani tjetrit. Kush ka qenë i lirë, djemt e ri për shembull ju kanë majt torbat njerëzve ose fmitë e kojshisë. Aty nuk o kqyr jo ti fmitë e tu maj edhe po secili o angazhu për mi nimu njani tjetrit që me pasë sa ma lehtë se ishte… njo tre pleq e di që kanë qenë në karroca. Edhe ata qysh me i bartë me karroca me i shty. Edhe kur kemi dalë te rruga kryesore e maj në mend prej Qerimit deri poshtë sa shihet rruga te poshtë ka qenë zi, rruga në mes ka qenë me njerëz, a knena anash nëpër trotuare ka qenë kah 10 ose 20 tub policë të Serbisë. Edhe kemi ecë qashtu. Ata nuk na kanë ngucë gjatë rrugë veç na shiqojshin, na ecëshim qeshtu si ushtarë secili qysh kemi mujt edhe ka qenë bajagi larg, nuk e di sa kilometra, po Fushë Kosovë…Prishtinë – Fushë Kosovë. Edhe kemi mrri te stacioni i trenit. Aty erdh treni, hajde tash secili me hyp nëpër trena, tu u shty njerëzit se ishte treni i vogël kundra masës sa pritshin njerëzit me hy. Edhe e maj në mend nana jem tash po ja jep Jetonit ni kaqket të pleqëve edhe e shtini në kabinë edhe po i thotë kur hin polici bonu si budallë a din që je me të meta. Edhe ai e vnoj kaqketen edhe atë kojshin tjetër Visarin, ai ishte ni djalë ashtu i gjatë, i bukur, edhe ai kur u vesh me atë jakne nana jem po i thotë kthehu ku po shkon ti në dasëm a; shko veshi teshat e shkyme që i ki. Edhe nejse hynëm në tren, tash po hin polici, ai kishe ashtu me fjalë të mira që tash kur të mrrijmë në Bllacë është krejt toka e minume, ju duhet me ecë shinave të trenit kur të dilni prej trenit. Edhe kishte ashtu ni, kishte kishe mirësi a din po më vjen keq çka po ndodhë po unë jom tu e kry detyrën tem qashtu ma jepte atë shpjegimin qëndrimi i tij. Edhe tash rrugës tu shku i kemi pa njerëzit ose fmitë e ata ashkali e gjujshin trenin me dhe, me gurë, me çka kish, me çka gjejshin nëpër tokë.
Intervistuesja: Po, pra ju hypët në tren edhe mrrijtët në Bllacë.
Valbona Azizi: Po mrrijtëm në Bllacë edhe…
Intervistuesja: A munesh pak me ma shpjegu Bllacën qysh u dok?
Valbona Azizi: Po, shumë mirë muj me ta… ni ferr që nuk muj me përshkru njerëzit qysh i kom pa krejt me lloqe nëpër jo shatora se ti kur të hin në shator e ke bile kokën pak duhesh me u ulë, ata kanë qenë vetëm najllon qysh kishin mrri njerëzit a din që thojnë veç kokën me shti a trupin krejt jasht. E krejt lloq lloq lloq se ka ra shi edhe na tash ai vjehrri jem po e sheh ni si ni pjesë qatje ni ledinë edhe po thotë mos u turrni atje në atë ku jonë njerëzit të lloqi po hajt po ulemi qetu në ledinë bile është pastërt bari. Kur jo hajde niherë po provojmë në mujshim atje me dalë te rruga, rruga ishte nalt, na i shihshim kerret që i kishin nal. Po provojmë nëse na lajnë, nëse jo kthehemi qetu në ledinë. Edhe qashtu nëpër turren e njerëzve. I kom pa do njerëz që sot kur i shoh thom Oh Zot qysh kanë mujt me nejt, kur i pytsha që sa ditë je, që tri, që katër. Edhe kur mrrim aty te rruga ata i kishin vnu rampat polict maqedon edhe veç thojshin *flet tjetër gjuhë* prej ktuhit. A nashta dashti fati që i thanë Maqedonisë çele kufinin edhe në qato momente na dham pare njanit, ni ushtar ashtu i ri se nuk mujshe me ju dhanë pare secilit. Edhe ai pranoj, na çeli rampen edhe hypëm… vijshin nashta njo 100 në ditë autobusa për me i tërhjek tash këta njerëzit prej Bllacës. Edhe po na çojnë tash… unë për shembull po i thom a…
Intervistuesja: A e dijshi ku po ju çon shoferi?
Valbona Azizi: Jo, jo. Si delet a din qobani i thotë shkoni në qet anë ato shkojnë, dilni tash knej; qashtu na s’dijshim kah po shkojmë. Po kur hypëm në autobus na krejt lloq ma u bonëm derisa mrrinëm të rruga. Edhe po i thom atij vozitësit a bon thash unë me shku në Shkup e kom axhën. Ai kështu tu vozitë po thotë nuk guxojmë me ju lanë të lirë, tash kemi me ju çu me ni ven veç dijeni që këtu jeni të lirë nuk keni mo policë përmi kry, jeni ma të sigurtë, a nuk guxoj me të zbritë prej autobusit.
Intervistuesja: Ku ju çun?
Valbona Azizi: Na çun në Stankovec. Aty masnej ushtarët amerikanë e krejt këta të KFOR-it të NATO-s tu bo tenda ton natën e ton ditën niherë kur mrrinëm e deri natën vonë tu bo tenda. Me shti kryt. Edhe na metëm ni natë në Stankovec. Aty masi na prunën pelena për fmi të vogël të letrës që në Prishtinë si pata pa me sy se ishin tepër shtrejt a din e aty edhe pelena të letrës na prunën, e ushqim e konzerva e bukë e ujë e çka të dush. Vetëm për VC ishte shumë problem se hala si kishin maru po nejse ajo ni natë s’ish kurgjo po çka me bo tash të nesërmen. Po edhe të nesërmen deshti fati i gjetëm do të njofshëm, erdhën na murrën, na çun deri në stacion tha a din. Unë lypsha çom deri në stacion të autobusave unë masnej kom ku shkoj a din veç ju lenani të lirë. Edhe me dy kerre qysh kemi qenë na kanë çu deri në stacion të autobusave – a keni nevojë edhe diçka – kurgjo s’kemi nevojë. A na as pare s’kishim. Po ajo kojshikja që ishte me neve ajo po thotë hajdeni niherë po ulemi qetu. Jemi ulë kemi hangër qebapa që kaniherë kur më bjen në men çfarë a din çfarë kohe kemi qenë në Prishtinë e tash po na bjen në men po edhe ishim untu. E nejse, hongrëm edhe hypëm në autobus për me na çu në Gostivar. Në Gostivar unë e kisha tezën, ai burri i tezës e kish gjetë shpinë, e kishin lajmëru njerin që më vjen a din çika e motrës me burrë e me vjehrri edhe ni kojshi e edhe ata hiç bre mos ki dert na dy shpija qe ku i ki në dispozicion. Edhe kur shkum u vendosëm mirë. Qysh i kanë lanë shqiptart e shkretë. Ata punojshin në Zvicër e kishin lanë shpijen me te tona a din po pluhun e bateriat e uji nuk punojshin e i kishin do a din. Mirëpo, ai burri jem elektro dijke me i ndreq. E dulem i blejtëm senet çka kanë pasë nevojë. Edhe qeshtu, unë i kisha fminë e vegjël, ata kishin shumë suvenira a din kështu të bukur e u tutsha po i thejnë, e po i thom asaj grusë a bon njanën dhomë mbylleni e a din qitni këto senet çka i keni ma… ajo hajt moj se kurgjo nuk është, po le ti thejnë fmi jonë. Aq ma a din na kanë pritë tepër diçka mirë. Kur masnej po na lajmërojnë që në filan venin po japin veç merre ni tenxhere edhe shko merre gjellen, sa anëtarë jeni qaq copa mish ti qitshin edhe gjellën çka kanë me mish, me lakna, me pasul, me pire, me gullash a din patate me mish të blum e kishte a din do gjellna që veç e merrshim tenxheren edhe na fillum qashtu me i marre se s’kishim të holla me veti.
Intervistuesja: A u bo problem veshmbathja?
Valbona Azizi: E për veshmbathje e kemi pasë problem se na unë për veti edhe burri jem veç teshat e trupit, kurgjo s’kom pasë hiç, veç ni torbë tesha të fmive. E tash filloj me u bo nxehtë se 7 prilli, 8 prilli, 9 prilli, veç filloj atje me u… a unë i kisha këto trenerkat e trasha. Edhe po i thom asaj grusë unë në Gostivar kurr s’kisha qenë e as që dijsha ku ka treg edhe po i thom asaj grus a bon qeshtu qeshtu – po. Edhe shkum na, s’di as ku gjetëm a kush na i dha ato pare, nuk e di nuk po më kujtohet. Ni djalë i axhës të burrit mu dok. A din na gjeti ai prej jashtit a din a keni pare, jo valla s’kemi pare, ai na dha do pare edhe ky gazda se na i kallxum se a din s’kemi, krejt qato çka i patëm ja dham policit, na lëshoj me ardh edhe metëm na. Edhe nejse dola unë masnej në treg kur tash unë dojsha me ble me krah të shkurt se nxehtë, kur ajo gruja, çika e gazdës a din po thotë tha marre se ti je nuse, është marre me vesh kimon a din. Tha qe qekjo bluza deri këtu a din është tamon se….
Intervistuesja: nër brryla.
Valbona Azizi: Po nër brryla se… E tesha të shkurta moj pantolla të shkurt – jo – edhe nuk… unë kuku atë fjalën jo moj. Edhe u duht i bleva nipar pantolla të gjatë po kështu të hollë. Po nejse ajo për mu ish tepër mirë. Edhe kështu. Masnej… Eh tash po na tregojnë që përveç gjellnave a din nëse nuk ju pëlqen aty muni me shku me marrë ndihma. Edhe po na kallxon ajo gruja qe ku është veni. Ish si ni shitore edhe shkoni merrni atje kishin pru me tona, veshmbathje, holloopka për fmi a din, pigjama çka të dush për fmi. Edhe trenerka, kapuqa. Kur po shkoj në atë anën tjetër unë tash për fmi se kisha fort dertin se tri parë tesha i kisha mujsha me ja la ato a din edhe koha e mirë u tershin, po për veti kisha problemin. Kur po shkoj në atë pjesën tjetër që po i shoh teshat për të mdhaj. E masnej kom marrë trenerka e pantolla e qeshtu veç me krah të gatë…se nuse ti nuk bon me u veshë. Edhe nuk më thirrshin në emën po në emnin e burrit. Edhe po nejse ajo mu nuk më pengojke a din tu i marrë parasyshë që na e lëshun shpinë edhe na thirrshin në dreka a din ata të afërmit a din kanë ardhë refugjatë prej Kosovës, hajdeni në drekë te unë, hajdeni… E për mu ajo ishte diçka thojsha sa të mirë. Mikëpritja ka qenë tepër diçka. Unë sa kom mujt me vrejt, tjetër kun nuk e di, veç unë atje masnej asni sen nuk na ka mungu. Shkojshim masnej merrshim edhe mish, ve, djath…
Intervistuesja: Edhe gatujshit edhe në shpi…
Valbona Azizi: Po se na kuzhinën e kishim ajo krejt tenxheret e Zvicrres e shkreta. Edhe masnej morrëm a din tash nime edhe të vijke keq me shku me marrë drekë, hajt ti po shkon me marrë drekën po çka me bo mëngjesin masnej fmitë e vegjël nuk i hajshin ato dreka a din edhe shkojshim me marrë ndihma sikur sot a din kur të del kur të shkon në Intereks e mush me çka ki nevojë edhe kthehesh në shpi, qashtu e kemi pasë, i merrshim senet…
Intervistuesja: Ju keni nejt në Gostivar 3 muj?
Valbona Azizi: Po, po kemi nejt… jo ma pak se 3 muj, nja 2 muj. Edhe çka u kanë ma me rëndësi po na thojnë që letër të identifikimit na nuk kishim, nuk i murrëm na vetëm letërnjoftimin e kisha me veti. Po si refugjat me shku u duhke me u çu në ora 5 me prit në ren, ajo tash kur më erdh reni u mshelë se ata u lodhën ma tu punu. M e ni ven krejt refugjatë, hajde tash të nesëermen prap me shku në ora 5, kështuqë po du me thanë hjekëm derisa i murrëm ato a din me na fotografu me emen mbiemën e me dhanë gisht e ato. Edhe nejse kur i murrem edhe unë po i kqyri kështu, kur po thotë deri me 30 qershor vlen. Po i thom burrit qysh more sa hjekëm na me nxjerrë këtë letërnjoftim e kjo veç deri në qershor po na vlejka, ishte maji, e thojsha kjo veç për 1 muj e sa po. E qaty e mora vesh që kjo paska qenë krejt e programune…
Intervistuesja: Edhe ka me u kry…
Valbona Azizi: Që na dikun në qershor paskemi me u kthy në Prishtinë.
Intervistuesja: A e man në mend Prishtinën për herë të parë kur je kthy? Qysh u dok?
Valbona Azizi: Oh prej kerrit kur… prej kufinit kur e kalum kufinin që hinëm në Kosovë e me i pa ato shpija krejt të shpune me pluma e kërkush në rrugë, e ish rritë bari thu ti që 10 vjet s’kemi qenë se jo për 1 muj. Po shkatërrim total. Kur hinëm në Prishtinë pak ma ndryshe a din se ishte koha kur Forcat Serbe veç jonë tërhjek. Na jemi kthy dikun, se këta me 12 është nënshkru Marrëveshja, na kemi ardhë… këta e kanë pasë deri em 21 me u tërhjek forcat serbe, e na me 23 jemi nisë për Kosovë. E dmth kush e ka pasë njet me u kthy jonë ardhë meniherë të nesërmen me 13-tin hala pa u tërhjek forcat. Po unë pse i kisha fmitë e vegjël pse me u kthy as s’dijshim ku po kthehem. Edhe me veti tash këto ndihmat kur në stacion merre me men kur na hypën katër thasë mill të Amerikës na i dhanë me veti. E pse more ku 4 thasë, ku me i çu, jo se s’dihet. Edhe nime s’dijshim ku po kthehemi e a e kemi… Po fati jonë shpinë se kishin djegë. Kish hi dikush tash a kanë hi serbt a kanë hi shqiptarët nuk e di. Kishin hi, kishin marrë do sene po jo të vlefshme. Kryesore dëm nuk kanë bo se nëpër shpija tjera masnej a din kështu fillun njerëzit me tregu që kishin bo dëm e i kishin shky kauqat e a din kështu në mënyra të ndryshme. E te prind e mi për shembull kur kom shku krejt me ketchup a din me ketchup kuq murin e kishin shkru të Serbisë kështu edhe frizin e kishin hjek prej rrymës, a nashta u nal rryma a s’po di veç ajo era a din që ishin prishë senet. Ish kjamet. Po në shpi te na nuk, nuk ishin do sene të vogla që s’ishin me randsi, kryesore dëm nuk pat. Edh na fillum qeshtu kadal kadale me u ju rikthy jetës. Tash mill kishim, kryp kishim, rryma… për rrymë kemi hjek shumë se mas luftës meniherë u nalke. Ni maqinë tesha me lëshu u bojke histori se u nalke edhe uji edhe rryma. E tash në kohën kur i kishe ti dyjat a din shumë pak kohë ka qenë kur kanë qenë te dyjat.
Intervistuesja: Për me leshu maqinen.
Valbona Azizi: Po për me lëshu maqinen, e unë buren e laknave e musha me ujë kur vijke uji e tash u nalke uji vijke rryma 2 orë. Edhe gutu me e lëshu maqinen e prej asaj me kove qeshtu i qitsha ujë maqinës derisa ti zinë. E masnej në shpërlamje e lëshojsha a din kur në qat kohë kur ish edhe rryma edhe uji.
Intervistuesja: Falemnderit shumë!

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Nora Xhuzi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Nora-Xhuzi.mp3 Intervistuesja: Visar Kukaqi E intervistuara: Nora Xhuzi   V.K.: Përshëndetje, a mundesh me u prezantu? N: Përshendetje! Jam Nora Xhuzi edhe vijë nga...

Read More

Fjolla Dumani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Fjolla-Dumani.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Fjolla Dumani (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, FD= Fjolla Dumani FD: Jam Fjolla Dumani. Jetoj në Prishtinë. Jam lindë...

Read More

Jehona Hasani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Jehona-Hasani-pjesa-1.mp3.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje! Po ja nisim pak me fol kur e keni marrë vendimin si familje me dal edhe me...

Read More

Zoran Ilic

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Zoran-Ilic.mp3 Petar Ivić (intervistuesi) Zoran Ilic (i intervistuar) Akronimet: PI =Petar Ivić, ZI= Zoran Ilic PI: A mundemi të fillojmë?! ZI: Hajde. PI: ja, pyetja...

Read More

Elvira Osmani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Elvira-Osmani.mp3 Intervistuesja: Mirëmrama. A po ja nisim pak prej përkeqësimit të situatës, qysh do që e man në mend; ku...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonim_Ri1.mp3 R.B.: Përshëndetje Naim. Faleminderit që ke pranu me fol me mu. A po ia nisim pra prej kur ia...

Read More

Beqir Reshiti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Beqir-Reshiti-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja)   Beqir Reshiti (i intervistuari)   Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BR=Beqir Reshiti   BG: A po na tregon per veten diçka? BR: Unë quhem...

Read More

Ibrahim Gashi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Ibrahim-Gashi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Ibrahim Gashi (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, IG= Ibrahim Gashi IG: Unë jom Ibrahim Gashi nga fshati Privodë. Tash...

Read More

Gorica Mitroviq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/MITROVIC-GORICA.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni për fillim? Gorica Mitroviq: Gorica Mitroviq nga Lipjani. Intervistuesja: Si e mbani mend periudhën para luftës? Gorica...

Read More

Blert Morina

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Blert-Morina-1-1-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Blert Morina (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BM= Blert Morina BG: A po më tregon qysh e mban në...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org