Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG

Gordana Đorić

Admin22022-04-14T12:57:31+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Gordana-Djoric-.mp3

Intervistuesi: Na thoni diçka për veten.

E Intervistuara: Unë jam… quhem Gordana Gjoriq nga Llapnasella, i kam 62 vjet. Me profesion jam ekonomiste shumëvjeçare. Veprimtarinë e ngushtë e kam ekonominë. Ja, kaq.

Intervistuesi: Njëzet vite më vonë, cilat janë kujtimet tuaja nga lufta në Kosovë?

E Intervistuara: Janë shumë të tmerrshme, shumë të freskëta, pavarësisht se ka kaluar një kohë shumë, shumë e gjatë. Të gjitha ato gjërat që kam mundur t’i shohë atëherë, t’i përjetojë, janë thellë të gdhendura në vetëdijen time, në shpirtin tim në përgjithësi, në… në jetën time të ardhshme; sepse, kam lindur pas luftës; jam edukuar në mënyrën ku duhet t’i duam njerëzit, të jemi unik, të vlerësojmë sipas vlerës së këtyre njerëzve se çfarë cilësish kanë. As në ëndërr nuk kisha menduar se do t’i përjetoja ato që i kemi përjetuar në situatën para luftës, por edhe vetë bombardimin dhe normalisht, të gjitha ato që kanë ngjarë edhe pas luftës. Tash po flas si një Serbe, sepse, pas luftës ne… komuniteti im ka përjetuar gjëra të tmerrshme, siç i kemi përjetuar normalisht edhe para luftës por edhe gjatë bombardimeve.

Intervistuesi: Ku keni qenë gjatë bombardimeve dhe konflikteve të armatosura në Kosovë?

E Intervistuara: Unë kam qenë në qytetin tim, në Prishtinë. Kryesisht qëndroja në banesën time, në Dardani, në katin e gjashtë. Por vija edhe këtu në Llapnasellë sepse këtu jetonin vëllezërit e mi.

Intervistuesi: A mund t’i vëreni efektet e luftës tek ju personalisht?

E Intervistuara: Paj, mundem sigurisht, sepse lufta ma ka ndryshuar për njëqind për qind jetën. Unë më nuk mund të jetoj në qytetin tim. Në qytetin tim nuk jetojnë edhe fqinjët e mi, miqtë e mi, të afërmit e mi. Shumica, për fat të keq e kanë përjetuar atë më të keqen. Pra, kanë humbur jetën nga bombardimet apo nga snajperët sepse, në atë kohë derisa ishin bombardimet dhe pas kësaj, hmm… kishte mjaft snajperë që gjuanin mbi qytetarët nëpër qytet. Mos t’i them edhe të gjitha ato që me sytë e mi i kam pa se si komuniteti im, pas përfundimit të bombardimeve, i ka vuajtur dhe çka ka përjetuar në vetë qytetin. Për shembull, jam dëshmitare e shumë situatave, shumë hmm…, vrasjeve që ndodhnin atyre ditëve. Se si, hmm…, bashkëqytetarët e mi duhej të iknin. Kanë qenë të dëbuar nga banesat e tyre. Personalisht kam qenë e pranishme kur grupet e ekstremistëve shqiptarë sulmonin familje të caktuara, i kërcënonin se do t’i vrisnin. I detyronin ta braktisin banesën… banesat. Dhe kur, hmm, bartnin gjësendet, ata i gjuanin me gurë dhe disa madje i vranë. Madje, hmm… kam parë kur kanë gjuajtur mbi bashkëqytetarin tim tek Kurrizi, dhe hmm…, me këtë rast edhe e kanë vrarë. E kam parë trupin e tij se si qëndron shtrirë mbi pllato. Shumë gjëra ndodhnin atyre ditëve dhe ishte e tmerrshme. Dhe unë vetëm kur të vdes, vetëm atëherë do ta harroj këtë. Hmm, për fat të keq, edhe personalisht e kam ndjerë… hmm, tragjedinë. Të them, të gjitha ato edhe në vitin 2001 kur u vendos bomba nën autobusin e “Nish Ekspresit”… në… te Livadica. Unë isha në atë autobus kur u pata lënduar dhe kur me këtë rast u vranë 12 bashkëqytetarë të mi dhe thjeshtë, këto janë disa nga ngjarjet të cilat mbesin thellë të gdhendura në shpirtin tim, dhe thjeshtë këtë asnjëherë nuk mundem ta harroj. Vetëm e lus Zotin që më kurrë, kurrë, kurrë mos të ndodh diçka e tillë. Siç thashë, edhe para luftës kur… nga viti 81, kur kanë filluar demonstratat. Atëherë si shkas ishte që ishin studentët e pakënaqur në… hmm, kur është në pyetje ushqimi në mensë. Në fakt, atëherë… hmm, fillimi, të them ashtu, kërkesa ka qenë nga ana e ekstremistëve të Kosovës, Kosova Republikë! Nga ato ngjarje, por edhe më vonë, shumëçka ndryshoi në jetët tona. Shpesh përjetonim edhe ngacmime. Shpesh përjetonim edhe kërcënime, madje, të them që në vitin 96 në qytetin tim kishte ndodhur që djalit tim më të vogël i cili atëherë kishte tetë vjeç, dhe ishte duke vozitur biçikletën në qendër të qytetit ku edhe jetonim, ku me këtë rast e ka sulmuar një bashkëqytetare e nacionalitetit Shqiptar me thikë. ajo donte që ta vriste. Më vonë, kur e arrestuan, ajo si shkak e ka përmendur arsyen sepse i urren Serbët. Sepse, gjoja, Serbët ia kanë arrestuar babanë i cili kishte gjuajtur mbi vëllain e tij dhe e kishte vrarë. Dua të them, vërtetë ka qenë absurd të jetohet në atë kohë dhe… dhe për të gjithë neve që kishim miq Shqiptarë, me të cilit shoqëroheshim, bënim kumbari, jetonim një jetë vërtetë të bukur dhe pa brenga, dhe këto ndryshime ka qenë vërtetë shumë e vështirë të pranohen. Shumë miq të mi, Shqiptarë e Turq janë zhvendosur kudo nëpër botë. Në vende të tjera. Ata të cilët nuk kanë pasur rastin të largohen kanë qëndruar aty dhe kanë përjetuar të gjitha ato tragjedi sikur edhe ne, që bashkërisht me ta jetonim në qytet.

Intervistuesi: Porosia juaj për të rinjtë në Kosovë?

E Intervistuara: Paj, unë do i porosisja të rinjtë që t’i kthehen vetes. Të fillojnë t’i duan njerëzit, t’i vlerësojnë vlerat e vërteta. E kjo është që nëse ndonjë njeri ka vlera njerëzore, ka kualitete, ka dije, ta pranoni si të tillë si… nëse është njeri i mirë ta pranoni. E jo nëse është hmm, i ndonjë nacionaliteti tjetër dhe kjo të jetë për ta vlerë. Të investojnë në vete dhe të besojnë në një të ardhme më të bukur. Por, duhet edhe vetë të kyçen në ndërtimin e asaj të ardhme më të bukur.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Valmira Rashiti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Valmira-Rashiti.mp3 Intervistuesja: Okay. Thank you for doing the interview. Munesh me ja nisë prej memories ma të hershme që e...

Read More

Rasim Alija

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Rasim-Alija.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Rasim Alija (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, RA= Rasim Alija RA: I kom mbaru studimet Master në Shkenca politike,...

Read More

Lule Hasani Tahiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lule-Hasani-Tahiri.mp3 Latra Demçi (intervistuesja) Lule Tahiri (e intervistuara) Akronimet:LT= Latra Demaçi, LT= Lule Tahiri   LD: Mirëdita tezja Lule. LT: Mirëdita. LD: Pyetja e parë për...

Read More

Anonim 5

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonim-5-_2_.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje. Falemnderit shumë që po ma kallxon sot storjen tonde të luftës. A po ja nisim pak me...

Read More

Shqipe Kumanova

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Shqipe-Kumanova.mp3 Intervistuesja: Po ja nisim pak me fol prej Nanës Terezë. Ke punu në Nanën Terezë Shqipe Kumanova: 3 vite nashta... Intervistuesja:...

Read More

Asllan Haliti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Asllan-Haliti.mp3 Intervistuesja: Është në rregull. Hajde vazhdo qaty ku e le që ka ardhë ushtria edhe e paskan blloku njanën...

Read More

Merita Shala

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Merita-Shala.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje Meritë. Merita Shala: Ç’kemi. Intervistuesja: Po ja nisim pra prej kur u përkeqësu situata? Ku je kanë? Sa vjet?...

Read More

Silvija Rashkoviq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Raskovic-Silvija.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni fillimisht? Silvija Rashkoviq: Mirëmbrëma. Unë quhem Silvija Rashkoviq nga Klina. Intervistuesja: Si e mbani mend periudhën...

Read More

Ljubinka Milić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Ljubinka-Milic.mp3 Intervistuesi: A mundeni fillimisht të prezantoheni? E Intervistuara: Po. Unë jam Ljubinka Milliq, pensioniste nga Graçanica. Intervistuesi: Më vjen mirë. Na...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Interview-011.mp3 Intervistuesja: Çfarë mbani në mend nga periudha e luftës? E intervistuara: Epo, nga periudha e luftës... na la një vragë...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org