Fjolla Dumani
Bjeshka Guri (intervistuesja)
Fjolla Dumani (e intervistuara)
Akronimet: BG=Bjeshka Guri, FD= Fjolla Dumani
FD: Jam Fjolla Dumani. Jetoj në Prishtinë. Jam lindë e jam rritë në Prishtinë. Tash punoj si mësuesë në një shkollë ndërkombëtare. E du punën tem shumë se punoj me fëmijë, fëmijë ndërkombëtarë dhe të Kosovës … dhe kam qejf me kontribuu për krejt botën. Kështu që ndoshta e kam gjetë profesionin ku kom dashtë me ndryshu diçka për krejt botën.
BG: A po më tregon për kujtimet e tua të para për luftën në Kosovë?
FD: Po. Luftën unë e mbajë në mend sikur demonstratat. Kur kemi dalë prej shkollës, kemi dalë në demonstrata dhe kemi bërtitë: “UÇK, UÇK…”. Ai është kujtimi jem i parë, që e kemi ditë se diçka nuk është në rregull. Se ma herët prindërit, normal, nuk është se i kanë qitë prej punës, por kanë punu pa pagesë… se mamin e kam pasë mësuese-arsimtare poashtu. Edhe ajo ka punu pa pagesë. Ka shku nëpër fshatra me japë mësim. Edhepse ka qenë rrezik, asnjëhere nuk u nalë. E mandej, kam shku në shkollën “Dardania”. Çka s’më ka pëlqy është se e kemi pasë shkollën shumë të madhe, por ma shumë se gjysma e shkollës ka qenë për serbë. Neve na e kanë lanë veç një pjesë të vogël. Kemi qenë dikund ndoshta 30-40 nxanësa … shumë shumë shumë të vogël. Jemi ulë ka katër veta. Kaniher s’kemi pasë as karrika, po prapë kemi shku në shkollë. E kur u ndërpre shkolla, qatëhere kanë qenë demonstratat. Mandej u mbyll shkolla, filloi njëfar gjendje lufte. Të gjithë u përgatitshin. Dolëm me ble ushqim. Edhe me ni moment, erdh daja me djalin e dajës prej Podujevës. Edhe ata mbetën brenda të mshelun në Prishtinë. Nuk mujshin me shku as andej e as këndej. Ata erdhën me i nxerr do dokumenta. Edhe babi mendojke çka me bo, se nji ditë i kishin ndalë ata disa policë edhe kanë dashtë me i maltretu. Po ni serb që e kemi pasë në hymje… kemi pasë kojshi serb që kanë qenë shumë të sjellshëm, që kanë qenë shumë të dashtun, tamon njerëzor … për qata thashë edhe ma herët që nuk besoj në nacionalitet po besoj në individë. Edhepse i përket qatij nacionaliteti që na kemi luftu kundër, ata i kanë ndihmu dajën tem edhe djalin e dajës, edhe i kanë shpëtu qat ditë. Tani babi, për mos me pasë mo qasi rrethana, vendosëm me dalë ma herët, me dalë prej banesës. Na jetojshim në Dardani. Edhe dolëm në rrugë. Jemi nis për Shkup. Në kerr jemi kanë 7 veta: unë, mami, babi, edhe dy vllazën. Unë i kam pasë dikund 12 vjet. Vëllau i madh i ka pas 14 vjet, i vogli ka qenë bebe-shumë i vogël. Edhe t’u shku rrugës, kanë dashtë me na ndal policia. Pak para se me mbërri te vendi ku i nalshin të gjitha veturat, na tregun që duhet mu kthy mbrapa. Na u kthym mbrapa me hi në Prishtinë, na tregun që po maltretojnë aty e s’po lejojnë me hi as në Prishtinë. Çka me bo? Babi tha: “hajt po shkojmë në mal”. Edhe u nisëm prapë rrugës për Shkup. Po e vërejmë ni person na e bojke me dorë. Ai ish shtri po na e bojke me dorë. Tash na menojshim a osht shqiptar a serbë, nuk e dijshim. Edhe babi tha hajt po provojmë. Kur u afrum, ai ish kanë shqiptarë. Ish kanë kryetar i fshatit… kryetar i LDK-së. Atëherë ka qenë LDK-ja shumë e rëndësishme. Edhe na e hapi derën. Far respekti ka pasë për familjen tonë. Atij fëmijët i punojshin jashtë në atë kohë, edhe ai d.m.th. kish kontribuu për LDK-në, për popullin, shumë njeri i mirë, shumë familjen e mirë. Kemi jetu aty dikund 4-5 ditë. Edhe nji ditë, kanë hi policia… me ushtri, me tenka, na kanë tmerru. Morën me ari e me pare që ju gjejshin femrave. Mu më ndajten prej mamit qaty për qaty. Unë i kisha 12 vjet, kështu që reagova, por ni serb aty, edhe pse militant, ai u duke ma i butë se tjerët. Kështu që ai nuk dojke me shkaktu diçka probleme. Dojke veç me kry misionin, me vjedhë me marrë çka ka, edhe me dalë. Mirëpo, me ni moment, i gjetën dokumentat e LDK-së, edhe shkrujke “Kosova Republikë” në qato dokumenta. Fillun me i maltretu djemtë, mashkujt, çkado që kish, d.m.th. mashkujt. I shtishin në dhomë, i rrehshin, bërtitshin…
BG: A i keni pa ju?
FD: Jo, se në dhomë i kanë shti. Unë s’kam pa kurgjo, veç i kam ni. Me ni moment e morën vëllaun tem. Babi ka dashtë me u çmend. Thojke merrmëni mu … se babi e ka ditë serbishten, edhe mami, shumë mirë e kanë ditë serbishten, e kanë studiu gjuhën serbo-kroate… edhe vëllau poashtu e ka ditë serbishten se e ka mësu në shkollë… babi bojke merrëmni mu, lemani djalin. Ata e morën vëllaun, mirëpo vëllau dike serbisht, edhe ka komuniku me ta. Këta i kanë thanë: “Pse po ikë, ku po shkoni ju, pse po ikni prej Prishtinës, ju jeni të Prishtinës? Ka thonë vëllau: “Po ikim prej Prishtinës se e kemi kazermën afër edhe po e bombardon NATO”. Edhe në atë mënyrë ka shpëtu vëllau e u largu. Tani ata u çmendën. Fillun me i rreh edhe para neve, bërtitshin: “Sto je to Kosovska Republika”. A din, për ta ish çmenduni me lexu “Republika e Kosovës” se na ishim autonomi. Edhe na futën me ni dhomë. Tu na futë në dhomë, unë menojsha që qaty kanë me na vra krejtve. Edhe po na thotë babi: “Përgatituni se po ndodh”. Edhe na u përgatitëm edhe po presim në dhomë që po vijnë me na vra. Vetëm me ni moment kemi dëgju automatin në ajër, gjujshin me automat. Thejshin xhama, taman me skandalizu. Edhe babi tha: “Bini në tokë, që mos të na rrokin plumat”. Ramë në tokë, me ni moment i mbyllëm veshët, u qetësu gjithçka.
BG: Sa persona keni qenë në dhomë?
FD: Brenda në qat dhomë… se familjen kryesore i qitën ata, i morën me veti. Familjen e fshatit i morën me veti. Edhe vetëm neve të Prishtinës, edhe normal dajën tem edhe djalin e dajës, familjen tonë i ndajtën në dhomë. Kështu që ishim vetëm 7 veta në dhomë. Na nuk i pamë më familjen tjetër. Ata shkunë bashkë me tenka. U largunë policia. U qetësu situata. Dolëm. Kur dolëm, kerri kish qenë komplet dritaret e shkatërrume. Morëm disa llastika, i rregullumë dritaret. Ata sa e kishin pjekë bukën, tamon para se me hi policia. E kemi marrë bukën me veti se thojshim s’po dihet qa po ndodhë. Edhe, u nisëm rrugës. I ndreqëm qashtu dritaret. Menojshim që po na ndalin prej momentit në moment. Mirë. Pshtumë. Tash vendosëm me shku në kufi të Tetovës. Edhe atje kur shkuamë, kolona super e gjatë, me kilometra ka qenë, e kerreve që ishin nisë me dalë. Kufinjtë e mbyllun. Nuk lejojshin me dalë, po kolona shumë e gjatë. Tash njerëzit kishin nejtë aty me ditë të tana. Na, më kujtohet, që kishim veç makarona me veti. Mami na zijke supë, supë me makarona. Kurrë s’kisha hanger ma herët. E kam provu me hanger gjatë masluftës po s’ma kajke mo.
BG: E ku i keni përgatitë?
00:08:56 – 00:09:51 F: E kemi bo zjarrin jashtë. I mbledhshim degët nëpër malë aty afër që ka qenë. E bojshim zjarrin. E kemi pas ni xhezve për me maru çaj. Kemi pasë çaj hibiskusi me veti, filtera. Edhe i kemi ushqy krejt ren, kerret qa jonë kan para e mas neve. Shumë ftoftë ka qenë. Tepër ftoftë. Njerëzit kanë marrë sëmundje në atë kohë se s’ke mujtë ti me flejtë… në kerr i ka nxan p.sh. pak veta. Na jemi kanë 7. Kështu që, të shumtën e kohës daja ka nejtë jashtë afër zjarrit… edhe mami kaniher, edhe vëllau kaniher… se ata të gjatë e nuk i nxike të gjithë kerri. E mbaj mend, unë flejsha midis dy karrikave, t’mamit edhe të babit përpara. N’mes qaty gjithmonë kam flejtë. E mirë … mbijetumë qashtu nja ni javë.
BG: Çfarë situate ka mbretëru?
FD: Ka qenë luftë. Të gjithë kanë qenë të mërzitur, të frikësumë, se pritshim çka po ndodhë. Filluem me u… nuk patëm mo ushqim. Metëm pa ushqim. Se nuk lejojshin, shumë thjeshtë. Edhe na kapi paniku se pa ushqim nuk mundet me mbijetu njeri. Nejtëm pak pa ushqim, mirëpo babi edhe daja shkunë në kufi atje n’fillim. Kanë ecë me orë të tana deri sa e kanë mrri kufinin edhe na kanë tregu qysh e kanë gjujtë bukën, ushqimin në lloç, se ka qenë shumë moti i keq… edhe qashtu e kanë mbledh njerëzit. I kan futë në thes. Kur erdhen me ni thes, na u gëzumë, ushqim me hangër diçka… Mbijetumë. Edhe tani nuk e di. E hapën kufinin, po neve nuk na erdhë rendi me dalë jashtë kufinit edhe u kthym në Kosovë prapë. Kur mbërrimë në Kosovë, në Prishtinë, krejt ndërtesat janë kanë të zbrazta komplet, veç na jemi kanë brenda. Në krejt lagjen veç ni familje, na jemi konë. Filluem me i mbyllë perdet, roletnet, krejt. Kemi jetu ashtu gjithë kohën, veç tu pëshpëritë. S’kemi guxu me folë normal, se mure e u ndëgjojshin shumë. Kemi ndëgju, kemi ditë kur ka bombardime. E kemi ndëgju Kosovën e Lirë se veç ajo na funksionojke kapak. E gjetëm dyqysh. Edhe fati jonë është se na e kemi pasë edhe ni shpi në Emshir po jo të ndërtume, ka qenë vetëm podrumi i rregullum. E kjo ka qenë vetëm me mure, shpia komplet. Edhe vendosëm me kqyr situaten qysh është në Emshir. Tash është si luginë. Nalt rrishin tenkat e serbëve tuj vezhgu krejt çka po ndodh. Poshtë, njerëzit jetojshin normal. Edhe kishin ardhë prej Podujevës, edhe ata është dashtë me lëvizë. Podujeva kanë hjekë shumë se është dashtë me dalë n’mal. Kanë përjetu gjithçka, edhe kanë ardhë në Prishtinë, në Emshir. Na filluam me jetu qaty në podrum. Flejshim dyqysh në kreveta, ose në shtroja diçka. Filloi babi i maroi do dritare me dru e me llastik, i mbyllëm, u bo mirë. Jetojshim të qetë. U dashke me dalë në qytet me ble bukë te shitoret serbe. Ni moment, e di që është dashtë me prit me ble buken. I kam pasë veç 12 vjet… erdhën ni grup i serbëve, ni autobus. Ja nisën me bërtitë. Unë s’e kisha as mamin as babin afër, se babi shkoi me ble diçka… nuk e di pse u largu veç e di që mu mu ka dashtë me pritë. Qaty jom tmerru shumë, po mirë edhe ajo kaloi. Tani, një ditë mami edhe babi kanë dalë në qytet me i ndreq dokumentat. Edhe me ni moment e kanë pa ni autobus…
BG: Gjatë luftës?
FD: Po po, gjithmonë.
BG: E qysh ju kanë dashtë dokumentat?
FD: Po se na mendojshim me shku kah Shkupi tani. Se lejojshin me kalu me dokumenta. Ndëgjum që lejunë. Edhe interesantë është, amo komuna ka funksionu. Serbët e kanë majtë komunën hapun. Kështu që ata fillun me i ndreq dokumentat, edhe dojshin me ja nreq djalit të dajës. Ai për qata ka ardhë në Prishtinë. Edhe qashtu mbeti mo, u blloku, nuk mujke me shku. Daja e ka pasë grunë, krejt familjen në mal. Nuk e ka ditë ku janë. Me muaj të tanë nuk e ka ditë çka ka ndodh. Gjyshi, gjyshja, krejt janë kanë në mal, tuj lëvizë prej një vendi në vendin tjetër, derisa na kemi qenë në Prishtinë. Edhe ni ditë e panë mami e babi ni autobus që po e qojnë në Shkup. Kanë ardhë shpejtë e na kan lajmru. Veç ni çantë të vogël e kena marë me tesha edhe kurgjo tjetër hiq, edhe kemi hypë në autobus. Tu shku rrugës na ndalën në disa vende. Veç me na maltretu pak, me na shti pak tutën. Mbrrijtëm në Stankovec. Mrrijtëm te kufini njiher. Në qat kohë Bllaca ish kry. Tash e vrejshim, krejt ka qenë lloç, ka qenë tmerr, vërejshim llastika që kanë lanë njerëzit, shumë njerëz kanë hjekë në Bllacë. Edhe në qat moment para se me dalë jashtë kufini, njerëzit veç fillun me puthë tokën. Shumë moment emocional. Kanë mendu që ma kurrë nuk kanë me u kthy në Kosovë. Kurrë nuk i kam pa shqiptarët qaq të ndijshëm sikur atë ditë, kur janë shtri dhe e puthshin tokën sikur me u përshëndetë me Kosovën…
BG: Para se me kalu në Bllacë?
FD: Para se me kalu jashtë kufinit. Bllaca ish kry ajo, se ishin qelë kufijtë. Edhe ndërkohë, kish fillu Maqedonia me kriju kampe. Neve na qunë në Stankovec. Stankovec 2 mduket ka qenë. Edhe na futën me ni tendë gjigante. Gjigante ka qenë…
BG: A munesh me na e përshkru edhe niher të lutem momentin kur e kanë puth tokën?
FD: Të gjithë kanë qajtë edhe të gjithë kanë bërtitë, edhe e kanë puthë tokën: “Kosovë, po të lëmë. Kosovë, shpresoj që takohemi prapë”. Ka qenë shumë moment emocionues. Edhe unë kam qenë vetëm 12 vjeç por m’bojke shumë përshtypje. Krejt kemi qajtë… krejt çka kanë qenë aty … grup shumë i madh i njerëzve se sapo ishin hapë kufijtë. Turma shumë e madhe, u dashke me u mbajtë mes veti se kemi mujtë edhe me humbë. Qaty, në atë moment, daja me djalin e dajës, prej shqetësimit të madh që me shpëtu, hypen pahiri në një tjetër autobus. Ata u ndanë. Mami u tmerru. D.m.th. as nuk e pat babën as nanën… motrën nuk e di ku e ka pas… as vllaun… vllau tash i shkoi në tjetër vend. Edhe na dërguan në Stankovec. Në një tendë tepër gjigante me shumë familje. Nuk ke pasë vend aty shumë. E ke pas veç sa trupi yt vendin. Qaq ke mujtë me u shtre në tokë. Ka qenë ftoftë. Nuk kanë qenë kushtet që me thanë ëoë. Kanë qenë qebe edhe llastik përfundi. Kaq kemi pasë. Nuk kemi pasë diçka ma shumë. Po prapë, masi shpëtumë, na u duke ku me ditë çka. Tani mandej, e kemi pasë edhe një familje që jemi taku në autobus, edhe vendosëm me e marrë një tendë bashkë. Se i lirojshin, e fillunë me dalë njerëzit jashtë Maqedonisë. Fillunë organizatat me i dërgu njerëzit jashtë përmes aeroplanave. Edhe e gjetëm ni tendë. Tash kur e kujtoj, thom qysh na ka nxan krejtve me ni vend. Tenda qaq e vogël ka qenë. Na femnat, po menoj qikat… unë e kam pasë një shoqe tjetër, e ka pasë emrin si unë, Fjolla… dilshim mbledhshim qa mujshim, shtaga, drunjë… me e nxe zjermin për me u la… me kusija… i kem pas kusijat. Kishin bo njëfarë si ËC të improvizune, si tush-kabina të inprovizume. S’ka pasë kurgjo. U kanë e drunit, e u dashke me u la me kusi e me sene. Ajo ish kënaqësi, se ti kishe mundësi me bo qata. Tani mandej, një moment që unë nuk e kam përjetu po më kanë tregu, është se mami e gjet motrën në Stankovec, në qat vend. Edhe në të njëjtin moment ka ardhë edhe daja. Kur janë taku tre fëmijtë bashkë, ka qenë … gjithë m’kanë thanë që ka qenë çmenduni… kurrë në jetë nuk i kam pasë as mamin, as dajën, as tezen në qatë gjendje që kanë qenë ata. Kanë qenë të humbun, edhe në të njëjtën kohë me emocion që u takunë fëmijtë bashkë. Edhe pse nuk dishin gjo për familjen qa është tu ndodhë: babën e nanën që i kanë lanë në Kosovë. Aty, njifshim njerëz në Stankovec, edhe ni familje, kushëri të mamit, na e lëshunë vetëm neve një tendë, se ata shkunë për Spanjë, n’Malaga. Edhe vëllau jem, që e ka ditë anglishten shumë mirë, filloi me punu vullnetarisht me ni mjek. Na dojshim mos me u kthy në Kosovë. Na dojshim me shku jashtë në qatë moment, se babi thojke që nuk ka stabilitet për momentin në Kosovë. Po dalim jashtë, edhe mandej kthehemi në Kosovë pas ni kohe. Na pritëm që po na dërgojnë në Angli. Fillun njerëzit me u kthy me hi në Kosovë se trupat veq fillunë me hi brenda. Kemi nejtë në Stankovec nashta një muaj, nuk e di, a ma shumë. Edhe një mjek, qaj mjeku, i ka thanë vëllaut thuj familjes është një vend për Spanjë me aeroplan. Na veç jemi bo gati, edhe pse nuk dojshim shumë me shku në Spanjë, dojshim në Angli. Babi thojke, se unë s’kam ditë, unë fëmi. Edhe hypëm në aeroplan… mami – lot lot lot … nuk mujke me u ndalë se e la motrën tani. Edhe mjeku i tha: “ Po të premtoj që motrën ka me ta sjellë në Spanjë”. Mas ni jave, sa kemi qenë na në Spanjë, që kemi mbrri, e kanë dërgu motrën e mamit – tezen tem në Barcelonë. Na kemi qenë në Madrid. Moment emocional ka qenë kur kemi mbërri në Avila, qytezë afër Madridit… Me gazetarë, me vullnetarë, krejt kanë qajtë për neve. Na kemi qenë si të humbur. Na nuk kemi ditë emocione. Na u habitshëm pse po qajnë. Se na e kem përjetu, po ishim bo njësoj. Mësohesh me qat ndjenjën e frikës, ndjenjën e shqtësimit. Bohet mo njësoj. Edhe menjëherë e di që na kanë qitë në gazeta, në faqet e para. Populli spanjoll, edhe psa nashta nuk na kanë pranu, është politikë, po si popull janë shumë të dashtun, janë shumë të dhembshum, janë shumë mikpritësa. Sa njeri ka punu për neve vullënetarë, nuk di me përshkru. Kemi pasë grupin e vullnetarëve për gjithçka. Kemi pasë vullnetarë që kanë punu në kuzhinë. Kemi pasë vullnetarë që kanë qenë mjekë. Kanë qenë aq të organizum, edhe gjithë këtë e ka bo kisha. Kanë qenë shumë të organizum. Na kanë vaksinu. Na kanë kontrollu. Kemi pasë psikologë. Kemi pasë psikiatër. Kemi pasë përkthyesë. Plot përkthyesa. Kemi pasë vendin e lojnave. Kemi pasë edukatorë. Kemi pasë mësuesë të gjuhës. Po shqiptarët prapë kanë qenë të lëndumë, të shqetësume, kurgjo nuk i kënaqke. Edhe po na thojnë: “çka po doni?”. Kur e morën vesh që na e pijmë çajin, na e prunë çajin, e hapën një sallë të madhe, e prunë një TV gjigant për me i pa lajmet çka po ndodhë në Kosovë. Gjithmonë kur ka qenë koha e lajmeve, janë mbledhë krejt bashkë. Kanë pi çaj. Kanë pru cigare. Na kanë pru edhe cigare. Edhe në fund na e kanë pru hoxhën. E kanë hapë sallën e sporteve edhe e kanë kthy si në xhami. I kanë pru sexhadet, i kanë pru mbulesat. Çdo gjë na kanë pru veç për me na kënaqë neve. Mënyra se si na kanë pritë ata është e papërshkrueshme. Nuk ka koment. Unë kam qenë fëmi, po kam qenë e fascinume. Na kanë dërgu nëpër vende të ndryshme, për me i vizitu kush ka dashtë. Në fillim nuk na lejshin me dalë se nuk kishim dokumenta. Kështu që, spanjollët vishin te grilat. E kemi pasë krejt me grila rreth e rrotull. Ka qenë si një ndërtesë për fëmijët e braktisur. Ndërtesë shumë e madhe. Shumë dhoma ka pasë. Me gjithçka brenda. D.m.th. me psikologë me çdo gjë ka funksionu në qatë mënyrë. Edhe vishin spanjollët, edhe pse nuk dishim me folë anglisht. Nuk dishim me folë anglisht me ta, as spanjisht. Veq kqyrshin. Çdo ditë, na kqyrshin, na bishin sene me hanger, na bishin tesha. Ka pasë njerëz që mandej kur na lejunë me dalë shkumë i morëm dokumentat. Na lejunë me dalë. Shpeshherë na nalshin spanjollët me pyet kush jeni, a doni diçka, a keni nevojë për diçka. Gjithmonë na jepshin sene.
BG: Për Kosovë a keni ndëgju?
FD: Për Kosovë tash po. Mandej, në fund u murr vesh që kanë hi trupat. Edhe kur kemi ardhë, njëherë nuk na kanë tregu kurgjo hiq të familjes të mamit. Veç kanë thanë kemi shpëtu edhe u kry. Kur kemi ardhë tani në Kosovë – se na nuk dojshim me nejtë në Spanjë – na dojshim me u kthy në Kosovë, mami e babi e kanë pasë punën këtu. Edhe dojshin me u kthy në Kosovë afër familjes. Kur këmi ardhë këtu, kemi ndëgju histori të ndryshme: çka kanë hjekë, çka kanë pa. P.sh. qika e dajës ka pa kufoma, i ka shpëtu granatës. Kushërina ka ra në granatë. Ose një kushëri tjetër, që kanë tregu, ja kanë pre kokën. I kanë lëvizë prej vendit në vend. Ja kanë lanë trupin afër kokës, sepse ai ka dashtë me nejtë brenda në Podujevë. Nuk ka dashtë me lëshu vendin. Ata e kanë masakru. Tjera storie që i kanë tregu është se gjithkund kanë pa njerëz të vramë, nëpër tokë. Kanë jetu në traktor. Kanë jetu në ftoftë. Është dashtë gjithë kohën me lëvizë. Tregimet e tyne janë shumë të dhimbshme.
BG: E në ty personalisht, çfarë efekti ka lufta? Çfarë efekti e vëren në jetën e përditshme tash?
FD: Unë gjithmonë e kujtojë luftën, pa marrë parasysh që shumë vite kanë kalu. Edhe pse kam qenë fëmi, unë mendoj që pak kam qenë ma e traumatizume. Tash, normal, mësohesh me atë ndjenjë. Sa herë që fillon kjo zhurma që lëshohet alarmi, menjëherë më shqetëson jashtëzakonisht shumë. Nuk e du atë zhurmë se qajo ka qenë gjendje lufte. Ka tregu gjendjen e luftës. Edhe unë kam qenë në Prishtinë deri sa e kanë lëshu alarmin edhe gjatë luftës. E kur i ndëgjoj, çdo njeri ka tregime të ndryshme. Dikush ka mbetë në Prishtinë gjatë gjithë kohës, nuk ka dalë, nuk e ka lëshu vendin. Dikush ka dalë në Shqipni, po mendoj, familja e babit ka dalë në Shqipni. Ata kanë qenë shumë ma stabil. D.m.th. kanë jetu nëpër vende të ndryshme të Shqipnisë. Shqiptarët i kanë trajtu shumë mirë. Çdo gjë ka shku mirë. Ka pasë përjetime të randa. Ama kah ana e Podujevës kanë vujtë ma shumë. Iu ka ra me shku gjithkah për me shpëtu. E unë thom që edhe pse jom mundu me kriju shoqni me serbë, e jam mundu me punu me ta edhe mas luftës, gjithmonë diçka më ndalë për me kriju shoqni me ta. Nuk kam besim komplet te serbët si nacionalitet. E nashta qekjo është trauma që e kam prej luftës. Derisa vëllau jem që nuk e ka përjetu, nuk e ka atë ndjenjën e njëjtë. Mendoj që gjeneratat e tjera që kanë ardhë, është shumë ma lehtë me tejkalu gjithçka për ta. Falemnderit.