Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Merita Shala

Admin22023-01-30T20:46:55+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Merita-Shala.mp3

Intervistuesja: Përshëndetje Meritë.
Merita Shala: Ç’kemi.
Intervistuesja: Po ja nisim pra prej kur u përkeqësu situata? Ku je kanë? Sa vjet? Çka mban mend prej asaj periudhe? Çka të ka prek më së shumti?
Merita Shala: Fillimi i luftës për mu ka qenë… veç ideja që është luftë tmerri më i madh që kam mund me e përjetu emocionalisht, shpirtnisht. Veç e di që jemi mbledhë në dhomën tonë të fjetjes. Na jemi kanë 24 anëtarë. Përpos këtyre 24 anëtarëve në dhomën tonë të fjetjes, janë kanë edhe të axhës edhe të familjes ma të gjerë. Edhe, se di qysh na kanë zënë ajo dhomë edhe se di qysh kemi mund me mbijetu. Veç e di që u kanë ankth, u kanë stres sepse paramilitarët serb kalojshin përmes Drenasit me shku tek Jasharajt në…
Intervistuesja: Prekaz.
Merita Shala: … në Prekaz. Kështu që, e di që axha i im na ka mbledhë në dhomë që me mund me kanë afër njëri tjetrit edhe mos me u largu kerkush. Edhe e di që sa herë kam stres më rrok shumë barku edhe bark qitja. Edhe ka qenë edhe një presion tjetër që u dashke me u majt që nuk guxojshim as me dal jashtë. Përndryshe, jemi kanë veç gra edhe fëmijë të jemi të qartë, sepse burrat janë largu në bjeshkë, në mal, e kemi pas malin afër. Edhe e di që edhe axha i im janë fshehë në stoqet e sanës në fshat qysh i bëjmë edhe e di që u kanë një natë tepër e gjatë. Kemi fol me fëmijët, me njëri tjetrin. Më kujtohet Besniku djali i axhës, ai u kanë më i afërti. U mundojshim me e kalu frikën tu fol, tu bë llaf edhe e di që veç pritshim kur po kërcet lufta. Kur po gjuajnë, kur po ndodhë diçka e tmerrshme. Se ajo periudha u kanë kur ndodhi edhe tek sulmi i familjes së Adem Jasharit. Kështu që, për mu veç ideja që është luftë u kanë terrorizuese se gjithmonë e kam lidhë luftën në Bosnje edhe në Hercegovinë edhe veç ideja që mundet me kanë luftë, e kam ditë që ne asnjë s’kemi me pshtu të gjallë. Kështu që, ka qenë momenti i fillimit të luftës më i tmerrshmi edhe fundi i luftës. Domethënë, unë i kam pas këto dy momente më të vështira se sa përjetimet mandej që i kam pas gjatë kësaj periudhe, prej fillimit feri në përfundim të luftës.
Intervistuesja: Pasi që ka ndodhë te familja Jashari, kur keni fillu me dëgju krisma ose kur e keni lëshu shtëpinë ose çka ka ndodhë gjatë asaj periudhe?
Merita Shala: Masi ka ndodhë te Jasharajt, ne jemi kanë në një fshat afër bjeshkës. Edhe mandej, ka qenë një ditë ku paramilitarët serb ja kanë… kanë mësy fshatit me ardhë te na, edhe e kujtoj shumë mirë kur babëgjyshi im… kurrë s’kam mund me kuptu pse e ka pas aq të vështirë me ikë prej shtëpisë edhe pse duhet me e lënë shtëpinë edhe me u largu prej shtëpisë edhe me shku me një vend të sigurt. Por, mandej e kam kuptu që ka qenë i lidhur prej shtëpisë sepse ka sakrifiku shumë me e bë atë shtëpi edhe për njerëzit të cilët kanë kujtime, kanë histori, emocione ndaj kul… shtëpisë, kultit e kështu me radhë, me ia kthy shpinën është diçka shumë e madhe. Por, ndoshta ne si fëmijë nuk e kemi pas këtë mendim edhe e di që të fundit kemi dalë prej fshatit, edhe u kanë një moment tepër i vështirë kur na i kemi pa autoblindat shumë afër edhe u dashtë me thënë: nënë ec ikim, nënë qu shkojmë, babush ec ikim. Edhe atë herë babëgjyshi im na ka thënë… se pa na thënë ai, u kanë kryefamiljari e asnjëherë nuk kemi lëvizë edhe e di që atë herë ka thënë: qonu po dalim prej shtëpisë se na kanë zënë, erdhën. Edhe e kujtoj shumë mirë se u kanë ankth, edhe veç jemi kap prej njëri tjetrit. Secili kemi vrapu edhe…
Intervistuesja: A keni mbërrijë me marrë diçka me vete?
Merita Shala: Na e patëm lënë gjithmonë një traktor edhe kena pas një prekolicë. Se jemi kanë 24 anëtarë edhe për neve gjithmonë u kanë kjo, stresi i mbijetesës edhe ushqimit. Kështu që, na kemi pas aty edhe ushqim por, kemi pas edhe batanije edhe çka do qoftë. Ka qenë sikur prilli, një lloj lagështie, fillimi i pranverës edhe e di që kemi hip në traktor edhe kemi dal në një katund afër Bajincë, Gryka e Bajnicës. Edhe kurrë nuk e harroj aty në traktor… se gjithmonë luftën sa herë ka pas kësi lloj momenti, krize ose sulmi, tu ka shtu një lloj apetiti me hëngër. Edhe kurrë nuk e di veç e kam pa një tegëll pestil aty i kumbullave, edhe e pata marrë edhe e ngjyjsha me gisht a e din edhe prej tutës edhe prej presionit edhe knej tu hëngër. Edhe e di që iu kemi bashku turmës tjetër të cilët shkojshin në katundin tjetër. Edhe mandej, kur jemi shku te ajo pjesa, jemi kanë si në ballë me Ferronikelin. Ferronikeli është kanë i mbushur me serb. Në njërën anë gjuajshin, bombardoshin, krisma të mëdhaja edhe na jemi kanë si në një lloj bregu krejt njerëz me vetura, me prekolica të traktorave në atë kohë na që i kemi pas. Edhe fëmijët të strukur në vende të…
Intervistuesja: E ku u vendosët në fshatin tjetër?
Merita Shala: Jo, na jemi vendos… na jemi kanë komplet në rrugë. Edhe më s’kemi ditë as kah me shku anej, as këndej. Jemi kanë në mes. Edhe synimi i pushtuesit u kanë ajo Gryka e Bajnicës sepse ajo pjesa u konsideru se janë ushtarët e UÇK-së edhe mandej, kanë vazhdu me gjuajt në atë drejtim të Bajincës. Edhe mandej, na kemi lëvizë prej aty, prej asaj pjese edhe kemi dal më në lug për shkak që kemi qenë të rrezikuar prej bombardimeve. E di që kemi qëndru tërë ditën aty. Krejt banorët e atij fshatit janë kanë po në breg derisa janë ndalë bombardimet. Mandej, jemi kthy në shtëpi. Është shumë… ka momente shumë, kur jemi largu prej shtëpisë por, kisha dashtë me e nda edhe një moment tjetër. Kur… e ajo dita më e vështirë e krejt luftës u kanë sepse na jemi bombardu 24 orë prej serbëve, në bjeshkën tonë Kosmaqi. Edhe aty domethënë, na kemi ikë prej shtëpisë. Unë jam kanë tu e lexu një libër. E kemi pas një bibliotekë në dhomë, edhe e di që të shtëpisë nuk e kanë kontrollu komplet shtëpinë edhe se di qysh kam… nuk i ka nij edhe kanë lëvizë për bjeshkë edhe me dal me ikë. Në ndërkohë nëna ime më ka gjet në dhomë edhe ajo u kanë e fundit që i ka marrë edhe lopët me veti edhe i ka zgjidhë që mos me mbet aty ku janë në stallë të lopëve. E di që unë edhe nana ime jemi kanë të fundit. Edhe kur jemi nisë me shku për skaj të bjeshkës, e kujtoj si sot, u kanë një breg edhe sa herë që kalojë andej se shpesh bëjmë piknik ose dalim në bjeshkë, më kujtohet ajo ngjarje. Edhe u kanë si breg, edhe aq shumë gjujshin saktë me autoblinda, sa që plumbat e tyre kur arrijshin në tokë, e qojshin shumë pluhur sa nuk e shihja… edhe në një moment nëna më ka kap edhe ka thënë: hajde po hyjmë në një shtëpi të një bashkëfshatari aty afër bjeshkës, se po donë me na mbyt, se ka pas gjuajtje të tmerrshme. Nuk e di, qysh kemi pshtu. Edhe ia kam… e kam ngrehë nënën: jo se na dhunojnë, jo se na dhunojnë. Domethënë, aq e vogël e kam pas këtë frikën e madhe të dhunës edhe pse unë jam kanë 13 vjeçare. Edhe e di që kemi kapërcye shpejt edhe me shku te turma tjetër. U kanë bregu poshtë, edhe e kujtoj që vazhdimisht kanë gjuajt serbët. Kanë gjuajt, kanë gjuajt usht… Kosmaqi është bombardu është gjuajt, granatat. Filluan njerëzit aty me u plagosë. Unë e kam djalin e axhës, i vetmi është prej pesë motrave, ai është djalë hasreti. Përndryshe, axha është i zhdukur, doktori i parë i UÇK-së, edhe e di që lokja gjyshja ime e ka dashtë… krejt neve por, ata më shumë për shkak të historisë edhe gjendjes të cilën është. Edhe e mbulojke qashtu me dimija edhe e shtinte përfundi që mos me e rrok ndonjë plumb. Edhe në një moment, dikush afër gjyshes time dhe atij u plagos. Edhe sa ankth u kanë edhe sa frikë edhe sa tmerr për neve si fëmijë me i përjetu gjithë ato bombardime. Nuk mundesh me e marrë me mend çfarë krisma sa që na krejt i mbyllshim veshët. Domethënë, granatat që binin afër nesh, plumba edhe gjithçka tjetër, kurrë, kurrë pa ndalë. Edhe e di që e pata qel kështu dheun, edhe s’paku ia bëra një vend kokës kështu me e shti që mos me më rrok në kry ndonjë plumb ose diçka.
Intervistuesja: Çka ka ndodhë me personin e plagosur?
Merita Shala: S’ka pas ndihmë ai. Vetëm ndihmë prej njerëzve të tjerë. Është menaxhu përmes teshave, rrobave që i kanë pas njerëzit e tjerë. Kështu që, nuk ka pas ndihmë aty kurrfare. Aty jemi kanë domethënë, të rrethakuar prej tri anëve. Edhe aq shumë është bombardu ajo bjeshkë sa që e kujtojsha babëgjyshin tim që thojke: hej, s’ka lënë cep, në jetë kurrë Kosmaqi s’është bombardu aq shumë. Po, çka është interesante që halla ime tash e ndjera, u pat qu njëherë a e din, veç me këqyrë ku janë, a janë afër? Çka po ndodhë me fshatin? Se ia filluan me i djegë shtëpitë. Me i marrë… s’ka pas edhe njerëz nëpër shpia edhe me na u afru turmës neve. Jemi kanë ndoshta 100-200… 2-300 vetë supozoj. Edhe ia bojshim: le mo ulu, ulu se na bane sherrin. A e din domethënë, se na nuk e dishim a e kanë dijen që na veç jemi këtu, a po mendojnë që na kanë vrarë. Edhe gati krejt pasdite e kujtoj, tre-katër pasdite domethënë, aq ka pas domethënë, gjuajte të mëdhaja, erdhën serbët na rrethakuan. Është interesant me thënë, nuk e di pse njerëzit dëshmitarë po unë e vogël edhe ka njerëz të tjerë që munden me e dëshmu edhe te Gjykata e Hagës ose kudo qoftë tjetër. Kur ata ushtarë serb, janë kanë të veshur me tesha të UÇK-së. Edhe gjyshja ime e ndjerë pat thënë, kur i ka pa UÇK, edhe i pat thënë: o bravo, na shpëtuat. Ata domethënë, kanë fol serbisht edhe kanë kesh, e kanë kuptu. Edhe, e di që motra ime ka kesh edhe e patën shtramu (imitu) edhe aty u kanë një moment edhe i sikletshëm. Por, edhe na tu mëndu që çka po ndodhë? Mandej, kur i kemi pa që secilin prej nesh po na marrin, po na rrethakojnë edhe janë xhandarmëria serbe. Domethënë, shumica janë kanë me uniforma të UÇK-së. Domethënë, serb po që i kanë vesh uniformat e UÇK-së. Pse e them këta? Është edhe edhe një dëshmi tjetër kur gjyshi im i cili tashti… se këta na kanë marrë neve, na kanë lokalizu te toka afër shtëpisë tonë. Domethënë, na kanë qu me një… afër shtëpiave, me një fushë, krejt u kanë një muri në mes të shtëpisë tonë që e ndanë një fushë pak më e madhe edhe shtëpia të tjera afër. Neve na kanë lokalizu aty. Mandej, këta kanë hy këmbësoria nëpër bjeshkë. Çdo cep të bjeshkës domethënë, e kanë… e kanë kontrollu. Edhe e kujtoj, babëgjyshi im pat thënë që folshin shqip edhe ndonjë fjalë thirrshin “Zosh” por, emër shqiptarë për shembull, o Isuf ose një tjetër. Edhe tu mëndu që ti je… është ndonjë shqiptarë ata kanë dal serb. Domethënë, ajo u kanë strategjia tjetër e tyre. Edhe e di që edhe babëgjyshi im ish pas mshe… në shkurre ish pas fshehë. Edhe e di që ka pas njerëz të tjerë të cilët… babëgjyshi im thotë para syve i kanë vra. Domethënë, kanë dal me idenë që janë shqiptarë por, mandej i kanë gjuajt edhe i kanë vra. Po çka kujtoj tjetër është që në momentin…
Intervistuesja: Çka ndodhi mbas… mbasi që erdhën xhandarmëria edhe iu morën?
Merita Shala: Neve na morën. Por, tashti e kemi pas kjo pjesa e bregut edhe ajo rreth bjeshkës. Tash në momentin që kemi dal na në breg është momenti më i vështirë në jetë që e kam përjetu. Edhe na i kemi pa rrugës prej shkollës edhe deri poshtë djem, burra krejt me duar mbrapa. Edhe unë tërë kohën u tutsha mos është vëllai im a axha im apo dikush tjetër. Edhe krejt tu kajtë ashtu tu bërtit fëmijë, gra edhe… edhe nuk mundeshim as me kontrollu vetën. A e din tash, veç thosha kush është. Edhe e di vëllai i im është pak më i vogël se unë por, u kanë pak më i gjatë se unë edhe ia bojsha zvogëlohu, zvogëlohu se të marrin edhe ty a e din. Unë thosha zvogëlohu a e din. Mundohu me gërrbavë se thosha ti je djalë edhe kanë me të marrë. Por, nom nuk e morën a e din vëllaun tim. Neve tash na sistemuan. Na i kena kalu krejt ata njerëz të cilët janë kanë që i kanë zënë krejt burra e djem edhe na i kena kalu andej. Edhe neve na kanë lokalizu aty te shtëpia ime që e përmenda më herët. Edhe këta tash i kanë marrë krejt i kanë dërgu në stacionin policor në Drenas. Edhe mandej, na jemi shku të shtëpia. Kur jemi shku aty te shtëpia u kanë ftohtë edhe jemi mundu te ajo hapësira, jena mundu me kallë zjarr me u nxe. Edhe gjyshja ime ka thënë: u bo çka u bo, unë kam me hy në shtëpi edhe me i marr jorganët. Edhe veç me… ajo jorganët veç me i marrë edhe i gjujt se aq afër. Edhe unë me çikën e axhës edhe me gjyshen kena shku. Edhe e di se gjyshja ime i ka marrë edhe teshat e motrës që u kanë ushtare e vrarë edhe qetash e ka përvjetorin e vdekjes, edhe i pat shti në kaçak edhe i pat kallë. Se u pat tut se neve munden me na zënë apet këndej edhe me i pa edhe me na masakru.
Merita Shala: Edhe na kemi ndenjtë domethënë, një periudhë te ai bregu qashtu të stresuar. Nuk kemi guxu as me lëvizë për në Drenas, as me shku për diku tjetër. Se neve na kanë lënë aty edhe na kanë thënë mos lëvizni prej këtu. Edhe pa u bo terri domethënë, ka ardhë dikush prej serbëve edhe na ka lajmëru neve. Na ka thënë ikni sa më shpejt prej këtu se kur të vjen ndërrimi tjetër ju masakrojnë se është natë edhe nuk dihet çka ndodhë. Edhe veç na kanë thënë lëvizni prej këtu edhe dilni kah qyteti andej kah qendra. Edhe na normalisht, kemi dal kah qyteti, kemi lëvizë domethënë, prej katundit tonë. Goxha kemi ec qashtu edhe kemi shku. Na kemi shku në Shtrubullovë te Vernict. Atje jemi shku, tani jemi vendosë në shtëpia të njerëzve, familjarëve që i kemi njohtë. Kështu që, jemi vendosë disa ditë aty. Përndryshe kjo u kanë një ndër…
Intervistuesja: A ka qenë më qetë atje?
Merita Shala: Po, se aty u kanë edhe afër qendrës së Gllogocit edhe u kanë më qetë. Se synimi i tyre u kanë më shumë bjeshka, mali, katundet përreth bjeshkës.
Intervistuesja: Ok. Çka ka ndodhë mandej, mbas vendosjes aty?
Merita Shala: Mbas vendosjes na e di që kemi ndejt me një shtëpi. E di që me një syngjer kemi fjet tetë veta. E di që s’kena pas çka me hëngër edhe ata bukë që na u jepke e lyjshim me lëng të turshiave. E përndryshe, u kanë buka më e mirë edhe më e shijshme që e kujtoj, a e din. Thua nganjëherë me pas mundësi qashtu me hëngër aq shijshëm që na ka ardhë. Dhe më kujtohet vetja, në atë kohë pak a shumë u mundoshim na si fëmijë me bo hajgare edhe me këndu këngë me bo karaoke edhe unë e kam dashtë Adelina Ismajlin shumë. Edhe e di që kur e këndojsha: “Jo, jo o papak me mu dredhina s’ka…” edhe tash… mandej, aq e imitojsha mirë sa që u kënaqeshin fëmija e tjerë tu u argëtu. Domethënë, që kjo u kanë para se me lëvizë edhe me shku në Berishë. Që edhe ajo u kanë një ankth tjetër, për shkak që na u dashtë me lëvizë prej Shtrubullovës me kalu rrugës nëpër Vukovc, me dal në Berishë. E aty u kanë komplet natën. Policët janë kanë të vendosur në Komoran, në ndërkohë edhe në Llapushnik. Edhe na jena kanë ne mes. Por, e kemi pas urdhrin që nëse veç lëvizin me vetura ose nëse një fëmijë qanë me ja mshelë gojën edhe ajo u kanë një ankth se goxha shumë tërë natën domethënë, kemi udhëtu për me shku deri në Berishë, në një vend më të sigurt. Edhe pse, edhe atje kemi pas tepër shumë bombradime, na rrethuan në katër anët ushtria serbe. Përsëri bomba, përsëri njerëz të plagosur, përsëri domethënë, djegie të shtëpiave. Na larguan prej atyre shtëpiave. Dolëm krejt komplet në bjeshkë. Në bjeshkë ke një jetë tjetër për neve se na s’jemi pas mësu me jetu shumë bjeshkë. Edhe mandej, u dashtë me u sistemu, me e bo një tendë. Me kërku ushqim se s’kishim ushqim. Me dal axha im në tre-katër katunde me gjet pak miell. Me kursy ata miell, me hëngër ma pak se sa që mundeshim me hëngër. Edhe atje u kanë një torturë deri në përfundim të luftës na ka ra me nejt. Por, bajagi u kanë vështirë kështu që, mbijetesa… Ka pas shumë momente të vështira po, se di u kanë kjo solidariteti. Kjo empatia me njëri tjetrin, dashnia që e kemi pas edhe forca që e kemi gjet për me mund me u largu edhe mos me pa diçka hala më të tmerrshme. Sepse njerëzit kanë vuajt edhe na personalisht kena vuajt por, nuk janë kanë… domethënë, u kanë komplet ankth edhe stres edhe rrezik. Domethënë, se ke ditë kurrë çka të pret brenda natës ose brenda ditës ose… Gjithmonë e ke mëndu që sot, nesër edhe ki me vdekë. Veç ideja që je në luftë edhe s’ke mund me lëvizë kurrkund. Gjithmonë kemi mëndu që po e shohim njëri tjetrin për herë të fundit, ose kur kemi kanë shumë afër me ushtarë serb, gjithmonë jemi kanë të rrezikuar, apo të mbyt tash, apo të mbyt tash. Kështu që, përnime qajo krejt na ka lënë pasoja edhe tash kur e kujton a e din prej një perspektive tjetër thu, qysh kemi mund edhe me mbijetu edhe psiqikisht. Sepse nganjëherë, veç ideja që janë serb, agresorë, të terrorizojke psiqikisht.
Intervistuesja: Domethënë, ju jeni kanë në Berishë derisa ka përfundu lufta. Mandej, jeni kthy prapë në fshatin e juaj, po supozoj?
Merita Shala: Kur përfundoj lufta, na jena kanë të vendosur në Lladrovc te dajët e gjyshit. Kur kemi shku atje, atje ka pas shtëpija e mirë e madhe, ushtarë shumë. Menduam që dolëm në Xhenet. Bile thoshim qashtu erdhëm a e din në Xhenet. Këtu është shpëtimi a e din s’na gjen kërkush se Malet e Berishës u konsiderojshin më të sigurta edhe na: uaa! A e din, goxha njëfarë llufti sigurie mandej, kishim çka me hëngër. Tërë kohën kemi pas mish e sende. Gjë që vuajshim këndej edhe nuk zgjati shumë, sepse ushtria veç filluan me targetu, sepse ka pas tepër shumë njerëz që janë strehu në Berishë, ekstrem shumë. Nuk e di a kanë statistika por, e di që ka fotografi edhe ka njerëz të katundeve përreth që janë strehu në Bjeshkët e Berishës. Edhe e di që një natë na ka gju NATO-ja gabimisht supozoj, edhe e di që jemi kanë flejt. Domethënë, krejt xhamat e shtëpisë janë thy. Krisma u kanë aq e madhe sa që veshët na u ka shurdhu. Edhe na kemi ecë nëpër xhama edhe me dal jashtë. Se na menduam që serbët. Edhe e di që babëgjyshi im edhe gjyshja edhe krejt këta, tu u bo bashkë edhe tu prit çka po ndodhë. Edhe në ndërkohë NATO-ja e ka… Na nuk e dishim as çka është një dritë ndriçuese. Edhe na veç u shtrëngoshim kur po na mbysin, kur po na mbysin. Por, se kemi pas dijeninë që janë prej NATO-s. Edhe direktivat ndoshta të NATO-s janë kanë gabimisht edhe na e kemi pësu. Por, për fat domethënë, nuk ka pas njerëz të vdekur. Janë kanë dy brega që ato predha që kanë ra krejt u kanë gropa e madhe. Në ndërkohë, ka pas asi raketa hedhës të vogla që nuk kanë shpërthy edhe sa ironike është edhe sa s’kemi qenë në dijeni që ato mundem me qenë rrezik tepër i madh për njerëzit të cilët janë aty edhe i prekin. E di që na i patëm marrë do me vete, i prekshim. Dikush edhe ka lujt me to pa dijeni, sa që dikush i afërt i familjes time, të hallës tem kur e ka pas me vete edhe në momentin që u çliru Kosova. Edhe NATO-ja, kur na ka marrë ushtria e NATO-së neve, edhe kur ja kanë pa, a beson e patën bo shumë alarm edhe e patën lokalizu vendin: shpërthim, shpërthim, na tu mos ditë çka. Domethënë, unë mendoj që u kanë një fat prej Zotit që na shpëtu edhe në mungesë të dijes sonë që për shembull, me lujt me objekte të rrezikshme, pa ditë që munden me kanë kërcënim për jetën tonë. Edhe na tani pas dy, tri dite mendoj, që erdhën poli…. domethënë, ushtria serbe u afruan afër fshatit edhe na u dashtë me u largu. Edhe kur jemi largu, jemi largu si papritmas, s’kemi pas shumë sende ushqimore, as veshmbathje me vete se nuk e kemi mëndu që na gjejnë edhe në Lladrovc. Edhe e di që unë e nëna, dikush tjetër çika e axhës time, vëllai im jemi kthy me marr sende. Dhe në momentin… në mëngjes, kur jemi kthy me marrë për shembull, shporetin për me bo bukën edhe do sende ata serbët veç ishin kanë në fshat. Edhe tepër shumë afër ishin kanë, sa që neve na kanë ndijë tu lëvizë edhe ja kanë nis me gjuajt, me gjuajt. A beson krejt u pat shpu ky traktori me ato mbajtëset edhe shporeti aq shumë që na kanë gjuajt edhe na fatbardhësisht shpëtuam krejt. Edhe u vendosëm në bjeshkë. Kështu që, në bjeshkë vazhdimisht edhe e dishim kur është koha kur vinë, ndërrohen. Kur bëjnë bombardime tërë kohën, edhe në bjeshkë qashtu u kanë domethënë, kah fundi kjo pjesa më e frikshme. Ajo fillimi dhe fundi i kujtimeve që unë i kam. Aq shumë kanë gjuajt në bjeshkë sa që u plagosshin njerëzit, bërtitshin fëmija. Na jemi kanë afër përroit të thatë, e kujtoj edhe kur pritshim me marrë ujin, gjithmonë nëna edhe të tjerët me këtë frikën edhe dikush me neve që, nëse ndodhë diçka shtriju, a e din tërë kohën e kemi pas që veç shtrihu në tokë. Edhe unë me motrën time kah fundi e patëm bo krejt rrethi qeshtu rrëkeja u kanë, na e patëm bo një vend krejt si gropë a e din tu mëndu që aty mundemi me shpëtu. Edhe si trupin tonë krejt e patëm gdhend. Që në momentin që bike ndonjë diçka na shkonim aty. Edhe unë e di që aty u kanë tmerri më i madh që kena përjetu se jemi kanë të rrezikuar prej bombardimeve të shumta. Jemi kanë të rrezikuar në mungesë të ushqimit edhe jena kanë të rrezikuar në katër anët. Edhe mos me pas përfundu lufta edhe tri-katër ditë me pas ndenjtë aty na ndoshta buke s’kishim pas me hëngër, ose me pas vazhdu me ato granatime aq të ashpra. Njerëzit veç, veç… s’ka pas mjek që me i trajtu, nuk ka pas medikamente, nuk ka ushqim. Edhe kërcënimi më i madh që iu ka bo, plus numër i madh i njerëzve domethënë, u kanë që më s’ke pas, nuk ke ditë as kah me shku, se në krejt pjesët je i rrethakuar. Po shyqyr, lufta tani përfundoj edhe mandej, mezi pritshim me u kthy në shtëpi. E di që derisa zbritshin poshtë njerëzit, na me gjësende në atë prekolicën e traktorit edhe krejt mi sende ashtu si fëmijë të lumtur. U kry, liria erdh. Kur i patëm pa ushtarët e NATO-së u kanë momenti më i gëzueshëm në jetë edhe tu u përqafu edhe tu bërtit edhe tu u kënaqë. Por, tani kur erdhëm në shtëpi normalisht, nuk u kanë një vend i sigurt. Ka pas shumë shiri… janë kanë serbët e përqëndrum në shtëpinë tonë. Kështu që, ka pas shumë shiringa, injeksione, droga që i kanë përdorë ata e i kanë gjuajt. Edhe na si fëmijë u mundoshim me e pastru shtëpinë tonë pa hy dikush ndoshta edhe me këqyrë se mos ka mina apo mos të rrezikohet jeta e dikujt, mos po shpërthen diçka. Po, veç ideja që u kry lufta edhe tash je në shtëpi tënde. Asnjëherë, nuk i kena mëndu këto rreziqet e mundshme që mundemi me i pas pavarësisht asaj. Sepse ka pas shumë vende të tjera, ndoshta edhe në fshat temin ose edhe në vende të tjera ku njerëzit për shembull kanë ra në mina si pasojë që njerëzit e tjerë nuk kanë kontrollu më së pari vendin për me mund me kanë i qasshëm edhe për të tjerët.
Intervistuesja: Po shtëpia nuk është djegë?
Merita Shala: Jo, po komplet. Shtëpia, oda krejt domethënë, komplet. Edhe bile, bile te… hala e kemi pas deri vonë të shkruar te kjo pjesa e murit në oborr “doktor”. Se shtëpia e doktorit, axha im i zhdukur kështu që, e kishin pas shkruajt. Tash ku e kanë ditë nuk e di, a kanë gjet diçka që e kanë ditë që është doktor por, po. Janë djegë krejt sendet, kujtimet, foto, libra. Librat e axhës tim që u kanë gjithçka tjetër. Bile katër mijë kilogram miell janë kanë në shtëpi, se babëgjyshi im gjithë… na kemi mbajt edhe refugjatë dhe gjithmonë u kanë… u tut që kena me mund me mbet pa bukë. Po, na ato nuk kena mund me i bartë me vete se edhe shumë miell 100-200 kilogram, se ku tjerët me hyp… me mund me lëvizë në vendin tjetër. Kështu që po, shtëpia edhe gjithçka tjetër.
Intervistuesja: Qysh e mbanë mend fshatin në përgjithësi, jo veç shtëpinë e juaj? Qysh është duk? Bari? A ka pas kafshë?
Merita Shala: Kafshë të ngordhura edhe në oborr timin sa që era të mbytke. Bari, shtëpia të djegura, era tym. Te na bile, na kur jena shku hala ish kanë tu u djegë edhe mielli. Ka marrë kohë ndoshta ata më shumë. S’po di, zymtësi, njerëz të dëshpëruar, njerëz të nxirë në fytyrë, njerëz të lodhët fizikisht, shpirtnisht. Sepse njerëzit kanë vuajt ndoshta edhe për ushqim. Nuk kanë pas mundësi me mbijetu edhe me pas luksin ndoshta. Edhe unë thashë edhe më herët na u dashke me marrë me ujë të turshiave me hëngër bukë. Kështu që, prej një fshati që ka pas gjallëri, komplet një fshat i shkatërruar. Komplet fshati i jonë, nuk e di a ka shpëtu ndonjë shtëpi a jo. Komplet u kanë i djegur. Nuk ka pas cep… shkolla e djegur, s’ka pas vend, cep pa u djeg. Domethënë, u kanë një imazh që nganjëherë them nuk kemi pas mundësi ndoshta me fotografu por, tash kur e shoh luftën ne Ukrainë ma ngjallë atë imazhin e rrugëve me gjësende, bandera të kallt të rrymës, me traktora, me vetura. Një kombi që e kemi pas na qashtu të djegtë. Kjo u kanë ai imazhi që na e shohim tash edhe në vendet të tjera, kështu shtëpi komplet të shkatërruara edhe të djegura.
Intervistuesja: Faleminderit shumë Meritë.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Branko

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Branko.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni? I Intervistuari: Mundem. Quhem Branko. Jam jetuar në... hmm, në Ferizaj, 21 vite. Intervistuesi: Po. I...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonim-4-_2_.mp3 Anonim 4: Po, jom kanë të nana në Podujevë jom kanë. E mas dy dite me të 29-tin i...

Read More

Valbona Azizi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Valbona-Azizi.mp3 Intervistuesja: Okay. Përshëndetje Valbona, falemnderit shumë që ke pranu me fol me mu. Qysh ta shpjegova pak ma heret...

Read More

Alban Radoniqi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Intervista-me-Alban-Radoniqi.mp3 Intervistuesja: Orhidea Humolli E intervistuara: Alban Radoniqi   O.H.: Qysh e kishe përshkru periudhën para se me fillu lufta? A: Përshëndetje. Unë jam...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Interview-012.mp3 Intervistuesja: Çfarë mbani mend nga periudha e para luftës? E intervistuara: E mbaj mend fëmijërinë time nga periudha e para...

Read More

Lumnije Dauti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lumnije-Dauti.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Lumnije Dauti (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, LD= Lumnije Dauti   BG:  Para se me fillu lufta qysh e kujton...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonime-1.mp3 Anonime 1: Në moment kom vendosë. Intervistuesja: Me kon jeni kanë? Anonime 1: Unë, unë isha me nuse edhe nipin edhe...

Read More

Gordana Đorić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Gordana-Djoric-.mp3 Intervistuesi: Na thoni diçka për veten. E Intervistuara: Unë jam... quhem Gordana Gjoriq nga Llapnasella, i kam 62 vjet. Me...

Read More

Driton

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Driton.mp3 Intervistuesja: A po ja nisim prej kur ka bombardu NATO? Driton: Prej kur ja bombardu NATO po ja nisim. Me...

Read More

Ljubinka Milić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Ljubinka-Milic.mp3 Intervistuesi: A mundeni fillimisht të prezantoheni? E Intervistuara: Po. Unë jam Ljubinka Milliq, pensioniste nga Graçanica. Intervistuesi: Më vjen mirë. Na...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org