Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB (ALB)
    • SRB (SRB)
    • ENG (ENG)
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB (ALB)
    • SRB (SRB)
    • ENG (ENG)

Anonim

Admin22023-01-30T22:12:54+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Interview-010.mp3

Intervistuesja: Çfarë mbani mend nga periudha e para luftës?
I intervistuari: Epo, më kujtohet një kohë e mirë ku të gjithë ishim gati… kishim të njëjtat të drejta. Shoqëroheshim, dilnim, shëtisnim… në rrugën kryesore të Prishtinës, korzoja ku është. Aty ku të gjithë shqiptarë e serbë ishim njëjtë. Jemi shoqëruar, takoheshim, pinim kafe së bashku. Një pjesë e periudhës ku vërtet… jetonim mirë, ia kalonim mirë.
Intervistuesja: Dhe çfarë mbani mend nga periudha e luftës?
I intervistuari: Epo, periudha e luftës, ku ta di. Disi si në mjegull. Kohë shumë e ashpër, qyteti bosh. Pa drita, shkret gjithçka rreth teje… një situatë e pakëndshme për vetë njeriun, siç thonë ata. Sepse ne nuk e prisnim këtë, as nuk e dinim se çfarë na ndodhi, e kështu.
Intervistuesja: A ju kujtohet momenti kur u desh ta lëshonit banesën tuaj?
I intervistuari: Paj, po. Atë ditë ne… unë kam qëndruar në banesë deri më 28 qershor. Më erdhi një fqinj shqiptar dhe më tha të largohesha në fshat për disa ditë dhe se kjo do të kalojë për disa ditë. Mirëpo, kanë kaluar njëzet vjet që kur nuk mund të kthehemi më në Prishtinë. Tani jemi buzë Prishtinës, buzë qytetit. Edhe pse, sot jetojmë një jetë shumë më të bukur, siç thonë ata, dhe kemi liri dhe rehati më të madhe. Qyteti si qytet edhe këtu në Çagllavicë dhe jemi të rrethuar me shqiptarë, por ne kemi një marrëdhënie po aq të bukur me fqinjët tanë ku të gjithë shoqërohemi dhe e përshëndesim njëri-tjetrin, e kështu.
Intervistuesja: A mendoni se njëzet e ca vite pas luftës ne mund të ndërtojmë shoqërinë së bashku, apo mendoni se kjo nuk varet nga ne?
I intervistuari: Po pse jo. Ne mundemi thjesht, nëse të tjerët nuk do të ndërhynin. Nëse do të uleshim me shqiptarët në të njëjtën tavolinë, do të pajtoheshim lehtësisht për gjithçka. Sepse ne kemi jetuar edhe më parë dhe shpresoj se do të jetojmë edhe në të ardhmen. Sepse e them, breznitë tona kanë jetuar gjithmonë me njëri-tjetrin.
Intervistuesja: Ju faleminderit!
I intervistuari: Ju lutem.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Behxhet Kadiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Bexhet-Kadiri-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Behxhet Kadiri (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BK= Behxhet Kadiri.   BK: Edhe emrin me prezantu a? BG: Po të lutem! BK:...

Read More

Jehona Hasani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Jehona-Hasani-pjesa-1.mp3.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje! Po ja nisim pak me fol kur e keni marrë vendimin si familje me dal edhe me...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonimno-2.mp3 Intervistuesja: Çka mbani në mend nga periudha e paraluftës? I intervistuari: Epo, kryesisht më kujtohen të gjithat. Edhe fëmijërinë edhe...

Read More

Mersie Kameri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Mersie-Kameri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Mersie Kameri (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Gur i, MK=Mersie Kameri MK: Unë jam Mersie Kameri. Jam e lindur në...

Read More

Fjolla Dumani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Fjolla-Dumani.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Fjolla Dumani (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, FD= Fjolla Dumani FD: Jam Fjolla Dumani. Jetoj në Prishtinë. Jam lindë...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anoniman.mp3 Intervistuesi: Mirëdita! I Intervistuari: Mirëdita! Intervistuesi: Do ju lusja që të prezantoheni nëse nuk e keni problem, apo dëshironi që intervista...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonim.mp3 R.B.: Faleminderit shumë. A po ia nisim pak para se me bombardu, do ditë përpara, qysh o kon situata? A:...

Read More

Aleksandar Gudžić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Aleksandar-Gudzic.mp3 Intervistuesi: Na tregoni diçka për veten. I Intervistuari: Unë quhem Alleksandar Guxhiq, jam profesor i diplomuar i historisë. Punoj në...

Read More

Interviste Anonime Rome

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Anonymous-Roma-Community.mp3 Intervistë Anonime Intervistuesja: Kendiza Lala   Në kohë të luftës unë e kom pasë çikën e vogël ë 8 mujsh, jemi kanë...

Read More

Dobrivoje Jovanović

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Dobrivoje-Jovanovic-.mp3 Intervistuesi: Mirëdita! I Intervistuari: Mirëdita! Intervistuesi: Do iu lusja që të prezantoheni, nëse nuk e keni problem, apo dëshironi që intervista...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org