Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Anonim

Admin22023-02-24T07:42:57+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonim-6-_2_.mp3

Intervistuesja: Po ja nisim apet prej ngjarjes së Jasharajve. Qysh e man në mend? Me kon je kon? Çka u folke?
Anonim 6: Po ma së pari me ja nisë me fol për Jasharajt kjo ka qenë periudhë, moti kohë ka kalu dmth sa i bjen 2 vite kanë kalu edhe është e pamundur çdo detaj me majtë ne mend në kuptimin që ku kom qenë. Kom qenë me siguri në Prishtinë dikun po me thanë saktësisht ni vend me e precizu nuk muj me e precizu. Po lajmin si lajm e kena marrë, në atë kohë ka qenë ma së pari me daljen e UÇK-së në dritë ka qenë ni… me admirim të madh i kena pritë. Megjithëse na Prishtinalit kem qenë pak ma anash kena nejt po së paku ndjeshmërinë e kena psë sikurse vet me qenë banor i Drenicës. Edhe çka me thanë tjetër për ta… është rast që pak raste ndodhin në botë kësi sikurse i Adem Jasharit, ni person me dalë që me e fliju krejt familjen e vetë për ni kauzë shtetërore, për ni komb.
Intervistuesja: A menon që përkeqësohet ma shumë situata kur fillojnë bombardimet? Ose ku je kanë kur kanë fillu bombardimet edhe qysh i man në mend?
Anonim 6: Po bombardimet mandej erdhën si pasojë e luftimeve të UÇK-së, normal nuk duhet me i hupë meritat edhe knej të partisë së Ibrahim Rugovës, të LDK-së. Se pavarësisht pse disa mundohen… disa mundohen me i nda këto dy gjana unë nuk i kisha nda se secili e ka lujt rolin e vetë. Edhe LDK-ja në krye me Ibrahim Rugovën, e normal Adem Jashari me UÇK-në nuk diskutohet. Ajo ka qenë ma së pari njo që kanë ndodhë bombardimet, masnej dul ndodhi kjo masakrja e Reçakut, masnej si pasojë e saj erdh edhe Konferenca e Ramujes, e mas Konferencës së Rambujes NATO-ja me aleatë e vetë vendosën me bombardu.
Intervistuesja: Qysh i man në mend bombardimet?
Anonim 6: Urdhno?
Intervistuesja: Bombardimet qysh i man në mend? A i ke pa? A i ke përjetu sa je kanë këtu?
Anonim 6: Po i kom përjetu në atë mënyrën tem. Ma tepër mendimet, ma tepër tu ndëgju lajme, tu ndëgju televizor. Ka qenë ni periudhë sa… unë e kom përjetu vetëm 10 ditë atë periudhë dmth prej 23-shit kur kanë fillu bombardimet… 23 a?… e deri me të 3-4 kur e kom lëshu Prishtinën. E 10 ditë që e kom përjetu përmes lajmeve po me… është edhe diçka që duhet me tregu. Këtu ka qenë ni familje… unë e kom majtë ni familje të Drenicës në shpi. E kom majtë 7 muj, e kom majtë në shpinë tonë. Ajo zoja ka qenë familjare e Adem Jasharit, e Prekazit dmth ka qenë, ndërsa burri i saj, bashkëshorti i saj, ka qenë familjar i Sulejman Selimit, komandanit. E aty pak ka qenë dasht prej familjes tonë me qenë pak… me nejt pak ma fshehun, mos me i tregu që sot kanë qenë….
Intervistuesja: Mbete tu tregu për familjen që e ke strehu. Sa anëtarë kanë qenë ata?
Anonim 6: Ata kanë qenë 7 anëtarë. Burrë e gru, ka qenë motra e këtij djalit edhe 4 fëmi i kanë pasë, 3 vajza edhe 1 djalë.
Intervistuesja: E kur kanë ardhë ata në Prishtinë?
Anonim 6: Dikun 6 apo 7 muj para se me lëshu na komplet me 4 prill që i kemi lëshu shpijat. Gati pothujse në të njejtën ditë i kena lëshu ata rrugës të vet na rrugës tonë. E kena pa që duhet me lëshu këtë pjesën e lagjes. Më duket ata 1 ditë përpara e kanë pasë lëshu, erdhën disa të afërm të vetë i murren edhe shkun. Kena ndëgju që ata kanë shku në Strugë kanë qenë të vendosun a na në Gostivar.
Intervistuesja: Okay. Edhe ju me 4 prill qysh e murrët vendimin për me dalë? A ketë kolektiv?
Anonim 6: Ka qenë shumë thjeshtë. Ka qenë vendim që e pamë që s’kem ku me shku, e pamë që krejt lagjja filloj me u zbrazë. Fillun aty-këtu dilshin fjalë që ka bastisje të policisë edhe vendosëm ni natë, u mbledhëm kojshitë në shpi këtu te unë – a po dalim nesër, po dalim – i përgatitëm në mramje valixhet çka mundem me marrë me veti e të nesërmen në ora 7-8 të mëngjesit u nisëm në kamë…
Intervistuesja: A ke pasë ndihmë prej tjerëve se je kanë me fëmi?
Anonim 6: Jo s’kom nevojë për ndihmë. E kom pasë, ka qenë… na masi jena kanë çift i ri, fëmijët e vegjël i kena marrë në krahë edhe drejt në tren.
Intervistuesja: Okay. Qysh e manë në mend trenin edhe rrugën deri në…?
Anonim 6: Rrruga ka qenë, për fat, muj me thanë për fat, se normal që kena dëgju që edhe ka pasë maltretime të mdhaja rrugës edhe krejt po për fat kemi kalu mirë deri në tren. Hypëm në tren. Ka qenë kallabllak sa të dush, të gjithë në kamë kemi pritë. Për çudi s’na ka ngucë kërkush edhe kemi shku deri në Bllacë. Në Bllacë kur u ndalëm aty edhe ni person ka nejt kinse na paralajmërojke se është pjesa, kush e lëshon hekurudhën majtas apo djathtas, fusha është e minume. Dmth u dasht deri në Bllacë me ju përmbajtë shinave të trenit, me shku nëpër to. Edhe shkum në Bllacë…
Intervistuesja: Edhe ju keni ecë nëpër shina në trenit…
Anonim 6: Nëpër shina të trenit kemi ecë. Ka edhe skena filmike me siguri se ka qenë ligj si për krejt, ligj i tyne, me i thanë ligj se ata ligjet i kanë ndërtu vetë po…. Edhe drejt në Bllacë.
Intervistuesja: Për dikon që nuk e ka përjetu Bllacën kurrë, qysh u dok Bllaca? Çka ka pasë?
Anonim 6: Bllaca? Bllaca qysh me e shpjegu Bllacën. Si ni zgjo i bletëve. Po edhe ma keq se zgjoi i bletëve se në zgjoin e bletëve ka organizim, dihet kush punon e kush pastron e kush asi. Atje s’ka pasë organizim hiç për ni zgjo të bletëve. Ka qenë i paorganizum po për çudi shumë i thjeshtë edhe shumë i urtë edhe shumë i kulturum se secili ka pasë atë telashën e vetë, dmth s’ka pasë kohë për me bo probleme, s’ka pasë kurgjo me bo. Secili ka zanë ni hapësirë për familjen e vetë edhe ka pritë deri në lajmërimin e ardhshëm për ku me shku; a me autobus apo po del naj njo i afërm prej Maqedonisë po i merr edhe qeshtu.
Intervistuesja: Ti kallxove që e ke kalu ni natë në Bllacë. Qysh e man në mend?
Anonim 6: Unë e kom kalu ni natë në Bllacë. Fati ni shator e gjetëm të zbrazët edhe aty e kom pasë familjen me flejt. Të nesërmen në mëngjes ni i afërm i joni erdh na murr edhe dolëm deri në Shkup.
Intervistuesja: Sa keni nejt në Shkup?
Anonim 6: Në Shkup s’kom nejt, vetëm ni kafe çka e kemi pi se ata kanë qenë familjarë të tjetër kujt, jo të mitë. Po neve na kanë bo qat nder na kanë marrë edhe na e pamë vetën të tepërt me ndejt aty edhe e morrëm ni taksi edhe shkum në Gostivar. Në Gostivar i kom pasë disa shokë të mi të studimeve. Shkova te njeni që paraprakisht më ka pasë thirrë kështu ashtu. Edhe shkova te ai drejt. S’kom pasë ma probleme.
Intervistuesja: Edhe ke nejt te ai. Sa u kanë e madhe shpija?
Anonim 6: Ka pasë hapësirë sa të dush se kushtet materiale i ka pasë shumë të mira. Ka pasë hapësirë sa të dush, mjaft, jo për mu po ai i ka pasë edhe dy-tri familje tjera i ka majë, jo veç mu dmth ka pasë falë Zotit ka qenë materialisht shumë mirë. Na ka majtë të gjithëve edhe aty kemi ndejt deri në ditën kur u lidhë marrëveshja e Kumanovës.
Intervistuesja: Edhe ti je kthy vet pa familje?
Anonim 6: Masnej pa familje mu më murr malli, unë i ktheva vet. Familjen tem e lash me dajt e vetë se edhe ata kanë qenë në Gostivar. Erdha këtu. Shpija kish qenë pak e bastisun, komplet. Jo se kanë marrë diçka po me rëndësi që e kontrollune ka qenë komplet. I qita disa sende ne vend të vetin edhe ja nisa me jetu.
Intervistuesja: E qysh e manë ne mend komplet qytetin e Prishtinës po edhe fshatrat rrugës kah je kthy?
Anonim 6: Me të tregu drejt 3 ditë s’kom dalë prej shpisë hiç, jo prej frikës po prej mallit, jo prej frikës. Mas ditës të tretë kom fillu me dalë masnej në qytet me shiku qytetin çka u bo dëm, çka s’u bo, ku kanë mrri e qesi sene.
Intervistuesja: Okay. E mandej a e ke marrë familjen ti a jonë ardhë…
Anonim 6: Jo jonë ardhë vetë për shkak se dajën e kanë pasë me veti. Daja i tyne edhe ai ka qenë me familje. Kanë ardhë vetë…
Intervistuesja: Edhe mandej jonë ardhë krejt… falemnderit shumë.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Afjete Bashota

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Afjete-Bashota.mp3 Intervistuesja: Po ia fillojmë pak para bombardimeve ndoshta. Me çka keni mund me dal prej shtëpisë? Ku je kanë?...

Read More

Valmira Rashiti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Valmira-Rashiti.mp3 Intervistuesja: Okay. Thank you for doing the interview. Munesh me ja nisë prej memories ma të hershme që e...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonim-4-_2_.mp3 Anonim 4: Po, jom kanë të nana në Podujevë jom kanë. E mas dy dite me të 29-tin i...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonim-2-ALB.mp3 Anonim 2 ALB: Jo, na kena dalë dy ditë para bombardimit. Faktikisht, krejt rrugët jonë kanë të bllokume nëpër...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonim.mp3 R.B.: Faleminderit shumë. A po ia nisim pak para se me bombardu, do ditë përpara, qysh o kon situata? A:...

Read More

Lumnije Dauti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lumnije-Dauti.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Lumnije Dauti (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, LD= Lumnije Dauti   BG:  Para se me fillu lufta qysh e kujton...

Read More

Dardan Hoti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Dardan-Hoti.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Dardan Hoti (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, DH=Dardan Hoti BG: A po m’tregon diçka për veten? DH: Unë jam Dardani,...

Read More

Serb nga Veriu i Kosovës

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Srbin.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantohesh dhe të na tregosh kush je, çka je dhe ku jeton? I Intervistuari: Jam...

Read More

Blerina Muqolli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Blerina-Muqolli.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Blerina Muqolli (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BM=Blerina Muqolli BG: A po më tregon diçka për veten? BM: Po. Atëherë,...

Read More

Alban Radoniqi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Intervista-me-Alban-Radoniqi.mp3 Intervistuesja: Orhidea Humolli E intervistuara: Alban Radoniqi   O.H.: Qysh e kishe përshkru periudhën para se me fillu lufta? A: Përshëndetje. Unë jam...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org