Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Olgica Subotiq

Admin22023-01-30T21:05:22+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Subotic-Olgica.mp3

Intervistuesja: A mund të prezantoheni dhe të tregoni na se nga jeni?
Olgica Subotiq: Kam lindur në Radevë dhe kam jetuar në Obiliq, tani jam këtu në… në kontejnerë, tash jam në banesë. Nuk e kam braktisur kurrë Kosovën.
Intervistuesja: Si e mbani mend periudhën para luftës?
Olgica Subotiq: Para luftës ishte për bukuri. Në fshatin tim ku kam lindur, vetëm një shtëpi shqiptare ishte. Unë ulesha me Gjuzxhiden në të njëjtën karrikë… në të njëjtën bankë. Ata e vijonin mësimin në shkollën serbe. Ishin dy motra dhe katër vëllezër. Shkonim mirë, nuk e dinim nëse ishin shqiptarë. Ata vinin te ne për dasma dhe varrime, ne shkonim te ata. Për shqiptarët përgatitej në vete, dhe për ne në vete. Shoqëroheshim ashtu. Pas disa vitesh, jo ndërsa ishin ata, por më vonë kur u lindën fëmijët e tyre, u ndanë për të mësuar shqip. Për dy fëmijë vinte mësuesi për t’i mësuar nga Henci. Dhe para luftës, ata shkonin në një shkollë private në Henc. Edhe pse kishte vend për sa të duash. Fshati është i vogël. Por ata shkonin në Henc për tu shkolluar dhe atje shkolloheshin. Dhe kështu, shoqëroheshim kështu. Shkonim te njëri-tjetri, dhe nëpër dasma. Ne tek ata për Bajram, ata tek ne për festa. Nuk këqyrnin, nuk kishte kurrfarë ankesash. Për më tepër, vëllai më i madh i tyre prezantohej si Dragan. Shkonte nëpër vende ku vallëzohej, nëpër dasma serbe. Shkonte me vajza serbe… argëtohej me to. Një grua e pyeti, i kujt je ti, Dragan? Ai i thotë, unë jam i Tinit. Si i Tinit, ai ka dy djem, Slavën dhe Dinën. Mua… e ai Tini kishte dy gra. Ai thotë, më solli Stana. Oh, qofsh me jetë dhe shëndoshë biri im.
Intervistuesja: Si e mbani mend periudhën e luftës?
Olgica Subotiq: Periudha e luftës dhe para luftës, kur filluan demonstratat, ishte dëshpëruese. Na u desh të shkonim të merrnim fëmijët nga shkolla. Dhe aty diku, rreth vitit tetëdhjetë e një, dy, nuk më kujtohet saktësisht se në cilin vit, unë punoja në Elektrokosovë. Nuk dija shqip, papritmas erdhi një turmë. Punëtorët nga minierat e Elektrokosovës, me hunj dhe shishe në duar. Na përzinin nga puna. “Dil jashtë, dil jashtë”, unë nuk e dija çfarë do të thoshte. Vetëm atëherë pyes, “çfarë do të thotë kjo, dil jashtë? Do të thotë jashtë”. Aty e mësova atë fjalë shqipe. E drejtorit Bobiq ia kanë varur posterin “Kosova Republikë” dhe në krye të kësaj… si shkojnë ata për të demonstruar, ai ishte në krye me atë poster, derisa arritën te varrezat. E aty i priste ushtria dhe policia, ata ikën dhe disa punëtorë i mbyllën nëpër baraka. Disa… ku kush… dikë e rrihnin, si qëllonin. Dhe gjatë luftës ishte shumë e vështirë, kur u kthyen. Ne shkuam në Elektrokosovë kinse për të punuar, na ftuan. Shkuam te porta për të thirrur dhjetë shqiptarë, dhjetë serbë. Thërrasin dhjetë shqiptarë, prishet aparatura, për të marrë ato… kartelat e punës. Kthehemi ne në këmbë në shtëpi. Shkojmë sërish të nesërmen, ata thërrasin sërish dhjetë shqiptarë. Kur i vjen radha serbit, thërrasin dy, tre… dhe gjithçka kështu. Dhe një djalë, Rakoçeviq hyri dhe nuk doli më. Kurse drejtor…. një inxhinier Zoran Kontiqin e therën në banesën e tij në Prishtinë. Ai ishte një ekspert i madh, ai ishte në atë ekipin negociator. Dhe kur erdhëm në ditën e pestë apo të gjashtë, erdhi Zoran Stanisavljeviqi, po ashtu inxhinier, tha rrini aty se do të shkoj të flas. Zoran Kontiqin e kanë therë, të shohim se çfarë do të bëjmë. Te Kosova B e kishim Administratën Kryesore. Kur u kthye, makina e tij ishte plotësisht e shpuar nga plumbat. Nuk e di si mbijetoi. Dhe atë ditë u kthyem në shtëpi dhe nuk shkuam më. Punëtorëve u merrnin makinat. Ata afroheshin, kush vinte me makinë vetëm e nxirrnin armën, mi jep çelësat thoshin dhe kështu merrnin makinën e tyre. E atë Rakoçeviqin erdhi tezja ta kërkojë. Ai ka jetuar diku afër liqenit të Batllavës dhe ka ardhur te tezja e tij, pasi nuk ka mundur të udhëtojë dhe nuk ishte kthyer dy ditë, prandaj ka ardhur tezja për ta kërkuar. A e keni parë atë? Njëri thotë se e kishte pa në dhomën e zhveshjes. Thoshin se e kanë hedhur në bunker ku ndizej zjarri i termocentralit. Asnjë gjurmë, asnjë zë, as sot e kësaj ditë për të. Kur u kthyen shqiptarët, ne me ata fqinjë në Obiliq kemi jetuar mrekullueshëm. Nuk e dinim as kur u larguan as pse u larguan. Nuk e kishim idenë. Vjen një fqinje thotë, mori këta… fqinja që ishte me ta, thotë nuk janë më fqinjët tanë këtej. Pulat po kukurisnin, qentë po lehin. Unë vetëm iu dhashë ujë dhe i ushqeva. Dhe ashtu, për pesëmbëdhjetë ditë i ushqyem ato pula, u dhamë ujë ndërsa bombardimet vinin nga lart, derisa erdhën disa njerëz me çorape në kokë dhe i thyen shtëpitë. As nuk e dimë se kush ishin dhe çfarë ishin. Edhe ne kishim frikë prej tyre. E, kur u kthyen, ne menduam se ishin të njëjtët fqinjë, por nuk ishin më. Na kërcënonin se do të na therin, se do të na vrasin. Digjnin shtëpitë, plaçkitnin, çfarë nuk bënë. Në Obiliq, që nga ardhja e KFOR-it, u vranë nëntë persona. Vritet një plakë tetëdhjetë e ca vjeçare, e nxorën nga shtrati. Ne po merrnim ndihmën për të, dhe shkuam për të marrë ndihmat, dikush shkoi t’ia merrte kartelën, kur thotë u zhduk gjyshja Milada. Si ishte zhveshur, ashtu po qëndrojnë rrobat. Dhe e ndaluam një veturë të UNMIK-ut, aty ishte një burrë i zi, e vendosi shiritin e verdhë dhe e kërkonin. Për fat të mirë, një vogëlushe punonte në KFOR si përkthyese, ajo e vizitonte shpesh. Kur ajo erdhi, ajo ishte zhdukur. Dhe ajo kërkonte, kërkonte. E gjetën në Vushtrri. Sytë e nxjerrë, hunda e thyer, veshët e prerë. Anglezët e morën atë foto dhe na e tregonin, a e njihni këtë grua. Kjo do të thotë, na kërcënonin me të. Edhe juve do të ju ndodhë kjo nëse nuk largoheni. Si mund ta njohësh pa veshë, pa hundë, pa… me gjithë gjak që rridhte prej saj. Pas një gjyshe Stevka, atë dogjën me hekur për hekurosje. Një Radovan Kukalj, atij erdhën për t’ia vjedhur makinën. Ai doli jashtë, e vranë me breshëri plumbash. Stasha Rapajiqin e therën kurse gruan e kishte pranë, menduan se ishte e vrarë por ajo nuk ishte, ajo ishte pa ndjenja. Vetëm në mëngjes kur kaloi një fqinj, kur panë… gruaja e tij ishte gjallë. Nuk e di nëse sot… ajo i mbijetoi asaj fatkeqësie. E, familjen Stoliq e gërditën. I vranë vetëm se nuk donin ta shisnin shtëpinë, se iu vdiq njëri nga djemtë në Elektrokosovë nga rryma, ia rregulluan shqiptarët. E dërguan të rregullonte diçka, e fikën rrymën. Kur ai e rregulloi atë, e ndezën rrymën dhe rryma e vrau. As ata nuk donin ta shisnin, të moshuarit ishin njerëz të butë, të qetë, e kishin një djalë tjetër. Ai nuk ishte i martuar. Atij nëna i thoshte mos e shit derisa të vdes, të më varrosesh pranë djalit tim. Nëse rastësisht e shet, më vendos një tendë në një cep që të jetoj aty, të varrosem pranë djalit tim. Një mëngjes kur dëgjuam, po bëhesha gati për të shkuar në Graçanicë, erdhi një fqinj dhe tha se e kishin vrarë Sllobën. Cili Sllob? Dy fqinjë ishin aty, njëri e shiti shtëpinë dhe u largua, mos kishin edhe diçka me të… se ndodhte edhe kjo. Thotë edhe Sllobën, Radmilen dhe Lubinkën. Shkova atje, gjithçka ishte e rrethuar me shirit të verdhë. Dy të familjes Stoliq qëndronin aty, ishin të ulur. Çfarë ka ndodhur? Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur. Policia nuk i linte të hynin, i vunë flakën shtëpisë për të fshehur gjurmët. Fatmirësisht, një shqiptare po dilte, duhej të kalonte pranë shtëpisë së tyre. A është kjo arsyeja… që kishte frikë të kalonte pranë shtëpisë që digjej, apo ishte arsyeja që ata jetonin mirë tash nuk e di, vetëm ajo e di. Dhe ajo e raportoi atë te zjarrfikësit. Ne e morëm vesh vetëm në mëngjes kur e fikën të gjithën, kur mësuam për këtë nga një fqinj. Ata nuk donin të na linin të futeshim brenda që të shihnim. U grindëm me policinë aty, ndodhën lloj-lloj gjërash. Dhe pastaj nuk i lamë t’i çonin në autopsi derisa të vijë Dragutin Dobriçanini. Kur erdhi Dragutin Dobriçanini, ai u prezantua, i çuan në Rahovec. Autopsia, sytë po ashtu të nxjerra, skrotumi poshtë, brinjët e thyera. Kjo grua nuk ishte shumë e sakatuar, unë e lava. Vetëm duart e saja ishin të mavijosura në disa vende. Askush nuk e di pse, dhe si. Por supozohet vetëm sepse nuk kanë dashur ta shesin shtëpinë.
Intervistuesja: A e mbani në mend momentin kur ju desh të largoheshit nga shtëpia?
Olgica Subotiq: Ne qëndruam, ishim atëherë në Beograd për të biseduar. Ose të na zhvendosin ose të na sigurojnë, të na sigurojnë… të na ruajnë, KFOR-i. Këtë… këta, për zhvendosje nuk kanë guxuar. Ne folëm me z. Çoviq. Nuk mund të ju zhvendos, mund të flas me KFOR-in për siguri. Vinte gjenerali Mini, gjenerali italian i KFOR-it. Ai na garantoi sigurinë, por tutje ajo siguri nuk ishte aty. Ne duhej të ruheshim, bënim roje natën. Askush nuk guxonte të shkonte vetëm, shkonim vetëm në grup. Kam banuar privatisht. Ai pronari e shiti shtëpinë, unë kalova në ndërtesë. Përtej rrugës ishte stacioni i policisë. Më 17 mars isha në Mitrovicë dhe kur po kthehesha, një grua nga Suhodolli tha: “Këta tanët që kanë ardhur këtu, nuk e di si do të kthehen”. Çfarë ka ndodhur? Thotë, disa fëmijë janë mbytur, dhe thonë se njerëzit tanë i kanë ndjekur me qentë. E ne duhet të kalojmë dy fshatra shqiptarë për t’i ndjekur. Dhe asgjë, ishte qetë në Obiliq. Unë, po bëja disa punë dore dhe u ula dhe po lidhja. Po më thërret motra, çfarë po bën? Po i them, ja po lidhi. Si po lidh, thotë Çagllavica po digjet. Pse po digjet? Ti nuk e din, po bëhet luftë. Jo i them, këtu është qetësi. Dhe unë e le punën, shikoj nga dritarja, edhe e shoh që edhe tek ne. Turma po shkon, erdhën të armatosur… ato automjete. Ata hipin në automjete, thyejnë xhama, por nuk më përzunë atë ditë. Ata rrahën një ose dy në stacionin e trenit. Ja, kështu ishte, natën e kaluam. Ne kemi mbajtur roje në ndërtesë gjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes, bëra një pite, kurrë jetën time nuk do të bëj më një pite të tillë [qeshje]. Dhe zgjohem dhe shoh fëmijët që shkojnë në shkollë pa çanta shpine. Çfarë është kjo, po mendoj mos është ndonjë festë. Oh, nëna ime, një milion më dukej i vogël që ishte me fëmijë dhe të rritur jashtë. UÇK dhe po gjuajnë me gurë, gjuajnë, thyejnë xhamat. Ne… ishte një lokal poshtë nesh, ne shpresonim neve nuk do të na djegin. Këtej digjet i gjithë Obiliqi, ku ishin shtëpitë private. Askush nuk dilte të thoshte ndal, çfarë po bëni. Këta sllovakët ishin në shkollë. As njëqind metra larg nesh, ushtria sllovake. Ata prisnin urdhrin, por më pastaj na kërkuan falje. Nuk kemi guxuar pa urdhër. Kurse policia dilte dhe vetëm ua afronte me këmbë gurët që të na gjuajnë. Derisa andej i digjnin ato shtëpi, ne po qëndronim aty dhe një godinë pranë nesh, kur erdhën aty, aty poshtë po ashtu kishte lokale shqiptare, i vunë flakën objektit. Njerëzit brenda bërtisnin, atëherë ushtria nxitoi që t’i shpëtojë. Dhe… dhe erdhi një polic amerikan që punonte në policinë e UNMIK-ut në Obiliq, ai u mundonte të bindte të largohemi, ne nuk donim. Në fund na i keni pesë minuta që të largoheni, askush nuk do t’ju mbrojë. Ne morëm, duarbosh shkuam matanë rrugës në polici. Aty ishin një ose dy departamente, nuk e di sa të mëdha ishin. Ishim të palosur kështu si sardele. Aty vajzës time i bie të fikët, ata qesheshin, ne nuk mundeshim ta përmendnim. Policët serbë nuk i lejonin të dilnin jashtë rrethit kurse shqiptarët… pikërisht ashtu krenarë për atë çka kanë bërë. Dhe pastaj, ishim aty nga ora dhjetë deri në tre. Në orën tre, me tanke e në kazermë. Kemi qenë pesë ditë në kazermë. Kemi kërkuar të na çojnë në kufi, sepse kur… rezistova nga 99-ta deri në 2004-n, pesë vjet. Asgjë më mirë, e humbë pronën, ne kërkonim të na dërgonin në kufi dhe le të shkoj secili ku të dojë. Por, ata nuk e deshën këtë. Dhe aty patëm shumë komplikime. Ditën e parë kur mbërritëm, na dhanë ushqim të mirë. Dhe pastaj, ata na gatuan grurë dhe hëngrëm misër. Bukë e prerë në makinë, pa mish, kishin venë lulelakër. Kanë vënë gjellë krejt ujë. Ja, kështu jemi ushqyer. Shumë rëndë edhe aty kaluam. Ata arrestuan Ivica Çarapiqin. Ai nuk… ai punonte si përkthyes në… i Karabinierëve. Ai dinte anglisht, përkthente vetëm për ne dhe nuk ishte udhëheqësi ynë. E arrestuan edhe atë. Pastaj ne nuk donim të largoheshim derisa ta sillnin. Pastaj, e lëshuan edhe atë përtej kufirit. Nuk ka të drejtë të vijë në Kosovë. Gjëja më e vështirë për mua ishte kur sollën Popin Miroslav. Ai ishte në Manastir, ku janë konakët. Ai ishte në bodrum poshtë. I vunë zjarrin atij konaku, kur erdhi ishte i tëri me blozë. Teksa fshihej nga nxehtësia, kishte vetëm një kryq, një ikonë dhe atë gjënë ku e vendos ujin. Erdhi duke qarë. Atëherë e kisha më së rëndi. Ai është i sëmurë nga veshkat, donin edhe atë ta arrestonin. Mirëpo, derisa ata e arrestonin Ivicën, ne arritëm të fshihnim Popin Miroslav. Dhe kështu, Avokati i Popullit Nowicki na vizitoi, askush tjetër. Veliçeli erdhi, ashtu si me urdhër. Ai nuk erdhi të na luste apo të na premtonte diçka. Dhe pastaj me mashtrime na sollën Graçanicë. Do të shkoni në Graçanicë vetëm për të pushuar pak dhe për të ndërrohet eskorta tjetër dhe do t’iu çojnë në kufi. Kur erdhëm, nuk kishte asgjë nga ajo punë. Më pas isha e akomoduar privatisht, pastaj në kontejnerë të vjetër dhe fikej rryma. Dhe nuk kishim… dimër, muaji nëntor. Gjithçka ishte e ngrirë, edhe uji edhe ushqimi edhe gjithçka. Nuk hëngrëm asgjë për dy ditë. Pastaj shkuam te Avokati i Popullit në Prishtinë. Ai i shkroi një letër proteste Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Qeverisë së Serbisë dhe nuk e di kujt tjetër. Vetëm atëherë erdhën kontejnerë të rinj të bardhë nga Rusia. Ishte pak më mirë aty. Përsëri, ne kishim dy shtretër. Kishim për t’u ngrohur me dru. Na dhanë frigoriferë, disa furra të vogla. Përsëri mund të jetojë disi. Nuk kishte… banja ishte e përbashkët. 50 metra më duhej të shkoja për të bërë një dush. Makinën e rrobave me radhë, gjithmonë kishte grindje, situata të pakëndshme e kështu.
Intervistuesja: A besoni se serbët dhe shqiptarët mund të ndërtojnë një shoqëri më të mirë së bashku?
Olgica Subotiq: Paj, nuk e besoj. Nuk e besoj! Më lejoni t’ju them, me fqinjët e mi të i vjetër unë shkoj në Obiliq. Ende nuk e kam shitur shtëpinë. Fqinjët e mi të vjetër më mirëpresin gjithmonë. Dhe… por kanë ardhur njerëz të ndryshëm, të panjohur. Ju nuk e dini se çfarë janë ata. E fqinjët e vjetër, edhe ata gjithashtu pendohen. Tani më thirri në telefon një grua, një fqinje, kam komunikuar me djalin e saj. Ia vranë djalin, ajo nuk di asgjë gjë për të sepse nuk ishte me Thaçin, ku ta di unë. Dhe ajo, më thotë a po vjen Olga, ka pyetur për mua. Thotë… [e pakuptueshme] telefonoje dhe shikoje a është gjallë. Dhe ai më thërret. E pyes, a është gjallë Fahria e ajo po qesh atje, e dëgjoj. Thotë, unë… tash më bëri të të telefonoja për të parë nëse je gjallë ti. I thashë, po. Dhe e pyeta për të gjithë fqinjët, për të gjithë. I thashë, jam dëgjuar me Zhivkën, e ruan foton që bëre ti edhe ajo. E shikoja edhe unë para do dite. Dua t’ju them se jetuam mirë, derisa filluan të vinin këta emigrantët shqiptarë. Unë kisha dy familje në lagje. Kur erdhën këta, shqiptarët tanë nuk i njihnin si… që janë të tyre. Na thoshin neve, pse rrini me ta. Ne shoqëroheshim edhe me ta. Sa herë që shkoja në Obiliq, ajo grua më priste gjithmonë. Një herë kur shkova me gazetarët gjermanë, i mora të shohin se si ma kishin djegur shtëpinë ajo doli para meje, u pyetëm, gazetarët u habitën. Më pyeti për vajzën time më të vogël, Lenën, si është ajo? Thashë se Lena ka një vajzë. Oh, qoftë shëndosh e mirë, i ngrinte duart. Ata ndaluan dhe shikonin. Ja thash, a e shihni si jetonim ne fqinjët. Por e gjithë kjo u prish tani. Dy pleqtë vdiqën, njëri që ishte gjithashtu shqiptar, e shiti, nuk e di ku shkoi. Ajo ishte… jo, nuk ka më, ajo fqinjësia e vjetër iku. Ja, unë nuk e kam shitur shtëpinë. E lashë një të ma ruante shtëpinë time. Më paguan nga 50 euro për 11 vjet. Ai luan me mua si të dojë. Nuk mund ta nxjerri jashtë, nuk do të dalë. 11 vjet, non stop thotë, do ta blej, do ta blej. E as nuk e blen, e as asgjë.
Intervistuesja: Mendoni se nuk do të bëhet më mirë?
Olgica Subotiq: Urdhëro?
Intervistuesja: Mendoni se nuk do të bëhet më mirë?
Olgica Subotiq: I tako. Nuk e di, nuk e di. Nëse vjen dikush i zgjuar për të qeverisur me Kosovën, do ta bëjë. Ata kishin çdo të mirë, çdo të mirë. Unë e kisha një koleg në punë. Ai ishte një djalë shumë i mirë. Ka punuar me mua dhe thotë… vajza i shkonte në shkollë publike. Ai thotë, oj teze Olga, po më detyrojnë ta transferoj vajzën time për të shkuar në një shkollë private. Unë isha higjeniste, po ashtu edhe ai. Nuk kam si të paguaj vëlla, çfarë nuk shkon. Ajo po mëson shqip, çfarë rëndësie ka nëse shkon në shkollë shtetërore. Më detyrojnë ta regjistroj në privat, vijnë dhe më kërcënojnë. Dhe kur, kur duhej të shkonte, ishte në pikën kufitare mes Maqedonisë dhe thotë, teze Olga, nuk doja të shkoja. Ai është i varfër, por është i ndershëm. Nuk doja të shkoja, por babai më mashtroi që do të shkojmë te xhaxhai në Turqi. Kur shkova atje, pesë ditë nuk hëngra asgjë, vetëm që fëmijët të kenë për të ngrënë, thotë ai. Ai ka dy fëmijë. Dhe kur u kthye, erdhi në punë. Unë po bërtas, a të ka përzënë dikush? Kanë shkuar shtëpi më shtëpi duke thënë duhet të largoheni, duhet të largoheni. Na urdhëruan. Unë kurrë nuk do të shkoja. Kur erdhi autobusi tha, të më marrë, të më kthejë, unë hipa i pari në autobus. Njëri e thirri babanë tim, çfarë po bën këtu? Kështu dhe kështu i tha, hyni. E atëherë më dha bukë dhe pashtetë. Atëherë hëngra pas pesë ditësh. Ishte mirë për ta, ishte e vështirë për ne, por ishte më e vështirë për ta. Më e vështirë, ata i dëbuan nga shtëpia e tyre njerëzit e tyre, ata duhej të largoheshin. Dhe kështu.
Intervistuesja: Ju faleminderit!

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Urtina Hoxha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Urtina-Hoxha.mp3 Intervistuesja: Faleminderit shumë Urtinë. A po e fillojna pak me më kallëzu qysh e ka marrë vendimin familja për...

Read More

Adrian Berisha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Adrian-Berisha-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (interviewer) Adrian Berisha (interviewee) Acronyms: BG=Bjeshka Guri, AB= Adrian Berisha   BG: A po e prezanton veten pak a shumë? AB: Okej,...

Read More

Srgjan Pantiq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Srdjan-Pantic.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni dhe të na tregoni se çfarë mbani në mend nga periudha e paraluftës? Srgjan Pantiq:...

Read More

Sabernete Nuraj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sabernete-Nuraj.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Sabernete Nuraj (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, SN= Sabernete Nuraj BG:A mundesh me më tregu diçka për veten? SN:Po, unë...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonim-5-_2_.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje. Falemnderit shumë që po ma kallxon sot storjen tonde të luftës. A po ja nisim pak me...

Read More

Branko

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Branko.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni? I Intervistuari: Mundem. Quhem Branko. Jam jetuar në... hmm, në Ferizaj, 21 vite. Intervistuesi: Po. I...

Read More

Anonymous

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Anonymous-online-audio-converter.com_.mp3 Intervistë Anonime   Unë kam lindur në Kosovë në vitin 1973 në vendin ku jetoj tani, jam rritur atje, kam shkuar...

Read More

Kefsere Dula

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Kefsere-Dula.mp3 Intervistuesi: Milot Qorrolli E intervistuara: Kefsere Dula Akronimet: MQ: Milot Qorrolli, KD: Kefsere Dula   KD: Unë quhem Kefsere Dula, me profesion jam...

Read More

Dragan Maksimović

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Dragan-Maksimovic.mp3 Intervistuesi: Dua t’iu lus të prezantoheni nëse nuk e keni problem, apo doni që intervista të jetë anonime? I Intervistuari:...

Read More

Sebush Demaku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Sebush-Demaku.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Sebush Demaku R.B.: Përshëndetje! Faleminderit shumë që po na e kallxon storjen tonde të luftës. A...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org