Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Anonim

Admin22023-01-30T21:40:13+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Interview-001.mp3

Intervistuesja: Çfarë ju kujtohet nga periudha para luftës?
E intervistuara: Para luftës e jetonim jetën e një familjeje mesatare. Burri im punonte, unë punoja. Jetonim në një shtëpi familjare. Fëmijët shkonin… dy vajzat e mëdha shkonin në shkollë. E vogla ishte foshnjë në atë periudhë. Ajo ishte një vjeçe kur filloi lufta. Dhe kështu, jetonim normalisht. Kur filloi lufta, ishte e tmerrshme. Më kujtohen bombardimet kur shkonim në bodrum çdo natë. Vinin të gjithë fqinjët. Aty mblidheshim, e llogarisnim se aty kishte siguri, edhe pse as aty nuk ishte e sigurt. Për vajzën time më të vogël i bëra një krevat fëmijësh në koritë të saj, sepse nuk kishim kurrfarë kushtesh dhe kështu kalonin ditët. Pas bombardimeve menduam se do të ishte më mirë, kurse pikërisht atëherë ndodhi një periudhë e tmerrshme, kur filloi eksodi i popullatës serbe. Jetonim në Fushë Kosovë dhe ishim ndër të fundit atje. Ne nuk shkuam me atë grupin e parë që u nis, por qëndruam ndoshta një vit ose më shumë. Vetëm në vitin 2001… kur nuk ishte më e mundur, vendosëm të shpërnguleshim nga Fushë Kosova dhe u vendosëm të jetonim në Lapnasellë, ku ishte shumë më e sigurt për fëmijët dhe për ne. Aty ishte një rrethinë serbe. Nuk na duhej të… të lëviznim jashtë fshatit. Fëmijët shkonin në shkollë aty e kështu me radhë. I kishim kushtet… kur u larguam nga shtëpia morëm me vete vetëm gjërat elementare, dhe llogaritëm se do të qëndronim përkohësisht atje, derisa t’ia bëjmë disi që të niseshim për në Serbinë qendrore, sepse menduam se ishte i vetmi vend i sigurt ku do të kujdeseshim për fëmijët dhe ku do të ndiheshim më të sigurt. Mirëpo, kaluan vitet dhe nga disa njerëz morëm një shtëpi të vogël, ku u vendosëm përkohësisht. Kushtet në atë shtëpi ishin të këqija, por fëmijët mbaheshin. Ata nuk ishin kërkues. Jetonim në 30 metra katrorë ndoshta, ashtu përafërsisht ne të pestë. Tri vajza, burri im dhe unë. Dhe kështu kaluan ditët, vitet dhe ne jemi ende këtu. Ne jetuam në atë shtëpi për dhjetë vjet. Fëmijët vazhduan shkollimin e tyre dhe më pas morëm këtë apartamentin ku jemi tani. Pra, ne nuk u larguam. Jemi ende në Kosovë dhe kështu.
Intervistuesja: Kur të kthehesh pas në kohë dhe të mendosh për fqinjët shqiptarë, a mund të thuash se kishit marrëdhënie të mira dhe se nuk e prisnit atë që ndodhi më vonë?
E intervistuara: Po. Ne kishim marrëdhënie të mira, kishim fqinjin e parë një shqiptar. Shkonim mirë me atë familje. Kam punuar me shqiptarët dhe kemi pasur marrëdhënie shumë korrekte. Edhe sot kam kontakte me kolegen time shqiptare dhe nuk prisnim që të ndodhte diçka e tillë.
Intervistuesja: Ndërsa sot, njëzet e ca vite më vonë, a mendoni se lufta mund të mbetet në të kaluarën dhe të kapërcehet dhe se mund të ndërtohet një shoqëri më e mirë?
E intervistuara: Nuk e di. Ekziston një hendek i madh mes popullit serb dhe atij shqiptar. Populli si popull, sot ne të gjithë takojmë shqiptarë, jetojmë… por politikanët e kanë vështirësuar tejkalimin e kësaj situate. Kështu që…

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Neri Ferizi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Neri-Ferizi-1.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja)   Neri Ferizi (e intervistuara)   Akronimet: BG=Bjeshka Guri, NF= Neri Ferizi   BG: A po na tregon diçka për veten më...

Read More

Naxhije Kadiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Naxhije-Kadiri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Naxhije Kadiri (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, NK= Naxhije Kadiri   BK: A po më kallxon kush je? NK: Po të...

Read More

Elmaze Gashi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Elmaze-Gashi.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Elmaze Gashi R.B.: Faleminderit që ke ardhë edhe po na kallxon rrëfimin tond. A munesh me...

Read More

Festim Avdyli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Festim-Avdyli.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Festim Avdyli (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, FA= Festim Avdyli FA: Jam Festim Avdyli, i lindur në Prizren. Fakulteti...

Read More

Adrian Berisha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Adrian-Berisha-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (interviewer) Adrian Berisha (interviewee) Acronyms: BG=Bjeshka Guri, AB= Adrian Berisha   BG: A po e prezanton veten pak a shumë? AB: Okej,...

Read More

Zarife Morina

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Zarife-Morina.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Zarife Morina (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ZM= Zarife Morina   BG: Qysh të kujtohet lufta, kshtu para se me...

Read More

Valmira Rashiti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Valmira-Rashiti.mp3 Intervistuesja: Okay. Thank you for doing the interview. Munesh me ja nisë prej memories ma të hershme që e...

Read More

Myrvete Gagica Azizi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Myrvete-Gagica-Azizi.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Myrvete Gagica Azizi R.B.: Faleminderit shumë që po ma tregon rrëfimin tond për kohën e luftës...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Interview-012.mp3 Intervistuesja: Çfarë mbani mend nga periudha e para luftës? E intervistuara: E mbaj mend fëmijërinë time nga periudha e para...

Read More

Goran Mirković

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Goran-mirkovic.mp3 Intervistuesi: Petar Ivić I intervistuari: Goran Mirković Akronimet: Petar Ivić =PI, Goran Mirković=GM PI: A mundeni të prezantoheni. Emri juaj? GM: Unë jam...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org