Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG

Aleksandar Gudžić

Admin22022-04-14T12:57:26+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Aleksandar-Gudzic.mp3

Intervistuesi: Na tregoni diçka për veten.

I Intervistuari: Unë quhem Alleksandar Guxhiq, jam profesor i diplomuar i historisë. Punoj në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë si Redaktor i Programeve të Tribunave, por deri diku jam i angazhuar edhe në seksionin e aktrimit në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë në Teatrin Amator Janiqije Popoviq dhe e udhëheq atë seksion.

Intervistuesi: Njëzet vite më vonë, cilat janë kujtimet tuaja nga lufta në Kosovë?

Shikoni, unë në atë kohë të atyre luftërave gjatë thyerjes së dytë të Jugosllavisë kam qenë 13-14 vjeç. Kujtimi për luftën në Kosovë, pra isha 13-14 vjeç dhe këto veprime kishin filluar kur, nuk di, kam qenë në klasë të parë apo të dytë dhe më kujtohen reduktimet e rrymës elektrike. Këto ishin ato vite të nëntëdhjeta të hiperinflacionit, të një pasigurie të përgjithshme, edhe pse unë në atë moment si një djalë dhe si tinejxher këtë nuk e kuptoja, e as seriozitetin e situatës. Por, nga perspektiva e sotme, nga këndi i sotëm kur e vështroj, në fakt e kuptoj dhe e shoh se në çfarë sistemi kemi jetuar, në çfarë rrethanash dhe telashesh. Pas kësaj, erdhën vitet 97-98, kur ka filluar… kanë filluar konfliktet në Kosovë dhe kur ka filluar ajo mosmarrëveshje ndërmjet Serbëve dhe Shqiptarëve, që kulmoi në vitin 99 dhe me bombardimet. Më kujtohet ajo pasiguri e përgjithshme. Veçse kishin filluar rrëmbimet, sulmet dhe më kujtohet… ja tash do e ndaj me juve… një gjë intime, një tregim timin jetësor kur, nuk e di, do të duhej të shkonim në Serbinë Qendrore tek disa kushërinj dhe atëherë ishte çështja nëse do të duhej të lëviznim fare, sepse tashmë kishin filluar rrëmbimet, vrasjet. Këto janë kujtimet për vitet e nëntëdhjeta. Sigurisht, vitet 2000 janë vite të pasigurisë së përgjithshme. Atëherë, nuk di, të gjithë e kishin të qartë se sa e pasigurt është që të jesh një Serb në Kosovë. Shpesh ndodhnin rrëmbimet, vrasjet, nuk di, granatimet, kështu edhe fshati në të cilin jetoj, Dobrotini, në vitin 99, me datë 1 shtator u granatua. Kështu që, këto janë disa kujtime, sigurisht bombardimet janë një përvojë traumatike për çdo person. Ndryshe, lufta është një përvojë traumatike për çdo njeri në botë e kështu edhe për njerëzit që kanë jetuar këtu.

Intervistuesi: A mund t’i vëreni efektet e luftës mbi jetën tuaj personale?

Realisht, për këtë disi nuk kam menduar. Prapë, unë nuk jam psikolog apo psikiatër për ta vlerësuar, por gjithsesi që, thashë që lufta është një përvojë traumatike dhe gjithsesi ajo lë pasoja mbi, hmm… njeriun. Për fatin tim, unë nuk kam marrë pjesë drejtpërdrejtë në luftë kështu që nuk mund të flasë për pasoja psikike të cilat lufta i ka lënë mbi mua, por gjithsesi se lufta i ka lënë disa pasoja mbi njerëzit të cilit drejtpërdrejtë kanë marrë pjesë në luftë dhe, obligimi ynë si individë por edhe në përgjithësi si shoqëri është që të kujdesemi për këta njerëz dhe, nëse është e mundur, t’u ndihmojmë në çfarëdo mënyrë.

Intervistuesi: A keni ndonjë gjë për të shtuar në fund?

I Intervistuari: Paj, nuk di. Mendoj se porosia për të rinjtë në Kosovë do të ishte që të mësojnë nga gabimet e gjeneratave dhe njerëzve të cilët në vitet e nëntëdhjeta kanë marrë pjesë në dramën e luftës në Kosovë. Thonë që Historia është mësuesja e jetës dhe se njerëzit e mençur dhe kombet serioze mësojnë nga gabimet e veta. Do të doja të besoja që në Kosovë ca gjenerata të reja, çofshin ato serbe apo shqiptare, do të mësojnë nga gabimet e baballarëve të tyre dhe nuk do të futen në konflikte, dhe se përfundimisht në këto hapësira do të mbretërojë paqja dhe prosperiteti. Kjo është disi një porosi e imja për të rinjtë, që të mësojnë nga gabimet e baballarëve të tyre.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonimno.mp3 Intervistuesja: Çka mbani në mend nga periudha e para luftës? I intervistuari: Në periudhën e para luftës kishte një mirëqenie....

Read More

Asllan Haliti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Asllan-Haliti.mp3 Intervistuesja: Është në rregull. Hajde vazhdo qaty ku e le që ka ardhë ushtria edhe e paskan blloku njanën...

Read More

Urtina Hoxha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Urtina-Hoxha.mp3 Intervistuesja: Faleminderit shumë Urtinë. A po e fillojna pak me më kallëzu qysh e ka marrë vendimin familja për...

Read More

Lazar Stakiq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/LAZAR-STAKIC.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni fillimisht? Lazar Stakiq: Përshëndetje! Unë quhem Lazar Stakiq, me prejardhje jam nga Shtimja. Aktualisht jetoj...

Read More

Vjeshtore Zeqiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Vjeshtore-Zeqiri.mp3 Intervistuesja: Edhe niherë... Vjeshtore Zeqiri: Lufta më ka pasë nxan të Drenicë, te dajtë e babës tem. Më ka pas...

Read More

Serb nga Veriu i Kosovës

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Srbin.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantohesh dhe të na tregosh kush je, çka je dhe ku jeton? I Intervistuari: Jam...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anoniman.mp3 Intervistuesi: Mirëdita! I Intervistuari: Mirëdita! Intervistuesi: Do ju lusja që të prezantoheni nëse nuk e keni problem, apo dëshironi që intervista...

Read More

Shqipe Kumanova

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Shqipe-Kumanova.mp3 Intervistuesja: Po ja nisim pak me fol prej Nanës Terezë. Ke punu në Nanën Terezë Shqipe Kumanova: 3 vite nashta... Intervistuesja:...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonim_Ri1.mp3 R.B.: Përshëndetje Naim. Faleminderit që ke pranu me fol me mu. A po ia nisim pra prej kur ia...

Read More

Myrvete Guri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Myrvete-Guri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Mirvete Guri (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, MG=Mirvete Guri BG: A po m’tregon diçka për veten fillimisht? MG: Unë quhem...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org