Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB (ALB)
    • SRB (SRB)
    • ENG (ENG)
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB (ALB)
    • SRB (SRB)
    • ENG (ENG)

Elife Maxhuni – Hoti

Administrator2021-08-19T10:26:40+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Elife-Maxhuni-Hoti-online-audio-converter.com_.mp3

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Elife Maxhuni – Hoti (e intervistuara)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, EM= Elife Maxhuni- Hoti

 

BG:  A mundesh me u prezentu?

EM: Unë jam Elife Maxhuni- Hoti, jam e lindur në qytetin e Vushtrrisë.

Në moshën 18 vjeçare, në mars të 99-tes, bash kur musha 18 isha në fazën e adoleshencës kur shpërtheu lufta, ishte një përvojë shumë e re për një moshë shumë të rë.

Largimi nga forcat serbe ishte pak i çuditshëm.

BG: A të kujtohet pak a shum atmosfera që ka mbizotëruar para se me ja nis lufta?

EM: Unë kam jetuar në një rreth me serbë. Fshati ku kam jetu unë, Maxhunaj ka qenë i populluar me serbë, madje ata të ndikuar shumë politikisht dhe me funksione të larta në polici dhe në ushtri dhe shtëpia ku kam qenë unë ka qenë në mesin e shtëpive të serbëve.

Kemi qenë pakë të përgatitur apo siç thotë populli të rexhur me atë kulturën e tyre dhe antishqiptarizmin që e kanë pas, sepse jemi rritur në mesin e tyre me shumë presione.

Në vitin 1995 e përjetuam sulmin e parë ndaj familjës sonë, kur babai ynë ishte i kërkun nga policia kinse për basitisje për armë dhe pas një bastisje të vogël atë e murrën, e malltretuan në stacionin e policisë shumë keq, saqë e larguan, e vendosën në rrugë para stacionit të policisë në Vushtrri pa vetëdije, dhe disa ditë kanë shkuar në spitalin e Mitrovicës dhe nuk e kemi ditur gjendjen e tij se a ka qenë i gjallë apo i vdekur, pa vetëdije të plotë.

Dhe kjo ka qenë në moshën time shumë të re kur isha vetëm 15 vjeçare dhe këto kanë qenë ato shenjat e para se si duhet të ruhemi dhe duhet të përgatitemi për diçka më të madhe siç erdhi edhe lufta.

Në marsin e 99-tes ishim në familje prindërit dhe unë e motra, dhe një ditë  pas bombardimeve të NATO-s ne na erdhën disa refugjatë, na erdhën  të cilët u zhvendosën një fshat më largë, dajtë e mi bashkë me ne. Të nesërmen bashkë me ta na larguan nga shtëpia jonë.

Largimi jonë, pasi që dajët kishin një djalë të tyre e kishin ushtarë të UÇK-së, largimi jonë ishte drejtë fshatrave të Llapit, nepër male domethënë dhe jo në kolonë, nga shkuan edhe anëtarët tjerë të familjes së gjerë siç ishin axhallarët dhe kushërinjët tanë, mirëpo ne me dajët u drejtuam drejt maleve të Llapit nga e kishin prejardhjen ata. Sepse frika ishte nëse nëse dalim në kolonë do të na hetojnë se jemi të familjes së një ushtari dhe pastaj ishin malltretime tjera dhe burgosje tjera.

Ishte vend i ri, zhvendosja ishte një vend i ri që nuk e kisha parë më herët, ishte një vend që vendasit e kishin liru, do të thotë ishin shpërngulur nga atu nga një ofenzivë e mëhershme e policisë serbe dhe ne shkuam refugjatët tjerë që ikëm nga këto vende shkuam dhe u vendosëm në shtëpitë e tyre që ishin boshe.

BG: Qysh ka qenë rrugëtimi?

EM: Rrugëtimi ka qenë me shumë frikë, me shumë peripeti të ndryshme, një mot i ligë me shi dhe mënyra e ikjes ka qenë me një traktor që shumëherë nuk funksiononte edhe mirë, mirëpo gjatë gjithë kohës nepër male na ka përcjellë vullneti dhe dëshira e ushtarëve të UÇK-së dhe prezenca e tyre që ka kalu rreziku dhe tashmë jeni në mbrojtje tonë dhe qëndrimi që ka qenë në atë vend, në një fshat të Llapit në Lupç, ka qenë afër malit, vend malor ku kanë qenë të vendosur UÇK-ja.

Pak a shumë ne e kemi ndi vetën më të sigurtë dhe në momentet e bombardimeve të ndryshme të aeroplanëve në caqe mbi UÇK-në , ne jemi largu nga shtëpitë dhe iu kemi bashkëngjitë popullatës tjetër nepër male.

Dhe kjo ka ndodhë 2 javë kemi kaluar në mal, pastaj pjesën tjetër jemi kthyer përseri në shtëpi varet prej situatës qysh ka qenë më e rrezikuar.

Këto kanë qenë, të gjitha në një moshë shumë të ndjeshme të cilat kanë mbetë në kujtesë dhe do të mbesin përgjithmonë.

Një moshë e rë me shumë ndryshime, një moshë e re me ndryshime emocionale, e fizike e shpirtërore të cilat kanë zgjatë deri ne fund të qershorit kur jemi kthyer ne shtëpitë tona.

BG: qysh ka qenë ajo periudhë e kthimit, a t kujtohet shpia?

EM: Periudha e kthimit ka qenë si një periudhë që më dukej se zgjatë me vite, ajo periudhë që nuk mundësh të pritësh me durim deri në mbërritjen prej maleve për të zbritur në atë pjesë të rrafshit të Kosovës.

Mirëpo me shumë kënaqësi, dhe me shumë mallë. Mirëpo ka qenë një dështim shumë i madh kur jemi kthyer çdogjë ka qenë e rrafshuar, shkrumb edhe hi.

Do të thotë shtëpia ka qenë e rrënuar plotësishtë, në shtëpinë tonë dhe në oborrin tonë ka qenë pozita e volitshme që ka qenë vendosur ushtarët e Serbisë. Do të thotë ka pasur shumë gropa që i kanë përdorur për vendosjen e mjeteve ushtarake. Pastaj kemi gjetur mjete të ndryshme, thika të ndryshme, ushqime të ndryshme që janë ushqyer, janë vendosur kanë fjetur në shtëpinë tonë dhe në fund e kan djegë totalisht.

Ka pasur shumë instrumente të dhunë së tyre, do të thotë që e kanë ushtruar dhunën e tyre.

Për shembull ka pasur mjete luftarake që kanë lënë në momentin e ikjes dhe shumë elemente që një kohë të gjatë na e kanë kujtu prezencën e tyre në shtëpinë tonë edhe në oborrin tonë.

Oborri jonë dhe shtëpia jonë kanë qenë 100% ndryshe prej që e kemi lënë me një shkatërrim total.

BG: Çfare mendoni cilat janë efektet që ju ka lënë personalisht lufta, që i vëreni edhe sot?

EM: Efektet janë të shumëanshme, shumëdimensionale, janë efekte shpirtërore, efekte emocionale, janë efekte në humbjë në njerëz, në të afërm, në kushëri.

Pastaj janë efekte që është shkatërruar çdogjë fëmijërore, prej fotografive e deri tek librat që i kemi lënë aty. Mirëpo është ajo ndjenja, ajo atdhedashuria që është forcuar dhe është ngrit pikërisht mbi një themel të cilin e kemi përjetuar vetë dhe janë ato që edhe ëndrrat që i sheh çdoherë i sheh në shtëpinë e vjetër.

BG: Nëse nuk ke dicka me shtu e kishim përfunduar.

EM: Lufta është diçka e tmerrshme që i ndodhë gjithë popujve, gjithë njerëzve të botës, mirëpo kur ndodhë në një moshë të re është diçka që lenë gjurmë shumë të thella.

Seriozishtë, është diçka që të mungon ajo shtëpi, ai ambient dhe pikërishtë ëndërrat që i shoh sot e asaj dite edhe pas 20 vjete, i shoh vetëm në shtëpinë e vjetër ku jam rritur.

BG: Faleminderit

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Blerina Muqolli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Blerina-Muqolli.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Blerina Muqolli (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BM=Blerina Muqolli BG: A po më tregon diçka për veten? BM: Po. Atëherë,...

Read More

Nora Xhuzi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Nora-Xhuzi.mp3 Intervistuesja: Visar Kukaqi E intervistuara: Nora Xhuzi   V.K.: Përshëndetje, a mundesh me u prezantu? N: Përshendetje! Jam Nora Xhuzi edhe vijë nga...

Read More

Myrvete Guri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Myrvete-Guri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Mirvete Guri (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, MG=Mirvete Guri BG: A po m’tregon diçka për veten fillimisht? MG: Unë quhem...

Read More

Dobrivoje Jovanović

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Dobrivoje-Jovanovic-.mp3 Intervistuesi: Mirëdita! I Intervistuari: Mirëdita! Intervistuesi: Do iu lusja që të prezantoheni, nëse nuk e keni problem, apo dëshironi që intervista...

Read More

Adelina Berisha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/02/Adelina-Berisha.mp3 Intervistë me Adelina Berisha R.B.: Përshëndetje Adelinë! Faleminderit shumë që po bisedon me mu. A po ia nisim pak qysh...

Read More

Myrvete Gagica Azizi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Myrvete-Gagica-Azizi.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Myrvete Gagica Azizi R.B.: Faleminderit shumë që po ma tregon rrëfimin tond për kohën e luftës...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Interview-001.mp3 Intervistuesja: Çfarë ju kujtohet nga periudha para luftës? E intervistuara: Para luftës e jetonim jetën e një familjeje mesatare. Burri...

Read More

Asllan Haliti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Asllan-Haliti.mp3 Intervistuesja: Është në rregull. Hajde vazhdo qaty ku e le që ka ardhë ushtria edhe e paskan blloku njanën...

Read More

Beqir Reshiti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Beqir-Reshiti-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja)   Beqir Reshiti (i intervistuari)   Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BR=Beqir Reshiti   BG: A po na tregon per veten diçka? BR: Unë quhem...

Read More

Afjete Bashota

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Afjete-Bashota.mp3 Intervistuesja: Po ia fillojmë pak para bombardimeve ndoshta. Me çka keni mund me dal prej shtëpisë? Ku je kanë?...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org