Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG

Ganimete Halilaj

Administrator2021-08-19T10:13:24+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Ganimete-Halitaj.mp3

Intervistuesi: Arbër Halitaj

E intervistuara: Ganimete Halitaj

Akronimet: AH=Arbër Halilaj, GH= Ganimete Halitaj

 

AH: Çka keni qenë duke bërë para se me ik prej shtëpisë, edhe çka ka ndodhë, në cilën ditë?

GH: Ne kemi qenë si zakonisht, luftë normal e kemi ditë që është luftë në të gjitha anët, po na lajmëroj dikush që serbët kanë ardhur në fshat edhe u detyruam me ik ashtu qysh kemi qenë me tesha të trupit, veç fëmijët i kemi marrë me traktorë e kemi dalur në mal.

AH: Ku keni shkuar ?

GH: Kemi  qëndruar në mal mbi fshat kemi qëndruar 3 ditë, ditën e 3 kanë ardhur serbët mbi fshatin ton aty në mal i kemi bartur me tesha me miell, me bukë, me krejt kanë filluar me gjuajt gjithë ditën.
Kemi qenë plotë, babagjyshi i burrit tim, kunati, unë me djalin. Jemi plagos prej granatave ,aty jon vra plotë njerëz edhe prej aty kemi shkuar në Madravic, kemi fjetur në mal. Të plagosurit i kanë dërguar me një vend i kanë mjeku aty tërë natën. Para mëngjesit jemi kthyer në shpi, në mëngjes na kanë sulmuar në shtëpi jena detyruar me lëshuar shtëpitë tona.  Aty një natë kemi qëndruar, jena kthyer në shtëpi pastaj edhe kanë filluar kanë gjuajtur aq shumë sa që nuk kemi mundur me dal as prej shtëpisë hiq, në mbrëmje jena organizuar kjo është për ofensivën e parë të luftës, në mbrëmje jemi organizuar erdhën edhe mysafir atë ditë, baba me nënën time erdhën me na pa, që na kanë plagosur edhe mbetën me neve. Traktorët na kanë marrë na kanë dërguar në shpi të vet kemi qëndruar 1 muaj ditë, pas 1 muaji u qetësua edhe kemi ardhur, kur ka filluar ofensiva e dytë edhe ma zi. Kemi qëndruar 7 javë na kanë djegur shtëpitë herën e parë na i kanë djegur krejt çka kemi pasur në traktor; me bukë, me tesha, me krejt edhe kufomat i kanë djegur, traktorët .

Kemi qëndruar pa ushqim dy ditë, vetëm me tesha të turpit kemi qëndruar.

Ofensiva e dytë prapë aty kemi qëndruar  7 javë nuk kemi  pasur asgjë hiq, prapë na kanë sulmuar kemi qëndruar nëpër mal, në mëngjes kemi pas ushqim, mos me pas ardhur NATO na s’kishim pas se çka të hanim. NATO ra, edhe ne shpëtuam se përndryshe kemi pasur shumë vuajtje të madhe, kemi qenë të plagosur unë dhe Arditi,  djali i vogël, plaku, kunati edhe plotë të mëhallës. Disa dolën në Shqipëri, shumica  por ne mbetem këndej, se nuk mundem  na dolëm me u dorëzuar sepse nuk mundem që të qëndrojmë. Na morën do miq pjesa tjetër e katundit dolën në Shqipëri na deri sa ka përfunduar lufta kemi qëndruar në Kosovë edhe i kemi përjetuar të gjitha gjerat më të rënda që  s’mundesh mi marr me mend askush por veç shyqyr Zotit që s’kemi pas të vramë veç kemi pas të plagosur kapakë.

AH: A të kujtohet qysh jeni plagosur ?

GH: Filluan me gjuajt prej mëngjesit un, kom gatuar në mal, aty kom gatuar e pjek bukë për mëngjes, katër flija i kom qit për drekë po ata ja nisen me gjuajt po ishim 50 anëtar por kemi  pas edhe refugjat të Bllacës e të Malishevës. Kur ja kanë nis me gjuajt un kam qenë tu gatuar prej sikletetit mos mi lan pa bukë më ka dhimt edhe barku, nuk mundesha mi kryer as punët aq shumica e njerëzve ikën un mbeta me prit bukën mu pjek, mbeta veç vet me kunatën edhe dy djemtë e mi kur jam shkuar ma afër shtëpisë e kam parë plakun, babagjyshin  e burrit ish mbet me një djep nuk munde ta qonte dhe  i thash kunatit që mi merrni ju fëmijët se po shkoj me marrë  plakun  dhe jam kthyer me marrë kur e kom ul plakun tek traktori ka kersit granata. Të traktori qaty ku e kom ul plakun  tek rrota edhe e ka rrok plakun në krejt fytyrën e mu në krah me ka kap, më ka dhimbjet aq shumë mu ka dukur ashtin më preki, a këto në bri në abdomen se kom dëgjuar shumë ,veç kur e kom pa bluzën t ‘shpumë edhe gjakun edhe aty jam plagosur e kom pa me sy të mi kur e kanë vrarë një 25 vjeçar, që ja prejti kryet në sy tonë edhe plotë tjerëve që nuk kanë guxuar mi këqyr edhe mas luftës një kohë të  gjatë një kohë të gjatë kemi mbet me trauma.

AH: Kur jeni kthyer në shtëpi pas luftës qysh ka qenë vendi, a të kujtohet ?

GH: Kur jam kthyer në shtëpi vetëm gur ka pas se asgjë tjetër nuk ka pas i kanë kall shtëpitë , na kemi shkuar të një kojshi qaty kemi ndejtë me një dhomë të vogël, 14 anëtarët e familjes se tani nuk kemi pasur se ku me hi. Tek kojshia kemi qëndruar 2 javë mas kësaj kohë jam shkuar te familja jem tani kam qëndruar aty derisa kemi bërë vendbanim tash ku jemi në Prizren asgjë nuk ka pas çdo gjë u shkatërrua çka kemi pas pasuri me tesha me ari me krejt senet ,vetëm teshat e trupit na kanë lanë nuk kemi pasur se çka me vesh, veç na kanë ndihmuar me ndihma njerëzit e qashtu jemi furnizuat masandej.

AH: Qysh jeni ndier pasi që përfundoj lufta?

GH: Pasi përfundojë lufta sikur kur çlirohesh prej diçka, sikur kur fluturon njeri si flutur aq që i degjojshim krismat, na u doke që hala po kërcasin, jemi çliruar prej frikës prej krismave se kishim gajle a po kemi ushqim veç që mos të kemi serbin e veç të jemi të lirë.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Valmira Rashiti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Valmira-Rashiti.mp3 Intervistuesja: Okay. Thank you for doing the interview. Munesh me ja nisë prej memories ma të hershme që e...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonimna.mp3 Intervistuesi: Sa vjeçe ishit kur ka filluar lufta? E Intervistuara: Gjashtë. Paksa është e çuditshme sepse e kam të mjegulluar....

Read More

Rasim Alija

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Rasim-Alija.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Rasim Alija (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, RA= Rasim Alija RA: I kom mbaru studimet Master në Shkenca politike,...

Read More

Rexhep Berisha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Rexhep-Berisha.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje. A po ja nisim pak, ku je kanë tu jetu kur u prishë situata? Me kend je...

Read More

Hazbije Lahi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Hazbije-Lahi.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Hazbije Lahi R.B.: Faleminderit shumë zoja Hasbije. Po m’vjen shumë mirë që po ma tregoni storjen...

Read More

Valbona Bylykbashi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Valbona-Bylykbashi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Valbona Bylykbashi (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, VB= Valbona Bylykbashi VB: Jam Valbona Bylykbashi. Jetoj në Prishtinë. Punoj si...

Read More

Sadbere Aliti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sadbere-Aliti.mp3 Medinë Dauti (intervistuesja) Sadbere Altini (e intervistuara) Akronimet: MD= Medinë Dauti, SA= Sadbere Altini   SA: Niher në të ‘99-ten, tani ktu luftë...

Read More

Lumnije Dauti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lumnije-Dauti.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Lumnije Dauti (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, LD= Lumnije Dauti   BG:  Para se me fillu lufta qysh e kujton...

Read More

Ljubinka Milić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Ljubinka-Milic.mp3 Intervistuesi: A mundeni fillimisht të prezantoheni? E Intervistuara: Po. Unë jam Ljubinka Milliq, pensioniste nga Graçanica. Intervistuesi: Më vjen mirë. Na...

Read More

Merita Shala

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Merita-Shala.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje Meritë. Merita Shala: Ç’kemi. Intervistuesja: Po ja nisim pra prej kur u përkeqësu situata? Ku je kanë? Sa vjet?...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org