Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Kaltrina Zhushi

Admin22023-01-30T20:43:34+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Kaltrina-Zhushi.mp3

Intervistuesja: Përshëndetje Kaltrinë. A po ja nisim pak me ni prezantim tanin; kush je…
Kaltrina Zhushi: Jam Kaltrina Zhushi, jam 28 vjeçare, e lindur në Berlin, e rritur në Kosovë për pjesën ma të madhe të jetës tem. Jom sociologe me profesion po tash jom tu punu për Rrjetin e Grave si koordinatore e projekteve. Jetoj në Prishtinë, jetoj me nanën edhe motrën…
Intervistuesja: A munesh me më kallxu çka man në mend prej kohës të luftës, në ’97-tën?
Kaltrina Zhushi: Unë qysh thash kom lindë në Berlin edhe kom jetu atje për 3 vjet e para të jetës tem. E tamon kanë menu prind e mi që pak u stabilizu gjendja e kanë ni nevojën pak me ardhë në të ’97-tën qashtu diçka. Edhe kom fillu këtu me vazhdu çerdhen. Jom kanë në kopsht për 4 muj, po në situatën kur prind e mi jonë kanë tu e vendosë a me u kthy në Gjermani a me nejt, e kanë sos me nejt këtu niherë edhe meniherë më regjistrun në kopsht se menun se ka përmirësim edhe qe po qetësohet pak edhe kjo kriza financiare në qat kohë që ke. Plus, i kanë pasë do kursime, po mas njo 3-4 mujve qashtu diçka ja kanë nisë me pa që nuk ka fort siguri me nejt këtu edhe pse unë çerdhen dmth e vazhdojsha rregullisht. Po jom kanë në çerdhen e Ulpianës. Po tu mos ditë a ka mundësi masanej me ikë a jo u përfolke që dmth ka me nisë luftë. Ja nisi me u keqësu edhe ma shumë situata edhe prind e mi e panë që me qato kursime që i kanë pasë prej Gjermanisë për këtu dmth ja kanë nisë mos me mjaftu se ndihmojshin familjarëve, metën shumica pa punë, blej rezerva ushqime e sene edhe kanë vendosë prap me u rikthy për në Gjermani edhe pse plani fillestar dmth nuk u kanë me u kthy nëse kanë mundësi me nejt. Vendimi u marrë tepër shpejt, mu ma kanë ndërpre çerdhen edhe krye 1 jave u bo ni aranzhim ilegal për me u nisë për Hungari që përmes Hungarisë mandej me mrri në Gjermani. Qëllimet jonë kanë ose me u kthy në Gjermani edhe me vazhdu ku kemi qenë, ose me kqyr për Amerikë me u nisë.
Intervistuesja: Qysh ka shku qajo rrugë për në Gjermani?
Kaltrina Zhushi: Qajo rrugë… Unë realisht kam pak sekuenca të kujtimeve po mandej më lidhen pak edhe me historitë që i kanë fol nana me babin edhe po më doket pak si e plotësojnë njana-tjetrën. Unë e maj në mend i kom pasë flokët dredha të shkurta pak si afro, edhe i kom pasë do tesha me Mickey Mousë që i kom veshë gjithë edhe që më kanë pëlqy. E di që jom nisë mrena me çka merrsha në çerdhe, si çanta jem personale edhe babi jem ni çantë të madhe të musht me sene, nana njejtë qashtu pak e ngarkume edhe tu u nisë edhe tu ma bo babi “Tina, kena me kalu te do policë po ti mos fol edhe nëse të pysin diçka ti veç gjermanisht fol, shqip mos fol hiç”. E çka u kanë plani është që nana e babi e kanë gjetë ni lidhje përmes do hajnave nëse muj me i thanë të Gjermanisë po shqiptarë që e bojshin kalimin e kufinit prej Serbisë për në Hungari niherë edhe prej Hungarisë mandej për këtë pjesën tjetër. Edhe ata kanë insistu ton kohën që na mos me u dok shumë shqiptarski edhe nanën me babin i kom pasë goxha të ri goxha kështu frajera si tipa kështuqë kanë kërku pak edhe me qat stilin me u dok pak si gjerman, babi …me po më doket na kur jena shpërngu u dasht me kanë shtator ose tetor, kështu që babin e kom pasë pak me asi çorape e tani ato sandallet që jonë kështu të gjermanëve, mami me hollonka, mu qashtu më kanë vesh pak ma hippie edhe e maj në mend që kur ka ardhë puna me kalu Hungarinë dmth masi e kena kalu prej Serbisë por niherë na kanë ndalë mu me mamin edhe babin e kanë marrë veç do burra. Edhe unë se maj në mend shumë po e maj në mend që na kanë shti mu edhe mamin edhe ni gru me ni fmi në gepek të kerrit. Edhe na e kena kalu kufinin në gepek. Mami jem thotë që nuk u kanë situata qashtu e qetë qysh unë po e maj në mend po unë e maj në mend që jom kanë unë e qetë me mamin ama ata dy fmitë kajshin shumë dmth. E po ma merr menja ja u kanë në pytje disa orë deri veç sa kena kalu kufinin. Për mos me u vërejt. Edhe e di që me ni sekuencë, e di e maj vetën në mend, prej gepekut veç na kanë qit me ni mal edhe nanat tu kajt e tu i lyp burrat dmth ajo gruja burrin e vet edhe mami babin tem. Edhe e di që ata burrat ja kanë bo mamit a e din hajt se shihesh në tren. Dmth qekjo pjesë e kom pak si të mjegullt dmth nuk e maj në mend shumë a kena kalu me naj tren a s’kena kalu. Po e di që babin e kom pa me nifar si kazerme të vogël edhe jonë si konteniera që jonë kanë si me thanë 20-30 familje të shtinë në to midis malit edhe krejt jonë kanë të mshelta dritaret me dërrasa për mos me u pa që ka njerëz. Dmth jemi kanë të izolum me dry të msheltë derisa ata kanë vendosë me ardhë edhe me na marrë. Edhe e maj në mend që me ni ditë na kena nejt njo dy tri ditë qaty, e maj në mend që kalojshin pacovat nëpër shtrata. Unë tu u tut prej mijve babi jem qysh me më mashtru ma bojke po kqyre edhe këta jonë nifar Mickey Mouse, se i kisha teshat edhe më pëlqejshin Mickey Mouse-at e babi ma bojke edhe këta jonë Mickey Mouse po nuk janë si në filma vizatimor ashtu. E prej krejt sekuencave kështu qet pjesë e kom pak si të zymtë, pak si dmth prej çka kom fol me prind e mi veç e maj në mend që i kanë pru ni paketim qumësht për me na dhon se kajshin fmija, kajshin gratë edhe e di që thotë babi ma mungesë të njerëzillakut se qatëherë s’ka pasë se ja kanë nisë burrat me u rreh tu i shky tetrapakat tu pi për veti, fmitë untë si jepshin grave, dmth goxha nifar sekuence kështu e keqe. Edhe veç e maj në mend veten prej qasaj, e maj veten në mend në burg edhe e maj veten në mend me nifar linje të kontrollimit si lloj unaze ku na kanë shti me i dorëzu krejt sene personale; dmth mu mi morën lodrat edhe qat ranacin – me ni kuti tjetër e qitshe jaknën, me njo i qitshe farmerkat, dmth shkojshe derisa mrrijshe në brekë e në maicë të brendshme. Edhe unë sa jom kanë këtu mi kanë shpu vesh edhe mi kanë vnu vatht e arit dhuratë prej gjyshërve e mi kanë marrë vath e arit policia. Unë tepër tu kajt a din jo mi ka fal babushi unë po i du vatht, unë po i du vatht. E maj në mend dmth që tu kajt qashtu me ni… tu u kthy i kom pa do bukë të tostit tepër të thata edhe po get kokna kanë untë edhe ja kom nisë i kom hangër bukt edhe ton kohën tu ja bo mamit qeto bukë kokan shumë të mira mami a ka diçka me i ly. Ato jonë kanë bukë që kanë tepru për stafin që jonë kanë të parapame. Nuk e di as qysh kena mrri veç e di që mamin, babin edhe mu më kanë liru e ni grup tjetër kanë metë në burg dmth qëndrimi u kanë 24 deri 48 orë po më doket, nuk e di kush ka intervenu a çka ka bo veç…
Intervistuesja: A i man men grilat e burgut?
Kaltrina Zhushi: Po i maj në mend grilat, e maj në mend që u kanë ni dhomë e vogël me kësi shtrata të hekrit, dmth krejt hekër edhe lavaboja edhe shtrati edhe krejt, qato bukët e tostit edhe e maj në mend qat procedurën kur na kanë hjek vatht e sene. Edhe…
Intervistuesja: Juve ju kanë liru mas 1 dite?
Kaltrina Zhushi: Po i bjen 1 ditë e gjysë nashti 2 ditë. Edhe e maj në mend që kur kena dalë ka ardhë ni burrë pak ma si Italian style a po e din me vaneca me kësi kmisha të satenit, me do syza e kështu do sene edhe po i fol babit tem, po i fol nanës tem. Ai i martun me ni romune po shqiptar, bash qata hajnat që po thom qata që u kujdesë për qet far transporti ilegal me thanë ashtu edhe e di që ja ka bo babit “Bekë, kena me shku direkt në butik me ble tesha se s’guxoni me u dokë qeshtu të zdralaft e sene, keni me ardhë te unë” – Bekë – baba – “Keni me ardhë të unë me u la, me u ndrë, me u fenirat edhe masanej mujna me u nisë mos të dokemi suspicious”. Edhe u kanë hera e parë që kom hyp në kabriolet. Edhe kom hyp në kabriolet, tepër fancy. Kanë shku më kanë ble lodra, më kanë ble tesha. Mu gjithë mu kanë hangër do kindër Milche që thirren ato ëmbëlsinat e gjithë e vujsha që s’ka në Kosovë qasi e po më doket aq i kom përmen edhe qatëherë sa ai tipi ma ka mushë krejt ranacin tem me Milche e me kindër e me krejt çka ka pasë edhe jemi nisë me kabriolet dmth prej Rumonisë. Në fakt, Hungari, Rumani… jo po më doket jeni kthy në Rumani se kthy grun Romune. Tani kena vazhdu për Gjermani edhe dmth e kena bo marrëveshja u kanë e prindërve të mi me to që me u bo kishe jena tu e bo ni field trip a po e din edhe që kishe jena shoqni e po aktivizohemi me shetitë. S’na ka nalë kërkush, kena mrri deri në Berlin. Unë hallën e kom pasë atje edhe halla u kanë refugjate po ajo në pritje tash të dokumentacioneve e sene se ajo ’93-tën ka shku. E prind e mi veçse e patën mësu gjuhën se kanë jetu 3-4 vjet ma herët, edhe unë e dijsha edhe Gjermanishten qashtu, pak e kuptojsha e jo shumë se 3 vjet, 3 vjet e gjysë i kom pasë. Edhe e di që qat ditë që kom shku mami jem ja ka bo hallës duhemi me e la Tinën edhe me ja hjek morrat. Unë isha mushë morra në qat far kazermen a ku jena kanë në qat far kontenieri nëse muj me thanë edhe e maj në mend që më kanë shti me ni ksi banjo të hajmave, përpara jonë kanë hajm e aziliantave jonë kanë banjot e përbashkëta edhe mi kanë pre flokt, mi kanë pre shumë shkurt e unë e maj në mend që u pata mërzitë, pata kajt. Nuk e kuptojsha çka jonë morrat, nuk e kuptojsha pse duhet…
Intervistuesja: Me ti pre…
Kaltrina Zhushi: … me mi pre flokt. Edhe e di që nana jem ashtu e sikletaft mu rahatu e me u kry senet para se me shku në polici edhe me u lajmëru që jena azil. Edhe unë ja bojsha nanës tem a e din hajt që mi keni pre flokt po ku i kom vatht a po e din ata vatht s’u kthyn kurrë. Veç që dmth si kom pasë ma vatht ve dmth krejt çka i maj në mend prej qesaj faze është dmth dy tri javë ma herët i kom pas vesht e shpune masanej jom kanë pa vatht, e kom ni fotografi ku jom me qata vath e me kika e me sene. Edhe masanej veç veten në mend që na kanë çu me ni banesë ku ka pasë ballkanësa prej tona veneve edhe ja kom nisë me u shoqnu atje me Rom të Serbisë edhe me Boshnjakë se unë edhe boshnjakishten e kom fol përpara edhe e di që prej aty hera e parë që e kom pasë shtratin me dy kat e u kanë kështu lluks për mu shtrati me dy kat, flejsha herë nalt e herë poshtë. E masanej prej qatij veni na kanë bartë me ni hejm tjetër ku tani për pjesën tjetër të mbetun deri në 2000-tën deri në mes të 2000-tës…
Intervistuesja: E a munësh me ma sqaru çka është hajmi edhe qysh u dok, qysh ka funksioni? A e man në mend?
Kaltrina Zhushi: Hajmi është ni ndërtesë, nëse mujna me i thanë ni banesë sociale ku ti ke pasë njerëz që e kanë statusin e refugjatit të përfshinë po për arsye që në disa vene ke pasë hajm ku ke pasë veç dhoma, aty e ke pasë nifar lloj si studio që i thojnë në Amerikë, dmth është dhomë, sallon, dhomë e fjetjes e krejt që i plotëson nevojat e ni familjes. E ke pasë ni kuzhinë të vogël mrena, e ke pasë qaty sallon kuzhinë krejt çka me thanë edhe masanej e ke pasë banjot e përbashkëta në hymje. Secili e ka pasë me orar pak a shumë kur mundesh me u la kati i parë, kur mundet me u la kati i dytë. Edhe na në kuadër të hajmit e kemi pasë edhe çerdhen. Çerdhja u kanë çerdhe integruese nëse muj me i thanë se edhe pse jena kanë krejt nacionalitete të tjera, ka pasë aty fëmi të lagjes që jonë kanë gjerman edhe që jonë kanë të përfshinë në qat çerdhe. E kompleksi u kanë kah i ke pasë qasjen në qytet, nuk u kanë i ndam, u kanë bash në mes të Berlinit po dmth ni pjesë e kompleksit u kanë e ndame veçanërisht për aktivitete sportive, për lojna, për sene edhe masanej çdo muj ke pasë me ndërmarrë aktivitete që lidhen me kulturën e Gjermanisë. Edhe të Gjermanisë po edhe shembull jonë kanë ditët… shembull u kanë Dita e Nacionaliteteve po e zo edhe secila familje ka pasë me bo përgatitje të ushqimeve tradicionale, fmitë kanë pasë me recitu vjersha ose me knu kangë, ose diçka. Edhe mësuset jonë kanë qasi soji të trajnume që kanë ditë me u marrë me rastet tona se ti ke pasë prind që s’i kanë fol gjuhët po fmitë ja kanë nisë me fol gjermanishten kështuqë dmth plan u kanë pak me i integru edhe prind në qato aktiviteti që me mujt edhe ata pak me fol e sene.
Intervistuesja: A i mannë mend prind a kanë ngu lajme për Kosovën mandej prej kur keni mrri në Gjermani? A ka pas Televizor hajmi?
Kaltrina Zhushi: Televizora ka pasë në do raste, në do rastë jo, po ke mujt me ble se ke pasë të ndalume po më doket. Unë nuk e maj në mend shumë lajmet po e maj në mend ni këngëtarë Ganimete Jashanicën, ajo i ka pasë flokët e shkurta edhe unë e maj në mend që mu doke si halla jem edhe po get i kanë lëshu kasetat shumë shpesh edhe sa herë dilke Ganimete Jashanica me knu unë thojsha që halla se mu doke që është halla jem. Lajme nuk maj në mend shumë që kom ngu po unë e di, e maj në mend pak para se me u kthy po i bjen dmth veçse ish tu u kthy knej lufta, e maj në mend që na e kena pasë ni kabinë të telefonit në secilin kat dmth banorët që u dasht me thirrë në kabinë edhe tash kush u lajmëru derisa e ke marrë ti telefonin. E maj në mend që kom dal me mamin me ble harq edhe nana u kanë shtatëzane e krejt hymja e ka ditë që më ka dekë gjyshja e nanës tem tu mos i tregu që ka dekë dmth lajmi u përhapë krejt hymja e ka ditë e qatëherë kur e ka kap nana jem telefonin e ka thirrë dikush me i shpreh ngushëllime përmes telefonit edhe e ka marrë vesh që ka dekë gjyshja edhe i ka ra ni shishe e ketchup-it asi Heinz që është në tokë edhe u thy. E maj në mend që nashti lajmet nashti po menoj që para meje nashti edhe më kanë kursy. I kom pasë prin goxha të kujdesshëm naashti në qet raport edhe s’po di tash. Veç i maj në mend kasetat me qiftelia se burri i hallës i ngojke. Ai ka pasë paketa me cigarë që i shitke në të zezën. Dmth kom qesi sekuenca po lajme jo, televizion jo, kanale gjermane i kom kqyr vet, knej kur kom ardh i kom pasë dy-tri libra me përrala shqip që i kom marrë edhe e di që prind e mi insistojshin ton kohën me fol shqip me mu edhe unë kom fol shumë mirë shqipen, plus në çerdhe shumë shpejt e kom marrë edhe standarden dmth goxha kështu e kom pas përvetësu qata…
Intervistuesja: A e ke vërejt dallimin kur jeno kthy në Kosovë diskrepancën në mes të fminisë në Berlin edhe kur jeni kthy?
Kaltrina Zhushi: Po, unë e kom vujt kthimin dmth. Na jena kthy në gusht të 2000-tës, dmth meniherë pak masi i stabilizu situata prej luftës edhe masi ka lindë nana motrën. Unë e maj në men që deri kah 2005, 2006 gjithë e kom vujt pse s’ka bazen Prishtina, pse s’ka Milche qato çokollatat se dyqysh qato jonë kanë sene që më kanë lidhë…
Intervistuesja: Për ty jonë kanë të rëndësishme….
Kaltrina Zhushi: Po jonë kanë të rëndësishme. Edhe shembull nuk jom kanë e mësume me pa fëmi që s’kanë edhe unë e maj në men jom kanë në Faik Konicë në shkollë këtu që dmth llogaritet shkollë e qendrës edhe shkollë që shumica e njerëzve banojnë në qat rrethinë po na kena pasë edhe të veneve tjera. Unë e kom pas në klasë ni çikë që se kuptojsha pse po jeton ajo në shator. Edhe për mu nuk u kanë… unë e kom menu shatorin si diçka që shkon në kamp me bo me to edhe kthehesh se qato aktivitete i kom bo në çerdhe atje, po dmth nuk e kuptojsha pse ajo po gëzohet që na pat pru KFOR-i do çanta të hinta tepër të kqija, të mdhaja… Ajo u gëzojke që ka çantë, e na kishim ardh me sene që i kena ble në Gjermani para se me ardh, që jena bo gati. I kom pasë gjithë senet ma të mira. Kur kom ardhë këtu i kom pasë rollera, rroshla i thojshin. Dmth kom pasë edhe rroshlla, kurgjo s’më ka mungu edhe kur kom ardhë këtu e kom pa që kandi i lojnave në kamp nuk ka kand të lojnave e dyqysh për mu u kanë e rëndomt mas çerdhes ose mas shkollës me u nal gjysë ore me prind e mi me lu unë në kand të lojnave me fëmi tjerë, me u kthy në shpi me i bo detyrat ose me lujt ose me hangër. E qato sene si kom pasë në Kosovë. E qata e kom vërejt ma së shumti si diçka që më ka mungu se dmth s’kisha as … a din nuk besoj që jonë kanë fëmi që kom dasht me bo diferencimin po unë jom kanë në Gjermani me fëmitë këtu, po u kanë shumë vshtirë masanej me kuptu pse këtu nuk jonë qato sene. Edhe e maj në mend shkojsha në Pejë me pa hallën e mamit e ajo u kanë në shator se ja kanë kallë shpinë, e qaty e kom kuptu qysh është tu jetu Burbuqja e klasës. Se dmth unë kom menu që shatori është fun a po e din se kom menu që ajo…
Intervistuesja: Prej rastit të hallës e ke kuptu…
Kaltrina Zhushi: Po prej hallës të nanës e kom kuptu tamon. U nxejshim me ni plin të vogël, ushqimin…. kanë jetu në shator derisa jonë mledhë paret me e bo shpinë. U kanë njo 1 vit e gjysë në pytje derisa u bo ajo me shpi që ka jetu qashtu. Na shkojshim shumë shpesh se u matën mbledhë babi jem, unë e kom babën mjeshtër, u mbledhshin vikendeve me shku me i nimu me ndërtu a din, jo me e qit temelin, jo kur u bo instalimi i rrymës ka ardhë axha jem, dmth jonë harrnu qeshtu edhe me njerëz e tani a din I got po ma merr menja që e kom pasë ni clue kështu pak, ni ide që okay… halla Xhemile nuk koka mirë se ti e pajshe çfarë gëzimi që po i vijnë mjeshtrit e çfarë mundi me ju kthy bukë e me ju kthy… po dmth ti se ke kuptu që that’s not fun po ti gjtihë e ke menu shatorin si sen i kampit me thanë.
Intervistuesja: Falemnderit shumë!
Kaltrina Zhushi: Kom fol tepër.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Interview-010.mp3 Intervistuesja: Çfarë mbani mend nga periudha e para luftës? I intervistuari: Epo, më kujtohet një kohë e mirë ku të...

Read More

Ljilja

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Ljilja.mp3 Intervistuesi: A mund të prezantohesh? Të tregosh se kush je, çka je, nga je dhe ku ke lindur? E Intervistuara:...

Read More

Elvira Osmani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Elvira-Osmani.mp3 Intervistuesja: Mirëmrama. A po ja nisim pak prej përkeqësimit të situatës, qysh do që e man në mend; ku...

Read More

Shqipe Kumanova

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Shqipe-Kumanova.mp3 Intervistuesja: Po ja nisim pak me fol prej Nanës Terezë. Ke punu në Nanën Terezë Shqipe Kumanova: 3 vite nashta... Intervistuesja:...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonimno-1.mp3 Intervistuesja: Pyetja e njëjtë. Çfarë mbani në mend nga periudha para luftës? I intervistuari: Para luftës më kujtohet një jetë...

Read More

Jehona Hasani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Jehona-Hasani-pjesa-1.mp3.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje! Po ja nisim pak me fol kur e keni marrë vendimin si familje me dal edhe me...

Read More

Gorica Mitroviq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/MITROVIC-GORICA.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni për fillim? Gorica Mitroviq: Gorica Mitroviq nga Lipjani. Intervistuesja: Si e mbani mend periudhën para luftës? Gorica...

Read More

Zoran Maksimović

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Zoran-Maksimovic.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Zoran Maksimović (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ZM= Zoran Maksimović ZM: Unë jam Zoran Maksimović, i lindur me 31...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Interview-012.mp3 Intervistuesja: Çfarë mbani mend nga periudha e para luftës? E intervistuara: E mbaj mend fëmijërinë time nga periudha e para...

Read More

Rada

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Rada.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni? E Intervistuara: Unë quhem Rada. Intervistuesi: Sa vjeçe jeni? E Intervistuara: I kam 55 vjet. Intervistuesi: Nga...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org