Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG

Dragan Maksimović

Admin22022-04-14T12:57:23+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Dragan-Maksimovic.mp3

Intervistuesi: Dua t’iu lus të prezantoheni nëse nuk e keni problem, apo doni që intervista të jetë anonime?

I Intervistuari: Unë quhem Dragan Maksimoviq nga Shillova.

Intervistuesi: Super. Çka ju kujtohet në periudhën para luftës në Kosovë? Ma përshkruani atë periudhë. Si kanë jetuar njerëzit atëherë?

I Intervistuari: Pa, çfarë t’iu them. Ishte e tmerrshme. Njerëzit ishin të shqetësuar, ishin të detyruar t’i braktisin vatrat e tyre sepse ka qenë shumë e vështirë të jetohet në atë periudhë.

Intervistuesi: A ndjeheshin qysh atëherë tensionet, ndonjë presion?

I Intervistuari: Po, si jo, ishim shumë tu sulmuar nga ana e Shqiptarëve. Kishte tensione të mëdha, kishte gjithçka. Kështu që ishim të detyruar t’i braktisim vatrat e tyre. Ishte shumë e tmerrshme.

Intervistuesi: A mund të ma përshkruani gjendjen në periudhën nga viti 1998 deri më 1999, gjegjësisht, gjendjen gjatë kohës së luftës?

I Intervistuari: Paj, kështu, do ua tregoj në vija të shkurtra, në atë kohë ishte shumë rigoroze dhe shumë, të them, ashpër të jetohej në atë periudhë në hapësirën e Kosovës. Pra, kemi qenë të detyruar t’i braktisim vatrat nga ana e Shqiptarëve sepse ishin shumë të ashpër ndaj neve në atë periudhë.

Intervistuesi: Aha. A keni, dhe nëse keni, çfarë presioni keni ndjerë në atë periudhë?

I Intervistuari: Paj, presion kishte non stop.

Intervistuesi: A keni ndjerë presion ndonjëherë që ta braktisni shtëpinë, ta braktisni Kosovën?

I Intervistuari: Pa, si nuk kemi ndjerë. Kemi ndjerë një presion shumë të fortë, për çfarë arsye, sepse për çdo ditë na sulmonin individët të cilit ishim në atë kohëra. Pra, kemi qenë të detyruar ta braktisim.

Intervistuesi: Tash kur lufta është pak më mbrapa dhe kur kemi vazhduar të jetojmë, në një situatë e tillë çfarë është, si jetoni tash? A po frikoheni nga ndonjë situatë e re e krijuar?

I Intervistuari: Paj, çfarë t’iu them?! Koha si kohë ka kaluar, por ato kohëra asnjëherë nuk mund t’i harrojmë, dhe në ditët e sotme po jetojmë, ja sepse duhet të jetojmë, por megjithatë ekziston një frikë.

Intervistuesi: A mund të tejkalohet lufta dhe të lihet në të kaluarën, dhe të vazhdohet me jetën normale në Kosovë?

I Intervistuari: Paj, sipas vlerësimit tim, do të duhej t’i harronim kohërat e kaluara dhe të jetojmë në të ardhmen.

Intervistuesi: Nëse dëshironi të shtoni diçka, urdhëroni.

I Intervistuari: Jo, nuk dua. Kisha kënaqësinë.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anoniman.mp3 Intervistuesi: Mirëdita! I Intervistuari: Mirëdita! Intervistuesi: Do ju lusja që të prezantoheni nëse nuk e keni problem, apo dëshironi që intervista...

Read More

Lumnije Dauti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lumnije-Dauti.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Lumnije Dauti (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, LD= Lumnije Dauti   BG:  Para se me fillu lufta qysh e kujton...

Read More

Sadbere Aliti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sadbere-Aliti.mp3 Medinë Dauti (intervistuesja) Sadbere Altini (e intervistuara) Akronimet: MD= Medinë Dauti, SA= Sadbere Altini   SA: Niher në të ‘99-ten, tani ktu luftë...

Read More

Adelina Berisha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/02/Adelina-Berisha.mp3 Intervistë me Adelina Berisha R.B.: Përshëndetje Adelinë! Faleminderit shumë që po bisedon me mu. A po ia nisim pak qysh...

Read More

Hazbije Lahi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Hazbije-Lahi.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Hazbije Lahi R.B.: Faleminderit shumë zoja Hasbije. Po m’vjen shumë mirë që po ma tregoni storjen...

Read More

Suzana Aliu Krasniqi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Suzana-Aliu-Krasniqi-1-online-audio-converter.com_.mp3 Bestar Krasniqi (intervistuesi) Suzana Aliu Krasniqi (e intervistuara) Akronimet: BK= Bestar Krasniqi, SAK= Suzana Aliu Krasniqi   BK: A mundesh me më tregu...

Read More

Ljilja

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Ljilja.mp3 Intervistuesi: A mund të prezantohesh? Të tregosh se kush je, çka je, nga je dhe ku ke lindur? E Intervistuara:...

Read More

Adrian Berisha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Adrian-Berisha-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (interviewer) Adrian Berisha (interviewee) Acronyms: BG=Bjeshka Guri, AB= Adrian Berisha   BG: A po e prezanton veten pak a shumë? AB: Okej,...

Read More

Nora Xhuzi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Nora-Xhuzi.mp3 Intervistuesja: Visar Kukaqi E intervistuara: Nora Xhuzi   V.K.: Përshëndetje, a mundesh me u prezantu? N: Përshendetje! Jam Nora Xhuzi edhe vijë nga...

Read More

Lejla Veshalli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lejla-Veshalli.mp3 E intervistuara: Lejla Veshalli Intervistuesja: Kendiza Lala   LV: Përshëndetje,  jam një vajzë 24 vjeçare, vi nga komuniteti rom. Tregoj një storje...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org