Blert Morina
Bjeshka Guri (intervistuesja)
Blert Morina (I intervistuar)
Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BM= Blert Morina
BG: A po më tregon qysh e mban në mend periudhën para se me filluar lufta, a ke ndonjë kujtim specifik?
BM: Aa, kam kujtime të pjesshme, mirëpo nuk e kam një ngjarje të zhvilluara, aa çka po di prej kohës kur na ia nisim me majtë në mend si fëmijë, a janë kujtime të mira të pjesshme më shkëputje, e që kjo nuk e di pse ka ndodh, nuk e di pse s’më kujtohet qysh ka qenë fëmijëria ime, apo çka po di prej kohës kur ia kam filluar me shkuar në klasë të parë, qysh është zhvilluar pasandej, këto janë krejt pjesë-pjesë varësisht prej ngjarjeve ndoshta ma të rëndësishme që kanë ndodh, e në qatë far forme e mbaj në mend.
BG: Sa vjet i ke pasur gjatë luftës?
BM: Aa, gjatë luftës i kam pas 9 vjet. Dmth. në kohën deri kur ka nisë me dal ma shumë në pah lufta, në kohën ndoshta kur na është dashtë me u larguar prej Kosovës, aa në qatë periudhë unë i kam pasur 9 vjet.
BG: Aha. E a të kujtohet qysh ia kanë nisë me përmend luftën, qysh e ke kuptuar luftën?
BM: Realisht na nuk kena fol shumë për luftën, e para për arsye që muhabetet janë zhvilluar të ndame ne kuptimin që burrat kanë qenë nëpër oda, gratë kanë qenë të ndame prej burrave, e këto janë konsideruar në atë kohë tema të burrave, e që jo shumë prej neve në at moshë e kem kalu kohën me burra në oda, kështu që kem qenë shumë të shkëputur prej diskursit që është bo mbi luftën edhe çka është t’u ndodh përreth, por mbi luftën dhe seriozitetin e saj për mu që më kujtohet ka qenë kur ka ndodh masakra në Rogovë në fshatin në të cilin unë jam lind, aa ka qenë diku ora 05:00 e mëngjesit 06:00, aaa, edhe ka pasë ndodh masakra, na jena konë në gjumë, ka hy babi edhe ashtu ka thonë i kanë mbytë se në atë masakrën i kanë mbytë katër kushërinj tonë, edhe qajo po më doket o konë pjesa kur m’ka bo me reflektuar që okay përnime situata nuk është e mirë.
BG: Edhe çka ka ndodh mas atij lajmi, çka keni ndërmarr si familje?
BM: Mendoj që prej atij momenti masnej nime ka fillu me ndryshu komplet rutina e jonë, mënyra e të jetumit, mënyra e veprumit ose e të dalmes etj.sepse situata pat nisë me u përkeqësu shumë ma shumë për faktin që tashmë ishim nën vëzhgim si fshat, sepse personat të cilët janë vra janë nxonë, kanë qenë pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se kanë qene t’u bajtë armatim për me e furnizu Ushtrinë e Kosovës. Kjo na pat bo pastaj target, e si target neve na është dashtë me e ndryshu komplet stilin e jetës. E di që masnej kemi qenë për disa muaj rresht të zhvendosun prej shtëpisë, dmth. krej mahalla ashtu jena konë të zhvendosun me një podrum të një shtëpije të axhit të babit, për arsye se në atë kohë u konsiderojshin podrumet pak ma të sigurta. Aaa, ka qenë periudhë shumë interesante, sepse nëse shkojmë tash në at shtëpi edhe mendojmë qysh është e mundshme që i ka nxonë ton ata persona që tash dhjetë persona që shkojnë në at kat doket që është njëfar lloj ngulfatje, e lëre ma në atë kohë kemi qenë shumë fëmijë, po foli për shuma gra, po foli për shumë burra që kanë nejtë në të njëjtën hapësinë. Kemi flejtë të veshun, dmth. na nuk kem mujtë me u zhvesh edhe flejtë e me i vesh pixhamat, kem flejtë me këpuca, sepse kishte raste kur vijshin e thojshin okay janë t’u na nxon edhe dilshim masnej masdite natën në mal. Kështu që gjithmonë është dashtë me qenë në gjendje gatishmërie, përveç sajna Rogova është e pozicionume shumë afër fshatrave që kanë ndodh krimet më të mëdhaja gjatë luftës, si Krusha, masnej, aa Fërtesa e njohur në atë kohë si Bellacrka, kështu që kemi qenë një një pozicion, plus fshati Rogovë është shumë afër maleve edhe pamja është shumë e qartë prej maleve, kështu që kemi qenë target e për këtë arsye na është dashtë të jemi bajagi shumë të kujdesshëm. Më kujtohet gjatë atyre muajve që na është dashtë konstant me u zhvendosë, kishte raste që u zhvendosshim në mal, po, aaa por konsiderojshim që dmth. edhe mali është me policë Serb, atëherë njëri prej rasteve që më kujtohet kur kena hyp ashtu, veç kena hyp në kamion, në kamion i kena pasë plot rroba, e rrobat u patëm kujdes me i shti nëpër thasë të najllonit në mënyrë që kur të bjen shi mos me depërtu, edhe veç patëm hyp mbi ato. Kishe raste gjatë luftës t’u ikë bijshim si fëmijë prej kamionit, veç na gjuajshin në kamion, nuk ke pasë kohë me mendu a mos je lëndu ose me u marr me ty, ajo u konë veç sa për mbijetesë. Ee ai rast më kujtohet për faktin që në shtëpinë ku kemi qenë të vendosun në një fshat afër fshatit tim në Muadër të nesërmen në mëngjes po e njëjta shtëpi u pat, patën gjuajtë granata dhe na jena konë mrenda, edhe nëse më vet dikush qysh kena ikë, për mua është pjesë deri në momentin kur është gjuajtë granata e parë edhe e kam pa njonin prej personave ku iu ka këputë dora, deri në atë moment e kam shumë të qartë çka ka ndodh, po prej atij momenti masnej kurgjo nuk më kujtohet. Eee kështu, dmth.lufta më kujtohet kështu pjesërisht, varësisht prej ngjarjeve të mëdhaja që kanë ndodh, sepse, definitivisht që për një 9 vjeçar ka qenë traumë e madhe me e pa edhe me ndëgju konstant, sepse nëse deri në atë periudhë nuk kemi fol për luftën gjatë atyre mujve për shkak që jena konë krejt të vendosun në një vend është dashtë me fol për luftën, kem ndi konstant çka është t’u ndodh, sa persona janë vra, cilat masakra janë t’u ndodh, e mendoj që kjo është bo ndoshta edhe për faktin që neve si fëmijë me na përgatitë që çfardo që të ndodhë ju duheni me vazhdu, duheni me gjetë mënyrat me ikë, e tjera, e tjera. Kështu që, prej atij momentit kur ka ndodh masakra në fshat nuk na është fsheh informacioni. Kështu që, jam trajtu ndoshta jo si ëmijë mo, janë bo muhabetet pa filters që me mujtë me na konë me na e përçu informacionin pak më butë për shkak të moshës, që s’ka ndodh një gja e tillë. Informacioni është marr si prej një fëmije si prej një të madhi komplet qysh ka qenë.
BG: Aaa… qysh a…po të kujtohet atmosfera që mbizotërojke në ato momente kur jeni mshef, ose çfarë biseda janë zhvillu?
BM: Ee, është, tash në kohën sa jena konë në shtëpi, në kohën kur jena konë të strehum në podrum jena konë shumë më të lirshëm me bo muhabet, mirëpo nuk o konë e njëjta sikur kur kena dal në mal, nuk e kena ditë a mundemi me u pa, nuk kena pasë drejtë me shfrytëzu ose me e dhez ndoj dritë se kemi mujtë me u identifiku lehtë ku jemi të vendosun, nuk kemi mujtë me fol, se nata, mali, zoni, echo, etj.etj.kështu që kanë qenë asi ecje të qeta, zakonisht t’u i ndihmu se na si mahallë jena konë shumë e madhe kemi pasë edhe moshës të shtyjme t’u i ndihmu, secili t’u u marr, t’u u kujdes për gjyshin e gjyshen që me iu asistu me ecë se ka qenë edhe ecje bajagi e gjatë, dmth. nuk jena t’u fol për ecje të shkurta, po janë konë ecje bajagi të gjata derisa shkojshim në male (në vijim të min. 8:06 teksti jo i qartë)… me drunj të mëdhenj në mënyrë që mos me u identifiku, ose me mbajtë bukën më kujtohet gjatë ditës se nata nuk e dijshim kur, sa është e sigurtë edhe a kena me mujtë me flejtë. Gjthmonë u krijojke kjo praktika ditën në shtëpi natën në mal, ishte atmosfera ku u gatuajke buka me idenë që s’ke me u kthy ma kurrë. Tash paramendo sa bukë, për dikun 100 veta sa jena konë ose 200, po e di që jena konë tepër shumë, është dashtë me u gatu edhe me u nisë me idenë që ndoshta nuk kthehemi ma. Dmth. jam t’u fol për, për ushqime për masa bajagi të mëdhaja, ee sigurisht që në mal o konë komplet ndryshe, o konë (në vijim të min. 8:47 teksti jo i qartë)… nuk ke pasë ku me flejtë, je ulë në tokë s’ka mendu kërkush, as i s’ke mendu si fëmijë mos po lagna ose mos po ftofna, ose çka po di, o konë veç sa me mbijetu, me zdritë mëngjesi edhe masnej me idenë edhe me shpresën që okay është qetë situata në fshat dhe me mujtë me u kthy.
BG: ee, apo t’kujtohet ashtu sa ka zgjatë përafërsisht qajo, ee qai tranzicioni mal -shtëpi edhe krejt kaosi që e ka pru lufta?
BM: Në janar, une me datat jam pak i tmerrshëm, në janar pat ndodh masakra, diku kah fundi i marsit nëse nuk gaboj ka ndodh largimi prej shtëpive. Kështu që, prej masakrës deri në kohën kur jemi largu prej shtëpive ka qenë kjo far rutina, sepse, e tash për shkak të pozicionit të fshatit edhe nëse nuk ishte t’u ndodh ndonjë aktivitet në fshatin tonë, por ishte t’u ndodh në fshatrat përreth, atëherë automatikisht na afektojke edhe neve edhe na bojke me u largu sepse për neve, për vëzhguesit në atë kohë, sigurisht që o konë disa persona të dedikum me ndërrime që me vëzhgu që me lajmëru mos me na nxonë mrena, për neve sfida ma e madhe ka qenë mrena mos me na nxonë për shkak që kishte shumë ngjarje që ndëgjojshim, aa mbi gjanat që i bojshin ushtria Serbe. E kishte raste kur ndoshta ishin t’u u largu njerëzit prej fshatrave të tyre por na nuk mujshim me i identifiku dhe mendojshim që është ushtria. Ka pasë raste kur ndoshta nuk ka qenë nevoja me u largu, por për shkak të mos identifikimit të qartë se kush është t’u dal prej fshatrave na bojke automatikisht me vepru, e që sa herë që është dashtë me u largu prej shtëpisë ka qenë një kaos (në vijim të min 10:42 teksti jo i qartë)…, asnjëherë nuk o konë pytja apo nisemi, por u konë na nxonën dilni, edhe masnej shkelshe mbi njerëz, shkelshe veç me u largu prej shpisë, qashtu na thanë, si të thuhet kjo fjalë ju nuk e kqyrni por veç dilni-duheni e dal sa më shpejt prej shpisë. Ka pasë raste kur kena harru fëmijë në gjumë. Më kujtohet njoni prej rasteve në gjysë të rrugës ka bërtitë, ka thonë nuk e kam djalin me veti, djali dikun 5 vjet, e kjo tregon që sa herë qe jena largu u konë gjendja, është konsideru gjendje e jashtëzakonshme në kuptimin që s’ke pasë kohë me mendu ose me mendu, ose me i rishiku ndoshta nuk është ushtria Serbe. Për ne o konë pak më ndryshe se na kemi mendu që me ndërhyrjen e NATO-s realisht po fillon qëkjo e mira, po qe në rastin tonë qatëhere na është dashtë me u largu komplet prej Kosovës, e që ka qenë proces pak i vështirë në këtë rast për mua sepse kur jemi largu më së pari nuk kemi pasë afat për me u pajtu me at fakt, ka ndodh për dy orë ultimatumi prej xhamisë të fshatit çdo kush që nuk i bashkangjitet kolonës brenda 2 orëve aaa ka me u pushkatu, edhe na veç jena nisë ashtu jena bashkangjitë në kolonë. E qathere na u kanë zbeh shpresat të cilat edhe pse kur ndërhyni NATO po doket që Kosova përnime ka me e fitu at të drejtën, pavarësinë,etj.etj, krejt këto ideale që ne atë kohë i kena pasë secili prej neve. Ee ka qenë, masnej shumë sfida tjera para se me marr lajme që Kosova po lirohet.
BG: Qysh ka qenë eksperienca? (në të njëjtën kohë dëgjohen fjalët e paqarta të personit të intervistuar, BM)
BM: Po definitivisht mendoj që është shumë e rëndësishme me e diskutu edhe këtë rrugëtimin tonë prej fshatit deri te një vend në Shqipëri. Na jena konë të ndam për arsye se kemi qenë familje e madhe. Unë kam qenë në kamion me axhën, e kamionin veç pak e kemi modifiku me do carada sa mos me pikë shiu, kem qenë diku ndoshta 40 veta prapa në kolicë të kamionit që i bjen që na kena shku për Shqipëri kah rruga e vjetër, rrugë që ka zgjatë mbi 12 orë, rugë e tmerrshme. 12 orë për shkak që jena konë tepër shumë veta e na nuk kena pasë mundësi as me i shtrij komtë kohë pas kohe, secili prej neve ka qenë në pozicion ulë edhe t’u pritë çka po ndodh. Aa jena bashkangjitë në kolonë, e di që s’kam me e harru atë pamje kurrë për me dal te rruga kryesore prej shtëpisë tonë është bajagi shkurtë, e derisa kena dal te rruga kryesore që i bjen 3 minuta me veturë e maj në mend kur është mbush komplet oborri jonë me ushtarë Serb, është, krejt kjo ka ndodh brenda 3 minutave, dmth. ultimatumi nuk ka pasë aty ushtar Serb edhe veç kanë zbrtë prej malit për 3 minuta u konë, komplet u mbush oborri sa që gjyshit i ka pasë mbëte si pikë, brengë që nuk ka mujtë me i liru kafshët prej zinxhirit as lopët, as qenin, as kërkonin, qaq që sa nuk kena pasë mo afat edhe kanë metë qashtu të lidhun, s’dijshim a kanë me u kallë shpijat, a kanë me u kall ato të gjallë, edhe e di që në Shqipëri sa kena ndejtë nja 3 muaj konstant m’a ka përmend këtë send. Jena bashkangjit në kolonë, kolona ka qenë bajagi e gjatë dhe në momentin e parë që jena bashkangjit, na jemi bashkangjit me idenë që nuk kemi me u kthy mo në Kosove kurrë. Kështu që kemi tentu që secili me marr sa më shumë sende, m’i marr nëse kemi pasë kerre e traktora, etj. etj. e që kjo pat bo me qenë kolona shumë më e gjatë sesa normalisht kish me qenë, nëse secili prej neve e kish marr veç një send. Rruga ka qenë e tmerrshme, ka qenë shumë e kadalshme për shkak të kolonës, e di që gratë kordinoheshin nëse na ndalin këtu qysh me ia bo me dukat, tyrlifar storje që kanë ndi a po i këpusin veshët, po bojnë kështu, po bojnë kështu, po i ndalin prej kamionit djemtë, sa që në mes të rrugës kena marr qashtu kamioni në lëvizje i kena hjek teshat i kena qit disa far sungjera që i kena pasë, i kena shtij djemtë mbas andej e i kena qit teshat përmbi e na jena bo që prej gjysës të kamionit ka veç tesha edhe s’ka persona. Kështu që, djemtë dmth. prej moshës 15-18 vjet i kena strehu në qat formë. Ata janë obligu me ndejtë tepër ngushtë me krejt teshat përmbi ta gjatë gjithë rrugës për shkak të storjeve të ndryshme që ndegjojshim. Kem vazhdu deri në kufi, e mira ka qenë që në përgjithësi nuk kemi pasë ndalesa, të paktën mu nuk më kujtohet. Aa kur kemi mbërrij në kufi kemi pasë bajagi shumë telashe, se, aa kishte persona që thojshin qata persona që janë mbi 18 vjet me u ndal këtu edhe me iu bashkangjit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aa, po edhe pse kena pasë djem mbi 18 vjet se kërkah s’iu referojshin djemëve ishte e pamundshme me u pajtu me faktin, sepse ata nuk ishin të pregatitun dhe asnjoni prej tyre kurrë në jetë të vet s’ka pasë armë në dorë, edhe me e qit direkt ishte shume e papranueshme. Po, të them të drejtën vazhdum me i majtë ashtu të fshehum në kamion në mënyrë që me i ikë krejt kësajna, a, jena nal në Kukës një natë e na kanë shtij në një hapësirë të madhe të basketbollit, ashtu sallë e sportit e mbyllur. Nuk e di ku kena flejtë se e di që o konë veq tokë, kena flejtë atë natë aty-diku ndoshta një mijë veta jena konë prej krejt vendeve. Aa të nesermen mëngjes e mbaj në mend që kam lyp bukë, na e kanë pru do bukë po ka qenë asi buke që për neve të Kosovës për shkak që jemi mbas luftës nuk kemi, nuk kemi ble bukë e kena gatu në shtëpi edhe gjithmonë e kena pasë taze, të nxehtë. Ka qenë asi buke e fortë që nuk kishte shansa me e nda bukën në dy pjesë, ka qenë tepër e fortë. Nuk kem mujtë me hangër se s’kem pasë me çka me hangër se ka qenë shumë e fortë. (në fillim të min. 17:13 teksti jo i qartë) vendosën që me na nda, dmth. me lonë një person me vozitë po tjerë familjarë me vendosë nëpër autobusa që me na nda nëpër pika të ndryshme që Shqipëria i kishte delegu për refugjatë. Aa, nuk e mbaj në mend qysh ka ndodh me u nda prej prindëve, nuk e di a jena konë t’u u ngutë me nxonë vende nëpër autobusa që mos me mbetë edhe një natë aty se ke tepër ftohtë edhe jena nda, dmth. prindët, vëllaun,nana kanë shku dikah tjetër edhe motra ka qenë diku ndoshta 9 muajsh. Unë edhe motra e dytë kena hyp në autobus tjetër. Aa na kanë dërgu në Berat, jem konë të vendosun në kazermë të ushtrisë, kazermë e braktisur, kazermë e cila s’ka pasë as dyer as kurgjo. Na i patën pru falë do batanije te zeza me i improvizu si dyer për shkak që natën njëfar, ishte, nuk ka qenë kohë e nxehtë, po folim për një periudhë që edhe klima ka qenë shumë e përshtatshme që me flejtë pa dyer e dritare.
Aa një javë ditë, për të qenë i sinqertë nuk e mbaj në mend qysh kemi jetu, në kuptimin se qysh jemi ushqy, qysh ka shku kjo punë edhe pse a pasë ndihma afër. Ofrojshin ndihma por u duhke kryefamiljari, ishte frika edhe në mes neve (në vijim të min. 18:39 teksti jo i qartë)…kishte familje, kishte raste edhe familje që dërgojshin ndoshta edhe fëmijë të tjerë që me marr 2-3 herë ushqim prej frikës që ndoshta nesër s’kena me pasë, kështu që nuk më kujtohet saktë qysh kena mbijetu gjatë asaj 1 jave. E mbaj në mend ka qenë diku pas mesnate, a pas një jave kur na kanë gjetë na kanë idetifiku ku jemi ka ardh axha me na marr, aa për mu ka qenë e frikshme se sa herë fryjke fryma ngapak m’u dukke që kanë hy njerëz, kishin hy njerëz për shkak se lëviste batanija e që ma bojke shumë të vështirë për me flejtë se e ndijsha edhe një far obligmi ndaj motrës që e kisha me veti. Por, atë natë më kishte pasë nxonë gjumi edhe kur ka hy axha, o konë, nuk kam mujtë me përshkru se nuk kishin shumë informacion, s’kishim telefona, s’kishim ku me shku, s’dijshim çfarë distance jena, kah është Shqipëria, edhe pse gjatë asaj jave kishtë fëmijë që vishin me lujtë por ishte edhe barrierë gjuha, tash e kuptojmë dhe s’kem telashe me fol me Shqiptarët e Shqipërisë, por në atë kohë ka qenë bajagi sfiduese me fol. Masnej ishte ndjenja që edhe aty ishim në luftë për shkak që në oborr ka qenë kazermë e ka pasë mbetje të armëve në krejt oborrin, ishte problem. Ndëgjojshim storie që këtu del dikush në mbramje për qefi prej ballkonit gjuan me armë e plot njerëz. Ishte njëfar kaosi, këto që i kemi ndi sado që kanë mujtë mos me qenë të vërteta na bojke me vazhdu me përjetu që hala jena tepër shumë në rrezik qysh jena konë në Kosovë. Ndoshta ka qenë ora 01 ose 02 kur ka ardhë axha edhe na ka pru nga një çokollatë, aa o konë amazing (përkthimi nga gj. Angleze: mahnitëse), o konë, s’di, diqysh qatëhere ndoshta kom nisë me thonë okay është tash, shpëtuam. Edhe pse se kam pasë problem (në vijim të min. 20:43 teksti jo i qartë) …po u konë najs ndjenja që i gjetëm e na gjetën. U konë njëfar kombi i kuq i vogël, edhe pse jena konë ngushtë se masnej i morën edhe disa tjerë, kështu që ishin dakordu kur na i kanë identifiku familjarët ne a me shku a me i marr këta neve apo ata tjerët, etj.etj.po hiç se kam pasë telashe edhe kam flejtë gjatë gjthë rrugës. Ashtu në momentin e parë që jam hi më ka zonë gjumi derisa kena shku atje. Aa këta ishin konë të vendosun në Bulqizë me një shkollë të qytetit të Bulqizës e cila nuk ka qenë ma në shfrytëzim. Mjaft e vjetër, por që e kanë adaptu sa me e bo të banueshme me sungjera ashtu…më kujtohet kur kena hi në atë shkollë, sepse në atë shkollë ka pasë nga krejt qytetet e Kosovës, Gjakovë, Malishevë, gjithkah. Edhe nëpër dhoma s’kanë qenë të vendosur familjet por kanë qenë të vendosura lagje. P.sh.na jena konë në dhomë në lagjen që jena konë të vendoson si Rogovë, ndoshta 40-50 persona me një dhomë; dhe më kujtohet kur pata hy dhe e pata çel derën edhe nuk e dijsha ku me kqyr nanën apo babën se jonë konë krejt të shtrijmë ashtu, se u konë kohë e gjumit por ishin konë t’u na pritë qashtu qut me drita dhezë. Edhe janë konë krejt të shtrijmë, edhe na shpesh bojshim hajgare aa të renditun si sardenje, krejt në vijë se hapësira me flejtë shlirë me lëvizë o konë shumë e vogël se vendi shumë i ngushtë. Por u konë tepër najs. Nuk më pengojke, hahaa, nuk u ndjeva keq, a kuku tan këta njerëz, çka po di o konë amazing, e di që kena flejtë. Çuditërisht na kur jena nisë për Shqipëri nana i ka pasë flokët e gjata, atë natë nuk e kam vërejtë që në kohën kur ishin pasë vendosë n’at kamp i kishin pasë pre krejt gratë flokët shkurtë. Të nesërmen kam dal me eksploru vendin dhe u çojshim në mëngjes shumë herët masnej u dashke që krahas grave me i largu edhe masnej me bo vend që mujshe me qëndru gjatë ditës, duhej me i hjek shtrojet çka po di, me i qitë rreth e rreth, me i shtij nëpër qyshe që tani gjatë ditës me mujtë me ndejtë. Edhe zakonisht u qojshim herët, dilshim jashtë që me ia u liru hapësirën që me mujtë me i akomodu ato pak sende që i kishim.
Shkolla, aa na jena konë të vendosur në dhomën përdhesë, në katin përdhesë edhe ka qenë me hekra, njëfar ndjenje si në burg Kur jam dal jashtë edhe e kam pa nanën edhe e kam pa që i ka pasë flokët krejt shkurtë të preme, u konë njëfar ndjenje përnime shumë e keqe. Nuk e di a më ka asiocu me filma që kam pa, zakonisht çka ndodh ose pse ia u prejnë flokët refugjatëve, etj.etj. por e di që aty nuk kam mujtë me lëvizë asnjë hap se u konë njëfar traume shumë e madhe. Nuk mujsha, nuk e di çka o konë t’u kalu nëpër kry teme në ato momente, por e di që tepër keq e pata përjetu. Kur e kam pa prej krejt flokëve të gjata që i ka pasë qashtu shkurt të preme. Masnej me qenë i sinqertë, në qytetin e Bulqizës njerëzit kanë qenë super të mirë. Mbaj në mend që vijshin në kohë të drekës, ose kur dëgjojshin që kena ardh refugjatë të ri, vijshin familje ashtu na merrshin me shku me u pastru se është dashtë pak kohë derisa i bonëm banjot, me u furnizu, etj.etj. kështu që vijshin familje të ndryshme thojshin hej sot kena me i marr kam vend për 5 veta me u la, 6 për me hangër drekë, etj.etj. edhe përmrenda shkollës të refugjatëve o konë ky mirëkuptimi shumë i madh, që p.sh. nëse na kena ardh mbramë ata thojshin po ka ardh kjo familje mbramë merri këta se bile na s’kem pasë arsye me u la, etj.etj. Aty kemi ndejtë 3 muaj. E di që në fillim nuk kemi shku në shkollë se ia nisi me u përhap shumë që po vjedhin fëmijë. Kështu që, nuk guxojshin me na lonë me shku në shkollë …
BG: Po vjedhin fëmijë?
BM: Po, se u zhdukën dy binjake të Malishevës 6-7 vjet, dhe u krijua masnej njëfar paniku që okay jonë t’u vjedh fëmijë e masnej prej atij momenti kena shku në shkollë me Polici me përcjellje edhe jena kthy me përcjellje. Por, e panë që nuk është t’u funksionu se e panë që ishte përnime problem edhe barrierë gjuha, masnej masi ata e përfunduan vitin shkollor diçka kështu i bijke, ja nisëm na me mësues te Kosovës me majtë, nuk kishte shkollë me plotkuptimin e fjalës, ajo ma shumë ka qenë më i largu fëmijët e me ia dhonë ndjenën që jena t’u u kthy normalitetit. Poo, aq sa mbaj në mend nuk është zhvillu ndoj far mësimi se u shihke që çdo kush o konë në ankth me ditë për familjarët, me ditë çka është t’u ndodh, kurgjo nuk kena pasë të sigurtë. E di që na ka ardh një ndihmë e Arabëve edhe na ka përkrah, masnej na e morëm njëfar menze të improvizume të studentëve, ata na furnizojshin me ushqime, aa e di që familja jem ka punu komplet aty me, për me bo, me pregatitë bukën për krejt, dmth. mëngjesin, drekën e darkën, shkojshim e hajshim në menzë, kanë qenë shumica që jonë konë aty të angazhum si kamariera, me i la enët e tjera, tjera. Në njëfar forme u konë një familje e madhe që ia nisën me i kordinu punët, me i nda përgjegjësitë edhe u konë për 3 muaj o konë tepër mirë. Fëmija kanë pasë hapësirë me lujtë se jonë konë, shkolla o konë e ndame prej pjesës të qytetit edhe kanë qenë disa vende të gjelbrume super të mëdhaja që, aa, mujshe me lujtë futball, mujshe me lujtë çka të duash, kishim pajisje si na i prunën në dimën, i kishe masnej (në vijim të min. 26:34 teksti jo i qartë)…që u merrshin, çkapo di unë me e pregatitë ushqimin, me i la enët me i shërby, etj.etj.ia nisëm me u kthy në normalitet. Nja 1 javë para se me u kthy na në Kosovë dëgjuam lajme se, në atë kohë ka qenë problem për shkak se interneti, telefoni nuk janë konë qysh i kemi sot. U konë pak më problem me identifiku, me shku, me fol, sa pare po të duhen, aa tash në Shqipëri shkojmë ashtu shpesh, por për shumicën edhe për moshat e shtyjme ka qenë hera e parë që qysh funkcionin Leku, çka duhet, tek duhet, jo të gjithë e dijshin kur kena me u kthy, a duhet me rujtë pare kështu që gjithmonë jonë konë sende që nuk jena t’u ditë çka me bo për shkak që e kemi pasë shumë të panjohur çka ka me ndodh, masnej shtë dashtë me i rujtë ndoshta ma shumë, me kursy më shumë se sa normalisht kishim kursy.
Nuk e di kah kam ndëgju që Kosova tashmë veç u liru po edhe nuk ka Serb ma. Mbaj në mend në dhomë ku jena konë 50 veta prej fillimit deri në fund kemi vazhdu me ndejtë aty krejt ata persona mrenda në dhomë, aa axha tha unë po du me shku me kqyr njëherë qysh është vendi, a kem ku me u kthy, e masnej kthehem ju lajmëroj në mënyrë që me u kthy krejt bashk varësisht qysh janë rrethanat. Ka ardh axha në Kosovë, mas një jave ka ardh në Bulqizë, e di që, nuk e di pse kur gjithmonë jena nisë natën edhe at here t’u u kthy për Kosovë jena nisë natën; e di që babi pat thonë jo familjen tem, fëmijët po du me i pasë në kerr e jo në kamion me i marr, dmth.me u koordinu familje-familja me qenë bashkë me prind e jo si herën e parë kah jena shku për Shqipëri ku jena konë krejt të ndamë do në kamion, do në kerre, do në traktora, kah jena kthy jam konë në kerr me babin, dmth. në kerr jena konë veç familja jonë. Ka qenë, m’u ka dukë 5 minuta, dmth. kah jena shku m’u ka dukë tmerr, gjatë, keq, lodhje, kah jena kthy po e njëjta rrugë o konë, m’u ka dukë që kom qenë si me shku në Prizren, qashtu e mbaj në mend krejt rrugën. Kur jena nisë natën edhe kur i kam çel sytë jena konë në Prizren, në Kosovë, aq shpejt m’u ka dukë. E di që kohë pas kohe edhe kena kënu ngapak në kerr, o konë njëfar hareje ashtu njëfar atmosfere që okay po kthehemi në shtëpi. Jena ndal pak te dajtë me i pa, m’u ka dukë krejt ndryshe, ndoshta t’u shku gjithë t’u u rujtë, t’u mos na lonë, se dajtë i kam pasë në malin?, dy dajtë i kam pasë në UÇK, e s’na lishin shumë kur shkojshim te dajtë, gjithë me ndejtë mshel edhe kur shkuam, edhe ke ditë taman me pa qysh është vendi i dajëve, ke ndryshe prej herave të tjera kur jam shku. Prej aty kena ardh në fshat për 20 minuta, aa se na jena konë të parët përveç axhës me familje që kena hi nëpër shtëpija për shkak që me kerr e kena ardh pak më shpejt se ata tjerët me traktora edhe me kamiona. Sendi i parë që e kam vërejtë na e kena pasë njëfar qershije mbrapa shpisë e cila kurrë s’ka bo ose nëse ka bo i ka bo 2-3 max. edhe gjithë thojsha pse po e mbajna kur kurrë nuk ka bo. Kur kam hy edhe e kam pa që nuk, nuk iu shihshin gjethet aq shumë që kish pasë bo, kishke me u thy për shkak që ka pasë tepër shumë. Kena hy mrenda, e di që ka thonë nana mos gaboni me u sill shumë rreth shtëpisë se në këtë rast kam mendu që garant e ka pasë për shkak të minave ose çkado që mundet me pasë, na pat thonë mos gaboni me u sill shumë rreth shtëpisë ose me u largu prej shtëpisë. Kena hy në shtëpinë e parë o konë okay, o konë e shkatërrume, e thyme, o konë okay, por kur kena hy në shtëpinë e dytë se na me frikë ashtu o konë interesant që nuk u shihshin tepijat qaq bërllog, qaq kishin pasë ndejtë qentë, loptë, dmth. nuk u shihke kurgjo, ishte si me hy në shtallë të lopëve edhe ka qenë një qen i ulun në mes të tepisë e nuk lëvritke veç na kqyrke. Nuk e dijshim qysh me e qitë jashtë se thojshim po na sulmon se nuk e dijshim çfarë traume ka mujtë me përjetu. Qeni shumë qetë veç na kqyrke, na e kqyrshim, ashtu kena ndejtë nja 1 orë t’u e kqyr njoni-tjetrin, masnej jena dal kena shku edhe pjesa e tretë e shpisë, u konë okay, e kena pasë njëfar shqiponje në odë, ata e kishin pasë, pasë me thika, çka ka qenë interesant, axha ka tregu që kur ka ardh krejt janë konë në rrymë nxemëset edhe të kthyme kah tepijat se në atë kohë u pat shkëputë rryma, kështu që në rast që na kishim mbërri më vonë edhe kish ardh rryma tepija ka pasë gjasa me u kall për arsye që krejt nxemset kanë qenë të vendosura nëpër shtekera dhe të kthyme përmbys kah tepijat. Për shkak të vullnetit të madh që e kena pasë e di që atë ditë po të njëjtën ditë i kena pastru krejt sendet, u ly komplet shtëpija, ne mbramje o konë qysh e kena lonë të banueshme. Kështu që, pak a shumë kjo ke.
BG: Aa faleminderit shumë veç edhe një pytje: çfarë ndikimi mendon që ka pasë lufta në ty?
BM: Aa, problemi është që mendoj që kena hi pak në hak vetes për arsye që (në vijim të min. 32:08 teksti jo i qartë)…e mendoj që nëse jo tash që konsiderojmë që jena të ri edhe mujmë me përballu, dikur ka me u shpërfaq krejt qajo traumë që e kena përjetu, e që unë zakonisht them që shpërthimet sa më shumë që shtyhen masnej janë shumë më të rrezikshme sesa nëse mirresh në fillim me ato trauma ose çkado që i ke. E mandej që nëse e kqyrim sa herë unë i kam fol këto storie mendoj që 20 vjet ka diferencë prej që u kry lufta qëkjo është hera e dytë, e kjo tregon çfarë trauma në ne ka mujtë me lonë, nën 2 se sa përnime na jemi ballafaqu me të kalumen edhe masnej me u konë rahat, edhe.. nuk e di a e vërejte kohë pas kohe u emocionojsha se ishte njëfar kthimi në situata të cilat jena gjind e kjo tregojke që është një traumë aty, se problemi jonë është që nuk jemi t’u u marr me atë send. Kështu që, ka me ardh një moment kur na duhemi me u marr, kështu që…
BG: Faleminderit shumë Blert.
BM: Faleminderit shumë. Përndryshe ju përgëzoj për idenë, ke shumë interesant me i pa krejt ato ngjarje, ndodhin në të njëjtin vend, por përjetime të ndryshme për persona të ndryshëm. Thash, ju përgëzoj për iniciativën.