Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Anonim

Admin22023-02-24T07:42:36+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonime-1.mp3

Anonime 1: Në moment kom vendosë.
Intervistuesja: Me kon jeni kanë?
Anonime 1: Unë, unë isha me nuse edhe nipin edhe mbesen. Në atë kohë djali ishte në Austri, ka pasë ekspozitë dmth pa fillu lufta. A i shkoj sa ditë ka me thanë ma përpara. Ka shku atje, ka pasë ekspoziten. Edhe metë atje na këndej të vetun edhe kërsiti lufta. Ajo NATO në të vërtetë. E natën e parë me të thanë të drejtën u frigojsha shumë për fmi se e kisha nifar obligimi nifar… e kisha nusen edhe nipin me mbesen e unë sa kom pasë fuqi me rezistu diçka aty mundesh me marrë me mend. Edhe nejse çohet kunati jem atë natë që po don NATO-ja me sulmu, po thotë kunati jem i ka thanë, ai ka pasë fëmi të rritun e krejt, ai i madhi i martun, edhe i thotë a din çka ti me i marrë grun edhe fminë edhe me shku te gruja e axhës, te na. Unë isha vetun në shpi me kta. Edhe po i thotë veç me shku mos me lanë ata vetun se ajo kumeditë tutet. Kur e kom pa dritaren s’di si me pas pa s’di kon. Tha valla na çoj baba se vetun je, vetun jeni e mos të frigoheni a diçka e të jemi ma grumbull. Edhe ai i kish marrë dy fminë me veti, edhe na aty, u përzim pak e pak ma lehtë. Kur fillun sulmet na shpejt e në bodrum. Hymë në bodrum, shtrum dyshekë, fminë dojshim me i rahatu qysh s’i merrke gjumi, a din u frigojshin. Në momente menojsha që u mshelem na. Thojsha Zot runa me na ndodhë diçka s’din kërkush ku jemi. E qeshtu qe nja tri netë na ra aty me nejt. Mas të tretes ditë ata prej Dragodanit, kunatin e qesin prej shpisë e ata drejt e te na. Bujten ni natë te unë edhe tani kemi vendosë të nesërmen me dal. Dojshim me shku se nuk rrihet këtu a po e sheh qysh po na qesin tash munen me ardh edhe këtu me na qitë. Erdhën ata nejse, bujten atë natë, u bom gati. Këta u bon gati me shku, unë po thom s’du me shku, unë du me nejt. Kisha, i kisha, e kisha atelienë me piktura e kujtojsha që unë po i ruj ato, muj me i majtë e me i… po veç që të nesërmit kur fillun ata me dalë prej shpisë, hypën nëpër makina, krejt fmitë e kunatit edhe thash veç merrmani këtë nusen me fmi se për veti s’po kom dert. Ata u nisën, unë thash du me nejt. As si e kanë dhezë makinën kerrin përnihere ni rafall dikun kërsiti, po unë ju thash pritni, pritni, pritni po bërtas. Thanë çka u bo? Thash i rash pishmonit se tutna me nejt vetë. Mendojsha po rri unë hajt diten, ditën nuk kish frikë, po nata ku me shku unë natën, duhna me shku prej shpisë e në shpi nëpër shpija të huja me flejt se s’kisha guxu vet me nejt. Kështuqë qashtu u nisëm.
Intervistuesja: E hypët në kerr a po?
Anonime 1: Po menihere, as se di qysh e kom marrë ni torbë, veç kom marrë gjanat ma elementare edhe jom nisë, i kom mshelë dyrt edhe jom nisë drejt e në kerr. Edhe ton rrugën ka qenë rruga… na tri ditë kemi bo në rrugë se… E nata ishte e tmerrshme në rrugë, ishte se ishte kolona veç kur na vijshin ushtarët. Të rinjë ishin ata ushtarë me pushkë, po si duket as plumat si kanë pasë nëpër pushka. Ata vijshin se fillun këto gratë me hy nëpër shpija sidomos në Han të Elezit aty. Ata hinën gratë nëpër shpija, veç interesant ato shpija ishin shumë të pasuna edhe krejt çka kishin deri te pastat e dhomve, ato brushat, ato sapunat, krejt ishin të jashtit, se frigoriferat për plot me mishna me djathna me maza me gjithçka, gjithçka kishte. U shihshin që jonë të pasun, kanë pasë si duhet dikon jashtë, edhe krejt ata…
Intervistuesja: E a hijshin aty me u ushqy?
Anonime 1: Po, gratë aty a po don shporet me dru a po don shporet me rrymë, a saqa a çka s’kish ma, çka i duhet ni shpisë me pasë. Ishin valla kanë hi kanë shtru sofren, kanë gatu me pite, kanë zi me mishna, kanë bo gjellna se kishin kohë se ishim të bllokum na ishim nalë ma në rrugë nuk ecëshin makinat hiç.
Intervistuesja: E qysh mrritet me kalu kufinin.
Anonime 1: E tash të tregoj. Edhe tha… nejse, kalum qashtu kemi kalu. Dikush ish ma e zoja me shku me punu, ka shku ka përgatitë, ka pru, kemi hangër, kështuqë nuk kemi ecë. E qeta ushtarë më kanë bo shumë përshtypje në veçanti. Ku po doni me shku? Nuk e di, nuk e di, po se dijshim as vetë çka po ndodhë. Nejse u kry ajo punë, qashtu u takojshim folshim biseda me kon e njifshim aty rrugës. Edhe mrrijtem dikun deri pak para kufinit… jo valla pak, bajagi pak kështu, po veç ma afër ishim kufinit. Kur erdhëm aty, e djali i kunatit shkoj u afru te rampa bash aty te kufinit. Edhe e takom ni njeri, ai kishte qenë prej Ferizajit. Edhe i thotë kah jeni, i thotë qe valla pak ma poshtë i kom krejt familjen. E thotë ani çka po don me bo, i thotë se di, e ti. I thotë kerri jemi është te kufini, aty te rampa veç ma kom hup durimin nuk muj ma me duru po du me kalu në kamë. E në kamë mujshin me kalu. Tha po du me kalu në kamë, me fmi e me gru e po du me kalu. Mirë, ani, tha kerrin po du me e lanë, në qoftëse don po du me ta lanë kerrin. Ishte, jo kerrin po kombin. Po ta la kerrin thirri krejt ata që i ki ma të vjetër edhe fmitë ngarkojë qiti se tha veç sa se kanë lëshu me dal andej. E erdh djali i kunatit na përmbledhi, teshat bile i murrem çka patëm me veti, i qitëm ne makinë aty edhe u nisëm. E shkum aty pritëm shumë pak njo gjysë ore a ni orë s’po di sa, na dhanë lejen me kalu, dulem tash kah po shkojmë. Aty ishin dy drejtimie, njo ishte për Shqipërni njo ishte për Maqedoni. S’dijshim kah po na çojnë, neve na dhanë rrugën kah Maqedonia. Unë u gëzova me ta thanë të drejten ma shumë kisha qef në Maqedoni se isha ma afër shpisë. Edhe dulem na andej. Kur po…
Intervistuesja: Ku keni nejt ju në Maqedoni?
Anonime 1: Natën e parë në Shkup. Na gjeti ni punëtore e UNHCR-së. Ajo vijke shpesh te une u shoqnu dyqysh se ajo ishtë adhuruese e artit edhe vijke kish qef me nejt te na. Don me i bartë veprat e artit e don ashtu, ishte adhuruese e artit edhe kish qef me ardh vijke shpesh. E ajo në atë kohë ish punësu aty në kufi dikun me punu Maqedonia sigurisht. Edhe thotë thirremni mu kur të mrrini aty me më thirrë mu. Unë e thërras ata, ajo na kish gjetë ni banesë edhe na atë natë krejt me të kunatit, me fmitë e kunatit, me kunatin na krejt u bonëm kallaballëk aty që thojnë edhe shkum flejtëm atë natë aty. Ndërkohë unë e mora telefonin e kisha ni vajzë të kojshive në Tetovë edhe po i thom a bon bre dyqysh me ma siguru ni dhomë, ni banesë, se qeshtu qeshtu jemi. Teze tha qysh jo o ka të lyp tha Nehati, ni djalë, ni student i burrit tem. Ai ton kohën kish lyp edhe ka dalë në kufi tu pyt a ka dikush prej familjes të tyne që po du me i marrë se e kom rezervu vendin krejt për me ardhë. Mirëpo, kërkush. As që jom lajmru te ai e as ai s’po me lajmërohet s’po di… qe ajo vajza e kojshisë. Ajo tha qe qetash po e gjej unë ata edhe po i tregoj. Ajo i tregoj, unë edhe mirrna vesh me to, ma jep numrin, mirrna vesh,edhe nisa për Tetovë. Prej Shkupit në Tetovë. Shkum në Tetovë, kur shkum e kishin ni fmi të madhe, jo kumeditë sa e rregullune mrena se kërkush nuk banonte aty veç kishte të shtrune asi, po s’ka banu kërkush. Na hym aty, na nxuni, dy kat shpija, e madhe kishte hapësirë. Na aty nejtem.
Intervistuesja: Sa keni nejt aty?
Anonime 1: Aty dy muj e gjysë unë. Kunati ka nejt ma shumë. Veç na kanë kqyr krejt ata kojshitë masnej vijshin bijshin ndihma të ndryshme. Na vet përgatitshim se i kishim aty mundësitë me përgatitë po bijshin vaj, mill, gjithçka kishte. Dilshim në qytet u takojshim me njerëz që i njihshim e kishim nifar atmosfere që diçka mirë ndodhke aty. Nejse prej atyhit ni kojshi, prap ni kojshi tha nesër ka me shku me gru e me fmi, tha ka me shku në Ambasadë të Austrisë. Çka po don aty? Tha po du me shku se tha po du me u largu prej ktuhit se nuk po më rrihet ma këtu. Edhe po i thom ani qysh me shku, po a të vi unë, edhe na a të vijmë me ty. Po tha bon me ardhë tha edhe pse unë a din që sa kohë kom dhanë kërkesën me shku aty, u dasht me pritë shumë. Thash unë s’po pres hiç po po vi po të bashkangjitna ty edhe na pranofshin mirë, që s’na pranojnë edhe na po e qesim kërkesen edhe presim kur të na thirrin. Çohna, shkum me to, u veshëm u rregullum u ndreqem tham nashta lajmë përshtypje ma si ma të mirë. Kur shkum aty në Ambasadë si jemi hi atij ja dhanë veç ulësen. Tash na, ku po doni me shku, ku kujtojshim, ku na ra në mend veç e kisha djalin hala në Austri, ishte në Graz edhe na ma mirë se me shku te djali ku me shku. Po i thojmë na në Graz po dojmë me shku. A keni kon? Edhe s’me bijke në mend me i thanë atij që ai ishte vet mysafirë, ku me i thanë, adresen se dijshim pos numrin e telefonit, nejse e ka pasë ni shok, edhe më ra në mend për atë shokun e vet edhe ja jepi numrin e atij. As s’jom marrë vesh me to as kurgjo veç i kom thanë qe qeky numer ky edhe meniherë qaj punojësi që punonte aty a çka është me thirrje aty. Ai tha hiç mos ki dert tash unë e thërras këtë djalin. Kuku tash që s’jemi marrë vesh a na pranon a çka thotë. Thotë kjo familja, për familjen tonë, thotë edhe na po dojmë po lypin me ardhë te ju, a i pranoni. Cila familje, qekjo, pa diskutim thotë. Unë e kom edhe shok këtë djalin e tyne e sene thotë hiç s’ka diskutim veç le të urdhnojnë. A dinqe biletat na dhanë menihere në dorë? Biletat e aeroplanit na kanë dhanë në dorë. Tha për 15 ditë keni me udhëtu, qe ku i keni biletat e aeroplanit. Na mas 15 ditëve u përgatitëm e shkum. Kunatin e lam aty na u çum e shkum.
Intervistuesja: Ti me nusen edhe fmitë, a po?
Anonime 1: Po me nusen edhe me fmitë. Kur jemi shku ma së pari u nalëm me nifar në Austri u nalëm me nifar kazerme ushtarake. Ishte e lirë nuk kish ushtarë as kurgjo. Aty ishte ekipa mjekësore, ishte krejt e rregullume, e përgatitun për refugjatë. Na ishim si në karantinë aty. Ishte bile ni kafe aty dojshim me pi kafe. Prit thotë kjo se nuk është për ju po këtu, se nuk na pranojshin me shku me u ulë gjithkun derisa u kryn ato vizitat mjekësore krejt kështu prej A-së që thojnë deri në Zh neve vizitat mjekësore na bon. Me rengena me të gjitha senet me gjinekoloka me çka të dush aty, të gjitha senet, të gjitha që duhen me i pasë. Edhe shkum aty nejse i krym ato, atë natë kemi flejt aty. Bile ishte edhe një dhomë e madhe me sende me tesha. Prej teshave të brendshme e tutje çka don me marrë me vesh. Nejse, hinëm na diçka murrem diçka veshëm diçka lamë. Atë natë u mbledhën krejt… e aty krejt studentat shqiptarë ishin që i kishin marrë për përkthim se na ku me ditë na Gjermanisht, të gjithë nuk dijshim gjuhë të huj. Edhe ishin krejt përkthjeshin. Studentat na kanë kqyr me të gjithë ata të vendit që ishin shumë na kanë pritë mirë. Atë natë kemi flejt, të nesërmen ka ardhë autobusi ka shpërnda prej atyhit, krejt na kanë shpërnda. Neve na ra me shku te njo tri familje. Jonë kanë dikun 3 familje, dukun 5 familje, dikun 7-8 familje, sa të na ka zanë autobusi. Edhe neve na ra me shku në Graz… jo në Grazë po me shku në Aflenz. Aflenz ishte afër Grazit ni vend i vogël shumë i bukur që s’kishte aty vetëm një kishë, një vetsherbim, një barnatore, një park i bukur i hatashëm, po është një venc shumë i lezetshëm. Afenci ish e kish rrethinen e vet krejt me zabele kështu, po bukur. Edhe neve na ra qaty me shku, po ku tash. Kish aty ishin të angazhum me tash kush i ka angazhu Caritasi si duhet, Caritasi këto angazhime i bojke, i ka angazhu e i kanë pagu familje që dojnë me i majtë refugjatët se ajo ka qenë me pagesë ato shteti don me thanë po Caritasi. Edhe neve na çojnë me ni familje. Ata veç burrë e gru ishin po kishin pasuni mjaftë. Ishte bajagi hapsirë e madhe, kishin tokë, e aty ishin krejt shtëpizat. Jo shtëpiza valla shpija po si me thanë ma të vogla kështu edhe dy katëshe edhe ni katëshe edhe besa me saunë mrenda besa me a din bukur të rregullume. Ndonjona ma mirë ndonjona ma keq. Na ishim 5-6 familje na ra te qata me shku. Shkum aty ajo na priti e zoja e shpisë me atë zotin e shpisë, u vendosëm. Na u vendosëm në atë shpinë…
Intervistuesja: E a mrritët me komuniku me djalin për me ju…?
Anonime 1: Jo, hala s’po vijme na te djali. Kjo ma përpara. Tek ma vonë me djalin, djali në Graz, ma larg Grazi, kjo ishte ma prej kufinit mas afër. Nejse, kur kemi mrri na aty u vendosëm nëpër shpija. Kjo shpija jonë ishte shumë e mirë. Unë isha bashe knaqun bile ajo zoja e shpisë ishte… kishte ajo shpi edhe aneksin e ajo ishte në atë aneks na ishim… neve na lëshun shpinë. Ni kat ni familje tjetër edhe ni kat ishim na. Po aq shpi e bukur ishte aty kalojke qysh e kishim na shpinë, këtë bash atë pjesen tonë, mbi kry që thojnë te kryt, veç u ndijke shushurima e ujit kalojke si jaz ish. Edhe prej e krejt ishte në anën e kundërt ishte mali meniherë i lidhun me atë pjesë. Po më kujtohet ajo si çka… si si prrallë a din, shumë bukur ishte. Oborr të madh kish, në atë oborr lodra për fmi, ato elementet për me lujt fmitë, e kish ni mini-kopsht, shumë interesant. Ma tepër ma e madhe se qekjo pjesë s’ka qenë po kishte mblejjë gjithçka. Aty dilshim mbledhshin magdonozin, domate… ajo ishte knaqësi prej atyhit me marrë ti edhe po e përgatitë dreken. Na vetë e përgatitshim dreken, e kishim magazinen. Magazina e furnizune prej gjasë ma elementare deri te ato ma të mdhaja, deri te mishi. Edhe hijshim e merrshim shporten edhe hijshim çka të kishim nevojë. Çdo dy ditë shkojshim aty edhe u furnizojshim si me shku në ndonjë dyqan. Thojke mos merrni ma shumë pse me ju nejt mrena ju merrni sa të keni nevojë për dy ditë. E u frunizojshim me gjithçka, gjithçka kish. E merrshim në shpi e përgatitshim sa që ajo zoja e shpisë thojke u kënaqa kur po ju shoh juve tu vrapu tu përgatitë tu shku me marrë magdanozin me marrë domaten me marrë ata e këta, ish u bo aty ni atmosferë e hatashmë. Aty nejtëm njo tre muj. E te mjeku na çojshin rregullisht, për dhom për çka do diçka që kishim ndonjë brengë diçka te mjeku; për sy, për dhom, për gjithçka u caktojke veç na hypshin në kombi burrë e gru edhe na çojshin. Veç i tregojshim në mramje, ni ditë përpara për me e caktu edhe shkojshim. Ajo ka qenë ni po thom ni periudhë e hatashme.
Intervistuesja: E qysh u takut me djalë?
Anonime 1: Masanej prej atyhit neve fillun me na shpërngulë. Nashta po hi në detaje se…
Intervistuesja: Hiç mos ta nin.
Anonime 1: Po shumë bukur ka qenë, as s’po muj me ta përshku sa bukur ka qenë.
Intervistuesja: Edhe kur u takut me djalin?
Anonime 1: Edhe kur shkum në Graz, na çun në Graz. E qysh kemi mrri na qysh kemi shku në Graz. Na shkojmë… djalin na kishim kontakt vazhdimisht kështu me telefona me krejt se kishim na… Edhe bile qe harrova me të tregu. Kur bombardojshin na telefonat kishin lidhje edhe kjo është shumë asi… lidhja ishte, telefonin e zgjata unë deri në bodrum edhe veç djali më thirrke, mam thojke mos u frigoni ata u nisën. Ata e dijshin ma përpara e dijshin kur po nisen ato qysh i thojnë çka kanë gju…
Intervistuesja: Aeroplanat…
Anonime 1: Aeroplanat…. e thojke mos u tut se qetash u nisë aeroplani. Edhe u përgatitshim na psiqikisht edhe vev kur bojke…. don me thanë veç u shprazke. Veç ish shumë interesant ajo shumë na ka ndihmu, shumë na ka ndihmu djali me qato përgatitjet mos të befasohmi e çka po di unë, e qeshtu. Nejse, kur mrrinëm në Graz u vendosëm në ni shpi. E lypëm. Kanë shku përpara nusja ka shku me ni shoqe të vet ka shku në Graz, u taku me djalin e krejt, edhe jonë dalë kanë lyp banesë. E tash ma na nuk ishim refugjatë se nusja jeme u punësu, u punësu…..

Ata atë Boraramizin aty në atë… ajo dul shumë bukur edhe e pat trakën edhe qat trakë e tash, kur ishim na në Aflenz aty vijshin pedagogja, vijke kjo gjuhëtarja. Se kalova shpejt atje. Vijka pedagogja, vijka gjuhëtarja. Pedagogja me fëmi punojke në çfarë gjendje psiqike jonë. Kjo gjuhëtarja me ja mësu gjuhën jo vetëm fëmive po edhe këtyne të rinjëve kush dojke me mësu gjuhën Gjermane. Shumë, shumë me kujdesë. Djali më shkojke në shkollë ishte ne klasën e parë e shkojke në shkollë. E tash kjo…
Intervistuesja: E nusja juj u punësu atje a?
Anonime 1: Nusja jem u punësu a djalin e kisha atje me ekspozita. Atje e kanë pritë fantazi pak para luftes.
Intervistuesja: Edhe mandej vazhdut me ni banesë?
Anonime 1: Edhe vazhdum me ni banesë, u vendosëm në ni banesë dy dhomëshe, e hatashme, shumë e mirë…Kqyre tash kjo në Aflenz ish pedagogjka, qe gjuhëtarja, kjo, a kjo…

Më pëlqej, a bon muna me bisedu që ti me punu me fmitë e ktuhit, thotë edhe me të punësu me rrogë. Ajo u pranu me rrogë. Këtë projekt e ka financu Unioni Europian mos të dal… Unioni Eurpian e ka financu, projekti ka qenë psiko-social edhe ka punu me të gjitha me fëmi boshnjakë, kroat, shqiptarë, me të gjithë këta fmi ka punu. Don me thanë qekjo është me rëndësi kush e ka pranu këta, këtë nusen tem. Pranohet me rrogë ajo ma nuk ish refugjate prandaj na edhe mujtem me marrë banesë. U vendosëm aty. Ka qenë me status me letra, jo refugjatë.
Intervistuesja: Sa keni nejt mandej në Austri?
Anonime 1: 1 vjet e gjysë.
Intervistuesja: E pse vendosët me u kthy?
Anonime 1: S’kisha unë shumë… se ish djali profesor në fakultet, ai edhe është ende mas luftes menihere. Ai vijke në Prishtinë u duhke me majtë msim. E përshkak të atij ma tepër. Ata e unë për shkak të pikturave, unë e kisha atelenë s’mujsha me e lanë atelenë ashtu. Ranë qato na u kthym se e kishim fort… edhe aty e pranun shumë mirë atje mandej i jepshin mundësinë atelenë i dhanë, i dhanë mundësinë me hapë ekspozitë, ka mujt krejt nëpër Austri me hapë ekspozitë, shumë bukur e patë. Edhe na e patëm shpinë vendosëm… që thojshin ato çikat që sa vjet, studente ishin….
Intervistuesja: E a kishin dëmtu atelenë që e keni lanë në Kosovë?
Anonime 1: Jo hiç as prek shpinë jo.
Intervistuesja: Hiç a?
Anonime 1: Prek shpija jo hiç. Edhe pse kojshitë thojshin kemi pa përreth jonë sill e jonë sillë e jonë sillë po mrenda s’kemi pa kurgjo edhe kur jemi ardhë qysh e kemi lanë qashtu e kemi gjetë.
Intervistuesja: Falemnderit shumë!

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Blerina Muqolli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Blerina-Muqolli.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Blerina Muqolli (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BM=Blerina Muqolli BG: A po më tregon diçka për veten? BM: Po. Atëherë,...

Read More

Behxhet Kadiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Bexhet-Kadiri-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Behxhet Kadiri (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BK= Behxhet Kadiri.   BK: Edhe emrin me prezantu a? BG: Po të lutem! BK:...

Read More

Gordana Đorić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Gordana-Djoric-.mp3 Intervistuesi: Na thoni diçka për veten. E Intervistuara: Unë jam... quhem Gordana Gjoriq nga Llapnasella, i kam 62 vjet. Me...

Read More

Shaqir Raçi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Shaqir-Raci-_2_.mp3 Intervistuesja: Axha Shaqir a po më kallxon qysh e man në mend kur ka fillu lufta. Kur ka ndodhë...

Read More

Rasim Alija

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Rasim-Alija.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Rasim Alija (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, RA= Rasim Alija RA: I kom mbaru studimet Master në Shkenca politike,...

Read More

Blert Morina

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Blert-Morina-1-1-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Blert Morina (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BM= Blert Morina BG: A po më tregon qysh e mban në...

Read More

Olivera Spasojeviq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Olivera-Spasojevic.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni fillimisht? Olivera Spasojeviq: Po. Unë jam Olivera Spasojeviq. Para luftës kam jetuar në Prishtinë. Tani...

Read More

Olgica Subotiq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Subotic-Olgica.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni dhe të tregoni na se nga jeni? Olgica Subotiq: Kam lindur në Radevë dhe kam...

Read More

Bajramshahe Jetullahu

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/02/Bajramshahe-Jetullahu.mp3 Intervistuesja: Përshendetje zonja Bajramshahe, falemnderit që ke pranu me fol me mu për storien tane kur je kanë refugjate....

Read More

Spasić Momčilo

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Spasic-Momcilo.mp3 Intervistuesi: A mund të prezantoheni? Emri juaj? I Intervistuari: Momçillo Spasiq. Intervistuesi: Momçillo Spasiq! Sa vjeç jeni? I Intervistuari: Pesëdhjetë e tetë. Intervistuesi:...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org