Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG

Redzo Kojic

Administrator2021-08-19T09:46:28+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Redzo-Kojic-1.mp3

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Redzo Kojic (i intervistuar)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, RK= Redzo Kojic

BG:A po prezantohesh fillimisht?

RK: Po, unë jam Redzo Kojlic, jam nga Peja.

BG:Cilat kanë qenë kujtimet e para të luftës?

RK: Sinqerisht, kujtimet e para kanë qenë, në momentin që jemi larguar prej shpisë, nëse nuk gaboj ka qenë muaji korrik apo gusht, nuk e di saktë.

Kemi parë që Kapeshnica ka qenë e kallur, di që halla na ka vendos krejt fëmijët në kerr edhe kemi lëviz. Ka qenë dita e parë e Kurban Bajramit edhe kemi lëvizë, kemi ecë në drejtim të Malit të Zi, edhe kur kemi arrit në një pikë naltë mbi Pejë, domethanë në Kullë, e kamë pa Pejën krejt me zjarr edhe me shumë luftë. Ma vonë kujtimet tjera që lidhen me kohën e luftës ka qenë edhe kthimi kur jemi kthyer.

BG:Ku keni shku gjatë luftës?

RK: Kemi qenë në Plavë, njëherë jemi vendosë, pasi që kemi lëvizë prej Pejës jemi vendosë në Rozhajë, te një kusheri e jonë, pasandej kemi lëvizë për Plavë, ka qenë një situatë shumë e vështirë për neve për shkak se babën e kena lanë të smutë në Pejë, dhe për fat të mirë ai ka pshtu ma vonë, edhe po që një situatë e jashtëzakonshme për neve, ma vonë më kujtohen edhe kujtimet që i kam për kthimin në Kosovë dhe ardhjen e NATO-së.

BG:Sa keni qëndru në Plavë, a të kujtohet atmosfera ose diçka.?

RK: Nëse nuk gaboj kemi qëndruar afërsisht 3 muaj në Plavë, për shkak se në Pejë vonë lufta ka fillu, ka qenë ma shumë nëpër fshatra nëpër Lloçë, Rugovë, fshatra të ndryshme të Lugut të Baranit edhe knej ka Vitomirica edhe, ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme për neve për shkak se kemi lanë pasuri, kemi lanë gjithçka që kemi pas edhe kemi lëvizë veç për të shpëtuar jetën.

Njëkohësisht babai jem ka mbet aty, dhe për fat të mirë ka pshtu.

Ma vonë vetëm kujtimet e pasluftës më kujtohen që kur jemi kthyer vet, masi jemi kthyer dhe ardhjen e trupave të NATO-së, që thashë ma herët.

BG:Qysh jeni kthy prej Plavës?

RK: Jemi kthyer me momentin që kemi marrë vesh që janë duke u tërhjekur serbët, edhe kur jemi kthyer, jemi kthyer me një kusheri të nënës teme.

Ashtu kemi qenë në një, më kujtohet shumë mirë ka qenë një Mercedes i gjatë, edhe jemi vendos dikah 10 veta mrena ka qenë domethanë i gjanë edhe kur jemi kthyer e di që kemi gjet gjithçka e shkatërruar e kallme, me tim , ka qenë e jashtëzakonshme, por ma vonë jemi vendosur në shtëpi, për fat të mirë ajo lagja jonë ka pshtu mirë nuk kemi pas shumë dame materiale, për dallim prej lagjeve tjera.

 

Edhe, tani kemi dëgjuar edhe storjet babi që na ka treguar, për domethënë ato aktivitetet luftarake që kanë ndodhur në atë pjesën e Pejës, dhe krejt ato keqtrajtimet që kanë ndodhë, që kanë ndodhë dmth ndaj tyre.

 

Masandej më kujtohet vetëm vendosja e trupave të NATO-s, dmth më kujtohen halikopterat të cilat vishin dhe poshtë i bënin tenkat dhe kerret, automjetet e tyre mbajtur domethënë edhe shumë interesante ka qenë ajo, edhe pak masandej kemi pasur gjithashtu ende grupe militare qe janë endur edhe të cilët nuk janë tërhjekur, masandej ka ndodhë një kohë e shkurtë dikah 3-4 muaj derisa u bo një stabilizim i plotë, kem pas bastisje të rregullta në shpi që kanë ardhur, kanë kërkuar armë, kanë kërkuar pare.

Tash nuk kemi pasur diçka veçanërisht ne familjarisht kemi shkuar me 100 e diçka marka për Plavë, edhe jemi kthyer gjithashtu edhe të varfër, edhe të hekun edhe shumë gjëra tjera.

Por, megjithatë kemi pshtuar mirë, jemi dalë mirë prej luftës, nuk kemi pas viktima ajo është ma e randësishmja, ajo osht e gjitha storja që mu më kujtohet personalisht.

BG:A mundesh me i vërejt efektet e luftës në ty personalisht?

RK: Tash, unë kam qenë shumë i ri gjatë kohës së luftës.

Efektet padyshim që ekzistojnë, dhe nëse ne personalisht nuk i provojmë, rrethanat në të cilat jetojmë ato i krijojnë brenda neve. Tash efektet janë ato që janë, domethënë tash si shumica e popullit kemi një vetëdijshmëri ma të lartë, për shkak të viktimave që kanë ndodhur gjatë luftës edhe humbjeve që kemi pasur kshtu domethanë personale apo dikush ma lartë.

Por. megjithatë konsideroj që drejtësia e ka jepë një përgjigje deri tash, për krejt qeto dame që i kemi pasur ne si vend, krejtë kto, po shpresoj që do jap edhe në të ardhmen edhe më shumë.

BG:A ki diçka tjetër me shtu?

RK: Jo, qajo është e gjitha.

BG:Faleminderit shumë.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/NN.mp3 I Intervistuari: Mirëdita. Intervistuesi: A mund t’iu pyes disa pyetje? I Intervistuari: Mundesh. Intervistuesi: Çka ju kujtohet nga periudha e paraluftës në...

Read More

Spasić Momčilo

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Spasic-Momcilo.mp3 Intervistuesi: A mund të prezantoheni? Emri juaj? I Intervistuari: Momçillo Spasiq. Intervistuesi: Momçillo Spasiq! Sa vjeç jeni? I Intervistuari: Pesëdhjetë e tetë. Intervistuesi:...

Read More

Nexhmedin Duraku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Nexhmedin-Duraku.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Nexhmedin Duraku (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ND= Nexhmedin Duraku BG: A po na tregon ma shumë për veten? ND:...

Read More

Orgesa Arifaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Orgesa-Arifi-online-audio-converter.com_.mp3 Rrefim nga Orgesa Arifi   OA:Periudha mas luftës në Prishtinë, në Arbëri, lagjen ku kom jetu, për mu ka qenë shumë...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonimna.mp3 Intervistuesi: Sa vjeçe ishit kur ka filluar lufta? E Intervistuara: Gjashtë. Paksa është e çuditshme sepse e kam të mjegulluar....

Read More

Nita Zeqiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Nita-Zeqiri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Nita Zeqiri (e intervistuara) Akronimet: Bjeshka Guri=BG, Nita Zeqiri=NZ BG: A po m’tregon diçka shkurtimisht për veten? NZ: Unë jom...

Read More

Lule Hasani Tahiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lule-Hasani-Tahiri.mp3 Latra Demçi (intervistuesja) Lule Tahiri (e intervistuara) Akronimet:LT= Latra Demaçi, LT= Lule Tahiri   LD: Mirëdita tezja Lule. LT: Mirëdita. LD: Pyetja e parë për...

Read More

Serb nga Veriu i Kosovës

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Srbin.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantohesh dhe të na tregosh kush je, çka je dhe ku jeton? I Intervistuari: Jam...

Read More

Anonymous

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Anonymous-online-audio-converter.com_.mp3 Intervistë Anonime   Unë kam lindur në Kosovë në vitin 1973 në vendin ku jetoj tani, jam rritur atje, kam shkuar...

Read More

Sadbere Aliti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sadbere-Aliti.mp3 Medinë Dauti (intervistuesja) Sadbere Altini (e intervistuara) Akronimet: MD= Medinë Dauti, SA= Sadbere Altini   SA: Niher në të ‘99-ten, tani ktu luftë...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org