Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Asllan Haliti

Admin22023-01-30T22:35:00+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Asllan-Haliti.mp3

Intervistuesja: Është në rregull. Hajde vazhdo qaty ku e le që ka ardhë ushtria edhe e paskan blloku njanën anë të Mitrovicës edhe kanë fillu me i largu.
Asllan Haliti: Po s’i kanë blloku sidomos Kodrën e Bajrit edhe e kanë blloku rrugën që të çon për Vaganicë edhe Vernicë që është lant. Në qat pjesë ku zakonisht njerëzit kur kanë pasë do me thanë naj sulm ose diçka në qytet janë ikë në qat drejtim, sidomos lagjja qetu e Vaganicës edhe lagjja e Shqipolit jonë ikë në qat drejtim. Qaty u kanë qëllimi me e blloku qat rrugë. Të nesërmen ka fillu me u djegë nëpër qytet aty këtu po fshati Vidimriq më kujtohet se na jena kanë qat natë na jena shku në Vinarc tu e llogaritë që zonë pak ma e sigurtë se këtu tash diçka Shqipoli nuk është ma ven i sigurtë. Jena shku në Vinarcë se e kemi pasë tezen atje edhe kemi bujtë. Të nesërmen ka fillu me u djegë fshati Vidimriq që është mi Vinarc edhe mi Gushavc. U kanë paralajmrin që qat zonë me e shty për knej edhe kur ka fillu faktikisht, unë në qytet s’jom kanë, po thojnë që ka fillu prej lagjës të Boshnjakëve me i shty qytetart në drejtim do me thanë niherë të qendres me i pru nëpër Shqipol edhe në drejtim të Luzhdez. Edhe na jena kthy në shpi. Prej Venarcit na jena shku në shpi. Kur jena ardh qetu përniherë qysh jena kanë tu nejt kolona ka mrri prej qytetit edhe ish mushë rruga krejt. Ti s’ke pa. Njerëz. U kanë ni grup që u kanë në qender të kolonës edhe ju prijshin paramilitarët. Faktikisht paramilitarët prijshin që me kallxu drejtimin që në drejtim të Skenderajit edhe të Pejës. Kur jonë ardhë këtu na ju keni bashkangjitë kolonës. Fati na e kena pasë kamionin tonë edhe jena hi me krejt familjen në kamion e këta dytë do me thanë të dy vllaznit kanë mrri në qat diten e parë që u blloku me ikë; jonë dalë pak para se me blloku ushtria këta jonë dalë në Vernicë. Neve n aka hup kontakti me ta krejt ma s’kemi ditë çka se jonë kanë tu nejt me ni shpi tjetër se na këtu skaj rrugës s’guxojshin me nejt. Edhe tash jonë ikë anena kur ka ardhë kolona e kemi ditë që qëllimi është me… për Shqipni me na largu dikah edhe jena hi në kamion ju kena bashkangjithë kolonës. Kur ju kena bashkangjitë kolonës na u ka mushë kamioni plot. Jonë ardhë do a bon me hi në kamionë, a bon, a bon, qashtu edhe jena nisë në drejtim, faktikisht jena kanë në krye të kolonës, para neve ka pasë traktora, ka pasë mjete të vogla kështu kerre, po kryesisht me traktora jonë kanë. Muna me thanë që u kanë i vetmi kamion se kamionat në qet pjesë krejt i kanë pasë mushë i kanë pasë marrë. Krejt i kanë pasë marrë.
Intervistuesja: Para luftes?
Asllan Haliti: Jo gjatë luftës. Ni kamion e kanë pasë marrë këtij kojshisë e ka depon, erdhën ja murren natën paramilitarët edhe e çun. Ni kamion u kanë qatje ma poshtë, e çun. Na e mshefum kamionin se u kanë pak ma i vogël. E mshefum qetu mrapa ni ven edhe se kanë pa edhe na e dhezem edhe u nisëm për Shqipni.
Intervistuesja: E sa veta po ta merr menja që jeni kanë në kamion?
Asllan Haliti: Në kamion a?
Intervistuesja: Përafërsisht.
Asllan Haliti: Po, po… veç tont edhe qetu e kemi pasë qet kojshin e parë, dikun jena kanë gati 20, se e kena pasë edhe motren e madhe me fmi. Po gati 20 jena kanë tont. Kur na u kanë bashkangjitë, na u kanë bashkangjitë ni familje po edhe ajo familje e madhe këta jonë ardhë prej qytetit edhe ata jonë kanë gati qaq. Muna me thanë që në qat kamion jonë kanë thuja gati 40 vetë që kanë fillu kështu kanatat me i zgjenu.
Dëgjohet dikush tjetër: 52 jonë kanë krejt që e kanë dhanë në televizor kur kemi mrri atje.
Asllan Haliti: Po është e mujshme se… kur kena shku qysh jena ardhë në qet pozitë deri në kufi të Shqipnisë s’ka pasë ma mundësi me levizë aq që jena kanë kështu ngusht edhe faktikisht kanatat kanë nisë me u fry të kamionit. Po, s’u bojke, a bon me hi, hajde, hajde, hajde… e di që u mushë që ma s’ka nxan ma, s’ka pasë shansë ma edhe njo me pasë lyp ma s’ka pasë ku me u ulë.
Intervistuesja: E gjatë rrugës a ju kanë nalë paramilitarët?
Asllan Haliti: E kena ditë që na nisën anej pa e ditë ku po shkojme e çka po bohet veç ku u shku krejt kolona edhe na. Mirëpo, prijshin qashtu edhe në dy anët e rrugës kah jena shku ka pasë paramilitarë. Pra, kaniherë edhe i hijshin kështu kolonës me mjete të tyne edhe në njanën trakë e lejshin të lirë, aty u dashke me kanë njana trakë e lirë, lëvizëshin. Edhe qeshtu maltretojshin, kaniherë gjujshin përpjetë edhe u duhke me vazhdu. Na kanë nalë mi Vroboniq aty thirret Vojtesh. Qaty na kanë nalë neve na kanë çelë caraden edhe i kanë thanë plakut tash…
Intervistuesja: Vroboniq?
Asllan Haliti: Vroboniq, fshati Vroboniq. Është rrugës tu shku për Pejë. Aty na kanë nalë, e kanë çelë ceraden edhe na kanë ba, krejt jonë kanë taman paramilitarë me uniform ushtarake kamufluse po jo ushtri e rregullt. Edhe kanë thanë e paske mushë përstepërmi, paske shumë, tha 200 marka me pagu me kalu këtu. Edhe u duht me i bo 200 marka e me ja dhanë me kalu. Qajo u kanë hera e parë që na kanë nalë. Edhe ma s’na kanë nalë kërkun, kemi vazhdu rrugën për Runikë, kena mrri në Gjerakovcë. Kur jena shku në Gjerakovcë na kanë nalë niherë. Edhe ish kanë në pytje a për Klinë të Begut a për Pejë. Qajo deri të kanë marrë vendim edhe na kanë detyru me shku për Klinë të Begut. Dikun na kur e kena kalu Gjerakovcin pa mrri në Klinë të Begut nata na ka nxanë. Na kanë nalë ni ven na kanë majt me thanë nja ni orë edhe qashtu në kolonë s’dijshim çka po bohet veç thojshin fikni dritat. Kemi nejt aty. Mas njo 1 orë, nashta edhe 1 orë e gjysë kena vazhdu për Gjakovë. Neve do me thanë … në kry të kolonës, në pjesën e parë të kolonës që na jena kanë do me thanë fillimi i kolonës na kanë çu për Kolonë edhe prej Gjakove për Prizren edhe kena mrri dikun të nesërmen kah ora 7 jena kanë në kufi. Në kufi për me Shqipnin. Aty kur kena mrri na e kanë marrë krejt dokumentat, krejt çka kena pasë me ren aty leternjoftimat e këto edhe u ardhë ni prej qatyne paramilitarëve. Ata deshtën me na marrë kamionin. Jo that ash zhdrypni ma s’ju vynë tha ecni në kamë. Plaku i tha jo tha kamionin s’jau dha se tha boll tha kom lanë në Kosovë tha lash tha qe ku e kom nanën. Gjyshja u kanë shumë e lodht shumë e a din e dobt u kanë. Edhe ish ulun përpara tha unë ku me lanë tha qysh me çu këta. Veç u zgat njani e ka kqyr gjyshen, ish kanë epror ai – tjetri, edhe i ka thanë lëshoj lë të shkojnë. Në kufi ishim, bash në kufi. Edhe qaty na e kanë çelë rampen edhe kena kalu jena hi në Kukës, po menoj në kufi në të vërtetë. Prej kufini jena shku në Kukës, kemi nejt pak aty edhe prej atyshit na kemi vazhdu për Tiranë. Edhe 2 muj e gjysë kemi nejt në Tiranë, jena kanë të strehun në ni shpi qysh me thanë ajo u kanë nën ombrellen e UNHCR-së, e kishin pasë marrë aty u kanë e ni drejtusi e ni departamentit a çka po di unë edhe u takum në Pallatin e sportit. Se na si jena shku në Tiranë krejt refugjatë e Kosovës ma së pari shkojshin në Pallat të Sportit edhe aty të dhashin ushqim edhe mujshe me nejt, kish strehim. Edhe prej aty u sistemojshin tani në shpia private e në qytete tjera ka pasë prej Pallatit të Sportit që kanë pasë prej 1500 vetë deri në 4000 vetë ka mrri numri i njerëzve që vijshin mrena 24 orëve. Po, do me thanë ecëshin nuk rrijshin shumë. Na kemi nejt 5 netë. Edhe qaty na e mundësun që me shku me ni shpi ata e kishin përgatitë se ishim kallabllak na. Veç na jena kanë dikun të familjes tonë edhe motra e madhe me fmi që ke këtu, na jena kanë na 14 edhe ishin baba i të shoqes edhe familja e sajna, aty u takum në Tiranë, erdhen edhe ata na u bashkangjitën – 22 vetë nëse nuk gaboj jena kanë, 2 muj e gjysë kena nejt, tri dhoma na kanë dhanë, në qendër të Tiranës. Kushtet jonë kanë relativisht të mira, ushqimi u kanë 24 orë, na kanë dhanë 3 herë, tri racione na kanë ardhë të përgatitne prej ni organizate humanitare e Holandës, e kom harru emrin. E qeshtu u kanë.
Intervistuesja: E qysh e ke marrë vesh mandej për vllaznit?
Asllan Haliti: Për vllaznit s’kemi ditë kurgjo deri kemi mrri në shpi. 2 muj e gjysë na kurfar kontakti s’kemi pasë, as s’kemi ditë çka ka ndodhë me ta. Kur jena kthy mas marrëveshjes që u bon ë Kumanovë, jena kthy në shpi, i kemi gjetë këtu. Edhe këta i kishin nxan në Tavnikë qysh e kanë nxanë ni grup të madh të qytetarëve të Mitrovicës edhe i kanë çu në Smrekovnicë në burg. Edhe i kanë majt nëse s’gaboj nja dikun dy javë, nashta edhe 20 ditë, po këta kanë pasë fatin shumë të madh që jonë kanë thuja grupi i fundit që nuk i kanë çu në Serbi po veç ja kanë çelë derën e ju kanë thanë ikni kah të muni mas marrëveshjes të Kumanovës. Dmth këta jonë kanë kah fundi, për shkak se në burgun e Smrekovnicës, grupet e para që i kanë nxan i kanë maltretu sa kanë mujt, ata dijnë me kallxu qysh e si se kem pasë rast kanë ardhë ten a atje kemi nejt me ta, edhe i kanë nisë për Tiranë. Po, grupen e fundit çka i kanë nxan që kanë metë, sidomos mas marrëveshjes të Kumanovës, ni pjesë të madhe qysh e dijmë na i kanë çu për Serbi. E këta e kanë pasë qat fat që i kanë liru. Kur jena ardhe këtu… e kishin maltretu edhe këta, mirëpo ma së shumti kishin pasë hjek për ushqim sa që aq kishin hup peshë që nuk të çojshin mall të atyne djemve që jonë kanë kur i kena lanë aq ishin dobësu e kështu, mirëpo kontakti i parë me ta u kanë kur kena mrri në oborr të shpisë.
Intervistuesja: Shpija a u kanë e djegun?
Asllan Haliti: Shpija u kanë gjysëm e djegun. Shpinë kishin pasë tentu me djegë edhe fati i madh që ish knoë djegë vetëm ni dhomë edhe ni pjesë e kulmit. Mirëpo, ish fikë vetvetiu përshkak që i kishin pasë lanë dritaret e mbyllne edhe sigurisht që s’ka pasë oksigjen. Edhe u vërejke kështu a shpija u kanë krejt e nxine u kanë qysh është qajo për shembull ngjyra, ngjyrë të zezë që thojnë katran u kanë. Edhe na shpinë kur jena kthy prej atjeshit na komplet shpinë e kemi la me shpuzë, me brusha, kadal dale për me ba të banume, përndryshe u kanë krejt… A faktikisht kena flejt përjasht nja tri-katër netë deri e kena pastru se u kanë e pamundshme për shkak të erës të ran. Se ish hala era e djegjes edhe ishin djegë do rroba e do që po shkaktojshin ni erë të ranë shumë. Edhe qe qeshtu u kanë ajo.
Intervistuesja: E kur keni flejt në oborr a keni pasë naj tendë a?
Asllan Haliti: Kena pasë, kena pasë fatin na e kena pasë nifar lokali përcjellës po i thom edhe e kena pas ni si ksi shitore po nuk kemi pasë mundësi kështu me lëshu e qajo u kanë që na ni pjesë kena flejt në to edhe ni pjesë kena nejt, u kanë vera, kena flejt përjasht. Qajo u kanë fati jonë njo dy-tri netë që u kanë koha e mirë që qeshtu u kanë. Mirëpo ishin në oborr tonin edhe ma s’ish ai rreziku, s’ish problem… nuk ish ma, edhe qajo u kanë.
Intervistuesja: Falemnderit shumë!

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Dragana Smiljaniq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Dragana-Smiljanic.mp3 Intervistuesja: Mund të prezantoheni fillimisht? Dragana Smiljaniq: Dragana Smiljaniq nga Lipjani. Kam 13 vjet që jetoj në Lapnasellë. Kam marrë...

Read More

Zarife Morina

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Zarife-Morina.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Zarife Morina (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ZM= Zarife Morina   BG: Qysh të kujtohet lufta, kshtu para se me...

Read More

Olivera Spasojeviq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Olivera-Spasojevic.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni fillimisht? Olivera Spasojeviq: Po. Unë jam Olivera Spasojeviq. Para luftës kam jetuar në Prishtinë. Tani...

Read More

Valmira Rashiti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Valmira-Rashiti.mp3 Intervistuesja: Okay. Thank you for doing the interview. Munesh me ja nisë prej memories ma të hershme që e...

Read More

Naxhije Kadiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Naxhije-Kadiri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Naxhije Kadiri (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, NK= Naxhije Kadiri   BK: A po më kallxon kush je? NK: Po të...

Read More

Ariana Kasapolli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Ariana-Kasapolli.mp3 Intervistuesja: Përshendetje, falemnderit që po pranon sot me fol me mu. Më kallxove që ke jetu në Prishtinë e...

Read More

Valbona Bylykbashi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Valbona-Bylykbashi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Valbona Bylykbashi (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, VB= Valbona Bylykbashi VB: Jam Valbona Bylykbashi. Jetoj në Prishtinë. Punoj si...

Read More

Lule Hasani Tahiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lule-Hasani-Tahiri.mp3 Latra Demçi (intervistuesja) Lule Tahiri (e intervistuara) Akronimet:LT= Latra Demaçi, LT= Lule Tahiri   LD: Mirëdita tezja Lule. LT: Mirëdita. LD: Pyetja e parë për...

Read More

Shaqir Raçi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Shaqir-Raci-_2_.mp3 Intervistuesja: Axha Shaqir a po më kallxon qysh e man në mend kur ka fillu lufta. Kur ka ndodhë...

Read More

Albert Lekaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Albert-Lekaj.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Albert Lekaj (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, AL= Albert Lekaj AL: Unë jam Albert Lekaj. Punoj si dizajner. Jam...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org