Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG

Myrvete Guri

Administrator2021-08-19T08:28:42+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Myrvete-Guri.mp3

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Mirvete Guri (e intervistuara)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, MG=Mirvete Guri

BG: A po m’tregon diçka për veten fillimisht?

MG: Unë quhem Mirvete Guri. Punoj në shkollen e mesme profesionale. Jam biologe me profesion.

BG: A po m’tregon diçka për kohën qysh ja ka nis lufta?

MG: Në kohën kur ka fillu lufta unë… ka qenë viti I pare që kam fillu mësimin si mësimdhanëse në shkollën fillore në fshat dhe dikur kah fundi i luftës fillum tani me dal jashtë tani me lëshu Kosovën jo krejt përniherë. Nashta na ishim ma të fundit që kemi dale. Një muj e gjys, pesë javë ose gjashtë javë pa mbaru lufta përfundimisht, 11 qershori. Ne kemi shku në maj prej shpijave kemi dale në kamë.

BG: A po ma shpjegon kështu rrethanat, situatën në ato kohë para se me dal? A ju ka thane dikush me u largu apo?

MG: Po, deri në momentin e fundit nuk e kemi pas nërmend me dal. Na s’kemi pas shumë kontakt me forcat e serbëve se nashta si reliev fshati ka qenë pak me ni distance ma t’madhe dhe ushtarët si kanë leju me ardh deri afër nesh. Po për çdo ditë situata rëndohej dhe e pam të arsyeshme me u largu neve se s’kish kurrfarë mënyre tjetër: ose me ardh ata edhe mi myt krejt popullin ose na me e lëshu Kosovën. Dhe nji ditë, ka qenë ajo lajmi i përnjëhershëm, për mendimin tim, shumë spontanisht veq kanë ardh edhe kanë thon “duhet me shku”. Unë kom tentu mos me shku po nuk m’lanë, mthanë duhet me shku patjetër se nuk kemi ma mundësi me ju siguru juve në asnjë mënyrë. Edhe u nisëm, nashta pasdite ose ora 2, ora 14 kur kemi dale prej këtuhit, kush ka qëllu: me fmi, me gra, t’ri, t’reja edhe kemi shku n’kamë ka Luboteni. Ti e din çfarë rruge është anej. Pjesa ma e madhe e udhëtimit ish natën. E di që 24 orë i kemi bo rrugë.

BG: Sa veta përafërsisht keni qenë?

MG: Komplet fshati jonë edhe disa fshatra tjera po mendoj që afër nja 300 njerëz kanë qenë. Po krejt nuk kanë arrit me dal anej se varet sa kanë pas mundësi me ec për shembull do pleq t’vjetër që skanë mujt janë nal n’rruge. I kanë kthy tani prapë. Na kemi pushu vetëm kah 5 minuta jo ma shumë.

BG: Kush ka qenë udhëheqësi i krejt asaj rruge?

MG: Nuk ka pasë naj udhëheqës kështu po janë bo udhëheqës kryefamiljarët. Baba jem i ndjerë është interesu për këtë punë. Gati se secili në mënyrë individuale është kujdes për me udhëheqë atë udhëtim se s’e ka ditë askush rrugën e saktë. Unë nuk e di, nuk muj me imagjinu tash çfarë rruge ka qenë se natën na ka ra me ecë veç rrugë që kanë mujt vetëm dhitë me e kalu, jo njerëzit. Edhe shpeshherë ka pas mundësi që njerëzve ju ka rrëshqit kamba edhe kanë ra poshtë. Edhe kafshët. Se dikush ka shku e ka marr ndonjë kali ose diçka edhe kanë ra janë lëndu. Ni gru me ni vajzë janë myt krejt

BG: E qysh ka ndodh ajo?

MG: Po aty ka ndodh se edhe ftoftë se në maje të Lubotenit akoma në mujin maj ka bore edhe është ftoftë shumë. E ato nuk janë rrzu ajo gru me vajzën e vet po janë ulë me pushu edhe janë ngri. Nuk e di pse vetëm se kanë vdekë dyjat. Edhe kështu ka ndodhë. Shumë situatë e vështirë. Gjithmonë jam mundu me e harru këtë pjesë po s’harrohet kurrë.

BG: E çfarë atmosfere ka mbizotëru? Çka është fol tu ec? A është fol a…?

MG: është folë shumë pak se…”hecni knej, hecni anej”. Nuk ka pas diçka…

BG: A ka pas ndriçim?

MG: Jo, s’ka pas ndriçim. Nuk e di pse…edhe nuk kanë guxu me pas naj dritë me veti për shkak se na e kemi kalu kufirin e Maqedonisë ilegalisht. Aty kur e kemi kalu kufirin nuk është dasht as ni fmi me fol as ni njeri, as fmit mos mi lon me qajt se me na hetu ata dalshin na kthejshin prapë. Mirëpo, na…s’e di pse n’qat moment kur kemi kalu as fmit s’kanë bo za as kurgjo edhe kemi kalu. S’na kanë hetu. Po kur kemi dale anej, mëngjes o bo…

BG: Mas 24 orëve keni dale?

MG: Po, mas 24 orëve rrugëtim, ish mëngjes tani. Unë me motrën edhe me nipin tim edhe Kenani, kushërini, ishim t’parët prej grupës tone. Duke kalu, duke ecur veç kur kanë dal dy police të Maqedonisë përpara edhe hera e pare që mue m’ka shku n’men e kom shiku ktu n’krahë që po i shkrun policia…”Makedonska policija” edhe I kom nal djemtë e ju kom thon nalnu se mu ka dokë që shkum n’gojë t’ujkut. Atëherë njëri polic ishte shqiptar edhe na tha shqip “Mos u frikësoni, hajdi, se na për juve kemi dale”. Tjetri makedon po ata mire janë sjellë. Po kur kemi shku tani atje te ni shkollë, n’oborr t’shkollës na kanë grumbullu krejtve edhe tjerët police maqedon janë sjellë shumë keq. Na kanë sha, gjithçka, na kanë bërtit. Ama kish shqiptarë. Ky polici shqiptar aq shumë na ka ndihmu edhe aq shumë pozitiv ka qenë që neve na qetësojke. Gjithmonë na thoshte “Mos keni dert, unë jam, unë jam”. Tash ata kur na folshin në gjuhën maqedone unë normal nuk di maqedonisht po edhe serbisht i kuptoj. Po nuk mujsha me fol. Tash unë folsha anglisht, ai m’bërtitke “Pse po fol anglisht? Ti po m’kupton serbisht”, ai polici. “Pse s’po fol serbisht se mu po m’kupton e po fol anglisht?” Edhe ma shumë m’shajke. Po kaloi. Tani n’qat mënyrë të sistematizuar shkum, na qun në kampin e refugjatëve në Preshten. Ai kamp gjindej në Tetovë, në komunën e Tetovës. Aty shkum. Kur shkum aty ishte mas 24 orëve, as s’patëm ngrënë ushqim as ujë. T’paktën na t’mëdhajt se u dashke me e rujt për fmi. E aty na prun ushqim prej ndihmave amerikane a s’e di. Po shumë interesant, edhe me ngranë ushqimin ishte vshtirë se nuk punojshin nofullat. Ishte sikur me hanger diçka që s’është ushqim për njeri po e forte e pazbërthyshme. Po kaloi edhe kjo. Na shkum mire. Epo masi shkum na, me thon nja ni javë ditë unë edhe motra s’kemi mujt mu ngrit n’kamë n’mëngjes kur jemi zgju prej gjumit se krejt muskujt u ndezën edhe s’kish shancë mu zgju vet. Po ardhshin dikush prej atyne të Tetovës, të afërmëve tone, na kapshin dorën edhe na nimojshin mu zgju. Shumë e vështirë kjo periudhë. Katastrof! Po ma e mira e kësaj ka qenë që asnjë nuk u maltretu nga ne as nuk u vra edhe këto tjerat kalun. Po ka lon gjurmë shumë t’këqija n’mu. Është historia ma e vështirë, ma e keqe që mund t’i ndodhë dikuj, lufta.

BG: Çfarë ndikimi ka në jetën e përditshme?

MG: Nashti m’ka bo ma t’fortë edhe njëherit m’ka bo edhe shumë t’dobët se unë s’muj me ju përballu shumë ktyne gjërave që janë brutale për shembull. Unë nuk jam ni person që tash mundem me luftu me dikon kshtu me fjalë për ni padrejtësi që ma bon ose diçka. Unë nuk mundem se kam emocione. Meniherë m’kputen kamt edhe zemra rreh shpejt edhe dorëzohem po në anën tjetër normal jemi bo ma t’fortë se unë e kom përjetu luftën, kemi përjetu shumë gjana dhe akoma jemi psiqikisht mire, mendoj. Mendoj që jemi mire pasi që po vazhdoj me zhvillu këtë procesin arsimor te nxansat pa ndonjë ekses se edhe ata jam mundu pas luftës tani mi kuptu se ka pas nxansa me trauma edhe nxansa që i kanë hup prindët, babën ma shumë, edhe gjithmonë ju kom ndihmu edhe i kom kuptu shumë. Kështu me gjakftohtësi. N’qet aspekt mendoj që e kom dhon ni provim shumë t’madh t’jetës. Se di, është e përzime.

BG: Faleminderit.

MG: Qofsh e nderuar.

BG: A ki diçka me shtu, që don diçka tjetër me thon a pe përfundojmë?

MG: Po… shpresoj që luftë më nuk do t’ekzistojë kurrë, nuk bohet kurrë mo lufta. Edhe kam dëshirë që të ndryshoj qasja e njerëzve ndaj jetës, me e çmu pak ma shumë jetën, jetën e vet edhe të njoni tjetrit, jo mu bo shumë tiran sikurse n’luftë edhe pas luftës tash ndaj njoni tjetrit. Mu bo pak ma sensibil njerëzit.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Olgica Subotiq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Subotic-Olgica.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni dhe të tregoni na se nga jeni? Olgica Subotiq: Kam lindur në Radevë dhe kam...

Read More

Albert Lekaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Albert-Lekaj.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Albert Lekaj (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, AL= Albert Lekaj AL: Unë jam Albert Lekaj. Punoj si dizajner. Jam...

Read More

Anonime 1

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonime-1.mp3 Anonime 1: Në moment kom vendosë. Intervistuesja: Me kon jeni kanë? Anonime 1: Unë, unë isha me nuse edhe nipin edhe...

Read More

Afjete Bashota

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Afjete-Bashota.mp3 Intervistuesja: Po ia fillojmë pak para bombardimeve ndoshta. Me çka keni mund me dal prej shtëpisë? Ku je kanë?...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonim_Ri1.mp3 R.B.: Përshëndetje Naim. Faleminderit që ke pranu me fol me mu. A po ia nisim pra prej kur ia...

Read More

Olivera Spasojeviq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Olivera-Spasojevic.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni fillimisht? Olivera Spasojeviq: Po. Unë jam Olivera Spasojeviq. Para luftës kam jetuar në Prishtinë. Tani...

Read More

Mersie Kameri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Mersie-Kameri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Mersie Kameri (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Gur i, MK=Mersie Kameri MK: Unë jam Mersie Kameri. Jam e lindur në...

Read More

Behxhet Kadiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Bexhet-Kadiri-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Behxhet Kadiri (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BK= Behxhet Kadiri.   BK: Edhe emrin me prezantu a? BG: Po të lutem! BK:...

Read More

Sanije Nexhepi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sanije-Nexhipi.mp3 Medinë Dauti (intervistuesja) Sanije Nexhepi (e intervistuara) Akronimet:MD: Medinë Dauti, SN= Sanije Nexhipi   MD: Pyetja e parë është qysh e kujton periudhën...

Read More

Nazmije Sopa

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Nazmije-Sopa-online-audio-converter.com_.mp3 Intervistuesja: Verona Sopa E intervistuara: Nazmije Sopa Akronimet: VS=Verona Sopa, NS=Nazmije Sopa VS: A mund të më tregosh diçka për veten? NS: Unë...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org