Sabernete Nuraj
Bjeshka Guri (intervistuesja)
Sabernete Nuraj (e intervistuara)
Akronimet: BG=Bjeshka Guri, SN= Sabernete Nuraj
BG:A mundesh me më tregu diçka për veten?
SN:Po, unë jam Sabernete Nuraj- Çuni. Gjatë luftës jam kanë me nanën, babën kom pas motrën e vogël, vllavin edhe gjyshen aty në shpi e kom pas, edhe djemtë e axhës, edhe çiken e axhës aty e kom pas, se axha dilke se o kanë UÇK.
Dhe vishin serbët, kontrollojshin, kështu nuk na ngucshin po ishte frikë ajo se na ishim fëmijën, kishim atë frikën tonë se po na ndodhë diçka.
Dhe kishim shumë frikë, po falë Zotit nuk kena pas neper shpia diçka të rrezikshme nuk na kanë bo kurgja, mas ni kohe kish bombardime, gjujshin, arrestojshin gjin nëpër katun, dikur mas ni kohe u murr vendimi për me e lëshu fshatin Racaj. Dhe morëm rrugën për Shqipni.
BG:E para luftës a të kujtohet pak a shumë cilat kanë qenë përshtypjet e tua para se me ia fillu lufta, qysh e keni ndje?
SN:Para luftës jam kanë 8 vjeçare, dhe baba kish që ish dal me luftu, se ia nisi aty ktu, jo shumë po vene vene po lypshin, i kërkojshin serbt me i marr meshkujt nëpër katun.
Isha fmi, nana u munojke ne atë mënyrën e vet me na qetsu, mos me pas frikë prej tyne, po u ba qishtu, u ba në krejt venin u hapë lufta ma shumë edhe tani mas ni kohe u ba për me lshu venin tonë, shpijat dhe me marr rrugën për Shqipni.
Në Bishtazhin kish shumë serbë, edhe nëpër kerre edhe që gjujshin, bombardojshin.
BG:E me çka keni kalu kufinin, me çka jeni nis?
SN:nuk e kem kalu kufinin në fshatin Bishtazhin me të fshatit aty, na kanë marrë në traktor, se na nuk kena pas traktor tonin, na kanë marrë kta të fshatit, e në Bishtazhin na kanë bombardu, dhe nuk komë ditë kurgjo në atë moment, vetëm terr, terr kom pa.
Dhe kur më ka dalë vetëdija komë pa katastrofë, s’e shifsha as nanën ku e kisha, as vllavin as motrën as kërkon, ishin tu djegë gjinja, ishin bo se i kish bombardu granata i kish coptu gjinen.
E vetmja isha unë me vetëdije aty, dojsha me pa nanën ku e kam.
Kur e komë pa, ish shumë gëzim i madh, po ish shumë në gjendje të keqe, e komë pa vllaun se s’ka jetë shumë o kanë i dëmtum, e komë marrë motrën teme të vogël, jomë mundu me qetsu se kajke, o kanë 11 mujshë, atëherë kanë ardhë ndihma e shpejtë prej Gjakovës, na kanë marrë kena nejt në Spital deri u çliru Kosova, Gjakova.
E ai moment kur o marrë vendimi me hi NATO, për mu ka qenë një gëzim që smuj as me e thanë me fjalë se çfarë gëzimi ka qenë, nanën e komë pas shumë të smutë, 3 ditë ka nejtë në koma, 24 vetë jena kanë aty që kanë dekë, 15 kanë pshtu të lendunë shumë, unë jam kanë pak ma e fortë se tjerët, ama tjertë janë kanë shumë të lendumë.
Hhala qe 21 vite janë me plagë që i vujnë ato, plagë që ja ka lanë bombardimet.
BG:Edhe a u kujdes dikush për ata persona mas luftës?
SN:Mas luftës ta them se jo, as nuk u kujdes dikush me ardhë me kërku, me thanë bile çka u ba me juve, ose me marrë najfar informacioni, tonë ata që janë dekë aty, ka pasë fëmijë, gra, burra, ka pas vetëm sociali që ka ndihmu, edhe o kanë ni ndihmë që nuk i kanë marrë qato që u duftë, se nana nuk ka mujtë as me ecë, ma krejt shpinën e plagosme e ka pas, edhe e ka hala, gropë e ka krejt.
Ka edhe shumë të tjerë të fshatit që kena qenë në një traktor, një gru aty është pa njërin sy, nuk sheh hiq, me investime të veta, me shku në Itali për me u kujdes për to, për veten.
E kam motrën, edhe ajo ka granatë në kry, as për ata nuk u kujdes kërkush, unë kam ca copa të vogla nëpër trup po nuk i kam shumë, nuk i kamë të rrezikshme.
A nanën e kamë pas shumë keq, veç spitali qa u kujdes 5 muaj ditë për neve, që kena pas me kanë të familjes, na kanë ndihmuar shumë. Mas asaj kohe qe jena dalë prej spitalit kërkush.
BG:Edhe çka ka ndodhë masi qe është mjeku nana në spital, a keni qëndru në Kosovë?
SN:po, po në Kosovë, masi që jena dalë që u çliru Kosova, ka ardhë daja na ka marrë, kena nejt te daja ni kohë derisa na e kanë maru shpinë ndihmat, na kanë pru shpinë nikatshe sa me jetu.
BG:E pse shpija ka qenë e djegur?
SN:Po, shpia ka qenë krejt e djegur, na kanë bo ni shtëpi dydhomëshe, sa me jetu, edhe atëherë baba o kanë i pikëllum shumë, u khty prej gurbetit ktu, edhe ashtu jena mundu me e shty dita ditës, po nana shumë plagë në trupë, u dufkë shumë me pas të holla me u kujdes për ta, me i ndihmu se shumë u kanë keq.
BG:E prej spitalit a keni qëndru deri sa u çliru Kosova në spital?
SN:Po, po, 5 muaj e gjysmë kena qëndru në spital.
BG:Edhe qysh keni kalu aty?
SN:Kena kalu, qysh me të thanë mirë, nuk kena pas probleme prej serbëve, veç disa ditë para se me ardhë na ktu me marrë vendimin me hi në Gjakovë, e kanë pas marrë serbët një vendim që thoshin se ka me u ba masakra ma e madhja, as në Srebrenicë nuk o kanë çka ka me kanë në qatë kohë, e ato ditë kisha shumë frikë, u tutsha thojsha qysh muna me i pa motrën ose djalin e axhës ose nanën thojsha, kumeditë çka po na bojnë.
Kisha frikë, po lutjet tona u ba që hyni NATO dhe u çliru, ama atë ditë kurrë nuk e harroj, gëzim më të madh kurrë nuk e kam pas, as kurrë nuk kam me pas.
Për të gjithë o kanë aj gëzim, nuk o kanë vetëm për mu po për krejt aty, për mjekët, kish edhe të lendum shumë. Kish gjin që edhe nuk kishin kamë, ka me shku, nuk kishin shpia, ishin shumë keq.
Po kështu nuk na kanë torturu serbët, nuk na thoshin kurgja vetëm ato nja një javë para se me hy NATO ishin ato fjalë që i dëgjuam prej serbëve edhe kishim shumë frikë.
BG:E qysh ka rrjedhë ma tutje, a të kujtohet momenti kur jeni kthy në shpi?
SN:Po më kujtohet, masi jena shku prej spitalit te dajtë, kena nejtë te daja ni kohë të gatë, atje jena ardhë deri sa na kanë maru shpijen.
Kena nejtë edhe te axha na kanë ndihmu, se e ka pas shpinë e pa kallme.
Kena nejtë një kohë të shkurtë aty dhe, po çdo sen ish qe vetëm nana për me u sheru, se kur e shihshe qashty të pa lëvizshme për neve ish shumë keq.
Atëherë na e marunë shpinë, hinëm në shpi. Atëherë na jena mundu qishtu në kushte tona, ama ndihmë prej dikujt jo.
BG:edhe qysh mendon që ka pas efekt lufta në ty personalisht, a të kujtohet shpesh?
SN:Më kujtohet, më kujtohet shumë shpesh edhe mas luftës, masi u rrita pakë, edhe e kuptova se shumë e mërzitshme, me shumë mërzi kurgja nuk mujshe me ba.
Kur shkojshim aty ku na kanë bombardu, në Bishtazhin ka pas lanë një far lloj traume, kur shkojshim aty vetëm sytë kur i mshelsha, më dilke çdo send sikur në ditën e parë.
Edhe qaq shumë u ngushtojsha sa edhe zemra dojke me më plasë, se shumë u mërzitsha.
Se jam kanë 9 muj, 9 vjeçe më falni, komë pa shumë- shumë keq kom pa. Nuk e di, kaniherë menoj thamë qysh jam kaq mirë se me i pa dikush themë asi pamje aq të frikshme, mundesh me marrë një traumë të madhe, ama unë e kom pas traumën dhe më vike, më vike sa kohë kur i mbyllsha sytë e paramenojsha shumë u mërzitsha, po tash secilën herë jam mundu edhe vetit me ja largu se tash u ba ajo punë, nuk mundesh kurgjo me arritë.
Po unë jom mundu, edhe me luftu kështu bile pak masi kërkush nuk ka ardhë me na ndihmu, bile gjakun e tyne që e kanë dhanë për këtë vend mos me ja u hupë.
BG:A je konsultu, ose a jeni konsultu me dikand tjetër, ma naj mjek ose me naj psikolog kështu, ndonjë ndihmë psikologjike?
SN:Kamë qenë, kamë qenë po më kanë ndihmu pakë me fjalë, po ka ra edhe mjeku qe më ka ndihmu qe mos me marrë më shumë mërzi sa që muj vet me ia largu vetes, po krejt është se tanë ata njerëz që kanë vdekë, edhe mos me u kujdesë shteti ose mos me thanë, bile me lyp nifar arsyetimi, jo arsyetim, nifar historie me tregu diçka, ose me folë mu interesu, mu interesu.
Kanë vdekë burra, gra, fmi aty edhe nuk ka pas, qajo po më munon mu masë shumti se nuk ka pas interesim prej kërkujt, prej shtetit jo.
Vet e kom kuptu se nuk kamë çka me ba, duhet njeri me u pajtu, po nuk duhet bile gjakun e tyre me lanë me hupë.
BG:Para se me përfundu, a ki diçka me shtu?
SN:Jo, faleminderit shumë prej juve që jeni interesu edhe inshaAllah Allahu ja u kthen me të mira, boll një diçka keni ba për mos me hupë edhe me mbetë kjo histori.
Ju faleminderit shumë, shumë prej juve.