Naxhije Kadiri
Bjeshka Guri (intervistuesja)
Naxhije Kadiri (e intervistuara)
Akronimet: BG=Bjeshka Guri, NK= Naxhije Kadiri
BK: A po më kallxon kush je?
NK: Po të kallxoj, Naxhije Kadiri e kom emrin.
BK: Qysh e manë men para se me ja nis lufta, qysh o kanë ktu?
NK: ktu e maj men para se me ja nis lufta, nejse qysh o kanë lufta kemi punu kemi asi, kur o ardhë korriki ka fillua lufta e parë, sefte qe u ba jemi ikë prej shpive.
BK: Qysh e morret vesh qe duhet me ik?
NK: E morëm vesh se erdh ajo lufta, duhet me ik,
Se u mbush serbë dhe na u desht me lshu katunin pa qare .
Kemi ik kemi shku në Potoqan, në opqin time, kemi nja 3 netë aty, prej Pataqanit jemi shku në Ratkovc, në opqinë të nuses, kemi nejt 10 ditë.
Këtu e kanë kall katunin krejt, i kanë kall shpijat i kanë kall çka kemi pas.
në luftëne parë, mas pari, kur jemi kthy s’kemi pas.
Tani qeto na kanë met veç këto dy shtëpi,dy të parat atje ku jemi kanë tu nejt i kanë kall me ka krjet. Sna ka met sen.
Jemi ardh qita gjin të gjall qitu, jemi hi tani në qeto dy shpija i.
Jemi kanë kallaballak 30 vet, bashk jemi kanë tani jemi hi tani në qeto dy shpia, kemi vazhdu kemi nejt.
BK: Kur keni ik, a po më kallxon ma shum qysh keni ik, sa veta jeni kanë?
NK: Krejt, qysh jemi kanë qitu kallabllak jemi shku në Pataqn, kemi nejt në dy shpi.
Prej atyhi kemi shku në Ratkovc, në opqinë te nuses, aty kemi nejt 10 dit, në opqinë të nuses.
BK: A ka pas shumë njerëz aty?
NK: Në Ratkoc a?
BK: Po.
NK: Në opqinë të saj ka pas pak, po na jemi kanë shumë.
Na kur dilshum se na 30 vet jemi kan, na.
Po do gra e fmi e u çkepshum, do te vllau e motra kan e kishum ngat.
10 ditë veç kemi nejt në opqinë të nuses në Ratkovc, krejt tubë kemi nejt.
Tani jemi çkep, tani u ba lufta në Ratkovc në shtator, në korrik niher e kemi kry qishtu tani në shtator apet kemi ik. Kemi ik, edhe ty kemi nejt, kemi ik në shtator spo di .
Kemi ik niher prapë në Potoqan, hajt po në Pataqan ish kanë ma rrezik. Po besa qishtu, tani jemi shku në Krushe të madhe, kemi ik.
Bile vishum, ktu punojshum, kemi pas speca. Se si shqiptarhanja qe. Kemi shku, prej Krushes vishum e punojshim specat. Serbt në kodra vlojshin, i thojmë na Gradish vlojshin.
Na qitu në shpia kur jemi ardh tani qe jemi kthy, me drita t serbeve kemi nejt se nuk kemi guxu me i kallë dritat.
Prap jemi ardh në shpia tona.
BK: jeni kthy
NK: po jemi kthy, kemi nejt sa kemi nejt në Krushe.
BK: E në Krushë te kush keni nejtë?
NK: Kemi nejt: Unë kam nejt te çika jem, kjo ka nejt te daja, kunata ka nejt te motra, reja e kunatit, se po të tham 30 vet jemi kan, reja e kunatit o shku në Landovicë, në opqinë.
Dy kunatat tjera i kanë pas çikat në Xërxë, kanë nejtë në Xërxë.
Reja e kunatit e ka pas opqinen në Xërxe, ka nejt në Xërxë, jemi çkepë.
Shkojshum tubë, por u dufke me u çkep, se kallaballak i madh, shumë kallaballak.
Kur jemi kthy prej shtatorit, qe u kry, qe jemi ardh, krejt po tham t kallme.
Qashtu jemi ardh kemi nejt në qeto dy shpi, e lshum tje se atje skishe kurgja, janë kall me kulma me krejt janë ba rrafsh.
Tani jemi ardh në qeto dy shpitë, apet qeky kllaballak kemi nejt.
Bishin ndihma, kemi hangër, këmi pi me qato.
Mirë boll, ajo u kry kishe ma.
Kur erdh marsi filloi tjetra, tjetra luftë, prapë me 23 mars kemi ikë. Jemi shku në Potoqan.
Veç djali i kunatit ka shk në Xërxë, te motra aj. Ka shku aj, a nana, baba, tjetri vlla me fmi n Pataqan.
Me 24 mars ka ra NATO, me 23 kemi shku prej ktuhit me 24 ka ra NATO.
Atu tani o kanë luftë e madhe, ma shkurt, smuni inshaAllah kurr sju bjen me dit veq, si ka rënë NATO më asnjë ditë nuk ske mujt me ra, me thanë veq qishtu vesh kem nejt, ma shum ungjt se rat.
Kur u ba me 12 prill, u bërë lufta në Potoqan ku jemi kanë tu nejt.
BK: çka ka ndodhë në Patoqan?
NK: Në Patoqan u ba luftë, u mbush me serbë, me tenka.
Na qiten prej shpive krejt.
Na kanë tubu, na kanë ba tubë. Burrat dikush kanë ik, janë dal nepër ara nepër male, po djali mu ka plagu në ara, a din në mal.
Se ata u çkepën, edhe nepër fusha edhe nepër krejt, na qashtu midis katunit, të rrethum, midis sebve, ha kur po na mysin, o kur po na mysin.
Na kanë tubu gra,fmi e burra, kush jemi kanë nepër shpia krejt na kan qit midis katunit.
Tenkat qe i kemi pas, qahtu qe për midis.
Serbë krejt plotë, qanej gratë i kanë qit, qiknej burrat, i ka pshtet për zidi.
O kanë veq pritshum se çka po bëhet.
Anej në mal nuk dishum se çka u ba, tani jem çkep, na lshun neve thanë shkoni ju. Shkoni edhe mos shoni a dish fshati qysh bahet do knej do anej do nuk i lanme shku kah shpiat e veta, na kanë tubu na kanë shti në një. Axha jem o kanë ka pas ni pasllom të madh. Pranvera o kan, o kanë ftoft o kanë boll qatu tha me u tubu nja tha knej mos me dal.
Ata u çkepen neper male, neper fushë nepër male ka janë kanë anej.
Tani djali kur um ka ardh i plagum, i plagum o kanë rand boll. Ma ska pas qysh veq pa tha Zoti nuk bahet kurgja.
Tre janë kanë të mbytur të Potoqanit, tre janë kanë të plagum refugjatë.
BK: Tre refugjatë prej katuneve tjera?
NK: Prej katuneve tjera, djali jem i Bellacerkes, tjetri o kanë i Përstocit, tjetri o kanë i Drenocit, po ata më lehtë,a din janë kanë e djali im o kanë shumë rëndë.
BK: Ku o kanë i plagosun?
NK: A djali jem, qitu i ka hi plumi, qikha i ka dal.
BK: Në shtëpinë apo?
NK: qikha i ka dal. Po, djali jem nuk ka pas njeri, veç pa thanë Zoti nuk bahet kurgjo, se djali im o kanë i dekun i varrum.
Tani shkum e murrem ni leter kishe te serbt qe me shku djalin me mjeku në Rahovec. Atu ishin a dinë të Rahovecit.
Ata na e dhanë ni copë lëtër, vjehrrin e kom pas plakin edhe nja i katunit me Kerr e me Kali.
A e din çka osht kerri i kalit, mos e difsh…
BK: Po.
NK: ni sungjer ja qitem djalit, djalin të dekun e kom qit.
Qysh des njeri o kan, sju nalke gjaki.
Ni thes e kom mush tesha, tanë rrugës kllup e gjuej, kllup e gjuej.
Kur jemi shku te Jaha i thojnë Hoteli i Jahës në Rahovec, smujsh nashta me dit ti në Rahovec e din Rina.
Aty na kanë kthy me kerr e me kali.
Aty kur na kanë kthy, na kan ëzhdryp.
Ma kanë zhdryp djalin, po ma kanë rrethu serbt, qe ma kanë rrethu qeshtu gishtat e durve nuk me ka pa djali.
Veq qekjo maja e hunes i ka met, qatu kom thanë vet me vete kuku qetash thash me dor teme e kom pru me ma myt djalin, e kom pru thash me dorë teme me myt.
Aty na pshteten neve, na largun se nja i katunit ka ardh me kerr me na qu edhe plaki.
Skishum qa me ba.
O kur vishin serbët grupe- grupe, thush ti, thoja vetë me vete thojsha Milloshin me pas mbytë ky tani me u gju gjith kta gjin kshtu.
Dikur, per nja ni orë aty e nalën.
Djali ska pas veq qekjo hunë qa i ka met, ska pas se gjaku ma u derdhke sa mujke.
Na kanë kap taj na kanë shti mrena.
BK: Ku mrena?
NK: qekjo e Jahës qe po i thom, ni Hotel i Jahës o kan.
Te aj hoteli i madh Rinë o kanë nja ni katëshe ish kan.
Edhe ish kanë na bin ni kauq qeknej, mu e vjehrrin e ata të katunit na kanë pshtet qanej në zid, djalin ma kanë ungj, mi kanë nejt, çka o kanë milic a asi po serb o kan.
Mi kanë nejtë me automat permas, 3 orë kemi nejtë qaty na kanë majt.
3 ore.
So kanë hotel aj ni sob veq ish kan ëpo ni der qaty na shtin.
Neve nuk na lejshi, une e vjehrri jem jemi kanë në qat zid, djali në qetë zid.
U ka aj qe folke, hej dhomt gaca i qitshin.
Dikur une prej qatjehit eca, thash po do me mu mytë djali, edhe une të mytna punë e madhe.
Se skishe aj, e ka pas n ëshpinë të djalit ma. Veç shpina qe qitke sa mujke, aj ungjt nashta djali taman smuj rrike, po une skuptojsha me marr vesh.
Ata kur vetshin serbisht, une serbisht nuk dijsha çka po thuhet.
Jam dal jam ungj nam aty sm boni za kurgja smë tha.
Jam ungj te djali,
Vjehrri jem me qatë njerin kanë njetë pshtetë për zidi
O pasha ni Zot kur vishin gjinja vuu ajo dera o kanë pakë e thyme aty, kur vishin veq qishtu i qitshin durtë.
Se t jan gjinja qatje kryt, qitu mjekrren, krejt t armatost.
Eja kqyr në atë.
More çka don me u ba, e dishum nuk kishum pshtim na ma.
Atëhere aj njeri, aj serbi tha une po e pres tha qetash me ardh mjeki, me atë kamionin e madh tha me ardhë mjeki me e mjeku e me qu në Rahovec.
A din, serbet me na qu, me kamion të serbve.
Se na kerrin me kali e kishim, e kan përmys kerrin.
E kan përmys kerrin, përmys kur jemi dal.
Hajt pritë e pritë tri orë kemi nejt qaty, 1 orë ma kan majtë në aborr djalin, 3 orë kemi nejtë qaty, 4 orë djali i plagum i deken.
Kur erdh hajt erdh ai mjeki mir boll.
U ulem ia lidhi atë varrë, se krejt senet aty i kan pas,
Ja lidhi varren ia ndreqi hajde tash me dal me shku.
Po dojna me dal me shku, kur erdh nja ish kan në Pataqan.
Qe u ba a dish lufta, ish kan aj në Pataqan.
Tash ka ardhë ai po i thot djalit tem ti je qe ke desht me më qit me më vra mu.
Ai djali nuk o kanë as Uçk, se të ish kan po so kan.
Ani une kurgja stë boj veç kallxo ku e ke lanë armën.
Kuku sa deshten me na qit nepër udhë, edhe gjys ore na kan majtë, taman edhe gjys ore.
Kuku ai hej pom doket sot me pa e ngjoh a!
Ni prehan, ato si ka than ajo dhmat i qitshin gaca, dhamt i kan qit gaca.
Kuku qe koka ardhë me na myt, gjysë ore masi e nreqi mjeki e krejt, tash mjeki hajde me shku aj shoferi mjeki me shku.
Ja thei Zoti qafen shkoj, dul aj, hajde tash ky milici që rrike me neve o kan polic a serb a çka po di gja veq aj qe ka nejt nonstop 3 orë qatu me neve.
Hajde tash neve po na thonë hypni ju n kerr, me kerr me kali shkoni knej, djalin në atë kamionin.
Kamioni i madh, me ato me hyp djali atu.
O jom rrok pasha qet Zot në atë kamion, aj deshti vet se une.
Jom rrok më kan met durt se aj shum i nelt,kamioni, qitu më kan met durt thash ku të më shkon djali du me shku edhe une.
Po ja dha Zoti atina tha a je Majka ti a, une po a din, tha edhe mu tha më lyp dikush
Më ka rrok sikur ni cukel, aj shum i nelt, po si ni cukël um ka gja.
Shkoi tani me ni shpi të Rahovecit e murrë ni gjaketë, ni parë qorapa ia pruni, Djalit nipar qizme mu e . se na krejt me lloq, se me lloq vera në Pataqan midis katunit, të shlyn.
Ja pruni djalit qato, nejse e mshelen ata krrum atë derën, terr, as nuk disha ka po shkojsh.
Po ai kamion tani ka pasë aty me frymmarrje a, aj thojke nuk ki ku me u ungj, thojsha në kamë du me nejt, veq të rri te djali ngat, në kamë du me nejt.
Sen sem gjan mu,, po don me am gjet djalin derti jem.
Atëhere ke nja u ngushtu aj, aj pom thot aj Majka je ti a?
Thash une jam majka, thash mos kofsha çka hoqa ditën e sotit me juve.
Po vAllah, aj më kuptoi po veq u kesh. Nom stha kurgja.
Me i djep djalit hap, aj tha po une nuk i kuptojsha, a dinë nuk i kuptojsha fjalët serbisht.
Zahere ai tha a ki dhimtë, zahere djali i tha po.
Se gjith kryt vetat, t lodh aj kamion atje nalt mushun me tana.
Me ushqima me, ja dha nja, kuku per mue ja ka dhan me myt, une tjetersen nuk menojsha.
Ajo rrugë e gatë e gatë, e mshelne, terr nuk po dina ka po shkojmë.
Mu dok si 100 vjet, se jo si Rahoveci qe osht, prej hotelit t Jahes. Po mu dok që 100 vjet i banem.
Shkuem, kur shkuem atje mjeki i gat 2 metra, qitu e qiti djalin.
Veq e afroi te kamioni qitu e qiti djalin fill, o kceva une si prej qiti kati teposhte.
Edhe o veni a e din kur ngjitesh në ketë venin qe osht, ky veni teposhtë në Rahovec.
Qatu o kan kamioni, jo sdi as nuk u rrëzova as kurgja, po të majke Zoti.
Hina mrena, kur hinem mren spe di n’shpi a çkq jam.
Hinem mrena, qekaq ju kish ba shpina djalit. Ju ka aj.
At mjekin e gjishim edhe aj na ngjifke, po aj sguxojke me fol se aj shqiptar ke, po tash e kan nxan ma spe lëshojnë. Ai na ngjofti bollë mirë.
E shtrini djalin.
Kur e shtrini, ai menzi se e prejti se e ka lidh aj mjeki shum se qatu i kan pas senet, mjeki serb o kan qe e ka lidh ktu te hoteli varrën.
Ja prejti ata, kur po ja shoh shpina qikaq ju kish ba.
Tha a e ka pas shpinen qishtu
Aj pe din boll mir po nuk guxojke.
I thash jo kurgjo ska pas në shpinë .
Jo tha për Prizren.
Kuku kur ka than për Prizren thash mu qu qeky kapak më dul prej venit.
Vjehrri jom shkoj dul neper kusheri, plot nepër Rahovec. Aj shkoi me kqyr do pare ma shkurt.
Aj spo din niher vjehrri jem qe po na japin per aty, aj i katunit po na pret me kerr e me kali.
Edhe tash për Prizren, kuku, vjehrri jem u vonu dej kur erdh neper shpia neper hajt.
U dhez aj kerri i spitalit po thot hej ti me asi, une edhe isha hup po i thom a na sigurojsh ti qe do na qojsh deri në Prizren.
Tha ja se siguroj veten as juve, inshaAllah Zoti na run.
BK: Mjeku?
NK: Jo mjeku jo aj shoferi i kerrit, i spitalit me kerr të spitalit na kan qu.
Unë tha as veten se kam të sigurum.
A o kan shqiptar tyben e di se nuk i kuptojsha, veq shqip foli.
Tha a nisum, thash jo pa më ardhë vjehrri jo, thash le të më vjen vjehrri, thash kemi kusheri këtu plotë. Po të tfillojke edhe me fol, tha ani pra shko thirre te kusherini, thash na kemi plotë se di te kush ka shku.
Zhdrypa unë edhe niher prej kerrit po shkoj, qe vjehrri jem.
Ai tjetri me kerr që ishte qe po do me shku.
Po thot vjehrri jem hee Xhi, se edhe aj më thojke Xhi, tanë Xhi më kanë than.
More babë thash na e dhanë për Prizren me shku me qu po çka dojmë me ba.
Tha ani çka po thu ti, thash çka të thush ti ban, tybe nuk disha me ja tfillu ma mir le të fol edhe aj se vet spo muj me vendos.
Tha ani ku osht, thash ulun, qe kerri i spitalit osht dhez tu na prit.
Hajde pra,
Aj i katunit u nis, Januz e ka pas emrin, thash ti baca Januz shnosh e mirë inshaAllah shkoj, ty inshaAllah nuk të ndodhë kurgjo neve edhe na ndodhtë jemi dalë për evlad tonin, aj o dal për neve. Thojsha inshaAllah pshton, edhe vjehrrit i thojsha more bab inshaAllah pshton Januzi se u dal per neve, na u baftë çka u baftë jemi dal për evlad tonin.
Lufë.
Edhe aj njeri tha jo me ju siguru nuk ju siguroj.
Vjehrri jem ka pas kapuq të bardhë, kur hinem në kerr aj po i thot migjë a bon veq qet kapuq me e hjek, a di kapuqin e bardhë hiqe, po more tha.
Na shtinen, serbë, milicë, luftë si gjith, mizen e ke ni n Rahovec kah t ka ra qiknej.
Mirë sum bonen kurgja, se une per qata kom ecë tu e kqyr vjehrrin, herë tu kqyr në qetë rrug herë tu kqyr në ketë rrugën tjeter, se kerri kish mbetë i dhezun.
Ka vina deshti Zoti deri në Prizren na qoj Zoti mirë.
Kur jena ardh në Ballacerk, po kallet një kerr me kali, piskama e kalit.
Se na në kerr ishim, po a din mshelun.
Kur shkum në Krushe të madhe, gjysa e Krushës tu u kall, o Zot.
Kur shkum me një fshat ma qanej, krejt fshati. Si gjith Kosova në flakë e në tim.
Kur shkum në Prizren atje në spital, qe njani te dera e spitalit. Ata tani e kuptojsha, e ka pas kta ktu që i thojnë Toki-Vokësh, qe merren vesh me kta që kan fol.
Aj qekaq, mjekrren deri qetu, deri aty shkumë mirë, hinëm aty mirë mjeki, jo besa niherë na qunë në pytje me marr.
Na qunë aty edhe ni orë, po se lijshin vjehrrin tem me fol, djali mu mu kish lodhë. Krejt me ja marr djalit pytjet me shku djalin dej n suk të Pejës me vet mos u kan Uçk.
Unë këto sene spo di qysh merren vesh, vjehrrin se lejshin me fol.
Djali veç u ba ma hazder veq, u ba ma krejt bardh se u derdh gjaki krejt.
Nejse, u kry aty dulem erdh mjeki, aj vjehrri jem deshti mu kthy se i tham shoferi me kerr qe ke rri qaty, priti aj, mjeki tha jaa tha rrini dyt, asnjani me shku jo.
Dul tani vjehrri jem i tha ty faleminderit, mu tha po na nalin neve po pom vjen keq ju vonova.
Jo more tha inshaAllah juve ju pshton djali, se ska dert.
E tha juve inshaAllah ju shkon djali se unë shkoj.
U nal, prap djalin ma shtinen në rengen, ma kan qit, kur djali prej rengeni se i ka ra muni ska mujt ma me u qu, o po i shkon uj tu pik se i kan qit uj uj uj.
U ngjitem në të tretin kat u ngjitëm, shkumë nalt
Na mur mjeki, po dojnë me shti në operacion, sja kanë lanë, oo i kapke flokt i kapke qe sja lanë.
Tani dikur e bani punën me qu, mjeku shqiptar po serbt sja lejshin.
Kemi nejt në spital me drita të serbve, ska pas mo dritë, hiq.
Ka ba me shti në operacion shkoi, mjeki erdh mu po më thet veç dojna me ja pastru varrën.
Unë edhe vjehrri jem ishim qaty.
Si nanë, spo rahatohna kemi rrok ktu krejt.
Po rrimë, aty vjehrri jem o more Xhi u vanun, more bab u vanun, more bab skoka ren të ndërrumi varren thash zaher e kan shti në operacion.
Jo obo nashta, thash vAllah po, tan ky vanim.
Dola, nja po pastron, nuk i ngjihsha kërkon veç.
Njani po pastron po i thom hej bre nja qatje tha hajt se edhe pak të vjen djali, ma boni aj qashtu po gati qashtu dul, edhe po pastron.
Mu tani spo më zihet veni, mas 1 minutit apet dilshna. Thash nashta pot pengoj po tem falish se jam e hupne.
Ja tha per ata dil saherë të dush, tha hajt mos ki dert se mas ni trohe të vjen djali, se më shihke sjam kerkun.
Su ardh djali nashta nja dy orë, se so kan ky pak po qeta dy grushta kan hi në shpinë të djalit, qe o kan, qe po pa than Zoti spo ndodhke kurgja. Për ni kime të flokit i ka pshtu kjo kurrizi me metë në kolicë, mjeki tani.
Une menja jeme hajt thash më ka pshtu djali, o kur e pruni tjetër, po do me ra prej ksajna prej etheve , të dridhme e madhe jogi qekaq që do me than ma asi.
E qiten edhe ata dy, ja lshoi ushqimin mjeki, mjekin nuk e disha kshtu çka osht tek osht, as nuk e kom dit a osht serb a çka osht. Po jo ish kan shqiptar.
Krejtve ju morra jorganat e bundat tu ja qit djalit, dojke me ra prej krevetit.
Nejse ju hoqen ethet, ja hoqa .
Po i pikë varra, qekaq ju ka bo posht unë sja kom vnu venen.
Jogi u ulë, ka dal në tokë gjaki, kuku kur e kom pa gjakin.
Djalit hiq spo i thom, tak unë ni derë e tak ni derë, plot krejtë serbë, ski pas aty serb.
Kcejshin të viranët serbt.
Kuku thash more Zot, na në flakë e zjem këta po knojnë e po kcejnë, tu ba qejf.
Në të katërtën derë ish kanë, po e ngjoh në ftyrë.
Kuku thash djalit mi ka ra gjaki n pod, po mi pik thash sa po munet.
Aj po don me ma hjek mue, vet tha ja kemi lan me u pastru.
Mu po don me ma hjek se jo.
Prapë e kapi, e qoj atje e nreqen ja ndrrun at jog ja qiten tjeter, ja banë .
O pasha qet Zot une hajt um ka pshtu djali, menja jeme kur i ka ba djali 3 dit a sa ma ka zgat mjeki doren tha sot e ki djalin e pshtum, kuku veç jam met e ngrime .
Më pa edhe aj, diqysh i erdh si pse më tha a din ashtu.
Jam metë e ngrime.
Tha e tha nanë tha je e di po, ma mir tha sot po ta uroj se deri sot djalin se ke pas të pshtumë.
Mu me met qashtu thash kuku une qe po di sen qe kom nejt e qetsume qe më ka pshtu djali, djlain se paskna pas të pshtun.
U kry ajo, prunen serb, e mushen atë ven.
Vishin serbt të plagum, vishin natën ditën, kur u bojke sabah si me dy rena, kan myt kan plagu edhe serb ka pas t mytum t plagum, kta e kom pa me syt e mi, kur u bake sabah e mushin autobusin dy kat i qojshin. Se gjith në dorë i kanë pasë krejt.
Kur o ba te dera e VC, qetu soba o kanë me 4 kreveta.
Ajo derë su mshel, qatu kan nejt serb a din qaj milic a qa jan kan
Qaty kan nejt, o kishe me shku në VC drejt dyrt qitu ky rrike natë e ditë, natën ti dritë ski pas, veq çka ke nejt me drita t kerreve të sebve, i kallshin jasht mrena ska.
Terr. buken e bishin heret, qitu rrike serbi, qitu dera e VC.
E qojsha djalin si nuse në VC. e rujsha, u tusha me lan.
Qaty i lajshim syt qatu krejt, e kapsha djalin e qojsha në ven, se ku o kan djali krejt burra o kan soba, se tan gjithkush me telashet e veta me dertet e veta, veq une jam kan.
Une hiq 10 ditë me djalin skom pas vend në korrikë kom nejt, edhe e ka ba Zoti ftoft, si Zoti qe e qoj ni prill po ftoft, në korrikë 10 dit kom nejt.
Veq kur mu pishin kamët në teh të krevetit i qitsha, se mu pijshin.
I qitsha qishtu, qishtu kom flejt, qishtu i kom qel sytë qishtu i kom mshelë sytë, sdishna bile mu doke si kumedit ku jam, se te djali, me mu qu me bo ma mirë.
E tani dilsha ni sobë me gra, dilsha e thirrsha ose ni gru kur dojsha me shku për vete, ose ni gru ose ni qikë. Plotë ka pasë të plagume, kuku .
Ato vishin tani shkojshim bashkë, u tutsha me shku vetëm në VC a din, e merrsha ato vishin njana, kurr nuk jom shku vetëm.
A djalin u dufke me qu vetë, e rujsha.
BK: a ka pas pacientë shqiptarë tjerë?
NK: jan kan 2 doktorr edhe 2 jan kan qe e kan pru buken.
Aj mjeki qe o kan, aj qe e ka pranu o kan aty. Ky tjetri qe vike me kqyr, ky niher edhe nuk e like nalt se u mush krejt serb, se e qojke nalt me ja ndrru varren e, tani vike qetu. Se u mush atje plotë.
Edhe na, skishke sene, dritë ma shkurt krejt të plagun.
Ju ra qitu te Piranja, ma kur janë ardhë.
Aj mjeki vike tani në sobë i kqyrke, nepër soba.
A din krejt i ka kqyrë nepër soba, me ato e me krejt. Se smuj thojke me i qu nalt, çka u plagojshin gjithë ditën, çka u bojshin, i qojshin nalt, se na jemi kan në katin e tretë tani na kan zhdryp në katin poshtë.
Kur deshten mjekt ma me lshu aty krjet, spat ma, u zatet puna ma krejtë mjeki na lëshoi tha qe keni ku me shku qoje, këtu tha secilen ditë osht tu dlirë puna sdo me mbet kerkush, qysh i vie puna ni Zot e din. Historijen lene, kur të dilni thuni jemi po shkojna me u pastru, e historijen e la, a din e la tha qel. Kunatën e kam në Xërxë motrën e burrit, ajo erdh se ajo erdh dy dit përpara.
Kur na kallxoi mjeku qito tani e thirra kunatën erdh kunata.
Edhe aty e kemi pas ni zaval shumë të madh.
Ajo kunata tha erdhëm, po autobusi kerkush nuk po kqyrë.
Kur taman jemi hyp, skemi hec nashta as 20 metra na kan nalë, kur na kanë nalë milicia drejtë e te djali jem.
Qaty, une pale qka kom dyshu.
Po dojn me ma zhdryp djalin, grupa tjetër poshtë po pret.
Ma qatu djali murr fund, po thom pa thanë Zoti spo bojke kurgjo.
Deshti Zoti zhdrypën ata.
Ma bojshin shyqyr qe t shkoi djali, se pat, ata merrshin vesh se krejt t moqem, veq djali jem ish kan më ir i.
Kuku jemi ardhë në Xërxë te kunata, mo skom dit ku jam a.
As skom pa katun, as skom pa gjin.
Kur m ka than kunata kur kemi ardh kha posht
Zhdryyp tha se erdhëm, mu ka dok befasi;
çka u ba.
Apet sdisha ku jam, djali qaty pat mem maru, po pa than Zoti spo bojke kurgja.
Hjeket po harrojshin, senet po harrojshin.
Aj tash normal, lodhet e sosht mirë, besa gjith ka ankesa, gjith ka pengesa, gjith ka.
Qe 22 vjet lufta, 21 po i ka floriana u kan e vogel.
21 po don me i ba në mars, në prill i ban 22 ankesa ka.
BK: E a të kujtohet kur o çliru Kosova qysh?
NK: Po jemi kan në Shqipni.
BK: Keni dal në Shqipni.
NK: Tani jemi ardhë prej spitalit te kunata jeme në Xërxë, 2 javë kom nejt në Xërxë, 2 javë në Spital, 3 javë kom nejt në Pataqan, kry tri javes mu ka plagu djali, 2 javë kom nejt në spital, 2 javë kom nejt në Xërxë, 1 muaj e gjysë kem nejtë në Shqipni.
BK: e qysh keni dalë në Shqipni, qysh keni kalu atje?
NK: Me kamion jemi dal, mirë kemi kalu. Po na a po të tham na kallaballak, gjysa kanë met në Potoqan, gjysa kemi metë në Shqini.
Nusen e kom pas në Potoqan me çikë, burrin e kom pas në Potoqan, po burri 2 dit pa dal në Shqipni me gjith nuse m kan ardh.
Edhe njani kunat o kan në Pataqan me gru me fmi, po ka ardh. Edhe aj o ardh n Shqipni, qaj qe ka dek.
Edhe djali i kunatit ma aj o kan në Xërxë prej fillimit.
Na erdh hajde me dal, 2 javë veç në Xërxë, kom ba me djalin.
Të çika e kunatit kom nejt, ma ka kqyr, faleminderit ma ka kqyr djalin, na ka kqyr neve kemi nejt çlirë. Kemi nejt mirë, as në shpi tone ma mirë jo, po erdh me dalë.
Tani dulem në Shqipni, kur dulëm në Shqipni jemi shku ni shpi, dilshin na merrshin po na e kem pagu, kemi nejt 1 muj e gjysë, qelloj njeri qasi qe se la lypi me pagu, po nihma na kan pru në Shqipni skemi hjek, me hanger me pi, veshë e mathë.
Veç qa e kishim dertin e knehit, gjysa na kish met knej.
Opqinen e kisha krejt knej, djalin atje e kom kqyr, vike mjeki per ditë të Zotit që ka ardh me mjeku. Përditë vike, se ka lan me dal bil, 1 muj e gjysë.
Kur u kry ktu që maroi lufta ngojshumme vjehrrin tem perdit në radio, ni radion i vogël.
He bre Xhi thojke veç për Pataqan po kallxon, se nisi taj kallxojke prej qetuhit u tërhoqën e, prej qetuhit u tërhoqën e, kallxojke.
Veq per Pataqan qe me ja hjek plakit, se aj fort u merzitke.
Jo bab nashta ka kallxu se kemi ni, vet me vete jo per Zote, ska kallxu.
U qum ni dit para sabahit, kush bojke gjum.
Dulem në ballka, u kan ni ballkan qishtu anëm anë, shpia e mirë veq qe e kemi pagu.
Jemi ardh qatu në ballkan, e lshojke vjehrri jem.
E kuptojke shum vjehrri jem, e dike, veç kur bani tha “Sot u hoqën prej Potoqanit të ulët, edhe në drejtim jan tu shku kah Malisheva.” e Xhi tha a pe shohesh qe sot tha, deri sot skokan hjekë, mas mrami jan hjekë prej Pataqani, ma në fund, qe u kry ma krejt jan hjek prej Pataqanit.
Tani se kemi pritë i pari të mramin me ardhë.
BK: Qysh o kan ktu kur keni ardhë?
NK: ktu a, si pa shpi prej barit, o kan bari deri ktu.
Po na kta qe i kemi pas ktu, tani kto jan ardh prej ktuhit e kan pastru pak, se ktu tha skemi pas ku me hi a, tani aj vjehrri jem n Xërxë, se jemi ardh qetu e Xërxa qeu ngat.
Xhi tha une du me shku, thash jo ti ndaq me shku, se djalin me kto i lash në Xërxë, thash ti me gjtih mu. N kamë jemi ardhë.
Jo tha në kamë du me shku, thash edhe une në kamë, ti në kamë unë në kamë. Tha a mujsh a thash po po qysh nuk mujsh.
Na dallga me ardh ktu, qa me ardh sa met rruga ni kambsore, me hec.
Bari u ba qikaq, knej tutu ka po hish tutu ka po dalish.
Se kto ma thanë e kemi qit shporetin midis aborrit, me ba ni trohë buk.
Kallaballak.
Besom qet jastek se kemi pas nër kry.
Tana shpitë na jan kall, 4 shpi na jan kall. Se tri herë jemi kall na.
Qet jastak se kemi pas nër kry, derës i kemi qit sfungjer në ven derës, pengjeres i kemi qit plaf, ftoft më nirthke djali burrë e gru e kemi shti në midis, aj natan unë në ketë anë, kjo me çiken flejke qatje djalin e shtishim në midis që aj mos të nerth, se ishke qysh ishke, ftoft i madh.
Zoti po i bjen tonat, veq me kanë shnosh e me kanë..
Sjemi ngushtu për kurgja.
M dhimke qafa, i dishna kulet se veshë bishna, kular i vonjsha qafës se mu pijke.
Pa jastëk, pa mlojë, pa shtrojë pa kurgja.
Po tana Zoti i bjen.
BK: Faleminderit shumë.
NK: Edhe juve, qe ka thanë ajo edhe ju hajr bofshit qe vini që i merrni kto, mirë o edhe per neve, po edhe per neve o mirë, nuk hupin këto, s’duhet me i hup historitë.
Qysh po i dina na ato të përparshmet kur ni kallxojshin pleqt, i kishum qef.
Edhe për juve osht qashtu.