Gent Muhaxheri
Bjeshka Guri (intervistuesja)
Gent Muhaxheri (i intervistuari)
Akronimet: Bjeshka Guri=BG, Gent Muhaxheri=GM
GM: Unë jam Gent Muhaxheri, 29 vjet. Punoj si freelance make-up artist
BG: A t’kujtohet diçka prej luftës t’fundit në Kosovë?
GM: Po normal. Kur ka fillu lufta unë i kom pas 9 vjet. Gjatë luftës i kom bo 10 n’prill. M’kujtohen shumë sende; m’kujtohet koha n’fillim kur veç ka fillu lufta edhe kur kemi fillu me pa veç n’lajme çka po ndodh, çka ka ndodhë n’Drenicë. Kur shkojshim n’shkollë thojshim “Shyqyr që s’e kemi dikon n’Drenicë se atje luftë” tu mos e ditë që ka me ardhë edhe te na n’Prishtinë edhe n’çdo qytet tjetër. M’kujtohet koha pak para se me ikë prej Kosovës, para se mu mundu me ikë. Kemi tentu dy here me ikë. Herën e pare na kanë kthy prej vorreve, rrugës për Maqedoni.
BG : A po m’tregon, për shembull, kur e keni marrë vendimin mu largu prej Kosovës?
GM: E kemi marrë vendimin qat ditë që n’fakt kemi ikë, ashtu veç na kanë thirrë. Halla na ka thirrë edhe na ka thon që na dojmë me ikë me krejt kushëritë e saj t’familjes t’burrit t’vet edhe diqysh jon bindë edhe kta n’shpi teme. Kemi shku deri te shpia e saj që ka qenë shumë ngat edhe prej aty jemi nis diku 4 kerre nashta, ose 5, nuk m’kujtohet. E di që n’mahallën kur kemi shku deri te halla ka pas tepër shumë kerre ton kohën. Shihshim kerre që ashtu me ni cevë u munojshin me nxerr benzinin prej kerreve që nuk dojshin me ikë për mi mush kerret e veta me benzin, s’ka pas mdoket benzin me ble edhe qashtu i mushin, i ngrehshin ashtu benzinin prej kerrit edhe mandena e qitshin me ni shishe edhe e merrshin e kthejshin benzinin n’kerrin e vet. M’kujtohet që kemi qenë kerri i tretë kur…
BG: E çka keni vendosë me marr prej shpisë?
GM : Çuditërisht kurgjo. Qysh e di tash, nuk e di nëse qikjo osht qashtu se nuk e kemi folë kurrë, po m’doket veç kshtu arin edhe paret i kemi marrë me vete, kurgjo tjetër. Se kemi mendu që gjithqysh kemi me mrri n’Maqedoni e s’kemi pas nevojë për diçka ekstra. Motra jem ka qenë 4 vjet, me siguri nana ka paketu diçka për mu e për motrën s’më kujtohet çka ka pasë n’gepek. E di që s’kemi marrë as ushqim as kurgjo me veti. Po qat ditë ka ndodh që na kanë kthy domethonë, mbas 20 minutave që kemi vozit na kanë kthy, na kanë një ponk i policisë edhe kerrit t’parë ja kanë nxerrë krejt teshat prej kerrit edhe i kanë qit prej kerrit. N’kerrin e dytë ka qenë burri i hallës me hallën edhe e di që i kanë hi shuplakë burrit t’hallës mrena n’kerr. N’kerrin e tretë kemi qenë na, neve nuk na kanë nguc veç na kanë kthy. Edhe qikjo ka qenë kshtu hera, prova, qysh me thonë, tentative jonë e pare me ikë prej Kosovës.
BG: E a po m’tregon për përjetimin tend si fmi në atë ekperiencë?
GM: Qajo ka qenë shumë e çuditshme se…ndoshta…E kom pas ni ndjenjë kur jemi ndalë te vorret dhe kur e kom pa çka po ndodhë te dy kerret përpara e kom pas ni ndjenjë që po dojn me m’dalë zorrët prej gojës. Jom kon n’prehën t’mamit ulun mbrapa, gjyshi ka vozit, gjyshja përpara, mami, babi, motra edhe shumë o kon ndjenjë e çuditshme se nuk isha i rritun me kuptu saktësisht çka po ndodh, po në t’njëjtën kohë e kishe ni ide që diqysh qajo siguria që duhesh me e pas si nji 10 vjeçar është zhduk, nuk është mo. Edhe nuk ish kërkush që mujke me “provide” a din, as ata njerëz t’shpisë, nana, baba, që ke mendu që “they will keep you safe, which they did”. M’fal anglisht po…o kon veç qajo ndjenjë e sigurisë “çka?” Se e vërejshe që kërkush nuk e dike çka. Po, ka kalu ajo. Ka kalu mas shumë vjetve n’fakt krejt qajo ndjenjë ngase ajo veç o kry po qaj momenti kur na kanë ndalë qajo ka qenë shumë ndjenjë e keqe që s’kom dit qysh me e menaxhu veq e kom pas qat ndjenjë qashtu krejt barku me m’dal prej gojës. Mas asaj jemi kthy n’Prishtinë edhe dy ditë tjera kemi nejt n’banesë. Pas dy ditëve kemi vendosë…
BG: E n’banesë kur jeni ardhë, qysh ishit, qysh kalojshi?
GM: Po kur jemi kthy shumë o kon gjendje e zymtë, njifarë situate e zymtë se kta t’familjes ton kohën kanë dëgju lajme, dritat jon ndalë kur o bo terr, domethonë me qira, reletat e lshume. Ka pas veç muzikë serioze n’televizion edhe pornografi.
BG: Pornografi?!
GM: Po, shumë e çuditshme. Unë 9 vjeçar tu eksploru. E di që ke mujt me gjet muzikë serioze edhe ke mujt me gjet pornografi, kshtu video.
BG: E çfarë televizioni?
GM: Kanë qenë…kanalet televizive nuk e di çfare kanë qenë veç e di…
BG : Kanë qenë t’qasshme.
GM: ke mujt mi gjet. Edhe, kurgjo. Ka qenë nifar…Jemi mundu me mbajtë sa ma shumë rutinë n’shpi po s’o kon rutinë, a din, diqysh. Jemi mundu me flejt krejt me ni dhomë. Dmth është koha para bombardimeve kështu që s’e kemi pas tash qat tutën çka ndodh me bombardime po zymtë ka qenë krejt. Kurgjo diçka…
BG: E herën e dytë?
GM Herën e dytë, n’dallim prej herës t’parë, kemi provu me mrri deri n’Bllace
BG: A jeni kon qashtu n’kerre?
GM: Qashtu ka qenë, po n’kerre. S’e mbaj mend qysh jemi nisë herën e dytë. Po e mbaj mend që kanë qenë plot kerre. Dmth me siguri edhe kta halla edhe tjerët po s’e mbaj mend qysh jemi nisë ose qysh kemi mbrri deri atje veç e mbaj mend që kur kemi mbrri ka pas tepër shumë kerre n’kufi. Nuk u shihke fundi n’asnjonën anë, as kah kufini as kah Kosova. Kemi qenë diku n’mes edhe nuk e dishe veç ka pas kerre plot. Shpresojshim që kanë me liru kufinin edhe kemi me dale shumë shpejt. Çka ndodhi kjo që na mbetëm 7 ditë para kufinit dmth. krejt familja dikur mas natës t’parë e kemi pa ni kojshi tannin që ka qenë ajo me kerr t’vetin, djemtë e vet, kanë qenë 9 persona me ni Jugo edhe na ishim 6 me ni kerr, pak ma t’mirë se Jugo edhe kish ma shumë vend kshtu që e kena marr n’kerr te na atë kojshiken për mi liru pak ata. N’atë kohë nuk kqyrshe sa ngusht sa gjon përderisa t’lejshin me kalu. E di që kemi flejt aty me ato. E mbaj mend që katër ditët e para nuk kemi pas…po menoj, kush ka pas ushqim ka hongër. Shumica e kanë nda ushqimin. M’kujtohet nana ditën e dytë ka shku nëpër kerre ka lyp bukë për fmi se s’kemi pas bukë edhe na i kemi pas veç do keksa n’kerr po ato i kemi hongër. T’rritunit nuk hajshin, pothujse krejt ushqimi çka kishin njerëzt nkerre që dojshin mi ushqy fmit e krejtve. Kshtu që nana e ka gjet ni cope bukë te dikush për mu e për motrën a din me na jep me hongër diçka. Po e di që katër ditë kta s’kanë hongër, kurgjo hiq. E di që veç unë e motra kemi hongër aq sa ka pas që ka qenë domethonë e pamjaftushme, me ni cope bukë dy fmi katër ditë. Po mandej mas 4 ditëve dikush i ka thy, ka hi n’kto shpijat e shqiptarëve gjatë rrugës t’Elez Hanit edhe kanë gjet miell, kanë gjet krejt pajisjet me maru ni bukë çfaredo që është ajo për mu ushqy edhe e mbaj mend që nana qat mëngjes o ardh, ka shku për WC edhe o kthy ka thon kom gjet me mbaru bukë, rrini qitu. Edhe o shku ajo, qindar gra, me ni shpi m’kujtohet se mandej edhe unë kom shku me pa çka po ndodh se nana ka mbet gati ton ditën atje. Ka pas shumë rend se secila nanë ose gru ose burrë kushdo du me bo ni bukë me shti me pjek me pru te t’shpisë vet. E di që mas shumë orëve nana o kthy me ni tepsi me bukë. Edhe e di që qaty kemi hongër kshtu taman edhe na ka nxon gjumi krejt familjen n’kerr, motra jeme 4 orë nuk o qu prej gjumit se kumedit çfarë ndjenje o kon me hongër mas 4 ditëve.
BG: E me çka jeni marrë ato 4 ditë? A keni qëndru n’kerr?
GM: Po natën po, n’kerr. Policia e ka pas atë urdhërin n’ora 7-8 n’mbramje me hi krejt nkerre edhe na kemi hi n’kerre e kemi nejt derisa ka lind dielli. Dikush ka flejt dikush s’ka flejt.
BG: E gjatë ditës?
GM: Gjatë ditës kemi dalë, jemi shoqnu me nifar forme, a din, hecshim pak përpara pak përmbrapa me kqyr kush osht a pe njohim dikon, me pa çka ka ndodh tash, kta t’rritunit u interesojshin kush ka ikë, kush ka mbet, kujt ju ka kall shpija, çka ka ndodh. Kemi taku plot njerëz që i njohim, normal, tjetër…
BG: Tjetër, a t’kujtohet naj storje që e ka tregu dikush diçka?
GM: Sëm kujtohen kshtu storje të njerzve çka kanë fol, edhe pse jom kon i ri edhe nuk na kanë lon me dëgju çka po ndodh ashtu. Shumicën e kohës na fmit me fmi jemi mundu me nejt.
BG: Amo çka u bisedojke mes fmive?
GM: Kurgjo diçka për luftë, me tregu drejtë. Po m’doket secili fmi ka dasht mos me mendu për qata edhe ashtu ton kohën o kon iniciativë për lojë, mu mundu me bo lojë, se o kon aty gjendja qasisoji që ti s’ke mujt mu sill si fmi rreth kerrit tond edhe normal prindt kanë thon “mos u largo prej kerrit, mos u largo prej kerrit”. Ke mujt me taku fmi, njerëz t’ndryshëm. M’kujtohet ni sen, ndoshta natën e pestë, n’kerr natën vonë, smuj flejsha n’prehën te babi ulun, normal, njonën prej ktyne shpijave rrugës e kisha ni ndjenjë që ashtu qysh ish dera e metalit ni bllok nalt përmbi murit edhe streha e ballkonit përmbi derë edhe m’ka dal gjumi natën shumë vonë edhe mu ka dok që e kom pa ni njeri me mitroloz përmi derë, jo komplet po ashtu si bust tu nejt edhe tu kqyr. Edhe se kom qu babën prej gjumit. T’nesërmen në mëngjes i kom tregu që e kom pa ni njeri përmi derë. Edhe m’ka thon kurgjo bre s’osht, nuk osht kurgjo, tu ka dok, ndoshta pemët, hija e pemëve. Diqysh, n’qat moshë e han edhe qato, nashta edhe babës tem nuk ja ka mar menja që përnime munet me kon dikush mrena. Po, mandej t’nesërmen gjyshja jeme ka hi n’shpi edhe o mundu me shku me ni WC jashtë shpisë t’qatij oborrit. Edhe ajo kur ka hy mrena n’oborr për WC i kanë dal tre police edhe i kanë thon ktu nuk mundeni me ardhë. Edhe mandena jon bindë edhe kta t’shpisë edhe unë e kom kuptu që përnime dikush ka qenë mrena krejt qatyne shpijave ku na kemi hy me bo bukë, jon mshef prej policies t’Serbisë dikush edhe natën kanë dal edhe veç e kanë mbajtë njifarë rendi t’krejt qasajna, qatyne kerreve që jon kon kshtu përgjatë rrugës për me dale n’kufi.
BG: Domethënë nuk jon kon serbë?
GM : Serbë kanë qenë, nuk kanë mujt me qenë t’Kosovës. Se gjyshja tregon që i kanë fol serbisht. Po besoj që jon kon serbë, s’po di. N’tkishin qenë shqiptarë kishin fol shqip.
BG: Definitivisht po.
GM: Ose ndoshta edhe jo. Nuk e di. Kurre smuj me dit cka ka ndodh po nuk ka nxerr probleme. E mbaj mend që ka qene masdite, nata e fundit ne Bllace , qat nate ne fakt kane ardh ndihma edhe ka qene ni kamion qe ish ndal ndoshta 10 metra perpara kerrit tonë edhe kane shpernda bukë, kane shpernda pashteta, kane shpernda uje edhe ashtu buka shkojke spo di si ato orizi edhe paret e kerrit te nuses a din qashtu u gjujke buka kshtu veq e gjujshim, kush e pret e pret, qashtu edhe pashtetat qashtu edhe ujin edhe na e shishim prej kerrit çka po ndodh. Babi kish dale me marr ushqim per neve, qat nate kemi honger dmth ushqim qe na kane pru edhe kemi flejt aty edhe te nestrit ne gjys tdites kanë ardhë edhe na kane tregu qe nuk po na lejojn me kalu edhe kush don mundet me nejt e kush sdon duhen mu kthy se me kalu nuk kaloni. Ka pasë plot njerz të cilet kane dale ne me qujt zone kshtu zone neutrale dmth mes kufinit Kosovë – Maqedoni, po kanë prit disa dite nqat zonen e perbashket ne shi ne komë se me kerre si kan lon me kalu edhe shumë prej tyne kur e kanë pa qe as Maqedonia nuk pi pranon jon kthy prap mrena në Kosovë se e kan pasë bile ni kerr bike shi naten edhe jon lag kane nejt nashta njerzt dy ditë qashtu ne shi, ne te ftoft, ne uje, pa kurgjo ne ate zone atje as ndihma skane ardhe as hiq kurgjo edhe na kemi vendos mu kthy edhe familjart e mi kane vendos qe po kthehemi edhe nuk kemi tentu mo me dale. Se edhe krejt procesi ka qene shume ma stresus edhe ma tutshem sesa veq fakti me nejt në banesë. Ndoshta per mu ndoshta jo per tjert.
BG: A ju ka dhon naj arsye pse nuk ju kane lon me kalu?
GM: Jo arsye ndoshta ka pase po sbesoj qe ka pase ndonje arsye relevante, ka qene veq kshtu spo ju lojme si ne lufte qe te thot veq spo du osht e drejt e jemja me te thon se osht lufte, gjendje lufte, skom nevoje me te jep arsyetim. Jemi kthy ne Prishtinë, ne banese dmth çka ka ndodhe ka qene qe mbas disa ditve nese sgaboj kane paralajmeru qe ka me hy NATO ose ne fakt ndoshta edhe ma perpara qeto e kom te pakjartë nese kan fillu bombardimet para se na me u mundu me dale ose mbasi qe jemi kthy na heren e dytë po e di qe naten e parë ne fakt po, ma heret paskan fillu, naten e pare qe kemi mrri ne Prishtine e kane bombardu posten, posten qe osht qeveria tash ktu ngat qe osht ndertesa ku osht Komisioni Evropian tash. E kan bombardu qat ndertese edhe e di qe kshtu krejt xhamat e shpise jon thy. Ka qene ndoshta 1 e nates. Posta o kall nja 5 dite. Na e kemi pase pamjen direkt dmth prej dritareve te dhomave, e kemi pa komplet ndertesen edhe ajo o kall me ditë o kall posta. E di qe jon kon kater raketa edhe kan qene asi drejtimi dmth te kundert prej baneses tone se qaq ka qene afer saqe kemi mujt edhe na me u djeg ashtu, kan shku ne drejtim te kundert dmth ne drejtimin kur o gjujt raketa ka ardhe qasisoji qe fundi I saj mene me thon o shku knej ka pjesa e muzeut, nifar menyre ka dek qaty, ka qene, e kane pas shpine, a din ne qoftëse raketa kish qene 180 shkalle ndryshe na kem mujt me qenë qata. Masnej kanë fillu bombardimet. Kanë bombardu SUP-in edhe SUP-i o ndi shumë.
BG: E qysh e ke perjetu ti? A ka qene eksperiencë e frikshme?
GM: Po ka qene se qasi zoni kurrë ne jete ske ni. Ka qene shume çuditshem me ndi qasi zoni edhe me ndi krejt qat alarmin se ka pasë alarm para bombardimit dmth kane paralajmeru qe diçka “close” do te ndodhë. Ka qene e frikshme se na krejt shpija kemi dale në korridor se korridori ka qenë I vetmi pa dritare edhe pa…o dok si ma i sigurtë ndoshta, spo di. Na kemi jetu n’katin e pestë edhe siguria s’ka qenë n’anën tone hiq se kati i pesti shumë lehtë mundet prej krejt qasaj t’dridhnes edhe mu rrzu edhe mu thy. Normal o thy ni pjesë e murit, jon thy dritaret, dyert dilshin prej vendit se u varke sa afër osht, çfarë drejtimi është raketa, krejt, eksplozivi n’çfarë ane shkojke. Për shembull SUP-in e kemi pas shumë afër, ma afër sesa Postën po SUP-in se kemi ndi qaq shumë sa Postën. Shumë e çuditshme. E kemi pas ni kojshi në t’tretin kat. Me ata jemi shoqnu me nifar forme. Mandej pat fillu ni periudhë, kur kish bombardime çdo natë shumë afër n’qytet, patëm shku krejt familja natën shkojshim me flejt te ata se ndoshta kati i tretë ma i sigurtë për shkak t’naltësisë. Kto kanë qenë ato…E di që bombardimet ditën e pare kom pas shumë stres, nuk disha çka me bo me veten, veç jom sill krejt ditën nëpër shpi edhe krejt t’shpisë m’kanë vet, nana m’ka tregu ma vonë që m’ka qetësu kshtu me ushqim qat ditë se e ka pa që s’po muj mu rehatu. Po mandej ditëve tjera, ashtu kur e pashë ditën e pare që nuk është diçka…nuk ka me m’sulmu mu direkt ose, a din, se nuk e disha çka po pres, çka me prit. Kur je 9 vjeçar nuk e din çka osht bombardimi. Edhe kur e kom pa ditën e pare që nuk osht diçka shumë shumë tu m’afektu mu personalisht mandej unë jom qetësu. E mbaj mend që gjatë ditës kemi mujt me dal si fmi n’mahallë. Na lejshin prindt me dal kur o kon dritë. Ka pas plot njerëz n’mahallë që nuk kanë ikë. Kështu që unë me shokt e mi të paraluftës delshim bashkë, shkojshim te njoni tjetri ndonjëherë n’shpi. Njoni prej tyne ka pas kompjuter n’atë kohë. Shkojshim me lujt krejt. Kemi lujt basketboll.
BG: Mas bombardimeve?
GM: Jo, gjatë, gjatë bombardimeve, ditën. Shumë e çuditshme se ka pas plot edhe u kriju nifar atmosfere që nuk t’shtike mo mu tut, s’e di pse. Ndoshta u bo rutinë, ndoshta fillum mu pajtu me qat ambient, a din, u bo pjesë…disa muj zgjati krejt ajo gjendje dhe veç u adaptum. Çka ka ndodh mandej mas krejt bombardimeve që kanë zgjat, nuk e di, më 24 mars kanë fillu, 1 muj ndoshta kanë zgjat krejt. Kah fundi ashtu veq kish lajme ntelevizion që kanë me hi policia, NATO dmth ka me hi n’Kosovë edhe nuk e dishim kur ose çka. Na veq ishim kthy n’banesë. Flejshim n’banesë nalt se s’kishim mo bombardime nqytet edhe ishim nashta pak ma sigurtë
BG: E kshtu a ka pas vizita t’policëve, a jeni tut mos po vjen dikush?
GM: M’kujtohet niher që unë kam qenë te ni shok i jemi, te qaj shoki që ka pas kompjuter, kemi lujt Mortokomba. Kanë ardhë policia me bo regjistrim civil të popullatës që kanë mbetë, i kanë regjistru prindt, gjyshërit, motrën që kanë qenë te shoku jem. Edhe e di që mu nuk m’kan regjistru edhe tash ish krejt ajo “A osht ma mire që Gentin nuk e kanë regjistru a osht ma keq që s’osht regjistru Genti?” Po nuk ka qenë diçka…Ata e kanë marrë qato informata që kanë dashtë edhe kurrë mo nuk kemi ndi diçka për qato. Kjo ka qenë hera e vetme që policia ka ardhë te banesa jonë edhe pse na nuk kemi pa police krejt mujin. Na kemi dal n’mahallë ditën, na nuk kemi pa police. S’ka pas. Nashta ka pas police civil që na nuk i kemi vrejt po kshtu t’armatosun jo. M’kujtohet ajo nata kur kanë hi ushtria n’qytet. Me nanën tem kemi kqyr prej dritares t’kuzhinës. E qelshim ashtu tepër pak edhe unë ashtu kryt krejt poshtë qaq mrrisha me pa, ajo pak ma naltë edhe ashtu ka 5cm e qelshim dritaren edhe kqyrshim çka po ndodhë se n’atë kohë sheshi ku osht tash i Prishtinës e shihshim ni pjesë shumë të vogël që ka qenë për kerre edhe qaty kanë fillu me ardh. Dmth qaty kemi fillu mi pa tenkat tu hi për qytet edhe kemi thane ashtu “okay, jemi safe qitash, jemi mire qitash, qitash gjithçka o n’rregull”. Qat natë dmth s’kemi flejt hiq se ka pas zhurmë natën prej krejt qatyne automjeteve që kanë ardhë edhe çka përnime po ndodh. A ka me qenë qikjo nata kur kanë me hi krejt serbët nëpër banesa apo është hala ashtu “safe”. T’nesërmen n’mëngjes jemi qu edhe ka pas police nëpër krejt rrugët. Ka pas police të NATO-s, nuk e di çfarë nacionaliteti kanë mujt me qenë, n’rrugën tone, n’rrugën kryesore ka pas edhe qat ditë kemi mujt me dal krejt. E mbaj mend me gjyshen teme kur kemi dal me ble buke ka pas police serbë me mitroloza, poshtë, edhe ka pas plot police t’huj, dmth, ushtri e NATO-s që kanë qenë, veq kërkush nuk na ka ngucë. M’kujtohet edhe ni sen, kjo dmth para se me hi ushtria e NATO-s. Halla jeme e ka bo edhe tentimin e tretë me dale në Maqedoni edhe ajo ka pas sukses e ka dale. Edhe kemi komuniku ndonjëherë me telefon kur thirrshin ata. Te halla ka pas shumë ushqim, na s’kemi pas shumë ushqim edhe ajo thojke shkoni nëse mundeni n’shpi qitu qitu i keni ushqimet krejt çka ju duhet. E di që nana jeme niher me gjyshin kanë shku kanë marrë ushqim prej shpis t’saj edhe i kanë pru n’banesë. Mbas dy jave ndoshta e kanë bo edhe niher rrugën e njëjtë për herën e dytë me shku me mar ushqim se s’kishim as ku me ble. Herën e dytë kur jon shku dmth ushtria serbe veq kish hi n’shpi te ata edhe e kish demolu komplet vendin e nana tregon që ka pas police edhe n’shpi mrena aty që s’i ka pa po ndhomë ndishim zhurma që dikush po livrit nëpër shpi. Kur e kemi pa që dikush osht skemi marrë kurgjo veq kemi dale prej shpis. Dmth herën e dytë s’lkanë marrë kurgjo po herën e pare kanë marrë boll për me na zgjat qaq sa ka zgjat bombardimi. Edhe qikjo m’kujtohet si detaj që kanë shku deri atje se s’ka qenë rrugë e gjatë po s’ka qenë e lehtë.