Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Anonim

Admin22023-01-30T21:32:02+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonimno-1.mp3

Intervistuesja: Pyetja e njëjtë. Çfarë mbani në mend nga periudha para luftës?
I intervistuari: Para luftës më kujtohet një jetë jashtëzakonisht e bukur dhe e mirë, duke përfshirë të gjithë Prishtinasit. Edhe shqiptarët edhe turqit, edhe romët edhe serbët. Dua të them, vërtetë një bashkësi ku të gjithë… ku shoqëroheshim, ishim bashkë, shkonim nëpër kafene, shkonim… kudo ku… nëpër ngjarje kulturore. Pra, thjesht nuk kishte dallim fare… faktikisht nuk ka pasur në mes nesh. Mund të them se ishte një periudhë jashtëzakonisht e bukur që mbaj mend. Dhe në fund fundit, më lejoni t’ju them se si djalë i ri, në orkestrën ku luanim ishim tre turq, një serb dhe një shqiptar. Kështu që unë mendoj se kjo është një pasqyrë e vërtetë e jetës në Prishtinë.
Intervistuesja: E çfarë mbani mend nga periudha e luftës?
I intervistuari: Epo, për fat të keq, nuk mbaj mend shumë gjëra të mira, dhe nuk kishte gjëra të mira. Nëse do t’i analizoja fillimet e bombardimeve dhe të gjitha ato, kur, le të themi nën thonjëza, shqiptarët atëherë ishin të rrezikuar. E ata nuk ishin të rrezikuar. Në ndërtesën time ku banoja kishte më shumë serbë se sa shqiptarë. Dhe mund të them me 100% siguri se ne kujdeseshim, kujdeseshim për ta dhe në fund të fundit, i pengonim të largoheshin. Mirëpo, të gjithë e dinë që ishte një direktivë e huaj kur… gjatë ditës, gjatë natës, thuajse të gjithë u larguan. Kishin mbetur disa familje me të cilat jemi ndihmuar gjatë bombardimeve dhe gjatë gjithë këtyre ngjarjeve. Për dallim ku, për shembull pas kësaj, pas invadimit të forcave ndërkombëtare, të shprehem ashtu, ajo situatë nuk ishte e tillë. Dhe pata rastin të shoh vrasje, transferime dhe lloje të ndryshme terrori mbi… nga shqiptarët ndaj serbëve. Kështu që kjo më ka mbetur shumë… si një kujtim shumë i keq. Së dyti, pata rastin të shoh… hasa në rrugë kur një vajzë serbe, po dërgonte prindin gjysmë të sëmurë nga insulti cerebral (pika) nga… nga, le të themi ambulanca, le ta quajmë ambulancë, drejt shtëpisë. Që askush nuk e ka ndihmuar… nga të pranishmit nuk ka ndihmuar. Dhe pastaj më kujtohet që na sulmuan gjatë marrjes së televizionit, megjithëse mundnin të punonin edhe… por me… përsëri me pjesëmarrjen e forcave ndërkombëtare që na dëbuan, që të nesërmen të ishin ata aty. Që pasnesër të futnin shqiptarët dhe të na ndalonin hyrjen në vendet e punës. Dhe po them, një çrregullim në marrëdhënie për të cilën unë nuk shoh shumë përgjegjësi, do të jem jashtëzakonisht i sinqertë, nga të gjithë banorët e Kosovës. Aty kishte individë që kanë luajtur këtë, këtë rol negativ si nga ana e forcave ndërkombëtare, ashtu edhe nga ana e shqiptarëve. Në fund të fundit, doli që… ishte ashtu. Pavarësisht nëse dikujt i pëlqen ose jo, por ky është thelbi, kjo është e vërteta. Edhe pse, duke pasur parasysh se u shpërngula këtu ku jetoj, shumë… shumë miq shqiptarë me të cilët jemi miq edhe sot e kësaj dite, me sigurinë time doja ta shoh Prishtinën pas një viti, të shkoj në Prishtinë etj., etj. Për dallim prej tyre, kinse nuk mundem, e dini, të jem në Prishtinë me ta, që mund të më ndodhë diçka, unë kam insistuar x herë dhe me këmbënguljen time shkova në… në, në qytetin tim. Dhe është një pamje shumë e trishtuar kur takon një mik dhe ai habitet aq shumë, dhe e sheh në sytë e tij se edhe ai është i befasuar këndshëm që më sheh mua. Por që ai thjesht nuk guxon të lajmërohet, për dallim për shembull kur isha në Beograd, kur shihja ndonjë shqiptar apo fqinj apo… sidomos shqiptarë, dhe ai vjen edhe ndjehet ajo përzemërsi, e dini. Dhe kjo sjellje e tyre më shqetësonte. Dhe së dyti, nuk kemi hasur… nuk kam hasur, dorën në zemër, në ndonjë problem. Personalisht nuk kundrejt meje nuk kam pasur. Nuk kemi hasur në asnjë mbrojtje nga shqiptarët. Ndërsa kodi i tyre është drejtësia, nderi etj. Kështu që në këtë kuptim jam pak i zhgënjyer.
Intervistuesja: E si e kujtoni momentin kur iu desh të largoheshit nga shtëpia?
I intervistuari: Epo, shumë… shumë e rëndë, shumë e pakëndshme. Sepse fillimisht shkuan djemtë që… njëri ishte i mitur, njëri sapo mbushi 18 vjeç dhe u larguan me fqinjët. Kjo ishte me kolona. Kam qëndruar në Prishtinë që të punoj. Dhe të gjithë ne… e kam fjalën për punëtorët e televizionit, shumica prej nesh qëndruam aty. Shihje rrëmbime, shihje grabitje. Madje e kam parë gjatë natës se si fqinjin tim e kanë vrarë para… para ndërtesës. Shumë rrëqethëse ishte dhe më besoni, shumë e frikshme. Dhe nuk e prisja që të ishte kështu. Por është sikur në një lloj mjegullie, sikur… sikur po shikoja ndonjë film. Shume e vështirë.
Intervistuesja: Dhe sot, nga kjo distancë, a mendoni se është fare e mundur të kapërcejmë gjithçka që përjetuam gjatë luftës dhe të ndërtojmë së bashku një shoqëri ndryshe?
I intervistuari: Epo… nuk jemi të gjithë njerëz të këqij, as shqiptarët, as serbët, as turqit. Megjithatë, ka njerëz shumë të këqij në krye të kësaj politike botërore, interesi i të cilëve është vetëm që, siç do të thoshte populli ynë, të hedhë një kockë dhe t’i lërë këta të dy të kacafyten. Gjithçka varet nga ne. Fatkeqësisht, të dyja palët janë të indoktrinuara nga politika dhe ngjarjet politike dhe nga kjo… situatë në botë. Por ne vetë, nëse ne vetë nuk luftojmë për një jetë më të mirë, këta anash mund të na shkaktojnë vetëm probleme. Asgjë më shumë. Por unë shpresoj, duke marrë parasysh… po them, jam i sigurt në një madhësi… një shumicë të shqiptarëve që tani ata duhet të tregojnë demokraci. Tani u mbetet atyre të tregojnë nëse serbët ishin të këqij, ku…, unë isha në vitet e mia më të mira kur… nuk kishte as terror, as nuk kishte… e tani, le të themi se topi ka kaluar te pala shqiptare, kështu që tani më intereson nëse ata do të jenë aq demokratikë sa thonë, sa ata po avokojnë. Kurse fatkeqësisht kemi shkretim të fshatrave, presione, sulme ndaj serbëve. E kjo deri në ‘99, deri në bombardimet nga agresioni i NATO-s nuk ndodhte nga ana e serbëve ndaj shqiptarëve. Këtë me përgjegjësi mund ta them dhe ta pohoj sepse kam qenë në media, kështu që di shumë gjëra. Por gjithsesi shpresoj që arsyeja do të triumfojë dhe që ne… Në fund të fundit, në këto zona ka pasur shumë luftëra dhe pastaj pajtoheshin dhe krijonin miqësi të reja etj., etj. Kështu që unë jam më shumë optimist sesa pesimist në këtë drejtim.
Intervistuesja: Ju faleminderit.
I intervistuari: S’ka përse.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Ariana Kasapolli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Ariana-Kasapolli.mp3 Intervistuesja: Përshendetje, falemnderit që po pranon sot me fol me mu. Më kallxove që ke jetu në Prishtinë e...

Read More

Olgica Subotiq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Subotic-Olgica.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni dhe të tregoni na se nga jeni? Olgica Subotiq: Kam lindur në Radevë dhe kam...

Read More

Hazbije Lahi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Hazbije-Lahi.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Hazbije Lahi R.B.: Faleminderit shumë zoja Hasbije. Po m’vjen shumë mirë që po ma tregoni storjen...

Read More

Orgesa Arifaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Orgesa-Arifi-online-audio-converter.com_.mp3 Rrefim nga Orgesa Arifi   OA:Periudha mas luftës në Prishtinë, në Arbëri, lagjen ku kom jetu, për mu ka qenë shumë...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonim-4-_2_.mp3 Anonim 4: Po, jom kanë të nana në Podujevë jom kanë. E mas dy dite me të 29-tin i...

Read More

Hidajete Tola

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Hidajete-Tola.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Hidajete Tola (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, HT = Hidajete Tola   BG: A po na kallxon kush je ? HT:...

Read More

Mersie Kameri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Mersie-Kameri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Mersie Kameri (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Gur i, MK=Mersie Kameri MK: Unë jam Mersie Kameri. Jam e lindur në...

Read More

Blerina Muqolli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Blerina-Muqolli.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Blerina Muqolli (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BM=Blerina Muqolli BG: A po më tregon diçka për veten? BM: Po. Atëherë,...

Read More

Behxhet Kadiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Bexhet-Kadiri-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Behxhet Kadiri (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BK= Behxhet Kadiri.   BK: Edhe emrin me prezantu a? BG: Po të lutem! BK:...

Read More

Nazmije Sopa

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Nazmije-Sopa-online-audio-converter.com_.mp3 Intervistuesja: Verona Sopa E intervistuara: Nazmije Sopa Akronimet: VS=Verona Sopa, NS=Nazmije Sopa VS: A mund të më tregosh diçka për veten? NS: Unë...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org