Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Interviste Anonime Rome

Administrator2021-08-19T10:06:56+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Anonymous-Roma-Community.mp3

Intervistë Anonime

Intervistuesja: Kendiza Lala

 

Në kohë të luftës unë e kom pasë çikën e vogël ë 8 mujsh, jemi kanë 4 familje me një shpi.

4 familje kanë bo që i bjenë dikun ka 28 anëtarë po, e unë rom, u kon tmerr në atë kohë për ne se ne jemi kanë edhe të ri edhe kemi pas fëmijë të vogël, çka oshtë ma kryesore i kemi pas fëmijën me gastare, me tomel.

U duke me ngajtë me këqyrë kush ka lopë neper shpia me siguru tomlin,  atëherë normal se kemi hjek për me hëngër me pi, mas shumti kanë hjekë mashqit se është dashtë me shku me ble millin, me ble me hanger, shumicën e rasteve kanë rreziku edhe me jetë dejsa kanë marrë.

Kështu që e mbaj mend kur NATO ka gjujtë në polici, saqë osht kanë shpia afër, oshtë dridh edhe dritaret atë natë është dashtë me e leshu shpinë me shku me ni lagje tjetër, e aty për herë të parë kajke çika, u nijshin tenkat nëpër rrugë tu hi, u nijshin kerret, piskatke policia.

U dufke me ja mshelë fëmijës gojën për mos me piskatë, e kështuqë atë natë kem nejtë në shpia të huja, mas andej jemi kthy në shpi tonë, kush ka qenë jemi tmerru se u kallshin shpiat, u shifshin timet, flakat.

Më kujtohet edhe ni moment kur ka pru ni kojshi në aborr kerrin, e masi kanë dashtë me ikë policia kanë lypë kerre me marrë, edhe janë ardhë, janë shku te aj njeri ja kanë lypë kerrin bashkë me atë njerin janë ardhë në oborr te na edhe ma kryesorja o kanë edhe pinë derisa e kanë marrë kerrin dhe kanë gjuajt, e në atë moment ne jemi tutë shumë, kështu që o dashtë edhe me hypë edhe nëpër tavana, edhe me fmi të vogël, o kan një vështirësi shumë e madhe.

S’po di, deshti Zoti kështuqe apet mirë jemi, s’kemi pas prekje në familje, po që i kemi marrë këto trauma pakëz.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Sakibe Morina

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sakibe-Morina.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja)   Sekibe Morina Landovice(e intervistuara)   Akronimet: BG=Bjeshka Guri, SM: Sekibe Morina   BG: A po na tregon kush je? SM: Sekibe Morina,...

Read More

Ganimete Halilaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Ganimete-Halitaj.mp3 Intervistuesi: Arbër Halitaj E intervistuara: Ganimete Halitaj Akronimet: AH=Arbër Halilaj, GH= Ganimete Halitaj   AH: Çka keni qenë duke bërë para se me...

Read More

Hidajete Tola

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Hidajete-Tola.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Hidajete Tola (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, HT = Hidajete Tola   BG: A po na kallxon kush je ? HT:...

Read More

Orgesa Arifaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Orgesa-Arifi-online-audio-converter.com_.mp3 Rrefim nga Orgesa Arifi   OA:Periudha mas luftës në Prishtinë, në Arbëri, lagjen ku kom jetu, për mu ka qenë shumë...

Read More

Zarife Morina

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Zarife-Morina.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Zarife Morina (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ZM= Zarife Morina   BG: Qysh të kujtohet lufta, kshtu para se me...

Read More

Vjeshtore Zeqiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Vjeshtore-Zeqiri.mp3 Intervistuesja: Edhe niherë... Vjeshtore Zeqiri: Lufta më ka pasë nxan të Drenicë, te dajtë e babës tem. Më ka pas...

Read More

Myrvete Gagica Azizi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Myrvete-Gagica-Azizi.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Myrvete Gagica Azizi R.B.: Faleminderit shumë që po ma tregon rrëfimin tond për kohën e luftës...

Read More

Nazmije Sopa

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Nazmije-Sopa-online-audio-converter.com_.mp3 Intervistuesja: Verona Sopa E intervistuara: Nazmije Sopa Akronimet: VS=Verona Sopa, NS=Nazmije Sopa VS: A mund të më tregosh diçka për veten? NS: Unë...

Read More

Valmira Rashiti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Valmira-Rashiti.mp3 Intervistuesja: Okay. Thank you for doing the interview. Munesh me ja nisë prej memories ma të hershme që e...

Read More

Noli Sahatciu

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Nol-Sahatciu-1.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Noli Sahatciu (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, NS= Noli Sahatciu   BG: A  po na tregon diçka për veten? NS: Unë...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org