Ljilja
Intervistuesi: A mund të prezantohesh? Të tregosh se kush je, çka je, nga je dhe ku ke lindur?
E Intervistuara: Unë quhem Ljilja, jam e lindur në Nedakoc. Gjeneratë e shtatëdhjetë e një.
Intervistuesi: Deri në cilin vit ke jetuar në Vushtrri?
E Intervistuara: Deri njëzet e një vjeçe.
Intervistuesi: Aha. Më vonë je zhvendosur, sigurisht?!
E Intervistuara: Atëherë jam martuar në Leposaviq.
Intervistuesi: Ma përshkruaj pak.
E Intervistuara: Paj, u martova në Kërnjin të Epërm me Tomicën.
Intervistuesi: Në rregull.
E Intervistuara: Punoja në Vushtrri, si shitëse e biletave në sportel.
Intervistuesi: Mhm.
E Intervistuara: Shisja bileta për autobus. Bileta të autobusit. E linda Millicën, pas asaj e linda Marijanën, pastaj mbeta shtatzënë me Tamarën nëntëdhjetë e tetën. Pastaj shkova në pushim mjekësor, më nuk kam… më shumë nuk punoja se që punoja. Nëntëdhjetë e nëntën nisi lufta… nuk nisi lufta por filluan bombardimet, njëzet e… më njëzet e katër mars.
Intervistuesi: Mhm.
E Intervistuara: Unë veçse isha para lindjes. Tomicën, pra me nëntë prill e marrin në fushëbetejë. Unë mbes vetëm me dy, të themi ashtu bebe. Jo bebe por çka? Millica i kishte gjashtë vjet, Marijana tri.
Intervistuesi: Aha.
E Intervistuara: Pastaj më 23 prill e lindi Tamarën. Më dërgon vjehrra në lindje. Vetë lindi gjatë ditës. Pra, të nesërmen më lirojnë nga Spitali për shkak se ishin bombardimet. Kishte gjuajtje në të gjitha anët, digjeshin të gjitha shtëpitë; kokë mashkulli nuk ka askund, serbe, më të ri se 60 e kusur vite. Do të thotë, të gjithë janë në fushëbetejë, të gjithë janë të mobilizuar. Mua vjen vjehrra të më merr me axhën e Tomicës, i cili kishte 63 vjet. Ndalemi në pompë të benzinës në dalje nga Mitrovica, aty atëherë punonte Sinisha Spasojeviqi. Ai thotë nuk mund të na jep derivate për shkak se u lajmërua se do të ketë bombardim të Mitrovicës. Vij në shtëpi, është rrëqethëse. Pra, më 16 qershor të mitë zhvendosen për në Krushevac, pa asgjë askund.
Intervistuesi: Nga Nedakoci?
E Intervistuara: Po, nga Nedakoci. Nëna, vëllai dhe babai; familja ime futet në oborr në Kërnjin, më vizitojnë mua. Nëna vajton se si i ka lënë të gjitha. Do të filloj të qaj, në fund të fundit. Këtë e kam kaq…
Intervistuesi: Rëndë.
E Intervistuara: Rëndë. Nëna vajton, babai po ashtu, vëllai. Shkojnë për në Krushevac, nuk kanë asgjë askund. As dritare, as dyer, shtëpia nën pllakë. Vetëm është e murosur, fillojnë nga zero. Të gjitha gjërat i kanë lënë, pronën dhe shtëpinë, edhe bagëtinë dhe të gjithat.
Intervistuesi: Mhm.
E Intervistuara: Atëherë atje gjinden disi. Unë mbijetoj, do të thotë, kaloj nëpër stres. Kunati im ka qenë i lënduar… në fushëbetejë, e kishte lënduar kokën. Unë me beben dhe me dy fëmijë të vogël mundohem dhe, dua të them, s’ka asgjë, gjithçka nga fushëbeteja po tërhiqet, ai nuk duket. Kemi menduar se kishte vdekur ose që ishte arrestuar apo kidnapuar dhe… vjehrra e cila ishte e sëmurë nervore, që edhe sot e asaj ditës është e sëmurë nervore, pra… nuk di çka ka ndodhur me fëmijët. Kunatat po ashtu, edhe njëri edhe tjetri… janë djem, njëri ishte martuar më 14 mars, ai ishte mobilizuar. Atij i mbet bashkëshortja Snasha. Një muaj e më shumë nuk dimë asgjë për ta, pra, as për njërin as për kunatin tjetër. Burri kohë pas kohe vinte, por gjithmonë vinte shkurt.
Intervistuesi: Mhm.
E Intervistuara: Ato ishin momente të rënda dhe stresuese për neve. Asgjë nuk… nuk kam dëshirë që ta kujtojë këtë shumë.
Intervistuesi: Po, qartë. Hmm, a mundesh të na tregosh diçka ndoshta më tepër për jetën para luftës derisa jetoje në Nedakoc, çfarë ishin raportet?
E Intervistuara: Paj, si të ishte raporti?! Varej, me vendasit kemi jetuar bukur, mirë. Unë punoja në një firmë më tepër Shqiptare, eh… e mbi të gjitha ishte pra… nuk kishte liri të lëvizjes. Nuk guxoje si i ri të dalësh në kafene deri vonë. Të lirohesh, të… ajo ishte do të thotë frikë dhe stres. E kur errësohej, mbylleshim në oborr, mbylleshim në shtëpi. Nën frikë, pra… nga të gjitha anët, sidomos para bombardimeve, aty ndjehej nga të gjitha anët, atëherë fishekët… i dëgjoje fishekët duke rënë mbi tjegulla, nëpër oborr nëpër… para shtëpisë, nëpër tarracë. Ishte e tmerrshme.
Intervistuesi: Po.
E Intervistuara: Vërtetë ishte e tmerrshme. Nuk do të dëshiroja asnjëherë më ta përjetoj atë; ajo ishte e tmerrshme edhe për neve edhe për fëmijërinë tonë. Ne fëmijërinë tonë më tepër e kemi kaluar në frikë se sa në liri.
Intervistuesi: Mhm.
E Intervistuara: Dhe kështu. Do të thotë, nuk kam asgjë të bukur për ta thënë. Mund të them vetëm atë që është më së, më së, më së keqi.
Intervistuesi: Pi.
E Intervistuara: Për më tepër, në vitin tetëdhjetë e një, babai dhe axha ishin arrestuar. Në drejtësi të Zotit, për shkak se ishin gjykuar se i kishin helmuar Shqiptarët, të cilit kurrë nuk kanë pasur asgjë më këtë. Por ata i kishin arrestuar me qëllim të keq. Edhe atë fqinji… i ka arrestuar. Ishin në paraburgim, shtatë-tetë orë. Unë këtë e di kur kishte ardhur Korpusit nga Novi Sadi; policia e jonë Serbe, ajo i kishte liruar. Babai im, pra prindi im Jova, e lëshon punën për shkak se kolegu po ashtu, para firmës së tij ku punonte, dhe aty e kanë arrestuar. Pra, kolegu atëherë e kishte rrahur, dhe ai nga frika e braktisë punën.
Intervistuesi: Mhm, mhm. A kishte ndonjë… a kishte ndoshta momente pozitive dhe të bukura para luftës ose pas saj?
E Intervistuara: Ku?
Intervistuesi: … me Shqiptarë?!
E Intervistuara: Paj, rrallë me ndonjërin… me kënd. Vetëm ata, ata vendasit, në fqinjësi që jetonin me neve aty dhe kalonim jetën bashkë… ndërsa me këta tjerët, rrallë mund të thuhet diçka e bukur për ta.
Intervistuesi: Në rregull. Dhe, kështu, pyetja e fundit… sot kur e kujton vitin nëntëdhjetë e nëntë, çfarë ndjenjë të kalon nëpër kokë, trup?
E Intervistuara: Çfarë ndjenjë?! Paj, kurrfarë, vetëm… dua të them nuk kam dëshirë as ta rikujtoj, e jo të kujtohem për atë.
Intervistuesi: Mhm.
E Intervistuara: Ajo ishte një ndjenjë e tmerrshme, prandaj unë nuk mund ta përshkruaj atë ndjenjë se çfarë ishte.
Intervistuesi: Aha, aha.
E Intervistuara: Ishte diçka e tmerrshme që e kam përjetuar.
Intervistuesi: Mhm.
E Intervistuara: Nuk mund të them asgjë të bukur lidhur me atë.
Intervistuesi: Mhm. A ka ndodhur ndoshta, pas… pas luftës… pasi të tutë janë zhvendosur… të kthehesh në Nedakoc?
E Intervistuara: Pata shkuar në vizitë të truallit, pra të babës dhe të axhës. Atëherë njëjtë e kam kaluar një stres të madh; atëherë ia pati filluar dhimbja në likth. Më dhemb… pra nga atëherë non stop më dhemb lukthi. Nuk ka çka të shihet aty.
Intervistuesi: Mhm.
E Intervistuara: Kjo është vetëm… ata e kanë zhvendosur rrugën, pra, aty ku atyre u ka konvenuar; e kanë lëvizur, pra i kanë hapur rrugët ku aty… atyre u përshtateshin rrugët. Shtëpitë janë rrënuar, janë shembur, të sakatuara, të djegura; janë marrë ato që u duheshin atyre; madje edhe puset tona i kanë mbushur dhe kanë gjuajtur… nuk di… derrat tanë të cilat i kanë therur dhe i kanë hedhur në puse. Nuk mund ta përshkruaj këtë… kjo është e frikshme, e tmerrshme.