Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Marija

Admin22022-04-14T12:57:30+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Marija.mp3

Intervistuesi: A mund të na prezantoheni dhe të na thoni diçka më tepër për vetën tuaj?

E Intervistuara: Përshëndetje, unë jam Marija. Jam nga Leposaviqi. I kam 33 vjet, nënë e dy fëmijëve, bashkëshorte. Kjo është diçka më e rëndësishmja që mundem tash të them për veten.

Intervistuesi: Mhm. Ku keni jetuar para lufte?

E Intervistuara: Para lufte kam jetuar në Komunën e Leposaviqit, por edhe sot e kësaj dite jetoj këtu. Vetëm, ndryshimi është se kam jetuar në fshatin Kërnjin, ndërsa tash jam në Qytetin e Leposaviqit. Ja, kaq.

Intervistuesi: Mhm.

E Intervistuara: Pak më afër.

Intervistuesi: Përshkruajeni jetën para luftës?

E Intervistuara: Me faktin që jam 33 vjeçe, para luftës ishin vitet e rinisë, të them ashtu. Nuk e di. I kisha 12-13 vjet kur ishte luftë. Kështu që, mundem vetëm të flas për fëmijërinë time. Kryesisht ka qenë e plotësuar me gjëra të bukura. Nuk e di. Ka qenë shumë interesante.

Intervistuesi: Shoqërimi?!

E Intervistuara: Kishte disa ngjarje të mira, shoqërime, dhe kaq do të ishte, në esencë.

Intervistuesi: Mhm. Çfarë kanë qenë raportet, a të kujtohet, të prindërve tuaj apo tuajat, nëse keni pasur raporte atëherë me Shqiptarët dhe me të tjerë…?

E Intervistuara: Me faktin që ishin kohëra lufte, kryesisht… flitej me njëfarë frike si për Shqiptarët, ashtu edhe për Kroatët, Boshnjakët… një kohë lufte, nuk e di. Të gjithë këta njerëz ishin të nacionaliteteve tjera…

Intervistuesi: Përkatësive…

E Intervistuara: Përkatësitë kombëtare shikoheshin në një mënyrë edhe atëherë me njëfarë frike, së paku mua kështu më ka mbetur në kujtesë.

Intervistuesi: Mhm…

E Intervistuara: Si për Kroatët ashtu them edhe për Boshnjakët, e më vonë edhe Shqiptarët.

Intervistuesi: Ku dhe me kënd keni jetuar në fillim të luftës?

E Intervistuara: Në fillim të luftës jetoja me prindërit, me gjyshen, gjyshin, motrat, vëllain. Kjo ishte familja jonë e gjerë, familja e ngushtë, e gjerë.

Intervistuesi: Me siguri në Kërnjin atëherë, a po?

E Intervistuara: Paj po, në Kërnjin.

Intervistuesi: A jeni zhvendosur gjatë luftës diku në ndonjë vend më të sigurt apo gjatë gjithë kohës keni jetuar…?

E Intervistuara: Paj, gjatë luftës nuk jemi zhvendosur por kemi pasur, të them ashtu, mysafirë, njerëz që iknin nga mjediset e qytetit apo ku nuk ishte aq e sigurt për jetë, dhe të cilit jetonin tek ne. Ata ishin të afërm tonë të ngushtë, dhe hmm, kështu që ne nuk jemi zhvendosur por kemi pasur njerëz që vinin tek ne të jetojnë gjatë kësaj kohe të bombardimeve dhe luftës në Kosovë.

Intervistuesi: Aha. Po, kërkonin vend të sigurte. A do t’i ndanit me ne ndonjë moment të rëndë por edhe të bukura, nëse kishit, të cilat ju kujtohen nga kjo periudhë.

E Intervistuara: Pa, për mua njëri nga momentet më të rënda është momenti kur kam pa që kishte rënë granata e parë, apo çfarëdo që ishte ajo, në Kopaonik. Ndërsa, moment i bukur, do ta quaja kur babai u kthye nga fushëbeteja.

Intervistuesi: Aha. Si e ke sot, gjegjësisht, çfarë ndjen sot kur e kujton atë periudhë të luftës?

E Intervistuara: Paj, disi, më së shumti… më së shumti nuk dua t’i kujtoj nga… dua të them, nuk di. Më përpara do të doja t’i kujtoja ca gjëra të bukura. Ne jemi njerëz të tillë që edhe nga ca raste serioze bënim, nuk e di, anekdota. Por atëherë ishim edhe fëmijë, dhe ndoshta kishim grumbullime më të bukura, dhe kështu disa gjëra, nuk e di. Disi, këto… këto gjëra të këqija janë fshirë nga kujtesa. Dua të them, kur gërmojmë më thellë, gjithsesi se i kujtojmë disa gjëra të frikshme, po mendoj, bombardimet dhe gjithçka hmm, lajmeve që dikush ka vdekur në fushëbetejë apo ngjashëm por, jo aq shpesh, dua të them, kur të gërmojmë pak më thellë atëherë po, ka… ka gjithçka. Por kur flas për luftën dhe bombardimet dhe në përgjithësi për këtë konflikt, nuk mund të them që kam kujtime të mira, por disi janë fshirë gjërat e këqija. Disi, thjeshtë nuk më kujtohet lufta.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Jehona Hasani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Jehona-Hasani-pjesa-1.mp3.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje! Po ja nisim pak me fol kur e keni marrë vendimin si familje me dal edhe me...

Read More

Shqipe Kumanova

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Shqipe-Kumanova.mp3 Intervistuesja: Po ja nisim pak me fol prej Nanës Terezë. Ke punu në Nanën Terezë Shqipe Kumanova: 3 vite nashta... Intervistuesja:...

Read More

Elida Shasivari

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Elida-Shasivari.mp3 V.K.: Përshendetje, a munesh me n’au prezantu? E: Po, patjetër.Unë jam Elida Shasivari, jam nanë e dy fmijëve. Isha e...

Read More

Valbona Bylykbashi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Valbona-Bylykbashi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Valbona Bylykbashi (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, VB= Valbona Bylykbashi VB: Jam Valbona Bylykbashi. Jetoj në Prishtinë. Punoj si...

Read More

Zoran Ilic

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Zoran-Ilic.mp3 Petar Ivić (intervistuesi) Zoran Ilic (i intervistuar) Akronimet: PI =Petar Ivić, ZI= Zoran Ilic PI: A mundemi të fillojmë?! ZI: Hajde. PI: ja, pyetja...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonim.mp3 R.B.: Faleminderit shumë. A po ia nisim pak para se me bombardu, do ditë përpara, qysh o kon situata? A:...

Read More

Suzana Aliu Krasniqi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Suzana-Aliu-Krasniqi-1-online-audio-converter.com_.mp3 Bestar Krasniqi (intervistuesi) Suzana Aliu Krasniqi (e intervistuara) Akronimet: BK= Bestar Krasniqi, SAK= Suzana Aliu Krasniqi   BK: A mundesh me më tregu...

Read More

Sadbere Aliti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sadbere-Aliti.mp3 Medinë Dauti (intervistuesja) Sadbere Altini (e intervistuara) Akronimet: MD= Medinë Dauti, SA= Sadbere Altini   SA: Niher në të ‘99-ten, tani ktu luftë...

Read More

Sabri Hasani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Sabri-Hasani.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha I intervistuari: Sabri Hasani R.B.: Pak para fillimit t’luftës, nashta pak para bombardimeve. Veç qysh e man n’men...

Read More

Redzo Kojic

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Redzo-Kojic-1.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Redzo Kojic (i intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, RK= Redzo Kojic BG:A po prezantohesh fillimisht? RK: Po, unë jam Redzo Kojlic,...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org