Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG

Behxhet Kadiri

Administrator2021-08-19T10:22:34+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Bexhet-Kadiri-online-audio-converter.com_.mp3

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Behxhet Kadiri (I intervistuar)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BK= Behxhet Kadiri.

 

BK: Edhe emrin me prezantu a?

BG: Po të lutem!

BK: Unë jam Behxhet Kadiri.

Prej ktuhit shembull kur janë ardhë policia në këtë kodrën këtune qe janë strehuar ne kemi ikur tek halla këtu në Bellacak, familja Kadiri kemi ikë tek kjo halla këtu.

Pas dy a tre dite prej hallës jemi shpërnda ne familja Kadiri, një pjesë o shku në Potoqan tek motra ime, e unë me fëmijët e mi dhe me bashkëshorten time kemi shku tee motra tjetër në fshatin Xërxë.

Prej motrës,  se di sa kohë kemi qëndruar atu sepse jemi strehuar te motra, kanë ardh policët afër orës 11 dhe na kanë përzan krejt fshatin atë ditë dhë na kanë urdhëruar të shkojmë në Shqipëri. Kemi shkuar të gjithë me radhë, do me kerre do  me traktorë deri në fshatin Dushanavë, në fshatin  Dushanavë kemi qëndruar një natë dhe na kanë kthyer apet jemi ardh në Xërxë, tani nuk e di a o kanë mas nja 2 jave  ose eventualisht 3 jave për së dyti herë na kanë përzërë dhe kemi ikur në Shqipëri.

BG: Qysh o kanë atmosfera, kur i keni ndërruar vendet prej katuneve në katun?

BK: Unë për vete jam ndi shumë keq kur e kamë lënë shpinë time, jo veq unë por po besoj që krejtë janë ndi shumë keq kur i kanë lënë shpitë e tyre. Po, kemi ikë për Shqipëri.

Unë me fëmijët e mi, unë e kamë pas traktorin edhe ni kolic shumë të vogël, ndërsa axha jem me djalin e tij me kamion kanë vazhduar. Se unë e kamë tërhjek kamionin prej hallës e kamë derguar tek motra ime në Xërxë. Ata me kamion, unë veç me fmit e mi me traktor dhe kemi shku në Shqipëri.
BG: qysh o kanë rruga për të shku në Shqipëri ?

BK: rruga për në Shqipëri ka pas edhe popullatë tu ecur në kamë, po edhe  në të dy anët e rrugës ka pas polici, prej Prizrenit deri në kufi në të dy anët e rrugës ka pas polici.

 

Kur e kamë kaluar kufinin, mi kanë marrë dokumentet të gjitha, mue e të shoqes e qa kemë pas leternjoftima mi kanë marr i kanë gju atje i djegshin.

E kemi kaluar kufirin tani me qatë traktor kemi vazhduar deri në Kukës, dikundy (2) orë kemi ba  me shku në Kukës prej kufinit me traktor.

Në Kukës ish kanë aj axha qe na ka dek rahmetlija,i cili ka qenë duke na pritur dhe jemi strehuar në ni bjeshkë të madhe, nuk e di si quhet ajo bjeshkë në Kukës, por në fund të asaj bjeshke jemi strehuar të gjithë refugjatët .

BG: Qysh keni kalu aty, qysh o kanë atmosfera?

BK: Ça me than, Kemi kalu dikush me bukë e dikush pa bukë, ma shkurët në të fotftë e nisi me fry shi e qaty ni najllon e kamë qitë mi prekolicë , në prekolicë kemë flejtë atë natë.

Tani mas nja dy ditësh kemi dal  prej Kukësit kemi shku në Sukth, atu kemi nejtë unë me fëmijët e mi dhe me dy axhallarët e mi.

BG: A kishit informata për familjarët e tjerë me të qysh jeni nda se ku gjenden, si keni komunikuar?

BK: Për informata, unë e kamë ditur se i kamë lënë babanë, vëllaun dhe axhën e vogël tek motra në fshatin Podoqan dhe sa kemi nejtë në Shqipëri nuk kamë pasur asnjë informatë për pjesën tjetër të familjes të cilët kanë qendruar në fshatin Podoqan.

Në Sukth kemi qëndruar rreth 2 muaj e gjys gati tre në Sukth te një shtëpi e një përsoni me emrin Mizair Lila,domethanë shpia e djalit tvet, në shpinë e tij jetonte ai me gruan, e familjes sonë na e ka lshu shpinë e djalit të tij, të pa banuar, kemi paguar çdo muaj nga 500 marka.

BG: Qysh o kanë  rutina juaj sa jeni kanë në Shqipëri?

BK: Në Shqipëri jemi kanë unë me fmi ët mi vet i 4-ti, aj axha o kanë  me grua, me re me djalë dhe me dy vajzat, edhe aj  axha rahmetlia qe ka dek o kanë me fëmijët e tij dhe me gruan.

BG: Çfarë keni bo gjatë ditës?

BK: Gjatë ditës kemi nej krejtë qaty grumull, veç qaj  axha qe ka dek ka shku me marrë ushqimin kur na jepshinë qe i bajke i bike dej në shpi.  Ma shkurët dej në  qytet të Sukthit Lëvizja më e madhe ka qenë deri në qytet të Sukthit dhe deri në banesë.

BG: qysh i keni pasur punët me ndihma?

BK: Me ndihma nuk kemi hjek keq, na kanë pruar ndihma, veshmbathje, tesha  për të fjetur, ushqimi ka qenë i mirë, ndoshta nuk ka qenë shumë i mirë, por nuk kemi hjek keq .

BG: Qysh e keni marrë vesh që është çliruar Kosova?

BK: Një mik nga Krusha e madhe, vëllau i Ismetit- Limani, Limani o kanë te Posta tu nejtë , unë u takova me të dhe po e pyes:
Baci Liman çka po bën, mu përgjigj se “jamë duke e ndëgjuar tranzistorin në dorë ( Radio-n )” nuk e di qysh e ka marr vesh aj veq tha tha
“ më së shumti edhe një javë dhe do të kthehemi në shtëpi, me shku për Kosovë.”

Thash inshaAllah baci Liman, por ku e morrë këtë informatë?

Tha “ në Radio e kamë ndëgjuar se në fund të javës do të kthehemi në shtëpi”.

Dhe ka ndodhur siç tha ai, në fund të javës jemi kthyer në shtëpi.

BG: qysh o kanë qajo periudha e kthimit?

BK: Unë po them, kur jemi nisur për tu kthyer në shpi, se harrova me t kallxu se traktorin e kam lënë në Kukës në rrug midis rrugës, më tha njëfar Nuhi Elezi “ le traktorin këtu, kur të kthehesh e merr”.

Unë i thash si në mes të rrugës?, ai tha “leje ti këtu mos ta nin”.

E kamë lanë traktorin atu dhe kemi shku me kamion të gjithë familjarishtë për në Sukth.

Muj me të thanë me ploët bindje se përjetim ma të mirë se kur jemi nis që mu  kthy per në shpi kurrë nuk kamë ndje, bile as tash që jemi në liri nuk kamë ndje përjetim ma të mirë.

Unë gjithmonë kamë tentuar që të kthehem në Kosovë, kurrë nuk kamë mendu qysh me jetu ë Shqipëri, gjith kamë mendu qyh me u kthy  kamë bjeshkëve për në Kosovë.

Gjithmonë kamë jetu me atë llogjikën qe qysh me u kthy  në Kosovë.

Se e shihja,unë me atë parashikimin tem qe smuj me jetu në Shqipëri.

Një i plak, i cili me ni lopë perdore më thojke “ hajde or Kosovar të qëndrojmë këtu”, sepse u shoqnum me ata sepse kaloi thuajse ni muj që qëndronim në atë banesë, filloi me kajt aj plaku edhe filloi mem kallxu “ Unë tha  jam Çam, kur na kanë përzunë nga Çamëria kështu sikur juve na kanë thanë se hajtë se do të kthehemi nesër- do të kthehemi nesër, po tutna mos  edhe juve Kosovarëve po ja u bojnë njejtë e me nejtë këtu gjith”.

Edhe aty më patë kapë mu nifar panike kogja e madhe edhe ju kallxova në shpi thash qishtu qisthu aj plaku më tha sot, edhe qatu e shihsha atë jetesen në Shqipni qe sa jetes ktu veq gjithmonëë më hini n krye mu kthye domosdo me ja msy kamë bjeshkes knena me ardh.

 

Edhe ka jemi kthy tani qe jemi nis për me ardh  në Kosovë, kur jom ardh traktorin e kish pas que ky Nuhi Elezi te ni  dajë i ti dhe më tha shko merre. E kamë mbushur traktorin naftë dhe kamë shkuar te ky  Nuhi-a.

Më tha “ ty rruga e mbarë për në Kosovë tha dikush qe të nal rruges ta merr traktorin ti lirishtë jepja edhe kthehu te une edhe mos u merr me ata.

Jamë nisë rruges kerkush smë ka dal rruges, perjashtim mu ka thy menjaqi i traktorit mu ka thy, me nifar perpjetze te naltë edhe e vrejta qe oshtë thy aty po nejse pak pervoj se me teknik gjithmon jemi merr e kamë shti rikferc janë çliru ato se janë forcu, janë çliru llagerat.

Hec ni cop- nalu, hec ni cop- nalu dekternaj në Xerxe jamë ardh me qatë traktor qashtu të thyme llagerat. Kur e kemi qel tani mas anena ktu në shpi krejtë trosha menjaqi.

BG: E qysh janë kanë shpijat kur jeni kthy, qysh o kanë katuni?

BK: Kur jemi ardh ktu në shtëpi, te shpia prej qetuhit deri n fund të 4 shpiat jan kan të kallme shkrum .domethanë çdo sen o kanë e kallme. Teknika o kanë e kallme, po krysorja krejtë të kallme.

Krejtë gjaja janë kanë të kallme, qe janë kanë qitu shtalla, .

More kur jemi khty në qatë shpinë e tretë jena hi familja krejt, deren me plaf, dritaren me plaf qatu kemi nejtë me do sungjera të kqi deri fillun ndihmat e kur fillun masanena ma vonë pakez.

BG: A ki diçka tjetër me shtu?

BK: Qeto une   qa di tjeter nashta ka pak ma teper hala po qeto qa më vete si refugjat qysh jemi ik e qysh jemi kthy ti kallxova

BG: Faleminderit

 

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Lejla Veshalli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lejla-Veshalli.mp3 E intervistuara: Lejla Veshalli Intervistuesja: Kendiza Lala   LV: Përshëndetje,  jam një vajzë 24 vjeçare, vi nga komuniteti rom. Tregoj një storje...

Read More

Anonymous

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Anonymous-online-audio-converter.com_.mp3 Intervistë Anonime   Unë kam lindur në Kosovë në vitin 1973 në vendin ku jetoj tani, jam rritur atje, kam shkuar...

Read More

Elmaze Gashi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Elmaze-Gashi.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Elmaze Gashi R.B.: Faleminderit që ke ardhë edhe po na kallxon rrëfimin tond. A munesh me...

Read More

Nexhmedin Duraku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Nexhmedin-Duraku.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Nexhmedin Duraku (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ND= Nexhmedin Duraku BG: A po na tregon ma shumë për veten? ND:...

Read More

Nazmije Sopa

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Nazmije-Sopa-online-audio-converter.com_.mp3 Intervistuesja: Verona Sopa E intervistuara: Nazmije Sopa Akronimet: VS=Verona Sopa, NS=Nazmije Sopa VS: A mund të më tregosh diçka për veten? NS: Unë...

Read More

Xhevdet Sadiku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Xhevdet-Sadiku-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Xhevdet Sadiku (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, XHS= Xhevdet Sadiku   XHS: Mu prezantu a? BG: Po t’lutem? XHS: Xhevdet Sadiku, profesor...

Read More

Žarko

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Zarko.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni dhe të na tregoni më tepër për veten tuaj? I Intervistuari: Unë quhem Zharko....

Read More

Vetim Krasniqi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Vetim-Krasniqi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Vetim Krasniqi (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, VK= Vetim Krasniqi   BG: A po më tregon qsyh ka qenë situata...

Read More

Hidajete Tola

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Hidajete-Tola.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Hidajete Tola (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, HT = Hidajete Tola   BG: A po na kallxon kush je ? HT:...

Read More

Sabri Hasani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Sabri-Hasani.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha I intervistuari: Sabri Hasani R.B.: Pak para fillimit t’luftës, nashta pak para bombardimeve. Veç qysh e man n’men...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org