Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB (ALB)
    • SRB (SRB)
    • ENG (ENG)
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB (ALB)
    • SRB (SRB)
    • ENG (ENG)

Anonim

Admin22023-01-30T21:34:44+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonimno-2.mp3

Intervistuesja: Çka mbani në mend nga periudha e paraluftës?
I intervistuari: Epo, kryesisht më kujtohen të gjithat. Edhe fëmijërinë edhe shkollën fillore e të mesme dhe të gjithë miqtë dhe të afërmit e mi që ishin të gjithë këtu. Edhe daljet dhe shoqërimin edhe stërvitjet e futbollit, dhe gjithçka tjetër që sjell një… le të themi që sjell një fëmijëri mesatare.
Intervistuesja: Do të thotë, vetëm kujtime të bukura?
I intervistuari: Epo, kryesisht ashtu, kryesisht ashtu është.
Intervistuesja: E çka mbani mend nga periudha e luftës?
I intervistuari: Edhe luftën e mbaj mend mjaft mirë. Meqenëse isha tashmë adoleshent dhe kisha 18-19 vjet. Dhe më kujtohen ato momente, ato 78 ditë sa zgjatën, natyrisht, dhe gjithçka që çoi në luftë dhe gjithçka që ishte si pasojë pas… Kryesisht, më kujtohen ato momente dhe ato gjëra të tmerrshme dhe bombardimet e shpërthimet, si dhe kaosi që mbretëroi në ato ditë, padyshim. Ndonëse, ka pasur edhe disa gjëra interesante gjatë… Mund ta them thjesht, edhe në gjithë atë kaos dhe konflikt, gjendej kohë për të jetuar pak.
Intervistuesja: E, a i mbani mend marrëdhëniet me fqinjët tuaj shqiptarë?
I intervistuari: E kisha një fqinj, ai jetonte shumë afër meje. Ishim në të njëjtën rrugë dhe shoqëroheshim. Ne jemi shoqëruar për një kohë të gjatë, që kur ishim të vegjël. Bënim gjëra të ndryshme së bashku, kryesisht të mbrapshta, sigurisht. Ai dinte pak më pak serbisht, unë flisja pak shqip, por disi kuptoheshim dhe kishte gjithçka aty. Dhe për fat të keq, erdhi lufta dhe pastaj u prishën ato marrëdhënie dhe më vonë dëgjova se ai kishte pasur aksident trafiku dhe se kishte vdekur në të. Kështu që, sa i përket kësaj, ka pasur… kishte momente të bukura, por ka pasur edhe provokime. Sidomos kur situata bëhej gjithnjë e më e ndërlikuar para fillimit të bombardimeve. Kështu që, kishte edhe këso edhe aso gjërash.
Intervistuesja: Dhe a të kujtohet momenti kur u desh të largoheshit nga shtëpia?
I intervistuari: Po, edhe këtë e mbaj mend. Disi mendoja, pasi gjithçka ndryshoi dhe të gjithë njerëzit, domethënë shumica e njerëzve që njihja, miqtë, fqinjët dhe të afërmit u larguan, dhe pastaj faktikisht ne mbetëm vetëm, në stuhinë e erës. Dhe kishte edhe provokime, kishte edhe sulme të vogla dhe çudira të ndryshme. Dhe disi mendoja se po të largohesha nga aty, do të ishte shumë më mirë. Në fund të fundit edhe ishte situatë më e mirë. Mirëpo, ajo mbetet për të ardhur keq. Ka mbetur padyshim në zemër dhe në kokë ajo. Thjesht, kur largohesh nga vendi ku ke lindur dhe ku je rritur dhe ku ke jetuar kaq shumë vite dhe largohesh në atë mënyrë, jo me dëshirë por sepse duhet, ajo të lë pasoja për më vonë.
Intervistuesja: Dhe si e shihni veten sot? A është e mundur që ne si shoqëri t’i kapërcejmë pasojat e luftës dhe të ndërtojmë një shoqëri më të mirë?
I intervistuari: Epo, nuk e di. Të gjithë ne që e kemi përjetuar këtë në një farë mënyre, kemi… e kemi problem të pajtohemi me disa gjëra. Ne gjithashtu e kemi mundësinë të përpiqemi të pajtohemi me këtë. Të punosh në një mjedis të tillë mund të jetë sfiduese në disa situata. Në fund të fundit, kur ta heqësh atë nacionalizmin, e kupton që të gjithë jemi njerëz… por përsëri, mendoj se do të duhen shumë vite që brezi im dhe brezi para meje dhe ata breza që erdhën pas, do ta kenë të vështirë t’i harrojnë disa gjëra. Nga ana tjetër, ndoshta këta të rinj që nuk kanë pasur dhe që nuk kanë qenë pjesë e konfliktit, ndoshta do të mund të dalin shumë më lehtë nga ajo histori.
Intervistuesja: Të faleminderit.
I intervistuari: S’ka përse.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonime.mp3 Anonime: Datat s’po i maj në mend… Intervistuesja: Jo nuk ka gajle, veç don me thanë para se me bombardu...

Read More

Rada

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Rada.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni? E Intervistuara: Unë quhem Rada. Intervistuesi: Sa vjeçe jeni? E Intervistuara: I kam 55 vjet. Intervistuesi: Nga...

Read More

Lavdi Zymberi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Lavdi-Zymberi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Lavdi Zymberi (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, LZ= Lavdi Zymberi BG: A po më tregon diçka për veten? LZ: Po....

Read More

Merita Shala

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Merita-Shala.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje Meritë. Merita Shala: Ç’kemi. Intervistuesja: Po ja nisim pra prej kur u përkeqësu situata? Ku je kanë? Sa vjet?...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Interview-001.mp3 Intervistuesja: Çfarë ju kujtohet nga periudha para luftës? E intervistuara: Para luftës e jetonim jetën e një familjeje mesatare. Burri...

Read More

Vjeshtore Zeqiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Vjeshtore-Zeqiri.mp3 Intervistuesja: Edhe niherë... Vjeshtore Zeqiri: Lufta më ka pasë nxan të Drenicë, te dajtë e babës tem. Më ka pas...

Read More

Vetim Krasniqi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Vetim-Krasniqi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Vetim Krasniqi (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, VK= Vetim Krasniqi   BG: A po më tregon qsyh ka qenë situata...

Read More

Branko

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Branko.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni? I Intervistuari: Mundem. Quhem Branko. Jam jetuar në... hmm, në Ferizaj, 21 vite. Intervistuesi: Po. I...

Read More

Xhevdet Sadiku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Xhevdet-Sadiku-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Xhevdet Sadiku (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, XHS= Xhevdet Sadiku   XHS: Mu prezantu a? BG: Po t’lutem? XHS: Xhevdet Sadiku, profesor...

Read More

Hazbije Lahi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Hazbije-Lahi.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Hazbije Lahi R.B.: Faleminderit shumë zoja Hasbije. Po m’vjen shumë mirë që po ma tregoni storjen...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org