Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Lejla Veshalli

Administrator2021-08-19T10:03:29+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lejla-Veshalli.mp3

E intervistuara: Lejla Veshalli

Intervistuesja: Kendiza Lala

 

LV: Përshëndetje,  jam një vajzë 24 vjeçare, vi nga komuniteti rom. Tregoj një storje timen të shkurtë.

Po e tregoj një storje të jetës time të shkurtë të vitit 1999, atëherë në ato vite ka qenë lufta. Dhe si në çdo vend, edhe në Kosovë ka ndodhë një luftë.

 

Poashtu edhe ne si komunitet kemi pasur shumë të vështirë të qëndrojmë në Kosovë, sepse ishim shumë të pasigurt, dhe na mungonin si çdo komuniteti të gjitha kushtet.

Kështu, ne bashkë me familjen time shkuam në Maqedoni, për të shku në një vend dhe për të qendru është shumë e vështirë për t’u adaptuar.

 

Kështu që babai im ka punuar punë tu lloj-llojshme, punë të lloj-llojshme për të fituar kafshatën e bukës. Ndërsa nëna ime ka qëndruar në shtëpi duke bërë ushqimet dhe duke na rrritur dy fëmijët e saj.

Atëherë, ja kjo është një pjesë e storjes sime, dhe kur mbërrina në Maqedoni ishte shumë vështirë të shkonim në ndonjë shtëpi, atje nuk patëm se ku të kemi për të shkuar.

Nëna ime ka njohur disa njerëz që, dhe atje kemi shkuar te disa familjarë të nënë sime që i njihnim, sepse  kur mbrrinëm në Maqedoni nuk patëm se ku të shkonim.

Kemi ndenjë disa muaj, muaj të plotë derisa e kemi gjetur një shtëpi të qëndronim me familje, deri sa kemi qëndruar ishim kogja vështirë, dhe kur kemi gjetur një shtëpi atëherë jemi ndje më të plotë.

Shkuan disa muaj dhe babai im ka hyrë në punë, ka hyrë në punë poashtu ka bërë punë të ndryshme për të siguruar kafshatën e bukës, ndërsa nëna ime ka qëndruar në shtëpi për t’u kujdesur për mua dhe për vëllaun.

Gjithmonë kur shkoj në Maqedoni e mendoj, unë atje e kam kaluar një fëmijëri shumë të vështirë, jo sikurse fëmijët tjerë, sepse kur shkon në një vend ku ti nuk ke lindur gjithmonë dukesh i huaj.

Po unë në atë vend kam shumë kujtime të bukura, që unë i kam kalu por edhe vështirësitë që i kamë kaluar.

Kështu që jeta është sfidë, njeriu gjithmonë duhet të sfidohet.

Kështu ësthë edhe jeta, por që duhesh me u ballafaqu.

 

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Nexhmedin Duraku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Nexhmedin-Duraku.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Nexhmedin Duraku (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ND= Nexhmedin Duraku BG: A po na tregon ma shumë për veten? ND:...

Read More

Sadbere Aliti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sadbere-Aliti.mp3 Medinë Dauti (intervistuesja) Sadbere Altini (e intervistuara) Akronimet: MD= Medinë Dauti, SA= Sadbere Altini   SA: Niher në të ‘99-ten, tani ktu luftë...

Read More

Dren Berishaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Dren-Berishaj.mp3 Intervistuesja: “Thank You” për bisedën sot. Ia kishim nis pak prej... qysh e mban në mend fillimin e luftës...

Read More

Olgica Subotiq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Subotic-Olgica.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni dhe të tregoni na se nga jeni? Olgica Subotiq: Kam lindur në Radevë dhe kam...

Read More

Ariana Kasapolli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Ariana-Kasapolli.mp3 Intervistuesja: Përshendetje, falemnderit që po pranon sot me fol me mu. Më kallxove që ke jetu në Prishtinë e...

Read More

Behxhet Kadiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Bexhet-Kadiri-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Behxhet Kadiri (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BK= Behxhet Kadiri.   BK: Edhe emrin me prezantu a? BG: Po të lutem! BK:...

Read More

Zoran Maksimović

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Zoran-Maksimovic.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Zoran Maksimović (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ZM= Zoran Maksimović ZM: Unë jam Zoran Maksimović, i lindur me 31...

Read More

Lule Hasani Tahiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lule-Hasani-Tahiri.mp3 Latra Demçi (intervistuesja) Lule Tahiri (e intervistuara) Akronimet:LT= Latra Demaçi, LT= Lule Tahiri   LD: Mirëdita tezja Lule. LT: Mirëdita. LD: Pyetja e parë për...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonim_Ri.mp3 R.B.: Përshëndetje. Po ia nisim pak me fillimin e luftës. A je kon tu punu, çka je kon tu...

Read More

Myrvete Gagica Azizi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Myrvete-Gagica-Azizi.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Myrvete Gagica Azizi R.B.: Faleminderit shumë që po ma tregon rrëfimin tond për kohën e luftës...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org