Dobrivoje Jovanović
Intervistuesi: Mirëdita!
I Intervistuari: Mirëdita!
Intervistuesi: Do iu lusja që të prezantoheni, nëse nuk e keni problem, apo dëshironi që intervista të jetë anonime.
I Intervistuari: Unë jam mësues i Edukatës Fizike në pension, Dobrivoje Jovanoviq.
Intervistuesi: Çka ju kujtohet nga periudha e paraluftës në Kosovë? Ma përshkruani atë periudhë. Si jetonin njerëzit atëherë?
I Intervistuari: Ishin super, vëllazërim-bashkim. Punonin të gjitha fabrikat, gjithçka ishte e qetë, askush askënd nuk e ka keqtrajtuar, askush askënd nuk e ka bezdisur, sikurse që është tash.
Intervistuesi: A ndiheshin qysh atëherë tensionet, ndonjë presion?
I Intervistuari: Nuk ndiheshin sepse pushteti ka qenë i fortë dhe kihej kujdes për sjelljen e çdo njeriu.
Intervistuesi: Ai mund të ma përshkruani gjendjen në periudhën nga viti 98 deri në 99, gjegjësisht, gjendjen gjatë kohës së luftës?
I Intervistuari: Për vitet 98-99 aty veçse kishte filluar. Kishte filluar shumë keq edhe për Shqiptarët edhe për Serbët edhe për të gjithë. Të gjithë që jetonin në Kosovë. Mirëpo, politika e shteteve të huaja ka bërë që të na e shkatërroj shtetin i cili ka jetuar 70 vite, sa ka jetuar Jugosllavia. E shkatërruan…, dhe tash nacionalizmi ka marr hov në të gjitha mjediset; edhe në mjediset shqiptare, edhe në ato serbe edhe në ato rome, të gjithë, të gjithë, të gjithë. Çdokush po shikon që veten ta nxjerr në pah që të jetë më i fortë, të jetë më i mirë, etj., ndërsa në fakt, pa ekonomi çdokush po jeton në mënyrë modeste dhe normal.
Intervistuesi: A keni ndjerë ndonjë presion në atë periudhë?
I Intervistuari: Në atë periudhë veçse filloi të flitet, të bisedohet, që nacionalizmi shqiptar është në sipërfaqe dhe se dëshiron që të gjitha kombet dhe kombësitë tjera t’i dëbojë nga krahina. Ta pastrojë krahinën nga popullata joshqiptare.
Intervistuesi: A e keni ndjerë ndonjëherë presionin që ta braktisni shtëpinë tuaj, ta lëshoni Kosovën?
I Intervistuari: E kemi ndjerë, por nuk e kemi braktisur shtëpinë sepse këtu kemi lindur dhe konsiderojmë se gjithçka do të kalojë dhe do të kthehet në vendin e vetë, por kur do të ndodhë, do ta shohim.
Intervistuesi: A mund të tejkalohet lufta dhe të lihet në të kaluarën, dhe të vazhdohet me jetë normale në Kosovë?
I Intervistuari: Mundet, përse nuk mundet. Që njerëzit, të gjithë ata që i kanë lënë vatrat e tyre, të kthehen dhe Shqiptarët t’i zvogëlojnë tensionet, që të jetojnë për të gjithë…, në mesin e fshatrave të përzier. Zhegër, Llashticë, Zhiti, Viti, shumë mjedise që ishin mjedise të përziera me Shqiptarë dhe Serbë, Romë e Turq. Sot gjithçka është pastruar përveç se në Kamenicë ka pak popullatë serbe, dhe…, dhe në Cernicë, fshatin Cernicë, kanë mbetur disa familje. Përndryshe, të gjithë janë përzënë nga ana e Shqiptarëve, nacionalistëve. Nuk janë krejt Shqiptarët fajtor.