Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG

Anonim

Admin22022-04-14T12:57:25+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anoniman.mp3

Intervistuesi: Mirëdita!

I Intervistuari: Mirëdita!

Intervistuesi: Do ju lusja që të prezantoheni nëse nuk e keni problem, apo dëshironi që intervista të jetë anonime?!

I Intervistuari: Anonim.

Intervistuesi: Unë do ua parashtroj disa pyetje, e ju nëse mundeni që të më përgjigjeni.

I Intervistuari: Në rregull.

Intervistuesi: Çka iu kujtohet nga periudha para lufte në Kosovë? Ma përshkruani atë periudhë. Si kanë jetuar njerëzit atëherë?

I Intervistuari: Shumë më mirë se sot.

Intervistuesi: A janë vërejtur qysh atëherë tensionet, ndonjë presion?

I Intervistuari: Po, kishte përplasje, kishte… Ndjehej, vetëm sa nuk shkonte për të ardhur deri te… te kjo që ndodhi.

Intervistuesi: A mund ta përshkruani gjendjen në periudhën nga viti 98 deri në 99, gjegjësisht, gjendjen gjatë kohës së luftës?!

I Intervistuari: Ishte e tmerrshme, bombardimet, rënkimet, populli në vështirësi, dhe kështu të gjithë ishim në geto dhe kaq.

Intervistuesi: A e keni ndjerë ndonjë presion në atë periudhë?

I Intervistuari: Çdokush e ndjen presionin gjatë kohës së luftës në krahasim me jetën normale.

Intervistuesi: A e keni ndjerë ndonjëherë ndonjë presion për ta braktisur shtëpinë tuaj, për ta braktisur Kosovën?

I Intervistuari: Nuk kam menduar për këtë.

Intervistuesi: Tash kur lufta është paksa më prapa nesh, dhe pasi kemi vazhduar të jetojmë në situatë të tillë çfarë është, si jetoni tani dhe a frikoheni nga ndonjë situatë e re?

I Intervistuari: Nuk kam frikë. Nuk kam për çfarë të frikohem, kjo është ajo që ende nuk është e qëndrueshme.

Intervistuesi: A mundet lufta të tejkalohet dhe të lihet në të kaluarën, dhe të vazhdohet me një jetë normale në Kosovë?

I Intervistuari: Kjo do të ishte gjëja më e mençur dhe më normale, por shumë vështirë është që të vjen deri te kjo.

Intervistuesi: Nëse doni të shtoni diçka, urdhëroni.

I Intervistuari: Faleminderit, kaq kisha. Rrofsh!

Intervistuesi: Faleminderit!

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Zarife Morina

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Zarife-Morina.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Zarife Morina (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ZM= Zarife Morina   BG: Qysh të kujtohet lufta, kshtu para se me...

Read More

Adrian Berisha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Adrian-Berisha-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (interviewer) Adrian Berisha (interviewee) Acronyms: BG=Bjeshka Guri, AB= Adrian Berisha   BG: A po e prezanton veten pak a shumë? AB: Okej,...

Read More

Anonymous

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Anonymous-online-audio-converter.com_.mp3 Intervistë Anonime   Unë kam lindur në Kosovë në vitin 1973 në vendin ku jetoj tani, jam rritur atje, kam shkuar...

Read More

Ljilja

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Ljilja.mp3 Intervistuesi: A mund të prezantohesh? Të tregosh se kush je, çka je, nga je dhe ku ke lindur? E Intervistuara:...

Read More

Sabri Hasani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Sabri-Hasani.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha I intervistuari: Sabri Hasani R.B.: Pak para fillimit t’luftës, nashta pak para bombardimeve. Veç qysh e man n’men...

Read More

Branko

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Branko.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni? I Intervistuari: Mundem. Quhem Branko. Jam jetuar në... hmm, në Ferizaj, 21 vite. Intervistuesi: Po. I...

Read More

Rada

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Rada.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni? E Intervistuara: Unë quhem Rada. Intervistuesi: Sa vjeçe jeni? E Intervistuara: I kam 55 vjet. Intervistuesi: Nga...

Read More

Kefsere Dula

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Kefsere-Dula.mp3 Intervistuesi: Milot Qorrolli E intervistuara: Kefsere Dula Akronimet: MQ: Milot Qorrolli, KD: Kefsere Dula   KD: Unë quhem Kefsere Dula, me profesion jam...

Read More

Festim Avdyli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Festim-Avdyli.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Festim Avdyli (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, FA= Festim Avdyli FA: Jam Festim Avdyli, i lindur në Prizren. Fakulteti...

Read More

Nexhmedin Duraku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Nexhmedin-Duraku.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Nexhmedin Duraku (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ND= Nexhmedin Duraku BG: A po na tregon ma shumë për veten? ND:...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org