Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • ALB
    • SRB
    • ENG

Žarko

Admin22022-04-14T12:57:27+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Zarko.mp3

Intervistuesi: A mund të na prezantoheni dhe të na tregoni më tepër për veten tuaj?

I Intervistuari: Unë quhem Zharko. Jam i lindur në fshatin Vitakovë, në shtëpi të përbashkët, ortake. Shumë kishte popull atëherë dhe fëmijë, edhe në fshat edhe në shtëpi, dhe kështu. Jemi rritur me bagëti, kështu. Mblidhnim myshk, kaça, këto… gjitha llojet… jemi marrë me shumëllojshmëri. Shkollën e kam përfunduar në Bubë, Bashkësia Lokale në Bërnjak ishte atëherë, derisa ishte… derisa liqeni nuk u ndërtua. Atëherë ndahet Bashkësia Lokale Banjë. Kështu që, më vonë u bë Bashkësia Lokale Banjë, kështu që ne hmm… kemi qenë larg. Ishte jetë paksa e vështirë fshatare, dhe kështu me radhë. Kryesisht, nga blegtoria jetohej atëherë, dhe kështu me radhë.

Intervistuesi: Në rregull. Çfarë gjenerate jeni?

I Intervistuari: Pesëdhjetë e dy. Më  04.11.52.

Intervistuesi: Deri në cilin vit keni jetuar në Vitakovë?

I Intervistuari: Paj, për besë kam jetuar deri më… afërsisht 82-tën. … kam jetuar privatisht kohë pas kohe, por asgjë… kam udhëtuar dhe kështu për vikend. Hmm… e livronim tokën lartë dhe kështu, çka po di.

Intervistuesi: A keni punuar diku në atë kohë kur jeni zhvendosur, dhe gjatë luftës?

I Intervistuari: Po, kam punuar. Unë kam punuar edhe para luftës. Unë nga viti 73 kam qenë në marrëdhënie pune.

Intervistuesi: Mhm.

I Intervistuari: Kam qenë 3 vite në Vjed, në Prishtinë, e më pastaj kam qenë në Piroteknikë te Diga. Këtu kam punuar dy vite dhe pastaj kalova në Trepçë, në vitin 78 dhe aty kam qëndruar, kam punuar deri në fund dhe aty jam pensionuar pas luftës në vitin 2000.

Intervistuesi: Në rregull. A ju kujtohet kjo periudhë nga Trepça, ndonjë punë e përbashkët me Shqiptarët para luftës?

I Intervistuari: Paj, më kujtohen. Ta them të drejtën, këto raporte ndërmjet Serbëve dhe Shqiptarëve nuk vëreheshin aq shumë, edhe pse, politika shkonte në atë drejtim që populli të përfshijë… të përfshijë… ja, e përmenda Digën këtu. Qysh në atë kohë Zenta ka punuar që ta zhvendosë popullsinë Serbe nga ai liqe, atë… 25 kilometër… këtë, kryesisht jetonin Serbët në ato toka në Llukinje që ishin përfshirë dhe kështu me radhë. Filloj që të… demokracitë filluan nga pak, kohë pas kohe vërehej kjo, mirëpo raportet shoqërore kolektivisht ishin solide.

Intervistuesi: Nuk kishte probleme?

I Intervistuari: Probleme nuk kishte. Jemi shoqëruar, bënim, shkëmbenim mendime, dasmat, festat, kështu ka… fejesat, kështu kryesisht hmm… gjithçka… ishte me shaka dhe në frymë të bisedës dhe kështu me radhë.

Intervistuesi: Mhm. Një kohë e mirë?!

I Intervistuari: Kryesisht, në, në… me Shqiptarët kam punuar, Shqiptarët si të them, por këta… hmm… më pak kishte Serbë atëherë, deri më, deri më… deri vitet e nëntëdhjeta, pastaj ata diçka… u nisën me të tyren… çfarë ishte… çka… politikanët… atëherë hmm… e braktisën Trepçën. Po them, asnjëherë nuk kemi ndjerë urrejtje dhe ndonjë, ndonjë keqpërdorim njëri ndaj tjetrit dhe kështu.

Intervistuesi: Mhm, po, po, po.

I Intervistuari: Edhe më vonë kur të takonin, të përshëndesnin, e pyesnim njëri tjetrin. Asnjëherë nuk kemi pasur… situata të pakëndshme.

Intervistuesi: Në rregull. Ku keni jetuar ju me familjen kur filloi lufta?

I Intervistuari: Paj, ne kemi jetuar në Jasenovik, në Jasenovik të Poshtëm.

Intervistuesi: Kjo është Komuna e Zubin Potokut.

I Intervistuari: Eh.. unë kam qenë i angazhuar me punë por isha liruar për shkak të ushtrimeve ushtarake. Nuk kam qenë në front por kam shkuar në ushtrime. dhe isha i aktivizuar në punë. Ndërsa gruaja dhe fëmijët shkonin pak në fshat, ashtu ishte. Një javë, dy, sa kishte zgjatur kjo, nuk e di.

Intervistuesi: Kjo për shkak të sigurisë, a po, për shkak që të jenë më të sigurt?

I Intervistuari: Për shkak të sigurisë ishte kjo… aty pranë rrugës kanë qenë… i përcillnin refugjatët nga Dukagjini aty që… duke kaluar, prandaj dukej e frikshme. Dhe kështu jemi larguar për shkak të fëmijëve, në mënyrë që të mos shikojnë gjithçka.

Intervistuesi: Qartë. A ka pasur situata të pakëndshme dhe të shëmtuara të cilat kishin ndodhur në afërsi të Jasenovikut në Zubin Potok?

I Intervistuari: Paj, këtu në Jasenovik nuk kishte vërtetë, jo, nuk besoj, nuk ka pasur. Ndoshta pak më poshtë aty në Zupç, edhe aty kishte ngacmime apo çka do tjetër, këtu nuk ka pasur. Këtu, hmm… kaluan ashtu, kalonin njerëzit dhe refugjatët… kalonin dhe kjo ishte gjëja më e keqe, më e pakëndshmja ishte t’i përcillje dhe t’i dëgjoje kolonat dhe traktorët, veturat e kamionët dhe…

Intervistuesi: A e keni pasur të vështirë të jeni të ndarë nga familja në ato momente kur ata ishin në fshat?

I Intervistuari: Paj, unë kohë pas kohe shkoja në shtëpi. Shkoja, qëndroja një natë dhe shkoja në punë, e kështu. Nuk kam qenë hmm… shumë ditë… aty… nda dy-tri ditë pastaj shkoj i vizitoj, i vizitoj lart dhe kthehem, për vikend rrija në shtëpi, në fshat dhe kështu.

Intervistuesi: Aha.

I Intervistuari: Nga pak pa rrymë kemi qenë, dhe kështu ishte. pastaj bombardimet, çudirat, kjo ishte… ishte katastrofë, çfarë të bësh, mbahej kjo kështu.

Intervistuesi: A ka mundur të dilet mbanë financiarisht në atë kohë, që familjet… vendin tuaj ta ushqeni…?

I Intervistuari: Paj, mbaheshim aty këtu, çka po di, ai… inflacionet ishin… të çfarëdo lloji… ishte vështirë të mbijetoje por ia dolëm disi, dhe kështu. Siç thoshin, ditët si çekan.

Intervistuesi: A ka qenë ndonjëri nga të afërmit tuaj në fushëbetejë apo ka vdekur, Zoti na ruajttë, apo ngjashëm kështu?

I Intervistuari: Paj… Zoti na ruajt që dikush të vdiste nga familja nuk ka ndodhur. Nga ana e gruas po… një kushëri dhe dikush kështu, nga rrethina e fshatit aty ka ndodhur. Djali i vëllai i imi ka qenë në fushëbetejë, disa fqinjë, dhe kështu. Atje nëpër… në Gradicë poshtë te Jakovica, atje diku, nuk e di as unë.

Intervistuesi: Mhm, mhm. Dhe hmm… për fund t’iu pyes. Tash kur e kthen mendjen te lufta, çfarë ndjenjash keni?

I Intervistuari: Paj, sinqerisht të them, kujtimet janë të shëmtuara. Por nuk mundem që… prapë që, që… ta urrej dikë prej Shqiptarëve, ta barti që ata janë fajtor. Kështu ka dashur politika dhe kjo sipas… nuk është vetëm kosë politike por, aty janë vendet të cilat… të cilat kanë marrë pjesë dhe kjo u realizua. Edhe pas luftës edhe nesër edhe kështu… me ta ne… me këdo që jemi njohur dhe kemi biseduar gjithmonë kanë pyetur… si një zotëri, edhe për familjen edhe kështu edhe ashtu, për të gjithë.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Zoran Ilic

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Zoran-Ilic.mp3 Petar Ivić (intervistuesi) Zoran Ilic (i intervistuar) Akronimet: PI =Petar Ivić, ZI= Zoran Ilic PI: A mundemi të fillojmë?! ZI: Hajde. PI: ja, pyetja...

Read More

Ljilja

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Ljilja.mp3 Intervistuesi: A mund të prezantohesh? Të tregosh se kush je, çka je, nga je dhe ku ke lindur? E Intervistuara:...

Read More

Kefsere Dula

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Kefsere-Dula.mp3 Intervistuesi: Milot Qorrolli E intervistuara: Kefsere Dula Akronimet: MQ: Milot Qorrolli, KD: Kefsere Dula   KD: Unë quhem Kefsere Dula, me profesion jam...

Read More

Serb nga Veriu i Kosovës

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Srbin.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantohesh dhe të na tregosh kush je, çka je dhe ku jeton? I Intervistuari: Jam...

Read More

Neri Ferizi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Neri-Ferizi-1.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja)   Neri Ferizi (e intervistuara)   Akronimet: BG=Bjeshka Guri, NF= Neri Ferizi   BG: A po na tregon diçka për veten më...

Read More

Ganimete Halilaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Ganimete-Halitaj.mp3 Intervistuesi: Arbër Halitaj E intervistuara: Ganimete Halitaj Akronimet: AH=Arbër Halilaj, GH= Ganimete Halitaj   AH: Çka keni qenë duke bërë para se me...

Read More

Adrian Berisha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Adrian-Berisha-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (interviewer) Adrian Berisha (interviewee) Acronyms: BG=Bjeshka Guri, AB= Adrian Berisha   BG: A po e prezanton veten pak a shumë? AB: Okej,...

Read More

Redzo Kojic

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Redzo-Kojic-1.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Redzo Kojic (i intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, RK= Redzo Kojic BG:A po prezantohesh fillimisht? RK: Po, unë jam Redzo Kojlic,...

Read More

Albert Lekaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Albert-Lekaj.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Albert Lekaj (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, AL= Albert Lekaj AL: Unë jam Albert Lekaj. Punoj si dizajner. Jam...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonimna.mp3 Intervistuesi: Sa vjeçe ishit kur ka filluar lufta? E Intervistuara: Gjashtë. Paksa është e çuditshme sepse e kam të mjegulluar....

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org