Branko
Intervistuesi: A mund të na prezantoheni?
I Intervistuari: Mundem. Quhem Branko. Jam jetuar në… hmm, në Ferizaj, 21 vite.
Intervistuesi: Po.
I Intervistuari: Atje kam pasur, çka po di, shokë edhe nga njëra anë edhe nga tjera. Edhe nga ana Shqiptare. Kam luajtur futboll me ta. Kemi qenë shokë super të mirë, me shumicën. Kishte edhe prej tyre të cilët ishin paksa kështu, por kryesisht kam hmm… kemi kaluar mirë, jemi shoqëruar, kemi bërë një ekip futbolli; kemi rregulluar disa gjëra atje… sa i përket ujit… i kemi rregulluar. Kemi qenë djem të mirë dhe për tu marrë si shembull, që thuhet. Dhe tash… me shumicën nuk kam pasur kurrfarë problemesh, asgjë.
Intervistuesi: Aha, aha. Do të thotë, jetohej bukur në ato vite para luftës?
I Intervistuari: Unë vërtet kam jetuar mirë dhe më kujtohet, për shembull, kur jam shpërngulur dhe pastaj kur kthehesha poshtë pasi prindërit kishin qëndruar për një kohë, hmm… derisa nuk e kam gjetur për vete atje një banesë dhe të tjerat në mënyrë që t’i marr edhe ata atje. Për shembull, shkoja në shitore lartë që… ata më pritën, që thuhet… e din, sikur jam ndonjë personalitet i njohur botërisht, e din.
Intervistuesi: Me dashamirësi.
I Intervistuari: Po, me dashamirësi. Vërtetë më kanë pritur ashtu. Të gjithë u përshëndetëm, më qerasën. Pastaj shkuam në shkollë, u shoqëruam atje, morëm pak pije, që thuhet… për ta ngrënë një meze. Fëmijët, hmm, mësuesit që ishin po ashtu aty i lëshuan fëmijët në shtëpi dhe pastaj qëndronim në zyrë dhe këndonim këngë. Pak, dy-tri këngë serbe, dy-tri shqiptare. Dhe thjeshtë, shumë mirë jemi shoqëruar edhe atë ditë. Kjo… nja dy herë kështu jemi hmm… derisa nuk jam zhvendosur tërësisht, por vërtet, ishte super, vërtetë. Po them, ishin ndoshta nja dy-tre djem aty që ishin më ekstrem, por e din, ata gjithmonë… ata të gjitha këto në mes vete i zgjidhnin. Gjithmonë kërcenin aty në mbrojtje, që t’i eliminojnë, t’i largojnë dhe që… pe din, që të jetë gjithçka okej.
Intervistuesi: Po. Më thuaj, a ke shkuar një kohë në shkollë në Ferizaj?
I Intervistuari: Paj, kam shkuar… hmm, për zanat.
Intervistuesi: Mhm…
I Intervistuari: Kam shkuar dy… dy vite kam shkuar. Para kësaj kam shkuar në fillore aty në fshat po ashtu. Në Tankosiq (Dardanë) kam shkuar.
Intervistuesi: Po.
I Intervistuari: Hmm… kishte hmm… në fillim kishte vetëm paralele serbe. Më vonë i futën edhe dy paralele shqiptare.
Intervistuesi: Aha.
I Intervistuari: Por… fëmijët si fëmijë, e din, asgjë aty nuk… ishte ashtu e kështu por…
Intervistuesi: Ka funksionuar.
I Intervistuari: Po, po. Ka funksionuar, asgjë nuk… e din, loja e fëmijëve… e din… gjatë lojës gjithçka ndodhte, tash nuk… por në parim gjithçka ishte korrekte, ata e pranonin po ashtu të gjithë atë, madje më tepër kemi biseduar në gjuhën serbe se sa në gjuhën shqipe.
Intervistuesi: Po, po.
I Intervistuari: Dhe shoqëroheshim edhe me ta, e din, fëmijët si fëmijë. Vërtet nuk mund të them që ka qenë keq, hmm…
Intervistuesi: Po.
I Intervistuari: Kishte më vonë, në disa vite të fundit, veçse kishin filluar të bënin probleme… aty kishte… hmm, por atë prapë hmm… me siguri i kanë bindur prindërit dhe kështu.
Intervistuesi: Po. E cilat vite janë këto, nëse të kujtohet?
I Intervistuari: Paj…
Intervistuesi: Kur filloi me këtë… që të ndryshohet kështu?
I Intervistuari: Paj me të këqijat ishin… kur ishte viti 68, atëherë ka qenë më së keqi.
Intervistuesi: Po.
I Intervistuari: Paj, një kohë madje nuk kemi… demonstratat çka ishte atëherë po ashtu… trazirat… atëherë madje as shkolla nuk ka punuar. Ishte e mbyllur, qëndronim në shtëpi. Por… dëgjohej zhurma, britmat dhe të tjera, e din… por… gjithçka u qetësua, e pastaj erdhën vitet 73-74, ku po ashtu pati pak probleme. E atëherë, të themi, babait tim, të themi hmm, plehun organik të cilin e kishte hedhur në arë…
Intervistuesi: Po.
I Intervistuari: E kishim një bahçe në disa ara atje… kjo tash është saktësisht nën Bondstillin.
Intervistuesi: Aha, aha.
I Intervistuari: Menjëherë aty përfund Bondstillit, vetëm përballë rrugës së asfaltuar. Po them poshtë, edhe aty kishte ara edhe aty ishte ara dhe bahçja jonë. Dhe kemi pasur… një pus e patëm hapur, unë vëllai dhe babai dhe aty të gjithë kur… kur ishte sezoni i kositjes, të gjithë aty vinin për të pirë ujë. Të gjithë aty… madje shumica edhe merrnin, që thuhet nga bahçja… që, që të hanë domate, speca dhe ku ta di. Por, e din… nuk kanë bërë dëme të mëdha, dhe nuk kishte vjedhje, ose të kenë thyer diçka aty. Një herë kishte ndodhur, po ashtu dy djem të ri kishin thyer ashtu por nuk ishte e tmerrshme. Por, të vetmen që… hmm, kur babai… kur kishte përfunduar sezoni i kositjes dhe kur kishte kaluar e gjitha, dhe… në arë kur e kishte hedhur plehun organik, atëherë gjatë natës e kanë grumbulluar të gjithë atë plehun dhe e kanë hedhur dhe mbushur pusin.
Intervistuesi: Aha, aha.
I Intervistuari: E, ky është njëri nga problemet më të mëdha të cilat i kemi pasur. Edhe tjetra që… dy herë i patëm kapur duke prerë pyllin duke vjedhur.
Intervistuesi: Po, po.
I Intervistuari: Por, milicia kishte… edhe kishin raportuar, kishte ardhur Pylltari dhe e kishte matur… i kishte matur diametrat e drunjtëve ku i kishin prerë dhe ato dru i kemi lajmëruar se kush i ka vjedhur… ata kur… i kanë gjetur drunjtë dhe i kanë matur të gjitha por nuk, nuk ua kanë konfiskuar dhe nuk na kanë paguar drunjtë.
Intervistuesi: Aha, aha. Do të thotë kishte ca…?!
I Intervistuari: Po, dihej kush ishte pra… e kanë gjetur dhe të gjitha, por drunjtë nuk na i kthyen. Të themi, ky është njëri nga kuriozitetet, respektivisht, do të duhej që këto neve të na i kthenim pasi i kanë gjetur. E tash, dënimet e mëtutjeshme dhe të tjerat, këto janë diçka tjetër dhe kjo mua nuk më intereson por… duhej të na i kthenin, ajo ishte e jona dhe ishte e provuar që ishte e jona.
Intervistuesi: Aha, aha. Më thoni hmm… deri kur kanë jetuar të tutë atje poshtë? Ndonjëri nga tutë. Deri në cilin vit?
I Intervistuari: E tash, saktësisht nuk mundem… Unë mendoj deri në vitin tetëdhjetë e ca, tash saktësisht nuk më kujtohet.
Intervistuesi: Aha.
I Intervistuari: Deri, oh… deri në vitin 85. Në fakt po, tash më kujtohet, po. Sepse djali im ka lindur në vitin 86, ndërsa ai në vitin 85, babai ka vdekur. Sepse, ka pritur… ka pritur… duhej të punonte deri për vit të ri, ndërsa ai në nëntor ka vdekur. Duhej të punonte deri për vit të ri dhe të pensionohet.
Intervistuesi: Aha.
I Intervistuari: E din, dhe këtu e kemi gjetur një shtëpi dhe një truall e kemi gjetur. Duheshim të murosnim mirëpo ai nuk deshi ta lëshojë punën për shkak të pensionit dhe kishte qëndruar që ta presë pensionin.
Intervistuesi: Aha.
I Intervistuari: Dhe më 17 nëntor 85 ai vdiq.
Intervistuesi: Në rregull. A u varros poshtë?
I Intervistuari: Jo, jo, jo. Nuk donim ta varrosnim poshtë, pikërisht për shkak se hmm… atje varrezat janë të fshatit, në hyrje të fshatit gjithçka është rrënuar. Nuk dihen varret, nuk dihet asgjë.
Intervistuesi: Qysh në ato vite, a është ashtu?
I Intervistuari: Po, po. Qysh atëherë kishin filluar ta presin. Aty ka qenë… një pyll i madh dushku. Qysh atëherë kanë… njëri përballë rrugës së varrezave menjëherë e ka blerë arën dhe ka filluar ta ndërtojë shtëpinë. Dhe atëherë e ka prerë për konstruksionin. Nga varreza vidhte dhe e priste edhe për…
Intervistuesi: Aha, aha.
I Intervistuari: E tash, hmm… unë e di kur më vonë pata shkuar për shkak të pronës dhe bagëtisë… pas vdekjes së babait kur kam shkuar atje. Po ju them, kur kaloja aty dhe kur kalova pranë varreve… kurse varret gati ishin të rrafshuara të tëra. Pra, nuk ka as monumente, nuk gjendet kryqtari… kryqi, nuk ka asgjë. Rrallë kush mundet… vështirë mundej të njihej se cili varr i kujt është atje.
Intervistuesi: Po, po, po.
I Intervistuari: Njerëzit kryesisht e vizitojnë, të cilit thonë qe e dinë, ja këtu janë tonat e këtu janë tuajat, dhe ku ta di, kjo e ajo.
Intervistuesi: Po. A keni arritur ju si familje që ta shisni pronën apo si ka mbetur ajo?
I Intervistuari: Jo, nuk kanë mundur. Prona edhe sot qëndron atje. Nuk mund të shitet sepse, nuk ka kurrfarë vlerë. Nuk ka kurrfarë çmimi.
Intervistuesi: Po.
I Intervistuari: Sepse, qëllimi i tyre ka qenë që të zhvendosen njerëzit më të fortë, më të pasurit, dhe sa më shumë koka meshkujsh.
Intervistuesi: Po.
I Intervistuari: Kurse kjo tjetra, kjo që ka mbetur, siç thuhet, ne veçse, unë dhe vëllai dhe të gjithë, veçse kishim shkuar…
Intervistuesi: Po.
I Intervistuari: E din, vitet e shtatëdhjeta, vëllai nëse nuk është madje i gjeneratës 74, e unë jam 76. Dy vjet është më i vjetër se unë. Ne qysh atëherë kemi shkuar. Dhe pastaj ata e dinin që ne nuk do të kthehemi, dhe nuk e kanë pasur qëllim që të blejnë nga ne sepse ajo do të mbetej edhe ashtu edhe kështu, e din. Sepse, ata kështu bënin sistematikisht. Ata saktë e kanë ditur kë duhet ta zhvendosin dhe kush do të shkojë vetë, e kush edhe… disa të cilit kanë shkuar vetë… ata asnjëherë nuk do të kthehen.
Intervistuesi: Po, po.
I Intervistuari: Nuk janë përpjekur rreth pronave të tilla. Ja, as sot nuk mund t’ia shesësh askujt. Ajo qëndron atje poshtë.
Intervistuesi: A ke shkuar pas luftës për ta vizituar pronën? A ke qenë?
I Intervistuari: Jo, jo. Jo, nuk kam… në një dasmë në Ferizaj kam qenë, tek një Kushëri, por kjo ka qenë në vitin nëntëdhjetë… tash mos të gënjej, në vitin nëntëdhjetë e shtatë, nëntëdhjetë e tetë.
Intervistuesi: Para luftës?
I Intervistuari: Para luftës. Edhe atëherë, kur jemi nisur për në Komunë në kurorëzim, hmm. kishim hasur në qendër, para hotelit, nga ana e kundërt e hotelit gjendet komuna, ndërsa ne përafërsisht njëqind metër më poshtë kur gjendeshim hmm… në drejtim të komunës hmm… në atë rrugën kryesore… i kemi hasur demonstruesit.
Intervistuesi: Mhm, mhm.
I Intervistuari: Atëherë vërtetë demonstronin, disi… shkonin rrugëve, e din, kolonat dhe ashtu. Mirëpo, hmm… pasi që djali im ka qenë Bajraktar dhe unë e vozisja… shkonim të parët me flamurin serb; gjithçka ishte normale. Askush, thjeshtë askush as nuk ka thënë diçka, askush nuk e ka pështirë veturën, as flamurin e as asgjë. Kemi kaluar vërtetë… ata vetëm janë larguar mënjane, dhe që ne, kolona, dasma të kalojmë. Pra, asnjë fjalë të shëmtuar vërtetë nuk e kam përjetuar.
Intervistuesi: Po, po, po.
I Intervistuari: Ndërsa, pikërisht në… jemi futur tek demonstruesit, në kolonë, sepse nuk e dinim. Ata i hasëm lartë, nga qendra. Me siguri ishin nisur nga hoteli te Komuna. Aty me siguri janë grumbulluar, pasi ndodhet një pllato. Me siguri aty janë grumbulluar, nga ku janë nisur… të shkojnë nëpër qytet që… bënë vandalizëm. Por, po them, vërtetë askush… ja unë një fjalë nuk mund ta them, vërtetë askush as nuk na ka pështirë as nuk ka thënë asnjë fjalë, as asgjë. Vetëm janë shmangur qetësisht mënjanë dhe ne kemi kaluar pa probleme.
Intervistuesi: po, a ka mbetur dikush nga prindërit tuaj, familjes, të jetojë atje poshtë? A jeton ndonjë Serb në fshat ku ke jetuar ti?
I Intervistuari: Nuk është askush.
Intervistuesi: Nuk ka?!
I Intervistuari: Nuk është askush. Tash e sa kohë, madje edhe para lufte. Të gjithë kanë shkuar i kanë lënë pronat por, disa i kanë lënë pronat sikur ne, babai im. Kanë mbetur. Nuk janë shitur as sot. Po thërrasin ata, por nuk duan, 20-30 euro nuk i jep për një ari, mor njeri.
Intervistuesi: Ou, Po.
I Intervistuari: Nuk ka, nuk ka asgjë aty. Çka të kesh atje, nuk mundesh ta blesh një… një truall nuk mundesh ta blesh prej tre-katër arësh këtu në Vojvodinë. Nuk ka shanse.
Intervistuesi: Po. Ku jeni jetuar ju me familjen kur ka filluar lufta, në vitin 99?
I Intervistuari: Unë kam jetuar në Pançevë.
Intervistuesi: Mhm.
I Intervistuari: Qysh moti kam shkuar aty në Pançevë.
Intervistuesi: A mund t’i rikujtosh ato ditë se si ishte, a ka qenë…?!
I Intervistuari: Paj shiko… disa, ku ta di, disa familjarë i kisha atje edhe nga shkolla, të cilit kishin qëndruar, nga fshati fqinjë dhe nga qyteti, por, e din, për ta pak… pak jam shqetësuar, siç thuhet, si do t’ia dalin, çfarë do të bëjnë, a janë nxjerrë, a kanë qëndruar poshtë, e din… pak e kisha të vështirë të gjithë këtë…
Intervistuesi: Mhm.
I Intervistuari: Por unë kam punuar, nuk kam mundur… nuk kam qenë i mobilizuar.
Intervistuesi: Mhm. Më trego, familja jote në Pançevë, a ka qenë e tensionuar, e frikshme?
I Intervistuari: Paj nuk kemi… ne aty disi… ku ta di. Nuk kam dashur që familjen ta ngarkoj me këtë, e di. Ato gjëra që vet i shikonin në televizion, për këtë pastaj më pyesin për diçka, për… prapë për ndonjë vend kur dëgjojnë nga lajmet, atëherë unë u them lidhur me to, mirëpo unë jam shmangur në fakt që t’i ngarkojë me këtë, e di. Sepse, hmm… kur patën filluar bombardimet dhe gjithçka, unë punoja. Më duhej të punoja. E tillë ishte Ndërmarrja, hmm… dhe pastaj, fëmijët i kisha në shtëpi dhe ishin të vegjël në atë kohë, njëri ishte gjeneratë tetëdhjetë e tre e tjetri tetëdhjetë e gjashtë. Qëndronin në shtëpi të vetëm edhe ditën edhe natën, sepse unë në atë kohë punoja edhe nga dymbëdhjetë edhe nga njëzet e katër orë, sepse nuk ka… disa njerëz ishin të mobilizuar, ndërsa ne duhej të punonim.
Intervistuesi: Po, po, po.
I Intervistuari: Por, po them, kam tentuar non stop që… fëmijët po ashtu, siç thuhet, non stop iu flisja, i thirrja, i udhëzoja për disa gjëra se si të sillen në rast se vjen deri te diçka. Ndonjë situatë të paparashikuar, ose të themi të bombardojnë siç edhe kanë bërë pastaj ku kanë bombarduar, sepse të gjithë më pyesnin për petrokiminë. U thosha, petrokimi asnjëherë nuk do të ketë sepse askund në botë nuk u bombardua. Në këtë mënyrë fëmijët i… dhe iu flisja edhe fqinjëve aty, të gjithë në godinë më pyesnin a din për këtë. Unë i qetësoja në esencë sepse vërtetë kam besuar se nuk do ta qëllojnë petrokiminë.
Intervistuesi: Po.
I Intervistuari: Por ja, në fund të gjithë më sulmuan…, thoshin si nuk do ta bëjnë, a po e sheh se çfarë bënë. Dhe qëlluan, dy fabrika na shkatërruan.
Intervistuesi: Aha. Atëherë ndodhi… edhe pse më vonë ne…
I Intervistuari: Po. Dy fabrika u bombarduan dhe u shkatërruan. Ata e dinin këtë, ky është sistem i tyre, fabrikë e tyre, po them e tyre ishe hmm… licenca.
Intervistuesi: Në rregull. Pra ti me fëmijën tuaj hmm… gjatë gjithë kohës së luftës ishe në Pançevë, a është ashtu?
I Intervistuari: Po, po në Pançevë, non stop, dhe punoja. Nuk kam mundur as të shkoj, sepse nuk kam guxuar që të shkoj dhe ta braktisi punës sepse isha prind vetushqyes. Në ndërkohë punoja dhe atëherë fëmijët qëndronin të vetëm në shtëpi.
Intervistuesi: Po.
I Intervistuari: Dhe po them, ku të shkojë, çfarë të bëjë.
Intervistuesi: Po, ashtu është.
I Intervistuari: Por, shikoja, siç thuhet… t’i ruaj fëmijët po ashtu që të mos frikësohen sepse, ishin të vogël. Dua të them, kujt t’ua lë?! Kush t’i ruajë?! Prandaj mjaftë me telefon kam komunikuar me ta dhe i thirrja.
Intervistuesi: Mhm, mhm. Po e kuptoj situatën. A të kujtohet nëse ndonjëri nga të afërmit e familjes, miqve, shokëve, ka humbur jetën apo ishte i lënduar në fushëbetejë?
I Intervistuari: Jo. Nga familjarët jo.
Intervistuesi: Mhm.
I Intervistuari: Djali i motrës ishte poshtë, ai ka qenë i mobilizuar. Ishte në fushëbetejë në Kosovë, por nuk ka… nuk u plagos dhe asgjë, hmm…
Intervistuesi: Mhm.
I Intervistuari: Kishin shkuar disa të tjerë po ashtu nga Kragujevci, disa familjarë po ashtu, por të gjithë janë kthyer dhe askush nuk u lëndua e as nuk u plagosën, asgjë.
Intervistuesi: Mhm, mhm.
I Intervistuari: Në parim, siç mund të thuhet, që dikush mirë ka kaluar.
Intervistuesi: Po. Hmm… pyetja e fundit. Si ndihesh ti sot kur e kujton vitin 99 dhe luftën?
I Intervistuari: Paj, a din si, pak… nuk di, një parehati…, e kam të vështirë… e din hmm… nuk di… do doja ta shoh… po më tërheq, por nuk kam ku, sepse të gjithë e kanë uzurpuar, e kanë marrë Shqiptarët, fqinjët. Ata janë futur aty qysh moti në shtëpi, dhe të gjithë atë e kanë marrë atë pronë. E punojnë tokën. Këtë po ashtu na e kanë thënë.
Intervistuesi: Po.
I Intervistuari: Pyllin e kanë pre. Kështu që, edhe po të doja nuk mund të shkoj dhe pak e kam të vështirë kur më kujtohet prapë kur… ndodhte që disa herë shihja ëndërr shtëpinë time atje poshtë, që jam kthyer… ku ta di.
Intervistuesi: Mhm, mhm.
I Intervistuari: Po them, tash koha që pak po kalon, pak më tepër po më… e gjitha… vetëm se periodikisht më tërheq që, që… do të doja të shkoja por… nuk kam ku, po them. Unë mundem që të ulem në veturë dhe të shkoj atje vetëm të kaloj dhe të shoh, sepse ata jetojnë në… janë futur brenda dhe asgjë nuk kanë blerë, vetëm e kanë marrë.
Intervistuesi: Aha, aha. Do të thotë shtëpia juaj nuk është pronë e shembur, por shfrytëzohet për jetesë aty.
I Intervistuari: Jo, jo, jo, asgjë. Ne njëherë madje ishim takuar poshtë në Podujevë. Jo në Podujevë por te kufiri aty, si quhet aty te Podujeva, te Kurshumlia.
Intervistuesi: Merdare… nuk po më kujtohet.
I Intervistuari: Merdare, si quhet?!
Intervistuesi: Po.
I Intervistuari: Merdare. Aty shkuam që të… pikërisht lidhur me shitjen dhe këso gjëra, dhe nuk u morëm vesh. Ata nuk donin atëherë as dhjetë euro, pesëmbëdhjetë, të na japin për ari.
Intervistuesi: Aha.
I Intervistuari: Dhe atëherë na kanë treguar se kush çka na ka marrë nga prona, kush e shfrytëzon, kush e punon. Ata janë futur në shtëpi. Edhe ata në fakt vetëm kanë thënë që gjatë bombardimeve kur ishin, hmm… ata e kanë hequr zdrukthëtarinë e shtëpisë.
Intervistuesi: Aha.
I Intervistuari: E din. Që e kanë hequr të gjithë pjesën e zdrukthëtarisë në mënyrë që dikush mos të vendoset aty, të futet a ty. E din.
Intervistuesi: Po, po, po.
I Intervistuari: Dhe pastaj, hmm, tha pastaj kur gjithçka përfundoi, ata e kthyen pjesën e zdrukthëtarisë dhe u futën menjëherë në shtëpi. Kështu që ata në këtë mënyrë… faktikisht ata e kanë marrë të gjithë pronën time, ndërsa unë nuk mund ta shfrytëzoj dhe nuk mund të shkoj, dhe asgjë. Ndërsa, nuk duan të paguajnë. Që thuhet, së paku, pak a shumë ta ngritin çmimin. Çka të bëhet me 20-30 euro për ari. Ai nuk është kurrfarë çmimi.
Intervistuesi: Po, po, po.