Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Ljubinka Milić

Admin22022-04-14T12:57:31+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Ljubinka-Milic.mp3

Intervistuesi: A mundeni fillimisht të prezantoheni?

E Intervistuara: Po. Unë jam Ljubinka Milliq, pensioniste nga Graçanica.

Intervistuesi: Më vjen mirë. Na thoni cilat janë kujtimet tuaja të para në luftë?

E Intervistuara: Kujtimet e para në luftë janë shumë të trishtueshme dhe të dhimbshme dhe… dhe mos u ktheftë më ajo kurrë. Sepse, lufta është një e keqe e madhe edhe për popullin edhe për tërë, tërë vendin, e cila vuajti nga… nga më i vogli deri të më i moshuari. Të gjithë e kemi ndier. Të gjithë kemi kaluar përmes një Golgote, përmes një… një situate stresuese dhe nuk kam koment që… të them se sa ka ndikuar kjo tek të gjithë ne, mbi shëndetin, mbi… mbi zhvillimin, mbi jetën dhe humbjet e vetë popullit. Kur filluan bombardimet, njëra nga situatat më të rënda ka qenë, marrë parasysh se shtëpia jonë gjendet nga depoja ushtarake rreth dyqind metra në vijë ajrore. Kur kishte rënë bomba e parë, neve në shtëpi filluan të na bien dritaret, të bien dyert, që hmm, kërcasin xhamat, ashtu që, që… ishte një kaos në shtëpi, ku fëmijët i kisha të vegjël, bërtisnin, vajtonin dhe fshiheshin nën tavolinë, duke mos ditur se çfarë të bëjnë. Vetëm bërtisnin, mami na shpëto, mami na shpëto. Unë mendoj që edhe… edhe mbi ta ka lënë një gjurmë të madhe dhe pasoja nga ky bombardim dhe nga ky kaos i cili i ndodhi popullit tonë.

Intervistuesi: Ku shkonit gjatë kohës së luftës?

E Intervistuara: Marrë parasysh se kam punuar në Shtëpi të Shëndetit si Infermiere, kryesore, duhesha ta organizoja, hmm, punën për të gjithë ne të cilit… të cilit gjendeshim aty, në mënyrë që t’u ndihmojmë njerëzve që ishin të plagosur, që ishin, të dëbuar, të cilit ishin të pambrojtur, të uritur dhe… dhe nuk kishin kurrfarë kushtesh për jetë, derisa fillimisht nuk u organizuar Shërbimi Shëndetësor, ku fillimisht iu ofroi ndihmë sa i përket shëndetit, e më vonë… më vonë u kyç edhe Bashkësia Lokale dhe organizatat tjera që t’i ndihmojnë këtij populli. Të gjithë së bashku, hmm, kemi investuar aq sa kemi mundur, sa ishte e nevojshme. Lufta askujt nuk i ka sjellë të mira. Lufta është e keqja më e madhe për njerëzimin. Dhe me këtë rast do të doja t’u bëjë apel… më mirë është njëmijë ditë jetë të qetë se sa një sekondë luftë. Marrë parasysh se ai merr edhe jetë edhe shkatërron kombin dhe populli ka vuajtur shumë. Nga të gjitha luftërat, ne kemi humbur edhe njerëz edhe hmm, zhvillim në bujqësi, në industri, në të gjithat kemi ngecur. Falë zotit që kjo një herë u zgjidh dhe shpresoj që në të ardhmen do të jetë më mirë dhe që kjo rini do të jetojë më mirë në vitet në vijim.

Intervistuesi: A mund t’i vëreni efektet e luftës mbi juve personalisht?

E Intervistuara: Mua lufta më ka shkatërruar. Gjatë kohës së të gjithë këtyre, hmm, problemeve, unë kam pasur aq shumë nga gjithçka. Ditën e parë të bombardimeve, mua nëna ime më ka vdekur nga stresi, duke e ditur që jetoj në një pjesë hmm, ku… ku shumë bombardohej. Ku shumë kanë hedhur, këtë… minahedhëse dhe këto bombat e tyre kasetore dhe, ajo ka, nga burimet e besueshme, nuk e di nga kush kishte dëgjuar se e kishin shkatërruar të gjithë familjen time. Ajo ka qarë dhe ka vajtuar, deri në momentin kur unë kam ardhur. Kur kam ardhur unë, ajo ka dhënë shpirt në duart e mia. Kjo është një trishtim dhe pikëllim i paharruar dhe këtë kurrë nuk do ta harroj.

Intervistuesi: Mhm. A keni edhe diçka për të shtuar?

E Intervistuara: Pa, çka do të mund të shtoja tjetër. Po, kurdo që më kujtohet kjo situatë, kjo fotografi, unë gjithqysh qaj. Kjo është shumë, shumë e trishtueshme, shumë pikëlluese.  Përse? Çfarë faji ka kjo plakë e cila jetën e kishte dedikuar për fëmijët e saj, nipërit e saj dhe familjes që në këtë mënyrë ta humb jetën?!

Intervistuesi: Ju faleminderit shumë.

E Intervistuara: Faleminderit juve.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonim-5-_2_.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje. Falemnderit shumë që po ma kallxon sot storjen tonde të luftës. A po ja nisim pak me...

Read More

Elvira Osmani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Elvira-Osmani.mp3 Intervistuesja: Mirëmrama. A po ja nisim pak prej përkeqësimit të situatës, qysh do që e man në mend; ku...

Read More

Sabernete Nuraj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sabernete-Nuraj.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Sabernete Nuraj (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, SN= Sabernete Nuraj BG:A mundesh me më tregu diçka për veten? SN:Po, unë...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Interview-011.mp3 Intervistuesja: Çfarë mbani në mend nga periudha e luftës? E intervistuara: Epo, nga periudha e luftës... na la një vragë...

Read More

Nazmije Sopa

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Nazmije-Sopa-online-audio-converter.com_.mp3 Intervistuesja: Verona Sopa E intervistuara: Nazmije Sopa Akronimet: VS=Verona Sopa, NS=Nazmije Sopa VS: A mund të më tregosh diçka për veten? NS: Unë...

Read More

Bajramshahe Jetullahu

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/02/Bajramshahe-Jetullahu.mp3 Intervistuesja: Përshendetje zonja Bajramshahe, falemnderit që ke pranu me fol me mu për storien tane kur je kanë refugjate....

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonimno.mp3 Intervistuesja: Çka mbani në mend nga periudha e para luftës? I intervistuari: Në periudhën e para luftës kishte një mirëqenie....

Read More

Adelina Berisha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/02/Adelina-Berisha.mp3 Intervistë me Adelina Berisha R.B.: Përshëndetje Adelinë! Faleminderit shumë që po bisedon me mu. A po ia nisim pak qysh...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonimno-1.mp3 Intervistuesja: Pyetja e njëjtë. Çfarë mbani në mend nga periudha para luftës? I intervistuari: Para luftës më kujtohet një jetë...

Read More

Kefsere Dula

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Kefsere-Dula.mp3 Intervistuesi: Milot Qorrolli E intervistuara: Kefsere Dula Akronimet: MQ: Milot Qorrolli, KD: Kefsere Dula   KD: Unë quhem Kefsere Dula, me profesion jam...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org