Elmaze Gashi
Intervistuesja: Rita Berisha
E intervistuara: Elmaze Gashi
R.B.: Faleminderit që ke ardhë edhe po na kallxon rrëfimin tond. A munesh me m’kallxu ka fillimi i luftës, ku je kon? Me kon je kon?
E: Unë jom kon n’shpi, me fmi. Vëllaun e kom pas aty me gru, me djal. Se ata lagjia e tyne jon tërhek, jon ardhë ma poshtë se o kon stacioni afër i policisë. Aty çdo natë të bombardimeve na me stres se edhe filloi dëbimi i popullatës, prej ni lagjes në lagjen tjetër. Lagjia nalt ku e kom pas unë familjen teme ata ranë, erdhën te lagjia jonë. Vishin policia n’rrugë, na dil me fmi, opet u kthejshim, hajt se s’hishin në çdo shpi. Hishin në do shpija e u kthejshin. M’kujtohet ni moment kur jom dalë n’rrugë [kom thon] “kuku ku e kom djalin?” Djali n’Beshik. Edhe po thot, mu kujtojke që e kom pas n’Beshik po po thot kunati “jo jo unë e kom Durimin n’dorë”. Ai e kish pas. Prapë u kthym edhe ni sen që mas shumti s’mujsha me e bind Fjollën, Fjolla tani i bani pesë vjet se si ka pas në atë kohë, e qitsha me flejt mi kpuca se s’dishe kur po vjen me t’qit prej shpisë. Bile thojsha le t’jetë mathun se o kon prilli n’atë kohë, marsi në të vërtetë. Marsi, prilli koha e ftoftë. Kur erdhën ma që dulëm se na tri herë jemi dalë n’rrugë e jemi kthy prapë. Herën e katërt na qitën. Si dulëm prej shpisë…
R.B.: Ju kanë dëbu?
E: Po. N’sokak, si dulëm prej shpisë, vëllaun tem edhe burrin i dajtën prej kolonës, i shtinën me ni shpi. Vëllaun e kanë rreh, burrin jo. I kanë plaçkit çka kanë pasë pare, jau kanë marrë prej xhepave edhe i lëshun. Tani na n’kolonë, n’rrugë…Kerret ma na metën n’oborr. Kur jemi dalë n’kolonë jemi taku me do familjarë, ata na murën n’kerr. Udhëtimi na ka zgjat nja ni javë n’kufi, n’Kaçanik, në Elez Han. Kush ka pasë mundësi nëpër shpija me shku gjet mill me bo me ujë me pjek n’teneqe, ku gjojshin nëpër ara me hongër. Unë do keksa me veti të djalit n’kerr qaty. Shishen e harrova. Si i qelke sytë lypke “bup” – nuk dike me thon “bukë”. Ni natë tani kemi nejt se kerret s’na i lanë, meten në Elez Han aty në atë fabrikën e çimentos. S’na lanë me e kalu kufinin e u duft me shku n’Bllacë. Aty në Bllacë u takova me kunetët e mi. Ata dulën se fmit ma t’rritun, ata kalun. Na i lshun ato farë të improvizumet, ato shatorrat. Ni natë e bonëm aty.
R.B.: Në Stankovec po menon.
E: Në Stankovec kemi flejt n’kerr… Jo n’Stankovec, po n’Bllacë, n’kufi. Në Elez Han, n’fabrikë, ni javë ditë n’kerr kena flejt. Se s’lejshin me kerre me kalu. Tani u duft mi lon kerret aty se ish n’pytje jeta, s’kishe çka me hongër. Tani kalum në Bllacë. Ajo fabrika e çimentos o kon qaty me Bllacën. E në atë pjesën ku jon kon refugjatët në Bllacë kalum, ku jon kon të improvizume ato shatorrat. Qaty e kemi bo ni natë gjumë. Tani kemi dalë kemi prit nja 4 orë n’kufi. Qaty o kon tmerr se njonin kunat e dajtën me ni autobus tjetër, prej tute që po na ndajnë se aty edhe i kanë rreh edhe policia maqedone se njerëzit secili ngajke me hyp n’qat autobus ku e kish familjen. Qaty o kon tmerr prej maqedonëve. Fati që mu sem ndajten prej familjes. Jemi hyp në autobus se s’dishim ku po na qojnë. Tani jemi shku n’Stankovec. N’Stankovec kom nejt ni muj ditë me shpresë që osht përvjetori i NATO-s edhe po kthehemi. Burri jem “Po kthehemi, kemi mu kthy gjithqysh n’Kosovë”. T’mitë shkun n’Gjermani, njoni kunat shkoi n’Francë, njona kunatë në Norvegji. Veq unë me fminë ma t’vogël meta ni muj në Stankovec. Prej atuhit tani u detyrum – filloi mu nxeh koha. T’piqke dilli. S’kishe kushte. Ku t’na dul emri. Na dul emri për Kanadë. Nuk e refuzum, shkum n’Kanadë. Atje mo na pritën super, super mirë deri kryetari i komunës – se na në Halifas kena mrri – kryetari i komunës kur kena dal prej aeroplanit na ka përshëndet secilin. Me kolica për fmi, me kolica për pleq, dikujna kpuca, se qysh jena dal prej shpisë, njerëzit dathë e mathë. Na pritën. I kena bo krejt analizat shëndetësore, aty na murën gjakun, u pastrum, na dhanë tesha prej të brendshmeve, me jakne, me tesha të brendshme, me krejt. Tani na qun në kamp. Aty n’kamp kena nejt nja 3 javë, 4 javë s’po di saktë tash.
R.B.: Qysh o kon ai kamp?
E: Ai kampi ka qenë kamp ushtarak po i ri, sefte kemi hi na. Po çka o kon e keqja se jemi kon tri familje, ni dhomë kemi flejt, qekjo. Kuzhina o kon, je shku je ushqy. Tani jon kon ato sallat e aktiviteteve. N’qytet merrshe leje, shkojshe ose t’qojshin me kombi, u paraqitshin ato vizitat e mjekëve. Veq qajo o kon e keqja me flejt ni dhomë. Unë isha me fmi t’vogël, ishin do që rrishin shumë, ngojshin muzikë e bojshin muhabet e se shujshin dritën, aty fmija kish nevojë me flejt. Tani shkum, transferin që u duke, u paraqitshe për me shku në Vinipeg. Aty jena shku, me sponzor, ata t’kanë sponzorizu. E kena gjet banesën me mobilje, qito elementaret krejt çka janë plus e ke marrë ato big check-un që na vyke qato perde e tepiha, qato që kanë mungu. Po na u kthym, lypëm për mu kthy, nuk nejtëm. Ushqimin e kena pas n’banesë për nimuj deri të njoftohesh ti me qytetin, deri ti dish marketat. Qito senet elementare krejt i ke pas.
R.B.: A keni pasë mundësi me punu?
E: Jo, na dul ajo leja e punës, na dul, po na dojshim mu kthy, se na dul. Bile se pritëm edhe delke në shtator ai çeku i vjeshtës. Na u lajmërum për mu kthy.
R.B.: Edhe mandej ju kanë kthy ata?
E: Po edhe dëshira, bile kur jena shku në emigracion, se burri jem e folke anglishten, kur jena shku në emigracion mu lajmëru, u paraqitëm tani mas nja dy dite erdhën prej emigracionit me përkthys me m’pyt mu se unë nuk e folsha anglishten, me m’pyt mu a po m’detyron burri, a jom edhe unë e mendimit për mu kthy.
R.B.: Edhe jeni kthy për ktu?
E: Edhe u kthym ktu.
R.B.: Qysh ke ktu kur u kthyt?
E: Kur u kthym ktu…valla se di…shpija e dëmtume, e vjedhne me çka ka, mu ka duft me hi mathun. Deri e kena pastru, deri e kena rregullu se kanë nejt aty edhe refugjatë e kanë hi çka po di unë policia e kush kanë hi. E kom gjet shpinë tmerr, tani deri u rahatum. Fati prej ktynë fatkeqësive, fati që burrin e thirrën në aeroport me punu se su dike, krejt pa punë. Prej gjitha të kqijave, qajo e mirë që bile u punësu.
R.B.: Ia ka nisë me punu
E: Po.
R.B.: E fmitë qysh jon kon n’këtë periudhë? Edhe n’kerr edhe në…
E: Valla fmitë shumë keq se Fjolla kur u kthym në shtator i boni 5 vjet, dmth Fjolla i ka pasë katër vjet e gjys në atë kohë. Po fmija e pajshin që diçka nuk osht n’rregull se na pajshin edhe neve që mosdisponimi. Edhe n’qat momentin kur vllaun tem edhe burrin tem – se na kena piskatë – kur i kanë marrë i kanë shti me ni shpi, Fjolla jem o kon ka çmendet se m’pajke mu tu bërtit. Tani edhe me flejt n’kerr bre, s’ka bukë, ku po shkojna, pse spo kthehemi n’shpi. Edhe pse atje kur shkum, jo lodra, jo krejt, kur mrritëm n’Kanadë, jo lodra, jo tesha, e joshin fminë, po ajo pak e ngurraftë a din, si bojshin përshtypje se ish e lodhne fmija, edhe prej rrugës, edhe prej disponimit t’prindëve edhe prej gjendjes, e nike nashta edhe muhabetin tonë. Fmija absorbon edhe pse nashta s’din mu shprehë çka po i mungon, ajo i jetë në kry.
R.B.: Iu kanë met n’kry.
E: Po.
R.B.: E me ma kallxu pak ma n’detaje qet rrugëtimin për Kanadë, qysh ju dulë leja për Kanadë?
E: Vallah me thon t’drejtën…
R.B.: A qysh aplikut?
E: As që kemi apliku. Burri dy motra n’Australi. Erdh njoni djal i motrës prej Australie se ai ish ardh veq me kqyr ku jon familjarët erdh edhe ai me insistu me na marr neve se metëm na shumë, ni muj ditë. Tash jon lajmëru njerëzit ku kanë dasht, kanë prit n’rend ku kanë dasht, n’cilin shtet, ku kanë pas familjarë edhe qatje i kanë qu. Ky burri jem nuk ka dasht tu menu që po kthehemi na n’Kosovë edhe s’dojke me dal jashtë. Tani ia nisën ata vetë me bo lista me hjek popullatën me e shpërnda prej aty.
R.B.: Prej Stankovecit.
E: Prej Stankovecit. Edhe neve vetë na kanë shkru, as menja s’na merrke. Na pritshim që masi erdh ky nipi i burrit, që ky po bon diçka po shkojmë në Australi. Na dul emri për Kanadë edhe nuk e refuzum prej tute se ishin n’pytje fmija, u nxe koha, s’kishe kushte, ni muj ditë, ti s’kishe banjo. Stankoveci o kon tmerr.
R.B.: A keni pas ushqim mjaftushëm në Stankovec?
E: Po ushqim t’thatë ke pas. Çdo njani kemi pas nashta ka pak pare aty. Vonë ia nisën mi pru ato trafikat aty mrena ku kishe mundësi me ble, se n’fillim ti ke hongër ushqim t’thatë bre kuku, s’ke pas mundësi as shishen me përvëlu, fmis mi dhon qumësht. Kushtet jon kon katastrof. Banjot jon kon veq të improvizume me llastika qaty me shku.
R.B.: Me llastika:
E: Tu prit n’ren, midis fushës banjo.
R.B.: E qysh u lajshit, ose fmit qysh i lajshe?
E: Fmit hiq niher, kur u nxe koha e nxejshim ujin n’diell, u nxejke kanta e plastikës n’diell edhe e lajshe fminë jashtë qaty, i qitshe ujë. Për veti…legenat e mdhaj qishtu na i dhanë ndihma, e nxejshe shishen e bone ni tush trupit, kryt laje jashtë, u duke me e la kryt jashtë shatorrit qaty. Qitu ni shatorr, qaty njo, qaty njo. Edhe u kon ftoftë shumë, me jakne përthekut flejshim…prilli…me 31 mars jemi dalë prej shpisë, ni muj ditë n’Stankovec. Ti llogarite krejt prillin jena kon n’Stankovec. Dita u nxejke, nata e ftoftë. Ma kur o kon shi nja tri-katër ditë, deri shkojshe te banjot, ku jon kon banjot larg, nëpër shi, nëpër lloq me e qu fminë…tmerr.
R.B.: Sa t’ka ra me nejt n’Kanadë?
E: N’Kanadë kena shku diku më 1-2 maj se krejt prillin jena kon n’Stankovec e jena kthy prej Kanadës më 11 shtator. Tash maj, qershor, korrik, gusht, më 11 prill jena kthy. Edhe na lutshin vallah. Mu m’thojshin ti ki t’drejtë me e marr familjen tone, bashkim t’familjes, burrit qashtu. Po me shpresë që po bohet mirë u kthym.
R.B.: Vendosët mu kthy.
E: Po.
R.B.: Okay, faleminderit shumë.
E: Faleminderit edhe ty.