Sadbere Aliti
Medinë Dauti (intervistuesja)
Sadbere Altini (e intervistuara)
Akronimet: MD= Medinë Dauti, SA= Sadbere Altini
SA: Niher në të ‘99-ten, tani ktu luftë ska pasë jo ska pasë, e vetmja shpi e jona o kanë në komunën e Ranillukut, edhe sa herë kanë kalu ato kerret, tenkat, krejtë shpia u dridhke, nja 1000-2000 tenka krejt renë. Ja nisshim i njehshim, sa thojsha o Zot krejtë shqiptarët paskan me i myten. As natën as kurrë në jetë gjumë skena ba, kurrë, kurrë kurrë. Tani, tani ja nisen krejt me i qiten prej shpijave, prej shpijave kur e hjeken Petrovcin pata dal posht me kqyr edhe më thanë ik mrena ik se shqiptark je, edhe të mysin edhe ty.
Edhe serbt ja u bojshin me dur prej asaj ane hajde kishe qe po shkojmë po ikim, qet fminë e kisha të vogël, nejse i hjeken krejt prej shpijave une kom nejt hala aty edhe bombardimet kur janë kanen, kur ja nisen aty me gjujt ngat neve, ngat neve na dulem në livadh edhe ja nisshem me ikë her me ni anë, her me ni anë krejt qysh i bike ato.
Une jam kanen, dy djemt, burri edhe vjehrri edhe qeni kur na pake tu ik neve, kah shkojshim na qeni vike me neve, deri u nalen ama jena trishtu.
Tani, qekaq, prej serbve s’komë pasë qat’her problem, tani masanej kanë ardhun, ja ku osht UÇK-ja, ja dilni jashtë, ashtu kshtu tani ja nisa me iken. Komë shku tani në Tërnovc, në Tërnavc une mir kam kapercy. Mirë, po pleqt qe se kom dit ku i kam, kur kom ni qe i kam hazen në Ternavc jam gxu, a e dinë që kom kujtu qe krejt i kanë myten?
SA: Pernime a?
SA: Po, tani ni kohë të gjatë për familjen hiq se kam ditë, e kam ditë që jam në Pograqë.
Edhe kur erdha këtu në Gilan, te shpia kur po e shoh kërkush në shpi, kërkush në shpi edhe po e veti Agën Musë, thash o aga Musë ku janë kta? Tha nuk e di më duket janë në Pograqë. Hiq, insan i gjallë këtu. E kishin pas myten përprara ni kojshi këtu edhe kishin ikë, tani une shkova në Tërnavc, kur shkova në Tërnavc se kam dit që është familja jonë në Tërnavc, shkojsha u kthejsha, kur u bajke diçka ma keq u kthejsha. U ktheva ma te shpia kur erdhë ni serbë edhe më tha sonte duhet me vnu nga ni shami të bardhë, me ditë që ësthë shtëpia e sërbve, une e luta at shkavin a bon, me vnu edhe une shaminë.
Ai më tha jo se kjo është provokim.
Unë i thojsha po bohna qe është shpia e sërbve veq me pshtue, aj jo jo provokim.
Thash Goran a vi te ti me bujten? Me thmi.
Tha jo, tani ni serb atu qe o kanë ka thanë pak nëse keni ni problem muni me ardhë te na, pak si e ndieni asi, tani prej asaj dite kena shku në Tërnavc kena nejten.
Une kam mendu tani që familja jem është e vdekun krejt, janë zhdukë se ma kërkun nuk i komë gjetë. Pata shku te ni kusherinë e burrit, tu nejten aty, unë shumë shumë e merzitshme ma as su merrke vesh për dikan as hiq. Kur um tha oj Sadber, u kanen nana jote edhe baba yt dje në drekë te une. Kuush? Kur t’ja kom nis bre me kajt, tani më ka marrë më ka qu ku janë kanë familjarët e mi, i kamë gjetë kom nejt aty, kom nejt edhe te do kusheri të burrit, aty teper mirë na kanë pritë ama edhe aty bombardimet përmi kry na vishin, na vishin ato edhe diten ka pas me gjujtë edhe gjithçka bojshin.
Tani nihere i paten mledhë krejtë me i que ne Ternavc, hajde krejt me dalen nuk e di qysh i thojnë ati vendi, krjet me i pushktu. Krejt po nuk e di dha Zoti edhe kerkan nuk e kanë mbytë atë ditë krejt i kanë mledh, krejt me ni livadh krejt të madh i kanë qu aty edhe apet krejtë na kthynë nepër shpia. Domethanë qe pshtumë aty.
((((( thote diçka, nuk kuptohet))))
SA: Qysh ka qenë qekjo pervoja e largimit prej shpisë?
SA: Kurgjo ma keq nuk ka se me u largu prej shpijes, me u largu me shku në shpi të hujë, me fmi me asi, edhe atëherë nuk kishin as ata me hangër, parameno marojshin fide, i zijshin fidet edhe i qitshin në tepsi, fidet-supën, e shtishin në tepsi, në furroë edhe qashtu e hajshum drekën. Thmia nuk e di nuk e di as vetë.
Katastrofë. Nime mirë neve na kanë pritën, ama spo di mu krejt vjehrra jem ma ka asi, vjehrra jem edhe Suzana thanë shpirtin qaty na e kanë hanger, ja jepem në Ternovc, na kthynë në shpi, apet erdhën ku e di, tani kta kur dulën, patën dalë Naseri, Bejta, Skenderi patën dalën te pumpa me marrë naftë, ajo tu biskatën mi kini marrë fminë e serbit, aty policia o kanë tu i myt a nuk e di çka tu i ba, a e di se une pata pas probleme qatëherë në shpi spo di tjetër çka me kallxu për ktu. A për Tërnavc tepër mirë na kanë pritë kur shkojshim, a për.
SA: Okej, qysh e kujton po menoj kthimin në shtëpi, çka të kujtohet, qysh je ni?
S.I- Po kur jam kthy në shpi, o kanen prill a nuk e di, pranvera. Krejtë gjelbërim, ato luleshpatullat, i thoshin lulëshpatulla kokan qel, krejt kishin pas qel përskejt.
O Zot, kur kom hi bre në oborr bre mu ka dokë xhenet bre xhenet, tani mas 2-3 ditve kur jena kthy në shpi kanë punu do serb te fabrika, te fabirkka nuk e di çfarë fabrike o kanë atje në crep edhe tu u kthy në 11 të natës prej punës na kanë gjujtë me automat, krejtq shpijen e kena edhe sot krejtë bira. Krejt, kanë dashten me na tutë a bonvaki edhe me na mutë dikan, edhe dy her Naserin janë kanë tu e mbytë te dera, kur ka shkue po ma ata si kem pa as me thanë qysh as tek as hiq. Me qata u patën kanën rojtar të nitexit pom doket, edhe tu u kthy në shpi kanë gjujt me automat, qysh jena kanë tu nejt, veq kur ka bo shpia, u dridhë prej automatit, krejtë rafall.
Edhe mirë o kanë një ndjenjë tepër e mirë me u kthy në shpi, me ja fillu punes prej fillimit, hanez krejt viran krejt qysh me thanë si shkretë.
B.G. Aha.
SA: Dilshum në oborr, tu kqyrë si ujku e dhia, shqiptarët kujtojshin se jena serbë, serbët kujtojshin qe jena shqipëtarë. A po e din se jena kanë as anej as knej, veq malltretime boll.
Boll kena pasë malltretime, nime edhe prej asnjanes anë nuk jena kanë të përkrahtë, as nga shqipatrët as nga serbët, se veq na jena kanë aty në crep.
Po apet, mirë mirë. Tani na ka ruajtë edhe UÇK-ja ka ardhen, kur na gjujten me automata UÇK-ja ka ardhën na ka rujtë nja 3-4 ditë te shpia, kah kena shku na ata sikur asi.
Tani ma vonë apet ka pasë probleme shumë, aty kanë mytën 2-3 njerëz rusët i kanë mytën.
Tani visha në Gilan, kur visha te prindët kur visha, bujsha se s’guxojsha me u kthy se ajo Ranillug gjithëmonë kanë gjujtën, kanë asi, u deshtën me bujtën aty. Tani dikurna kur kam ardhë në shpi apet probleme ka pasë edhe prej Rusve kena pasë probleme, vishin te duvari, a fishllojshin a najsen s’guxojke njeri as me dalen jashtë. Se ata paten ba edhe Kasëp qaty KFORi i serbve.
Kena pas probleme, tani kur kanë ardhën Italianët a najsen, u kanen ma mirë.
Ama ni kohë të gjatë edhe rustë na kanë rujtën, te shpia prej ktyne.
Na e kanë rretheku shpinë edhe na kanë rujtë prej serbve. Domethanë asi, dy-tri herë vjehrrin tem kanë dashtë me pushkatu, e kanë marrë ni kamion me ja ndreqen, aj kamioni nuk ka pas kurgja hiq. Nam ka dalë vjehrra jeme e ka pshtu, ka folë serbisht prej zorit, edhe ka kujtu tani që oshtë serbe edhe e ka pshtue.
SA: Okej, çfarë efekti menon që ka pasë lufta, te ju familjarisht ose edhe te ti kshtu personalisht?
SA: Efekt shumë të keq, kurrë s’muj me paramendu këtë luftë. Kur kanë shkue ata, kur u kry lufta këtu, kur hini NATO, patëm dalen ata krejt tu shkue, tenkat, kerret, krejt mallrat e tona, krejt shpiat e tona i kanë çprazë, te prindtë e mijë. Krejt me arusha të fmive me lojna, krejt i kanë lidhë neper tenka tu lujten nepër dorë, komë pa shumë kojshi të mi që i kom pas serb në Gilan, edhe me emra i di. Kur i kom pa ato i kamë mshefun se komë thanë tashë që kanë hupë këta e kru të më shohin mu thonë kjo shqiptarkë edhe më mysin qaty për qaty.
S’kom guxu me i dalen para syve ati Sërqan e ka pas emrin, aj kojshia jonë kanë shku edhe te, kanë shku tu vjedhën domethënë në çdo shpi ku kanë asi kanë vjedhën, me maqina të lamjes, me shporeta të rrymës me krejt gjithçka plot e përplot i kanë pasë kamjonat, me syt e mi i kam pa, çka kanë vjedhë a çka kanë ba, krejt asi.
E tani mas luftës, kur komë ardhë te prindtë e mi, te prindtë e mi kur kam ardhë skanë pasë ku me hi se gjithçka kanë ba në shpi, a kanë ba nevoja të mdhaja, nevoja të vogla, gjithçka, gjithçka në jetë menzi, çdo dyrë të regallit, o kanë SPS ka shkrujtë. SPS a e ke pa naltë, krejtë qishtu ma shumë s’po di.
SA: Okej,