Anonim
R.B.: Përshëndetje. Po ia nisim pak me fillimin e luftës. A je kon tu punu, çka je kon tu bo? Qysh ka shku ajo periudhë kohore deri kur vendosni mu largu?
A: Para luftës kom punu deri më 25 mars. Edhe më 25 mars, domethon ni natë mas bombardimeve, sipas marrëveshjes që e kemi pas me shoqninë që me i rujt venat e punës, e kom pas obligim për mi dalë edhe n’fjalë shoqnisë, edhe jom dal si rëndom te autobusi që na ka transportu deri n’punë. Në stacion të autobusave kemi qenë veq dy shqiptarë, unë prej Elektranës edhe tjetri prej ni reparti të KEK-ut. Kur ka ardhë autobusi i elektranës, shoferi ka dalë te dera edhe tha “asni shqiptar nuk bon me hyp në autobus”. Unë nuk tentova me hyp, ai tjetri koleg që ishte tentoi me hyp mirëpo ni rojtar serb i KEK-ut i tregoi shoferit që ai osht shqiptar edhe e zbriti. Edhe unë vendosa për mu kthy n’shpi. U ktheva n’shpi, iu telefonava shokëve – se kemi pasë telefon n’shpi – shokëve n’punë atje që unë nuk po muj me ardhë se më zbriti shoferi prej autobusit. Ata tash i njoftun shefat ma të naltë që s’muj me shkue n’punë shkaku që s’na mur shoferi. Mas atij momentit, vajza ni ditë përpara e ka sosë dorën me ujë t’valë edhe me propozim t’grus te qojmë te mjeku se mos po i metet naj shenjë. Edhe unë pranova, hajde po e qojmë te mjeku. U përgatitëm, dulëm n’rrugë. Kur dulëm n’rrugës kryesore të Fushë Kosovës, tri pjesë te udhëkryqi – e kom fjalën për udhëkryq të Fushë Kosovës, tash është rreth – në tri anë kish pasë grupe të paramilitarëve me kapuça t’kuq, kapela t’kuqe. Këtë pjesën ka ish mas afërmi prej meje, pos paramilitarëve, kish plot t’ri edhe t’reja serb, që bisedojshin me paramilitarët. Tash kur i vërejta unë paramilitarët, me u kthy s’guxojsha se m’përcillshin, edhe po i thom grus “duhet me shku tash – ishalla Zoti na run se n’rrezik jemi”. Kur u afrum grupës t’parë të paramilitarëve ku ishe edhe qajo tollovia e civilëve, vajzave dhe djemve serb, eprori i tyne pi urdhnon ata punëtort e vet për me m’kontrollu. Edhe n’atë moment ni serb i ri, kojshi i joni, e ka kthy kryt mrapa – ai na ka njoft se e kemi pas kojshi – edhe i ka thon atij “i ktuhit osht”. Tash ai e tërheku urdhëresën ai shefi i paramilitarëve edhe nuk m’kontrollun. Na e vazhdum rrugën deri n ‘ambullantë. Tash masi s’na kontrolloi ky i pari, na lejoi me shku faktikisht. Ato dy grupet tjera nuk reagun fare edhe shkum deri n’ambullantë. N’ambullantë ni situatë e tendosun, muzikë serbisht, rezervista plot n’ambullantë serb. Hynëm te motra për me bo pastrimin e plagës edhe ajo me ni ton pak ma kërcënus, përndryshe përpara shumë ka pasë sjellje korrekte. E kryti punën e unë po e pys “a ka nevojë prapë nesër me ardhë për me e pastru varrën”. M’piskati tha “ik n’shpi, s’ka mo nesër”. U kthym te shpia mirëpo tash e ndërrum drejtimin e rrugës se nuk guxofta me u kthy kah paramilitarët te udhëkryqi po shkova ni rrugë tjetër alternative kah kisha, kah shkolla edhe për me dalë prapë në rrugë kryesore sepse rruga kryesore për mu o kon e pashmangshme. Kah kalum tash te rruga e shkollës ish mush oborri i shkollës plot rezervista mirëpo aty s’reagoi kërkush. Dulëm n’rrugë kryesore. Prapë ato grupet e paramilitarëve ishin në të njëjtat pozicione. Edhe u kthym në anë të majtë të rrugës, ka ana e shpisë teme, trotuarit tu ecë. Tash kur u afrum te libraria ni rrugë para nesh, dul ni vajzë e kojshive edhe tash e kafshoi buzën kur na pa neve me qikë se ajo na njihke, edhe m’shtini mu n’midis me qikë, gruja në njonën anë, ajo në njonën anë. Edhe tash osht nja 50 metra distancë ato dy rrugë, prej rrugës tem, ton kohën ajo për faqe tu e kap qikën tem e cila i kish 21 muj në atë kohë. Ata paramilitarët tash veq kqyrshin kah ana jonë se tash u afrum 20 metra afër paramilitarëve mirëpo kjo qika serbe e kojshive vazhdoi kah paramilitarët, na hynëm n’rrugë tonë edhe nuk reagoi kërkush. Kjo ka qenë ditë e ejte, 25 mars 1999. Tash masi u kthym n’shpi, vazhdum na me do punë kah kopshti se punojshim kopsht, vazhdum me do punë. Unë i thirra ata shokët edhe niher ju tregova, thashë “qishtu qishtu osht puna”. Ata m’thanë që ka shku shefi n’Prishtinë me e marr ni leje speciale se na kemi qenë punëtorë që iu kemi desht KEK-ut. E tash unë pritsha që nëse vjen leja speciale na ishim marrë vesh krejt shqiptarët me shku n’punë për me e rujt objektin. Mas ni kohe m’thirri direkt ai shefi që e kom pas shqiptar, thotë “jo valla nuk kam marr leje”. Thotë edhe tash veq qysh e ka thon Zoti se ma…mund të ndodhë që ma s’munem me ardhë në elektranë. Edhe unë ma nuk shkova. Në mbramje të 25 marsit fillun mi djeg shtëpiat. Anej përpara si u bon bombardimet i digjshin lokalet. Nëse i kanë vjedh do lokale që s’ju kanë vyft, lokalet i digjshin krejt të shqiptarëve e e më 25 në mbramje fillun me i djeg shpiat. Mirëpo qaty në lagje tonë rreth e rreth kemi qenë me serb, dmth ni hektar tokë ka qenë e jona me kushëri, tjetra pjesë krejt ka qenë serb. Atë natë kërkush kurgjo s’ka nguc. Të nesërmen, dmth më 26 e premte, kemi vazhdu na punë me do fidane a do rasad të bahqes gjatë ditës edhe ni shpi e pabanume e shqiptarëve kojshi që e kemi pas t’vetmin kojshi aty ia thyn dritaret. Aty s’pat banue – thashë e pabanume. Ia thyn dritaret. Edhe vllau po m’thot “sonte ktu s’guxon me flejt se ia thyn dritaret, kanë me e djeg e toni jeni në rrezik edhe ju”. Edhe vendosëm fminë me gra mi que te vllau e na – baba e nana s’dojshin me dalë, metën aty. Unë edhe vllau i vogël metëm. Kta rrishin n’kat t’poshtëm, unë rrisha n’kat nalt veq me vështrue. U digjshin në të gjitha anët shpijat. Për ni moment, rreth orës 24, gjujtën me armatim ni kojshi nja 50 metra larg meje, meniher mas tij tjetrin kojshi, tash mas disave – nja ni gjys minuti a ni minut – edhe shpinë tonë. Shpinë e gjujtën kulmin edhe katin e dytë. Unë isha tu vështru. Në momentin që ka ra plumi i parë, krismat që jon ni në kulm, unë jom shtre n’parket. Edhe tash ata e kanë gju qat dritare, po menoj dritaret e dy dhomave të katit t’nalt derisa u kryn, u nal ai farë rafalli që u ndërpren gjujtjet, unë shtrit kom qëndru në qat dhomë. Edhe tash kadal zhagas u lshova poshtë edhe i thashë babës “hajde shkojmë te vllau”, nja 70 metra prej shpisë t’parë – se qashtu i qujm, shpija e parë, e dytë, e tretë. E shpija e tretë ish e atij vllaut, t’shkojmë atje. Baba kundërshtojke, nana erdh edhe vllau i vogël erdh. Po mas ni kohe erdhëm edhe niher, babën me zor e murëm edhe shkum atje qëndrum deri në mëngjes të datës 27, dmth tash u bo e shtune, në Fushë Kosovë edhe s’dishim çka me bo. Herët n’mëngjes edhe s’dishim çka me bo. Hajt tash po vendosim gratë me fmi me i strehue te të afërmit jashtë Fushë Kosovës e unë e kisha edhe mixhën edhe…
R.B.: Domethon i vendosët gratë…
A: Vendosëm gratë edhe fmitë mi qu edhe stacioni i parë ishte mas afërmi te stacioni i autobusave te djali i axhës. Tash masi dulën gratë te stacioni i autobusave, se afër e kom unë aty stacionin e autobusave, unë dola n’këtë skajin tjetër t’rrugës edhe i vështrojsha derisa t’vjen autobusi. N’qato momente gruja po vjen tu qajt te unë. Tha po thojnë që kush ka qanta, ni punktë mes Fushë Kosovës edhe Prishtinës, te stacioni i veterinarisë i thojnë, ka pas punktë, pi zbresin krejt. Edhe tash për mos me rrezikue për qanta me e zbrit grunë, thash ani, aty ishin krejt për fmi, rroba të fmive sene. Qat moment erdh ni gru kojshike me ni kerr të ni të afërmit t’saj edhe u nal. Ajo zbriti prej kerrit, kerri vazhdoi deri te shpija e saj edhe po thot ajo “kqyre kojshi, unë s’kom pas kurgjo t’keqe prej jush”. Ajo ka qenë pa burrë, e vejë. Thot “kurgjo t’keqe s’kom pas qe 20 vjet prej jush.” Thotë “kanë vendosë n’Fushë Kosovë shqiptarë kon t’nxanë me pre” se dikush paska vra, sipas saj, disa policë. Domethon ishte 27 e shtunë. Edhe u betue n’djal, t’vetmin djal që e kish, që nuk ka sherr, po “largonu se kjo ndodhë zgjat 5-6 ditë edhe ktheheni”. Tash unë u ktheva n’shpi. Ajo vazhdoi ka shpija, unë po e përcjelli derisa hypi n’autobus edhe po kthehna n’shpi. Prapë me atë kojshiken te rrethoja u takum, dul me bisedu edhe prapë po i përsërit të njëjtat fjalë. N’ato momente, tu bisedu me të, n’rrugën tjetër…m’doket rruga… ka pasë ksi taraba, s’ka pas rrethoja edhe po i shoh unë prapë paramilitarët tu ardhë te dikush n’atë rrugë. Edhe ata kqyrshin prej meje. Kjo kojshikja ma tërheki vrejtjen tha “largohu se edhe mu kanë me m’vra”. Mirëpo unë su largova, qaty nejta derisa u mshefën paramilitarët mas shpisë tjetër aty. Kur su dokke ma…nuk kish shenjë të tyne u ktheva edhe pi thërras ata familjarët, babën, vllaun, kushëritë, thash ktu mo s’ka t’nejtun se qishtu qishtu m’tha kjo kojshikja, po dalum. Baba kundërshtojke po e bindëm edhe babën edhe vendosëm familja jem me u taku te djali i axhës në Prishtinë. U kthym n’Prishtinë. Autobusat qarkullojshin çdo gjys ore. S’bojke pengesa kërkush me u largue edhe erdhëm tash te djali i axhës n’Prishtinë.
R.B.: Edhe te djali i axhës.
A: N’Prishtinë kemi qëndrue deri më 31 mars, herë te djali i axhës, herë te motra se s’kish ven, se vishin edhe tjerë kushëri e bojshim ven deri më 31 mars. Më 31 mars forcat paramilitare ia nisën me na largue prej Prishtinës.
R.B.: Ju përzunën a?
A: E tash qitu nëse bon se pak edhe e harrova ni insert. Ditën e fundit t’qëndrimit te djali i axhës, nana e shokut të djalit t’axhës erdh edhe m’pyti a bon mi pru dy refugjatë të Drenicës se n’lagjen Taslixhe kanë hy paramilitarët edhe nejse unë tash e disha për atë djalin e mixhës edhe i thom “bjeri”. Edhe erdhën ata refugjatë, u vendosën aty. Tash përballë shpisë t’axhës ka qenë shkolla – Elena Gjika është tash – Vukaraxhiqi, kishin qenë ushtria. Na nuk e kemi ditë, ata na kishin pas vështrue. Edhe tash i murrëm ata mrena, i strehum ata dy djem. Unë ndërkohë po i shoh njerëzit tu qarkullu rrugës edhe u furnizojshin se ka qenë ni vetëshërbim te xhamia, i madh, me ushqim. Tash unë kisha nevojë për ushqim t’fmive. Edhe po i pys ata “ku pi merrni?” Thanë “te vetëshërbimi”. Edhe shkoj unë te vetëshërbimi edhe e mora do ushqim. Kur u ktheva, i mshoj ziles. Rryma ish nalë. Tash unë meta, 3-4 herë shëtita prej shpis t’mixhës deri te shpia e Bajram Kelmendit, qashtu e ka pozicionin edhe sdisha çka me bo se mixha e ka pas shpinë si ma fellë derës e tash përballë Bajram Kelmendit, ni njeri, ni qytetar kujshi Bajramit po m’pyt “Çfarë halli ki?” Edhe po i thom valla qishtu qishtu, jom n’shpi t’Rizait, djalit t’mixhës. I thash po – ai e dike shpinë e Rizait, e ka njoft mixhën e krejt familjarisht jon njoft – thash po nuk po ka rrymë, nuk po di qysh mi telefonu me ma qel derën. Edhe po m’thot ai hin n’shpi atje e thirr, prej shpisë tij. Kur shkoj unë aty, kish pas edhe ai refugjatë plot gra edhe tash sikur na shqiptart pak ngushtohem me hi te gratë edhe po pres te dera kur ai po pisket “pse s’po hin?” Edhe erdh, thash vallahi po m’vjen keq. “Hin”, thotë. Edhe tha “ama numrin ti mu edhe derisa te marr unë dikon n’atë shpinë e djalit t’axhës se djali i axhës pat dalë ma herët, dmth na ishim veq familjarët e djalit t’axhës, thotë edhe ta qelin derën. Edhe ai tash e kryti punën, kish thirr ntelefon. Kur u ktheva mu qel dera, hina. Tamon u vendosa edhe atyne refugjatëve iu kishin ofru bukë e çaj familjarët e mi, prapë ni krismë te dera. Djali i vogël ka qenë te dera tu lujt, kqyr për birë të çelësit edhe i sheh policët. Arianit e ka emrin djali. Edhe kthehet thotë “babë, policët jon te dera”. Edhe po cokatin. Tash unë u përgatita me dalë. Në atë moment – kto s’ia harroj kurrë kunatës, kunata osht 12-13 vjet përpara meje – i ka piskat vllaut tem t’madh, i thotë “qu dil ti”, thotë se “ku i len ky 3 fmi e grun, krejt prush”. Edhe vllau pranoi edhe dul. Kur ka dalë vllau e kanë pshtet për muri edhe e kanë pyt kon e ki aty. Edhe vllau i ka tregu, jemi familjarë të Fushë Kosovës, atje s’kemi pas kushte me nejt. S’ka tregu ai që po frigohem. “Edhe jemi ardhë ktu n’shpi t’axhës”. E kanë hallakat nëpër xhepa edhe ia kanë marrë 50 Euro edhe e lshun, prapë e ka mbyll derën edhe kemi nejt deri n’ora 2. N’ora 2 e kemi ni krismën n’derë po shpija ka qenë e mshefne prej derës se nëpër ni garazh ka qenë aty me kalu. E nitëm krismën po nuk reagum. Kur do refugjatë t’Drenicës në shpinë tjetër, daj të djalit t’axhës kanë qenë në t’njëjtin oborr po ma fell, erdhën tash te na edhe po thojnë “Shpinë e Mulla Sadrisë” – Mulla Sadria ka qenë ni kojshi fort i mirë, te djali i axhës – thotë “e kallën paramilitarët”. Edhe tash po dalim. Kur e hapëm derën për me dalë kish pas policë edhe po thojnë serbisht “Drejt te stacioni i trenit”. Edhe tash dulëm prej atyhit drejt te stacioni i trenit. Gjatë rrugës, kah Rilindja e vjetër, qaty e kishim rrugën, Xhelil Salihu thirret ajo rrugë kah sheshi “Vëllaznim Bashkim” që i kemi thonë, rrugës teposhtë deri te stacioni i trenit, gjithkun n’dy anët kish policë. Mirëpo n’qat kohë kur kom kalu unë nuk m’kanë kontrollue. Unë e kisha ni fmi n’dorë, gruja u deshke nanën se ajo ka qenë gjysmë-invalid, tjetrin fmi e murën kta refugjatët që erdhën me neve të Drenicës deri te stacioni i trenit qashtu vazhdum n’kolonë. Edhe tash ni tren s’kish mundësi me hip se krejt stacioni i trenit kish plot njerëz, n’qat trenin pak para mbramjes. Hinëm diqysh edhe deri në Elez Han. Tash në stacion të Elez Hanit na zbritën edhe hekurudhës me kalu n’kufi për Maqedoni. Krejt n’dy anët policë, piskamë mirëpo prapë qaty afër meje nuk kanë maltretu kërkon. Edhe dulëm në territor të Maqdeonisë, në Bllacë. Më 1 prill domethon hymë aty edhe atë natë gjithkush qysh mujke mu gjind. Në Bllacë kishim pas nejt 3 netë e kur m’pytshin njerëzia mas natës së tretë “qe sa ke ardhë?” se vishin për çdo ditë refugjatë prej Kosove në Bllacë, unë thojsha qe 5 ditë, 6 ditë se s’disha se i kishim fminë e vegjël edhe mas tri dite diqysh dulëm. Gjatë qëndrimit 3 ditë, vlen me cekë ni shoqatë humanitare, nëse s’gaboj El Helal quhet. Aktivistët e asaj shoqate nuk e patën lon asni fmi me vujt për ushqim. Ka pasë edhe në tenda të skajshme, se i bonëm do… tenda s’ka pas po me do najllona kshtu qysh u mlojshim, u interesojshin, fmive iu bishin qumësht, iu bishin edhe keksa, domethon qat kohë sa kom qenë unë n’qat pjesë nuk munet kërkush mu anku që ka vujt fmija për ushqim edhe për qumësht. E kto tjerat higjienike pak ma t’rralla jon kon po jon kushtet asisoji mirëpo kanë pru ushqim edhe për t’mdhej mirëpo sikur na shqiptart që e kemi synin e unt – po shprehna popullorqe – në momentin kur dilshim, shihshim ka 10-14 kg suxhuk, 20 kg suxhuk ose sallama të grumbullume që i kishin rezervu njerëzit palidhje, dikush t’rritunit s’kanë mujt me marr ushqim bash të mjaftushëm.
R.B.: E kur jeni dalë n’Maqedoni ku ju kanë qu për herë t’parë?
A: Kur dulëm me autobusa ne prej Bllacës edhe u mush kolona me autobusa, tash sa autobusa kanë qenë s’di po ishin shumë autobusa edhe na qun në drejtim t’panjohun, kërkush se dike ku po na çojnë. Mirëpo unë me Maqedoni kom pas kontakt se e kom pas ni qikë të tezes po edhe nifarë tregtie të imët para luftës e bojsha, e kom njoft dmth deri n’Shkup. Edhe nanën e kom pas n’spital n’Ohër, dmth e disha Maqedoninë perëndimore gjatë vizitave të nanës t’mahershme, e disha nifar terreni. E kalum Shkupin, u kthym kah Tetova. Po iu thom rrugës Tetovës jemi, se natë nuk u shike se tollovi n’autobus. Rrugën ka mujt me e pa veq kush ka qenë afër shoferit. Rrugës për Tetovë, rrugës për Gostivar, rrugës për Kërçovë. Kur u ngjitëm bjeshkës t’kufinit mes Kërçovës dhe Gostivarit në një maje të malit është Strazh thirret gjeografikisht, atë e kemi msu edhe n’Gjeografi se ka qenë ni minierë e madhe atje Tajmishtë. Edhe dmth kemi msu edhe n’shkollë edhe për Tajmishten. Atëherë u nalën autobusat, na nuk e dishim çka po ndodhë po veç njo e kishim t’sigurtë që mo policë serbë nuk ka, dmth s’u frigojshim. Edhe me zbrit prej autobusit nuk lejojke. Edhe kur po kthehen autobusat mrapa. Mirëpo aty treni i musht edhe kishin bukur vështirësi për autobusat mu kthy. Edhe u kthyn deri në Gostivar. Tash qat autobusin tonë kur u kthy dikush prej poshtit i thotë shoferit “qet rrugë hin e drejtoji për te ni xhami” t’cilën xhami e kqyri shumë shpesh n’internet. Shumë shpesh e kqyri se kur shkum aty ka qenë ora 2 a sa ka qenë mas 12-ve. Ata kishin përgatit ushqim për neve krejt çka jemi vendos qaty n’xhami, kush ka desht ka mujt me hongër bukë ni kuzhinë të improvizume e cila shpi s’ish meremetue para 2-3 vjete që e kom vizitue, si duket ata jon jashtë e se kishin meremetue atë shpi. Edhe kush ka mujt ka flejt mirëpo shumica kemi fjet se jemi kon t’lodhun për gjumë po kemi fjet me qebe kshtu kushtet s’kanë qenë t’mira po kryesore ka qenë mrena edhe s’ka pas mundësi me na lagë shiu se ato ditë ka qenë moti me shi gjatë qëndrimit n’Bllacë. Të nesërmen n’mëngjes, na kthyn mëngjes, fillun njerëzia mu largu se kishin njerëz t’njofshëm për Gostivar. Vishin qytetarët e Gostivarit për me marrë refugjatë n’shpi t’vetat. Na qëndrum deri n’mbramje. N’mbramje erdh njëri prej komunës së Kërçovës, i fshatit Kollar vullnetarisht me marr ni familje refugjatësh se deri qato ditë n’komunë të Kërçovës nuk kishin pas lejue refugjatë pos katunit ku kom qenë unë me zor kanë dalë aktivistat e kanë nal ni autobus, e kanë blloku autobusin aktivistat e fshatit Kollar edhe e kanë marr ni autobus jau kanë qel durt edhe i kanë pranu, se s’kanë lon me dalë anej. Edhe tash ai po iu thotë atyne organizatorëve t’pritjes e t’kujdesit ndaj neve t’cilët kanë qenë të shkëlqyshëm, shumë djem të sjellshëm, jon kujdes, kanë marrë shënime krejt t’sakta, me qato shënime kush ka pas në atë kohë telefon ose diçka jashtë ka mujt me na gjet ku jemi. Shumë punë t’mirë kanë kry ata djem. E ata po i thojnë “jo na qesim deri përtej punktit të Gostivarit edhe s’ka problem”. Hipëm n’veturë t’atij pronarit, ata me tri vetura, njo para, njo mrapa. Kah punkti po kalojmë edhe ata po e përshëndetin policinë në punkt. Ndoshta ka pas edhe naj shqiptar edhe ata e përshëndetën edhe e kalum kufinin. Edhe tash n’mbramje diku pak pa u terrue mrritëm te shpija e mikpritësit edhe na pritën fort mirë. Tash na si t’lodhshëm, meniherë na ofrun bukë edhe na thanë fleni. Na vendosën ni shpi qaty, bile e kom në fotografi të Viber-it e maj atë shpi për kujtim. Ka qenë dhomë edhe kuzhinë mirëpo tash kishim krevet edhe n’dhomë edhe n’kuzhinë domethon na mjaftojke neve. Të nesërmen flejtëm na pak ma gjatë. Erdh ai pronari, edhe niher u njoftum, Ukali Ahoja, ni plak, fort plak i mirë edhe po thot “përgatitnu se po shkojmë n’qytet”. U përgatitëm edhe shkum n’qytet. E tash atje na blejtën garderoba, sidomos garderoba të brendshme, se kishim problem mirëpo të ofrojshin gjithçka. Mirëpo unë për gjithçka i kundërshtojsha për me ble se s’isha për mi shpenzue ata për do sene t’kota mirëpo çka kemi pas nevojë ni grue e tyne erdh se dy kerre, ajo senet për gra krejt i dike senet çka shkojn. Kshtu që faktikisht prej qatij momenti që jemi vendos te baca Ukë – se unë e kom qujt baca Ukë gjithmonë – masnej u bo haxhi mirëpo unë prapë e maj atë kujtim t’parë, prej atij momenti që kemi qëndru te baca Ukë mo kurrë vështirësi s’kemi pas sa i përket furnizimit.
R.B.: E qysh e kalojshe përditshmërinë aty në…?
A: Përditshmëria…tash në ditën e parë kem n’qytet. Ditën e dytë, unë si punëtor, si katunar edhe aty u gzova që qëllova n’katun se thash dal iu ndihmoj atyne me punu. Kur u qova n’mëngjes ajo shpija jem, se tash ata i thojnë shpija e Ibrahimit, dritaret prej shtallës t’lopve, oborri i madh, shpijat e tyne jon paralel me magjistralen Shkup-Ohër, edhe plaku po pastron aty te lopët. Gruja po thotë “valla ka dalë Baca Ukë atje po pastron” se u murëm vesh me grunë na që me u kyç meniher me punu. Edhe unë dal, ai refuzojke. “Jo s’ki me punu, jo kshtu, jo s’ki me punu”. I thashë “Kqyre Baca Ukë, nëse nuk m’len me punue, unë po dal prej këtuhit, se unë jom i katunit, i di punët e katunit edhe nuk du me nejt parazit”. Tha “Jo, ti këtu ki me nejt, me punu kurgjo. Unë t’jepi pare edhe shko çdo ditë n’qytet e hjeke mërzinë n’qytet.” Thash “Jo, Baca Ukë” se ka qenë pensioner i Austrisë, dmth ka pasë pension t’mirë. Thash “unë n’qytet nuk du me hup kohën po unë du prej sotit e deri n’ditë t’fundit sa t’jom me ty”. Se tre djem i kish jashtë Baca Ukë: njëri i madhi ka qenë profesor i gjuhës shqipe. Ai paradite shkojke n’shkollë, masdite u kryshin punët. Unë ton kohën me ty. Po kshtu si me zor e binda edhe punojsha. Mirëpo gjithmonë ai e nike veten shumë keq pse unë po punoj.
R.B.: Edhe te axha Ukë…
A: Te Baca Ukë kemi kalu fort mirë, s’na ka mungu kurgjo. Gjithmonë o kujdes për neve. Edhe na si t’mërzitshëm, ai gjithmonë na shprehke ngushëllime sa që m’thojke “mos u mërzit, a po don me ta maru ni – nëse nuk ktheheni – kom me ta maru shpinë ktu” n’trull tij ose zgjidhe prej katër shpijave cilën t’dush kom me ta maru për gjith. Mirëpo deshti Zoti nuk pat nevojë, se ka qenë shumë shumë plak modest, shumë plak i mirë që shumë pak shokë mun mi gjet atij njeri. Shumë ka qenë njeri i mirë. Tash kur u ndërpre lufta, më 12 qershor nëse s’gaboj të ’99-tës, fillun njerëzit…njerëzit fillun mas diku ka i 19-20 prej rajonit të Kërçovës me u kthy n’Kosovë. Unë u deshke shkaku i fmive që ishin n’shkollë se s’dojshim me ju hup viti shkollor mirëpo edhe gjithmonë brengë se s’kishim ku me ardhë se shpijat i kishim të djegta. Patëm marrë vesh që na i patën djeg shpijat. Tash gjithmonë me brengë kah, qysh… Mirëpo erdh ai moment korrik, vendosëm, vendosa mu kthy, tash e përfundun fmija vitin shkollor edhe plaku u mërzit shumë që u ndam. E gjetëm ni shofer të kombit të atij katunit edhe i ngarkum qato sene çka kishim. Plaku e thirri atë shoferin, tha qe ku i ki paret edhe shumë moment i vshtirë, ma pagujti kombin. Unë kundërshtojsha se kisha pare diçka mirëpo ai me këmbngulje tha qe paret edhe me e qu deri ku t’thotë. Me neve erdh edhe djali i madh i Bacës Ukë me na pa ku po vendosem. Na u vendosëm te motra. Mas disa dite, ni motër e dhandrit që ka banue n’banesa, ia kish dhanë çelësat ni kojshi për me ia rujt banesën. Edhe tash fati jonë u vendosëm n’qat banesë domethon që ia ka dhon çelësat asaj.
R.B.: Banesa n’Prishtinë a?
A: Banesa n’Prishtinë, në Dardani, nifar marketi Marsi osht qaty, Hymja e III, spo di qysh quhen ato banesa.
R.B.: Po, po.
A: U vendosëm aty.
R.B.: A shkove në Fushë Kosovë te shpijat?
A: N’Fushë Kosovë te shpija unë nuk shkova se s’mujsha me shku derisa mas ni jave erdhën n’vizitë djemtë e Bacës Ukë që ishin jashtë. Edhe Bakiu – Baki e ka emrin djali i madh – ai e dike venin ku jemi vendos edhe bashkë me ta shkum te shpija. Shpija krejt e djegt. Tash, ni djal i Bacës Ukë, Sadik e ka emrin, n’Zvicër punon – m’dajti anash edhe tha qyre po presim mos po jepin ndihma, përndryshe ni kat t’shpisë e ki meremet krejt prej neve. Nejse unë kundërshtova, thash jo, s’ka nevojë. “Kjo punë u kry”, tha. “Ni kat t’shpisë na kemi me ta meremetue”. Mirëpo, deshti Zoti u hapshin do punë edhe u ktheva prapë n’punë, edhe do punë private edhe i meremetum me forcat tona. Osht qitu me cekë që mas luftës, s’po di çfarë shprehje, magjuphanja ma e madhe që e kanë bo shqiptarët, na, ka qenë puna e ndihmave. Kanë dhanë ndihma kush ka pas nevojë. Njerëzit – n’Fushë Kosovë e kom fjalën – mas ni vjeti i kanë ndrru ato kulmet tjera, domethon kanë pas pare po kanë marrë ndihma se ktu osht faji edhe i njerëzve që kanë kërku, s’kanë pas nevojë, mirëpo ata që i kanë dhanë s’kanë zbatu kritere. Edhe diqysh…mrritëm deri diku. Tash jemi t’knaqun sa kemi mrrit. Pak do sene kemi menu që kanë mu bo ma mirë mirëpo fatkeqësisht nuk jon bo. Qito përçamjet partiake, përçamjet ndërnjerëzore të cilat s’kanë qenë para luftës. Para luftës ka pas shumë humanitet t’madh, kur njeriu e ka pa njeriun n’vështirësi i ka ndihmu. Mas luftës, veq a mun me t’vjedh, po shprehna “me t’vjedh”. Kshtu që, nifar zhgënjimi i madh.
R.B.: A punoni hala n’elektranë?
A: Kom dalë n’pension qe gjashtë muj. Edhe po du me cekë në Kërçovë sa kom qenë, djali i vllaut osht n’Amerikë, m’thirri “hajde t’shkojmë n’Amerikë”. S’kom deshtë me e lshu Kosovën edhe gjithmonë shoqnisë iu kom thonë para luftës që Kosovën, derisa s’kryhet s’pavarësohet edhe s’kryhet regjistrimi i parë për mos me hup statistikat, numrin e shqiptarëve, nuk dal jashtë. Qat moment që t’kryhet regjistrimi i parë muj me dal jashtë se me t’vërtetë mes veti na osht shumë vshtirë me punu, fort vshtirë.
R.B.: Faleminderit shumë për rrëfimin edhe kohën.
A: S’ka përse.