Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Anonim

Admin22023-01-30T21:37:22+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonimno.mp3

Intervistuesja: Çka mbani në mend nga periudha e para luftës?
I intervistuari: Në periudhën e para luftës kishte një mirëqenie. Jetë e bukur, punësim, shkollë. Fakultetet ishin aty afër. Pra, një lehtësi, kishte punë. Nga shtëpia deri në vendin e punës kishe rreth 400 metra. Gjitha të mirat. Dhe gjithashtu para luftës, kur isha i vogël, merresha me sport. Kam luajtur hendboll, kam udhëtuar në të gjithë Jugosllavinë e madhe në atë kohë, gjerë e gjatë. Shoqëroheshim, si me serbët ashtu edhe me shqiptarët. Dhe kudo që shkonim, na pritnin mirë. Edhe në Slloveni, edhe në Kroaci, në Bosnje dhe Maqedoni dhe kudo.
Intervistuesja: E çka mbani në mend nga periudha e luftës?
I intervistuari: Epo, ka shumë gjëra të pakëndshme që mbaj mend. Gjëja e parë është fillimi i luftës, bombardimet. Familja e bashkuar, mendoja se kur dhe si ta largoj familjen. Pasiguri kishte se a do ta bombardojnë Obiliqin sepse, “ku t’i largoj fëmijët” kurse shteti i atëhershëm, Jugosllavia – RFJ, nuk e siguroi popullatën civile me mjetet e duhura mbrojtëse. Dhe gjëja më e keqe në jetë ishte ajo periudhë prej 77 ditësh. Ndonjëherë bukur. Ishim të gjithë bashkë, bënim shaka, kishte pasiguri. Dhe pastaj përmes asaj shakaje shtypnim ato gjërat e pakëndshme që po ndodhnin rreth nesh dhe para syve tanë. Disa gjëra dhe skena.
Intervistuesja: E si e mbani mend periudhën e pasluftës, deri në vitin 2004?
I intervistuari: Pas luftës, një periudhë kam jetuar vetëm, sepse shqiptarët filluan të sulmonin shtëpitë. Dhe më pas mu desh të largohesha nga lagjja si i fundit që i mora fëmijët, për një kohë të shkurtër u ktheva për të mbrojtur shtëpinë pesë-gjashtë muajt e parë. Më vonë ata… familja u kthye. Është një skenë kur vajza thotë: “Babi thotë… të kthehemi në shtëpinë tonë”, thotë ajo, “se ata zogjtë në Serbi, këndojnë si kukuvajka të errëta”. Pra, ishin ato momente të vështira. Pas kësaj, kur familja ishte bashkë, ishte shumë më e lehtë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, ata janë aty bashkë, edhe nëse janë të sëmurë edhe nëse janë të shëndetshëm, e ndihmonim njëri-tjetrin. Por në muajt e parë në Obiliq ka pasur një moment të vështirë. Unë kisha para, nuk e di as vetë sa kisha, kurse fëmijëve nuk mundja t’u ofroja asgjë. Nuk kishte kënaqësi që t’u blesh akullore dhe kështu. Sepse shqiptarët nuk donin t’u jepnin serbëve. Dhe pastaj furnizoheshim si furnizoheshim, me kamionë. KFOR-i voziste për në Mitrovicë dhe kështu furnizoheshim me ushqime dhe me gjëra të nevojshme. Më vonë, situata ndryshoi pak. Vendasit erdhën në Obiliq, filluan të hapnin vende ku të gjithë njiheshim dhe shoqëroheshim. Dhe pastaj ata thoshin “Hej, hajde të të jap”, vetëm thoshte mos të të shohin këta që kanë ardhur nga anash. Sepse, mendoj se edhe ata kanë pasur presione, ku ta di. Ishte më e lehtë. Dhe e organizuam jetën, ishte bukur. Gjatë ditës fëmijët luanin, në mbrëmje në orën nëntë sigurojmë roje sepse shqiptarët vendbanimin tonë që ne e kundërshtonim, e quanin [nuk kuptohet]. Ata përpiqeshin… filluan të digjnin shtëpitë. Madje, kemi pasur edhe një rast vdekjeje, vrasjen e Dragan Todoroviqit. Më pas e kanë plagosur fqinjin Dragan Steviqin. Ata i shkrepën tre plumba dhe tre plumbat e qëlluan, njëfarë [nuk kuptohet] ndjehej. Dhe pastaj, për një moment mendimi se gjithçka ishte në rregull, se situata ishte normale, erdhi ai 18 marsi. Unë kam qenë në Graçanicë dhe Obiliqin e sulmuan më 19 dhe 20 mars. Ne u kemi rezistuar për dy ditë dhe mund të them se në atë aksion ka marrë pjesë edhe KFOR-i, për t’i dëbuar serbët nga Kosova. Sepse disa ditë para kësaj, shqiptarët shkonin pikërisht shtëpi për shtëpi dhe i shënonin se cilat ishin shtëpitë serbe dhe KFOR-i nuk donte të na mbronte. Dhe pastaj, kur erdhi deri te konflikti ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, atëherë ka ardhur KFOR-i për të na mbrojtur, por nuk e ka pasur për qëllim që ne të qëndrojmë në Obiliq, por të na dëbojnë. Dhe pastaj pas disa, le të themi një orë ose më mirë disa minuta, neve na vendosën në këtë, ish-kazermën Devet Jugoviq. Pra, në kampin e KFOR-it u mblodhëm, dhe djali i motrës më thirri dhe më tha, dajë, a e dini çfarë ka të re? Çfarë? Thotë shtëpia jote po digjet. Unë them jo, unë kam humbur shtëpinë. Ne i morëm letrat për ta hequr nga mendja atë që po ndodhte dhe luanim me letra. Dhe kinse, hajde të luajmë me letra, me shtëpia. Ishte atëherë… ato biseda… duam, nuk duam – duam, nuk duam Aty italianët u dëshmuan se ishin pikërisht të tillë, në kuptimin e plotë të fjalës, si ushtri edhe irlandezët po ashtu.
Intervistuesja: Dhe sot, njëzet e më shumë vite pas luftës, a keni miq mes shqiptarëve dhe a mendoni se është e mundur të kapërcehen të gjithat që kanë ndodhur në të kaluarën?
I intervistuari: Të them të drejtën, si para luftës, ashtu edhe gjatë luftës dhe pas luftës, ata shqiptarë që i kisha miq, më mbetën miq. Por miq të vërtetë. Ndërsa ata që nuk ishin miq atëherë edhe pas luftës nuk ishin bash… nuk u pëlqente shumë të më shihnin, e as mua nuk më pëlqente t’i shihja. Kurse, sa i përket një jete më të mirë dhe paqes, e kam thënë 1.000 herë se po të kishim të drejtat që kishin shqiptarët para këtyre ngjarjeve, 50 për qind e popullit serb do të ishte populli më i lumtur në botë. Ata kishin të gjitha të drejtat, kishin shkollat, universitetet, alfabetin e tyre, gjithçka. Kurse tani, edhe pse serbishtja është e garantuar me Kushtetutë në Kosovë, nuk na lejojnë ta përdorim askund, as nuk na japin letrat në serbisht. Mund të jetë më mirë vetëm me një kusht, që Kosova të kthehet nën autoritetin e shtetit të Serbisë. Në çfarë forme, a do të jetë kjo… të ju jepen të gjitha të drejtat si autonomi më e gjerë dhe jo shtetësi. Vetëm atëherë mund të presim dhe të kemi. Dhe kjo është që shteti i Serbisë të ketë juridiksion mbi qeverisjen në Kosovë, në disa aspekte. Në këto çështjet lokale nuk duhet të ndërhyhet, por mbrojtja e kufirit, financat duhet të jenë nën autoritetin e shtetit serb. Dhe se kemi kujt t’i ankohemi. Për shkak se në rastin e fundit të z. Todosijeviq, për një delikt verbal u dënua njeriu. Dhe ata mund të më dënojnë mua, ty dhe të gjithë ne për diçka. Nëse ne mohojmë se ka pasur gjenocid në Srebrenicë ose nëse themi se Reçaku ishte një situatë e inskenuar, ata mund ta akuzojnë këdo.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Olivera Spasojeviq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Olivera-Spasojevic.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni fillimisht? Olivera Spasojeviq: Po. Unë jam Olivera Spasojeviq. Para luftës kam jetuar në Prishtinë. Tani...

Read More

Ganimete Halilaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Ganimete-Halitaj.mp3 Intervistuesi: Arbër Halitaj E intervistuara: Ganimete Halitaj Akronimet: AH=Arbër Halilaj, GH= Ganimete Halitaj   AH: Çka keni qenë duke bërë para se me...

Read More

Elife Maxhuni – Hoti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Elife-Maxhuni-Hoti-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Elife Maxhuni - Hoti (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, EM= Elife Maxhuni- Hoti   BG:  A mundesh me u prezentu? EM:...

Read More

Valbona Azizi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Valbona-Azizi.mp3 Intervistuesja: Okay. Përshëndetje Valbona, falemnderit shumë që ke pranu me fol me mu. Qysh ta shpjegova pak ma heret...

Read More

Hidajete Tola

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Hidajete-Tola.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Hidajete Tola (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, HT = Hidajete Tola   BG: A po na kallxon kush je ? HT:...

Read More

Daut Qulangjiu

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Daut-Qulangjiu.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Daut Qulangjiu (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, DQ= Daut Qulangjiu DQ: Une jom Daut Qulangjiu jam redactor i emisionit...

Read More

Sabernete Nuraj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sabernete-Nuraj.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Sabernete Nuraj (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, SN= Sabernete Nuraj BG:A mundesh me më tregu diçka për veten? SN:Po, unë...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonim_Ri.mp3 R.B.: Përshëndetje. Po ia nisim pak me fillimin e luftës. A je kon tu punu, çka je kon tu...

Read More

Anonymous

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Anonymous-online-audio-converter.com_.mp3 Intervistë Anonime   Unë kam lindur në Kosovë në vitin 1973 në vendin ku jetoj tani, jam rritur atje, kam shkuar...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonim-4-_2_.mp3 Anonim 4: Po, jom kanë të nana në Podujevë jom kanë. E mas dy dite me të 29-tin i...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org