Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Anonymous

Administrator2021-08-19T10:20:50+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Anonymous-online-audio-converter.com_.mp3

Intervistë Anonime

 

Unë kam lindur në Kosovë në vitin 1973 në vendin ku jetoj tani, jam rritur atje, kam shkuar në shkollë dhe kam mbaruar shkollën e mesme, kam qenë në ushtri, dhe kam filluar punësimin më 5 qershor 1996. Kam qenë i punësuar në “Elektro -Privreda ”, Serbi, Miniera Sipërfaqësore, Dobro Selo. Gjatë luftës, kur ishin bombardimet unë punoja, shkoja në punë çdo ditë si çdo person tjetër i cili është në marrëdhënie pune. Ishte mjaft vështirë për të udhëtuar, pasi nuk kishte mjete të transportit dhe gjendja e luftës, të gjitha këto, por unë duhej të shkoja dhe ishte shumë e rrezikshme që të shkoja pasi vendi im i punës ishte më shumë se 30 kilometra larg shtëpisë. (Shënim i përkthyesit: teksti në min. 0:01:03 nuk është i qartë)… kur shkoja në punë, shkoja, pashë gjithçka dhe dëgjova, shkoja me mjete të ndryshme: makina, duke ecur, me tren, me autobus, vetëm për të arritur në kohë në punë. Gjatë luftës, djali i xhaxhait tim vdiq në fund, gjatë fundit të bombardimeve. Unë pashë, kur shkova në punë, pashë njerëz të vrarë nëpër rrugë, pashë  luftën ndërmjet Policisë dhe UÇK-së, ku isha shumë afër. Familja ime nuk ishte e rrezikuar në atë kohë dhe nuk kishte sulme ndaj familjes sime.

Tre:

Gjatë bombardimeve, në fshatin ku unë jetoj ishte multietnik dhe ende është multietnik në ditët e sotme. Jetonim si një, pra, shoqëroheshim dhe rrinim sikur nuk kishte fare luftë. Gjatë bombardimeve nuk kishte ekcese, dhe pas bombardimeve, kur bombardimet përfunduan, historia ndryshoi krejtësisht, ku 3 persona u rrëmbyen nga fshati kur UÇK erdhi në fshat, na keqtrajtuan, ku Shqiptarët nuk donin të flisnin me ne pas luftës. Ata ishin rreptësisht…. (Fund).

 

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Hazbije Lahi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Hazbije-Lahi.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Hazbije Lahi R.B.: Faleminderit shumë zoja Hasbije. Po m’vjen shumë mirë që po ma tregoni storjen...

Read More

Neri Ferizi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Neri-Ferizi-1.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja)   Neri Ferizi (e intervistuara)   Akronimet: BG=Bjeshka Guri, NF= Neri Ferizi   BG: A po na tregon diçka për veten më...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonim_Ri1.mp3 R.B.: Përshëndetje Naim. Faleminderit që ke pranu me fol me mu. A po ia nisim pra prej kur ia...

Read More

Lejla Veshalli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lejla-Veshalli.mp3 E intervistuara: Lejla Veshalli Intervistuesja: Kendiza Lala   LV: Përshëndetje,  jam një vajzë 24 vjeçare, vi nga komuniteti rom. Tregoj një storje...

Read More

Žarko

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Zarko.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni dhe të na tregoni më tepër për veten tuaj? I Intervistuari: Unë quhem Zharko....

Read More

Rasim Alija

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Rasim-Alija.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Rasim Alija (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, RA= Rasim Alija RA: I kom mbaru studimet Master në Shkenca politike,...

Read More

Albert Lekaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Albert-Lekaj.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Albert Lekaj (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, AL= Albert Lekaj AL: Unë jam Albert Lekaj. Punoj si dizajner. Jam...

Read More

Myrvete Guri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Myrvete-Guri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Mirvete Guri (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, MG=Mirvete Guri BG: A po m’tregon diçka për veten fillimisht? MG: Unë quhem...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonim.mp3 R.B.: Faleminderit shumë. A po ia nisim pak para se me bombardu, do ditë përpara, qysh o kon situata? A:...

Read More

Dren Berishaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Dren-Berishaj.mp3 Intervistuesja: “Thank You” për bisedën sot. Ia kishim nis pak prej... qysh e mban në mend fillimin e luftës...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org