Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Elvira Osmani

Admin22023-01-30T22:22:14+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Elvira-Osmani.mp3

Intervistuesja: Mirëmrama. A po ja nisim pak prej përkeqësimit të situatës, qysh do që e man në mend; ku je kon, me kon je kon, sa vjet, ça man në mend gjatë qasaj periudhe.
Elvira Osmani: Unë jom kanë 22 vjet, jom kanë në punë, e punësume në institucionin tash ku punoj si infermiere. Kena punu me ndërrime edhe 2 orë punë 3 ditë të lira. Atë ditë lufta te Jasharajt veç ka fillu, atë ditë, a martë, unë jom kanë kah shkoj në punë, kah bohem gati për punë, pa e ditë pa e analizu çka po ndodhë atje thu ti po ndodhë me ni vend larg prej Prishtinës që shpesh herë edhe pajtohna me njerëzit kur thojnë që Prishtina vonë e ka ni luftën se vërtetë vonë e kena ni luftën. Edhe jom bo gati atë ditë, kom marëë mantillin me hekurosë me u nisë në mëngjes në ora 8 për punë që me fillu në ora 9. Nana jem u dalë “ku po shkon” – në punë – “qysh në punë a e din që luftë po bohet atje, ti ku je nisë” – jo kom thanë s’muj jonë njerëzit e shtritë aty unë duhet me ju përgjigj detyrës që… Edhe jom nisë për punë. Unë në lagjen Emshirë, kur kom mrri te Santeja aty ni frymë asni njeri. Ajo qetësia të hangte u nijshin veç gjethet kah të vijshin kah mrapa prej qetësisë të tmerrshme. Jom shku me ni frikë në shpirt pa e ditë pse e kom atë frikë. Jom shku në punë, kur jena shku drejtori jonë na ka mbledhë personelin edhe na ka thanë ju duheni me u kthy, ka përfundu për sot, na ka dhanë pagat mujore çka është dasht me na dhanë edhe jena kthy në shpi. Ka thanë na do të rrijme me pacientë e ju keni me u kthy te familjet e juja se nuk dihet prej çastit në çast çka ka me ndodhë. Edhe jom kthy në shpi, jom ardh në shpi, jom kanë në lidhje me Dritonin, Dritoni ish 2 ditë para se me fillu bombardimet e NATO-s, Dritoni erdh me më thanë mu na duhet me dalë për Maqedoni, a don ti me ardhë me mu. Më ka çu për gjyshin e vet edhe unë jom i pajtimi edhe pse na pak kohë kishim që njofshim, unë thash jo, nana më ka rritë në këtë situatë e unë me i pas dy dhimje të mdhaja edhe të luftës edhe mu, jo. Nëse na e kem fat njani tjetrin takohemi mas luftës, nëse jo ti rrugës tane unë rrugës tem. Edhe vendosa mos me shku edhe u ktheva në shpi. Atë ditë axha jem erdh në mramje i tha mamit tem na nesër duhet me u nisë për fshatin ku u rritë gjyshi jem, ku ka jetu në ni fshat në komunë të Kamenicës, fshat malor, që na fmitë s’jemi kanë asniherë deri atëherë, bile-bile as prind e tanë. Edhe u nisëm. Qysh me u nisë na në Emshirë afër stacioni të autobusit po shkojna axhallarët, fjemt e axhallarëve, vajzat e djemt, e krejt rini besa edhe fëmi të moshave të ndryshme. Unë ma e madhja 22 vjet tjerët krejt ndër përpos djemve të axhës të babës që jonë kanë ma të rritun se unë po ma së shumti 25 vjet ma i madhi i ka pasë. Edhe jena hyp në autobus të ekpresit për Gjilan. Kur jena nisë për Gjilan… na po bohem gati se jena tu shku po kujtojna në pushime edhe po po i bojna torbat secila të vetën, po qesim parfima e sene vene pasta, brusha… nana jem po thotë hajdeni ma shpejt se na kishim refugjatë të Drenicës nëpër lagjen tonë, në shpijat tona edhe aty afër në tjertore jonë kanë të pozicionun forcat serbe. Tash edhe te kazerma e Adem Jasharit atëherë jonë kanë krejt edhe ata kanë dëgju që ka refugjatë, kanë planifiku me hy me na kontrollu, me na maltretu qaty. Edhe deri te kjo pjesë unë për çdo ditë njo 1 javë ditë rresht jom dalë te tregu në Ulpian në platon e Kurrizit kom kalu, jom shminku me buzë të kuqe, jom rregullu me menu ata që unë jom serbe me shku me ble ushqim me pru te familja se aty poshtë nër kurriz jonë kon krejt policia, shtabi policor në ato lokale. Edhe ata kujtojshin që serbe, më përshëndetshin, i përshëndetsha pa frikë, pa ditë me u frigu edhe s’u kanë mos me u frigu po kur je shumë i ri nuk e menon atë pjesë. Edhe u kthym në shpi edhe vazhdum edhe vendosëm me shku në fshat, vazhdum rrugën më autobus. Po në autobus ka pasë njerëz të ndryshëm edhe policë edhe militarë edhe njerëz qytetarë edhe serbë edhe shqiptarë që kanë zgjedh relacionin Prishtinë-Gjilan në ato fshatrat e tyne. Kur mrrijtëm te Dheu i Bardhë disa autobusë jonë kanë që kanë pasë atë relacion, plot i stërmbushun autobusi me njerëz pa detyrim, me dëshirë na jena shku se kanë ditë ata as ku po shkojmë edhe na kanë zbritë krejtve, rininë, vajzat, djemt te Dheu i Bardhë. Na kanë renditë me radhë edhe jonë ardhë forcat policore militare na kanë thanë me i nxerr torbat tona. I kemi nxer, i kanë kontrollu çka kem, kanë bo hajgare në kuadër të atyne parfumeve, pastave, po shkoni për shetitje, po doni ashtu, po doni kshtu, ofendime prej ma të ndryshmeve. Edhe na kanë majtë përafërsisht, unë po thom nashta njo 45 minuta, gjysë ore, 45 minuta. Edhe ka ardhë ni urdhër me hy na mrena. Dmth prap me na kthy në autobus. Na kanë kthy në autobus, kena vazhdu rrugën për Gjilan, jena nal në stacionin e autobusave në Gjilan edhe kena zbritë pak para se me ra terri. S’po di ora sa ka qenë kur kena zbritë atje. Aty qyteti në heshtje totale, asni njeri pos na tu ecë, kolonë, me thanë ni kolonë e vogël, familjet tona. Edhe kamiona me paramilitarë që gjujshin shishe, birra, shajshin, biskatshin, qarkullojshin nëpër qytet. Na në kthesën e parë që vije meniherë prej stacionit jena futë në të djathtë. Te poshtë kështu edhe në të djatht te ni familje. Familje e njoftun. Jena hy në oborr pa i njoft pa e ditë vetëm me shpëtu se natë edhe vajza të reja e djem të ri. Kur jena hy aty kena rastisë me ni familje që bash kryefamiljari i përndjekur politikisht, disa herë i burgosun. Mirëpo po edhe me insistimin e axhës tonë ata nuk na kanë liru atë natë prej atyhit për shkak gjendjes qysh ka qenë edhe kena bujt, na kanë shtru ushqime të ndryshme, jonë munu me na përkrahë emocionalisht edhe kena nejt deri në mëngjes. Në mëngjes jemi zgju, kena hangër mëngjes edhe axha jem vendosi prap me vazhdu rrugën për ku ishim nisë. Ata insistojshin që na mos me shku sepse u frigojshin që po na gjen diçka. Gjithë këto vajzat thojshin, gjithë këta djem në kohën ma të mirë, rrini këtu. Po, axha jem ju tha jo nuk muj me nejt se ti boll i paske hallet e tua ata me ardh me ti gjetë edhe refugjatët në shpi ti nuk të pret diçka tjetër ty edhe familjen veç ekzekutimi. Edhe vendosëm me shku në fshat. Edhe shkum si shkum te fshati jonë, aty ma fillun bombardimet, filloj lufta krejt atje në fshat s’na pritke kërkush sikur ni botë tjetër. Natyra e mirë, ajri i pastërt, fmitë u knaqshin tu hangër tu pi ushqim sa dush, s’mungojke realisht kurgjo se aty në fshat jetojke axha i babës tem ni 80 vjeçar që dmth e kultivojke qeshtu u mirrke me bagëti e me… edhe jetojke në atë vend. Për neve ndryshim shumë i madh, fmitë ishin lypshin aerokrema, lypshin xhema, lypshin… po s’ishin ato lukse atje, u mësun me djathin e me langun e me specin e me krejt. Edhe na praktikisht e harrum pse jena shku na u doke ni pjesë ni pushim shumë i mirë veç pse natën nijshim bombardimet, zhurmat. Aq sa ishin të frikëshme ishin edhe të sigurta për ne se ti kur e din që një forcë e madhe po gjun u nijshe shumë sigurtë edhe pse e dijshe që nalt e krejt po shumë sigurtë. Edhe fillun forcat e UÇK-së me u sillë nëpër ato fshatna edhe fillun të ndiqen prej forcave serbe edhe na u desht doemos me u largu prap prej atij fshati me shku në ni fshat ku u kanë fshati i hallës të babës tem. Halla e babës tem e martume. Një fshat që në territor është në Kosovë, quhet Breznicë, po është në komunë në kuadër të Serbisë, komunë e Serbisë. A në territor është në Kosovë. Edhe shkum në atë fshat. Kur shkum në atë fshat, u ambientum edhe pse aty ishim shumë, shumë mysafirë aty na. Të panjoftun shumë. Ata fillun lagjja, kusheritë e tyne me na respektu me na thirrë në dreka e darka. Nejtëm njo disa ditë, nuk e di sakt sa ditë. Edhe një natë para se na me u largu prej atij fshati hynën forcat policore me kërku për refugjatë sepse dikush ka lajmëru që ka refugjatë në atë fshat. Edhe na u detyrum me i marrë prap fmitë, burra, gra, krejt çka ishim edhe me dal prej atij fshati me u nisë për Prishtinë. Edhe pse lufta s’kish përfundu na prap u kthym në shpi tonë. Kur erdhëm, mrrijta, erdhëm pa pikë problemi erdhëm në Prishtinë, sikur kur po vjen…
Intervistuesja: A keni ecë a me autobus?
Elvira Osmani: Jo me autobus prej Gjilanit deri në… prej atij fshati deri në Gjilan nuk më kujtohet me çka jemi shku…
Intervistuesja: Okay.
Elvira Osmani: Mirëpo, prej Gjilanit deri në Prishtinë jemi ardhë me autobus ish ekspres. Kur jena ardhë të stacioni u kanë 3 ditë para se me hy NATO, para se me përfundu lufta, dmth në luftë jena kthy prap në lagje. Kur jena ardhë të stacioni bari ish rritë ish bo 2 metra. Ish dekë gjithçka edhe erdhëm te shpija jonë, i lëshum roletat, i vumë perdet e trasha të gjelbërta edhe s’guxojshim me u ni gjallë se ata policia që ishin aty në fabrikën e pambukut përballë nesh ata ton natën lëvizëshin nëpër oborre. Edhe atë natë që hin NATO që merret vendimi me hy NATO, forcat e NATO-s këtu, na s’kena pasë informacion, dmth se kemi ditë veç kena pa zhurmë të madhe me automatikë, automatikë prej forcave policore që kanë hy nëpër oborre, thojshim çka ndodhi, çka u bo. I pritshim për çdo moment që kanë me na hy brenda, po nuk ndodhi ajo. Nja tre-katër orë qajo e madhe edhe u qetësu edhe tham çka ndodhi që u qetësu, kur u çum në mëngjes axha jem e lëshoj ni radio edhe e kuptum që KFOR-i ka hy dmth na jena shliru. Lufta ka përfundu edhe axha na tha hajdeni po shkojna po i presim edhe na dolëm në këtë pjesën kah stacioni me i pritë. KFOR-i anglez kishin marrë shumë bombone të ndryshme me ni kese me thasë, çokollata, lëpistra, edhe krejt fmija hypën mi atë tenkën. Ata shumë u emocionun kur na panë edhe na dhanë ato na shpërndanë edhe e panë që përfundoj ajo. U kthym na nëpër shpija edhe KFOR-i anglez u vendosë në fabrikën e pambukut në tjertore. Mas njo dy jave nashta në jonë vendosë hynën në lagjen tonë, shpi për shpi KFOR-i më dy persona të atorizun me na pytë a ju mungon diçka, a keni ndonjë problem shëndetësor, a ka diçka që na mujna me ju ndihmu edhe sa keni fuqi për punë, sa persona jeni, çfarë kualifikime keni. Edhe praktikisht na gati 70% e rinisë të lagjës u punësum aty në KFOR. Unë fillova ta bëj punën tem si infermiere aty ndihmëse infermiere, kishim batalionin e shëndetësisë ata që ti mujshe me ju ndihmu. Jo që kishin ata diçka naj punë aty që bojshin po ndonjë premja a diçka të ushtarëve edhe punën e përkthyses vijshin njerëzit, lidhje e sene, njerëz me trauma të ndryshme me kërkesa të ndryshme; ushqimore, veshmbathje, probleme psikologjike, probleme të ndryshme. Edhe na shumica… si përkthys, disa i ndihmojshin në kuzhinë, secili sipas asaj në nifar forme u ambientum, shumë shpej u kthym në realitet edhe në jetën ashtu si duhet.
Intervistuesja: E qysh e man në mend herën e parë kur ke dalë prej mahallës në pjesë tjera të Prishtinës, a të ka lanë përshtypje najsen tjetër se e përmende pak barin po lagjet tjera që ishin kanë të prekuna.
Elvira Osmani: Në lagjet tjera unë s’i maj në mend, nuk i kujtoj, veç atë ditë dmth kur jem dalë prej Prishtinës, kah jom shku në punë që thash qetësi totale se thujse gati krejt qyteti veç i zbrazë përpos lagjes që unë jetojsha dmth qaty s’kanë hi hala me i largu edhe e vetmja lagje që ka pas ma shumë refugjatë deri në atë kohë u kanë qajo lagje. Edhe nuk kanë hy kështu me i largu për shembull kah Santeja banesat e ato krejt i kanë largu se aty u kanë stacionu policia serbe. Kjo heshtje e tmerrshme që tamon erë lufte, po njeri kur është i ri nuk po dijke. E na pjesa tjetër që kem metë këtu, se edhe këta harrova me e cekë, neve na kanë pajisë me disa kartona identifikues policia serbe. Na kanë detyru me shku me i dhanë të dhanat personale, kanë qenë kartona pembe edhe të gjelbërt. Tash unë saktë nuk e maj në mend po e kujtoj që kanë thanë që ata me karton të gjelbërt që jonë identifiku jonë kanë në listën e ekzekutimit dmth që gati krejt rinia edhe krejt djalëria jonë kanë të pajisun me kartona të gjelbërt. E pjesa tjetër e mbetun dmth me të pembe jonë kanë pjesë e rritun që s’ju kanë hy atyne në interes për ekzekutim. Në atë karton të gjelbërt ke pasë me shënu emrin, mbiemrin, moshën edhe datëlindjen e saktë edhe vendin ku ti jeton. Gjoja se arsyetimi i tyne jonë kanë kishe po na pajisin me ato kartona për me lëvizë na lirshëm sepse nëse mu më nalin në rrugë e nuk kom ndonjë pajisje identifikue mujnë me më arrestu që nuk ka qëndru ajo se na kem pasë pajisje identifikimi, na për shembull unë si 22 vjeçare unë jom kanë e pajisun me letërnjoftim a po diçka tjetër. Edhe plus letërnjoftimat jonë kanë të Serbisë nuk jonë kanë… po po dmth sipas krejt gjithmonë po thom ata saktë s’na kanë tregu po sipas njerëzve që kanë ni ato jonë pajisë… jena pajisë për ekzekutim, për shenjëzim në nifar forme me ditë saktë sa banorë jonë në qytet, ku jetojnë edhe çfarë moshe kanë që ata me na keqpërdorë në forma qysh dijnë ata vet.
Intervistuesja: Falemnderit shumë!

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Jehona Hasani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Jehona-Hasani-pjesa-1.mp3.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje! Po ja nisim pak me fol kur e keni marrë vendimin si familje me dal edhe me...

Read More

Vetim Krasniqi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Vetim-Krasniqi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Vetim Krasniqi (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, VK= Vetim Krasniqi   BG: A po më tregon qsyh ka qenë situata...

Read More

Daut Qulangjiu

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Daut-Qulangjiu.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Daut Qulangjiu (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, DQ= Daut Qulangjiu DQ: Une jom Daut Qulangjiu jam redactor i emisionit...

Read More

Spasić Momčilo

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Spasic-Momcilo.mp3 Intervistuesi: A mund të prezantoheni? Emri juaj? I Intervistuari: Momçillo Spasiq. Intervistuesi: Momçillo Spasiq! Sa vjeç jeni? I Intervistuari: Pesëdhjetë e tetë. Intervistuesi:...

Read More

Gordana Đorić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Gordana-Djoric-.mp3 Intervistuesi: Na thoni diçka për veten. E Intervistuara: Unë jam... quhem Gordana Gjoriq nga Llapnasella, i kam 62 vjet. Me...

Read More

Nexhmedin Duraku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Nexhmedin-Duraku.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Nexhmedin Duraku (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ND= Nexhmedin Duraku BG: A po na tregon ma shumë për veten? ND:...

Read More

Dobrivoje Jovanović

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Dobrivoje-Jovanovic-.mp3 Intervistuesi: Mirëdita! I Intervistuari: Mirëdita! Intervistuesi: Do iu lusja që të prezantoheni, nëse nuk e keni problem, apo dëshironi që intervista...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Interview-001.mp3 Intervistuesja: Çfarë ju kujtohet nga periudha para luftës? E intervistuara: Para luftës e jetonim jetën e një familjeje mesatare. Burri...

Read More

Marija

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Marija.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni dhe të na thoni diçka më tepër për vetën tuaj? E Intervistuara: Përshëndetje, unë...

Read More

Olivera Spasojeviq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Olivera-Spasojevic.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni fillimisht? Olivera Spasojeviq: Po. Unë jam Olivera Spasojeviq. Para luftës kam jetuar në Prishtinë. Tani...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org