Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Beqir Reshiti

Administrator2021-08-19T10:19:26+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Beqir-Reshiti-online-audio-converter.com_.mp3

Bjeshka Guri (intervistuesja)

 

Beqir Reshiti (i intervistuari)

 

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BR=Beqir Reshiti

 

BG: A po na tregon per veten diçka?

BR: Unë quhem Beqir Reshiti, profesor i kimisë, punëtor pranë kësaj qendre, Shkollës së Mesme “ Ukshin Hoti” në Krushë te Madhe.

BG: Faleminderit! A po na tregon ma shumë për përvojën tuaj personale para se me ia fillu lufta qysh e mani men.

BR:  Po, pra me një eksperiencë mjaftë të madhe, koha e para luftës ishte e vështirë, shtrëngimi vinte pra shumë e më shumë, ashtu që në fund marsit pra në fillim të muajit prill patëm peripecitë më të vështira, kështu që si punëtorë të arsimit më 21 mars e ndërprejtëm mësimin për shkak të masave represive, ashtu që më 24 mars, bombardimi nga NATO neve na gjenë këtu në fshat, ashtu që më 25 mars largohemi për shkak të presionit dhe dalim në fushat, në kodrat përreth fshatit dhe në atë natë jemi përqendru në fshatin Nagavc, ku ishin me mijëra njerëz të strehuar për shkak të represionit.

Edhe ashtu pra, pas represionit çdo ditë të vjedhjes apo marrjes së parave nga refugjatët që ishim në fshatin Nagavc, pas 6 ose 7 ditëve u bombarduar pra fshati Nagavc ku ishim të strehuar atu.

BG: A t kujtohen bombardimet ?

BR:  Natën kur ndodhën bombardimet më kujtohet se ishim zgjuar dhe vetëm kemi pa ushtimë të madhe të aeroplanëve, kemi parë dritë te madhe dhe ushtimë ku ka pasur edhe plasaritje të banesave aty ku ishim pra shtëpiësse.

Afër asaj shtëpie ka ndodhur një masakër nga bombardimi ku kanë mbetur të vdekur edhe fëmijë, sa e di unë edh t gjallë kanë qenë  të gjallë por nuk kemi mundur t’i shpëtojmë.

Prej tyre kemi pasur edhe të plagosur të afërm tanë dhe të nesërmen për shkak të atij bombardimi jemi detyruar të largohemi për në Shqipëri, ashtu që i gjithë fshati nga Nagavci kemi shkuar në Shqipëri, ajo ka ndodhur me 2 prill.

BG: qysh ka qenë rruga ( për në Shqipëri), a e mbanë në mend?

BR:  Rruga ka qenë shumë e vështirë, fshati vetëm se ishte i djegur, disa prej të është dashur ti fshihnim në traktorët apo makinat që i kishim, ndërsa disa që kishin vdekur jemi ndalur në fshat dhe i kemi varrosur e pastaj jemi larguar për në Shqipëri.

Rrugës ka qenë e mbushur më policë, na kanë ndalë 2 ose 3 herë dhe na kanë identifikuar prapë, na kanë palçkitur.

Edhe n fund koha ka qenë natë e ftohtë e me shi, kemi pasur njerëz të plagosur në traktorë ashtu që kemi qenë 50 apo 60 persona në një traktor të mbuluar me qese plastike dhe kemi kaluar kufirin të nesërmen, 2 ditë pra kemi pritur në kufi.

Edhe jemi larguar, ka qenë një trishtim që i lamë njerëzit tanë të pagjetur, ne mesiguri ishin dhe ne mendonim se ata do të jenë dikund të burgosur ose të gjallë, por shpresa jonë më vonë pas kthimit është vërtetuar se ata ishin të vrarë.

Në mesin e tyre ka qenë edhe djali i axhës tim Gëzim Reshiti, profesor që punonte bashkë në shkollën e mesme, Ismet Nuredini dhe Sami Duraku si profesorë të shkollës së mesme. Mos t flasim edhe 10 arsimtarë të shkollës fillore që e kanë humbur jetën në këtë luftë.

Dhe rrugëtimi jonë në Shqipëri ka qenë nepër Tiranë,  për shkak të numrit të madh jemi detyruar të shkonim në Durrës, e prej Durrësi kemi shkuar në Elbasan dhe kohën prej 2 deri në 3 muaj i kemi kaluar në Elbasan si refugjatë.

Pastaj jemi kthy pas lajmërimit të çlirimit të Kosovës, hyrjes së NATO-s në Kosovë.

BG: Qysh keni kaluar si refugjatë në Elbasan?

BR:  Jetën e refugjatit si ta shpjegoj?

Me kushte edhe atje shumë të vështira, ndihmat sa ishin pra shumë të pakët por më e tepër ishte mëllefi/mërzija nga mosgjetja e përsonave që ne dëshironim, shumica e atyre që i kemi gjetur  ishin edhe në vende tjera të cilët më vonë pas 2 apo 3 jave i kemi gjetur, jemi munduar edhe pjesën tjetër të të afërmve tanë ti gjejmë.

Ka qenë një mosmarrëveshje(tollovi), apo shumë njerëz thojshin i kemi parë këtu, apo i kemi parë atjë, por ata njerëz nuk janë parë askund, por pas luftës i kemi gjetur si të vdekur, e edhe të zhdukur.

BG: Çka ka ndodhë kur e keni kuptu qe u çliru Kosova n ato momente?

BR:  Ka qenë gëzim, por gëzim më të madh ka qen edhe ni shpres per ata qe nuk i kishim pran vetes prej te afërmve tan, mendonim se janë gjallë e do ti gjenim ose të burgosur ose të dëbuar në vendet tjera, por kjo shpresë nuk na është plotësuar që ti gjejmë të afërmit tanë. Por morëm vesh që këtu ishte bërë masakër dhe kishim humbje shumë të mëdha.

BG: Qysh ju kujtohen momentet e para kur keni ardhur në fshat?

BR: Fshati ishte pa njerëz, i shkatërruar 90% ose 100% i djegur, me një aromë shumë të vështirë, aromë të keqe për shkak të njerëzve të vrarë e që ishin të pa varrosur, të shtazëve rrugës që ishin ashtu të ngordhura, ka qenë tmerr. Nuk kemi mujt edhe në ato rrugët e shtëpive tona të kalojmë për shkak të prishjes të rrugëve, rritjes së barishtave dhe drunjëve që nuk e kemi njohtë edhe si vend ku ishim.

Dhe ashtu pastaj me kalimin e kohës vështirësitë ishin për shkak të banimit.

Kur jemi kthyer, dimrin e parë e kemi kaluar në tenda, pra nuk kemi pasur ku të qëndrojmë për shkak të sprishjes të shtëpive, por me radhë jemi stabilizuar aq sa kanë qenë mundësitë.

BG: qysh mendoni se ju kanë ndikuar në nivelin personal lufta e fundit?

BR:  Në nivelin personal, çka, ne nivelin personal ka qenë shumë e vështirë, ka qenë edhe prekje në mendjen tonë, në shpirtat tona dhe në procesin e punës së mëtutjeshme ka qenë shumë e vështirë, gjë e cila ka shku shumë kohë, me dhjetëra vite apo edhe më tepër deri te stabilizimi që, e në disa aspekte edhe sot i kemi ato mangësi, atë zbrazësi, atë ndjenjën që kurrë nuk do ta harrojmë.

Besojmë që do të bëhet mirë.

BG: Faleminderit

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Alban Radoniqi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Intervista-me-Alban-Radoniqi.mp3 Intervistuesja: Orhidea Humolli E intervistuara: Alban Radoniqi   O.H.: Qysh e kishe përshkru periudhën para se me fillu lufta? A: Përshëndetje. Unë jam...

Read More

Žarko

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Zarko.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni dhe të na tregoni më tepër për veten tuaj? I Intervistuari: Unë quhem Zharko....

Read More

Anonymous

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Anonymous-online-audio-converter.com_.mp3 Intervistë Anonime   Unë kam lindur në Kosovë në vitin 1973 në vendin ku jetoj tani, jam rritur atje, kam shkuar...

Read More

Sabernete Nuraj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sabernete-Nuraj.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Sabernete Nuraj (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, SN= Sabernete Nuraj BG:A mundesh me më tregu diçka për veten? SN:Po, unë...

Read More

Gorica Mitroviq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/MITROVIC-GORICA.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni për fillim? Gorica Mitroviq: Gorica Mitroviq nga Lipjani. Intervistuesja: Si e mbani mend periudhën para luftës? Gorica...

Read More

Blert Morina

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Blert-Morina-1-1-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Blert Morina (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BM= Blert Morina BG: A po më tregon qysh e mban në...

Read More

Rexhep Berisha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Rexhep-Berisha.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje. A po ja nisim pak, ku je kanë tu jetu kur u prishë situata? Me kend je...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonim_Ri1.mp3 R.B.: Përshëndetje Naim. Faleminderit që ke pranu me fol me mu. A po ia nisim pra prej kur ia...

Read More

Merita Shala

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Merita-Shala.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje Meritë. Merita Shala: Ç’kemi. Intervistuesja: Po ja nisim pra prej kur u përkeqësu situata? Ku je kanë? Sa vjet?...

Read More

Jehona Hasani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Jehona-Hasani-pjesa-1.mp3.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje! Po ja nisim pak me fol kur e keni marrë vendimin si familje me dal edhe me...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org