Bajramshahe Jetullahu
Intervistuesja: Përshendetje zonja Bajramshahe, falemnderit që ke pranu me fol me mu për storien tane kur je kanë refugjate. A ja nisim pak qysh e man në mend qat periudhën kur ka fillu lufta; ku je kanë, me kon je kanë, çka ka ndodhë.
Bajramshahe Jetullahu: Përshendetje e falemnderit juve për interesimin. Diten që fillun bombardimet prej NATO-s isha me familje në banesë ku kishim në të njejten ndërtesë kishim 18 banesa. 8 ndër to ishin të banuara edhe me serbë. Në momentin kur ndodhi bombardimi, u bombard posta kryesore, filloj aty edhe tmerri. Fillun fmija me i frigu por gjithësesi edhe ne vetë u frigum. Unë isha e verbër, burri i verbër edhe kështuqë e kishim nifar stresi se çka do të ndodhë me neve. Edhe dëgjum zërat e banorëve që të gjithë ikëm në podrum, në atë moment unë i mora fëmitë. Kisha ni sasi të pamunit por jo shumë. Mora fëmitë edhe ikëm të gjithë në podrum. Tu dalë prej dhomës u dëgju ni zë edhe iki në podrum, ni serb e kishim kojshi por kishte marrë edhe pushkën apo çka ti thom ata… tu e mushë. Fmija fillun me kajt, “oj mami ka me na mytë Qeda” edhe unë i mora fminë me të mirë ashtu, shkum në podrum ku ishin tubu thuja se të gjithë. Ni polic e kemi pasë i cili ka pasë 4 fmi serbë edhe na u renisëm ashtu, u ulëm të gjithë ni anë; shqiptarët ni anë ndërsa serbët hinën në ni dhomë tjetër të podrumit. Njo prej atyne fmive të policit ku ish moshatar me djalin tem e kish marrë automatin në dorë edhe i thojke merre merre këta Korab edhe luj ti. Na e murrem djalin edhe e ula në prehen tu i shpjegu ne vesh “ma se munesh me e vra dikon”. Po ai me siguri ai automati ka qenë edhe i përgatitun se fmija ish 6 vjeç e merr edhe munet me ndodhë naj tmerr tjetër. Qëndrum ni kohë aty po ai stresi vijke tu u rritë. Ai polici po thotë, tha se çdoherë kur e dijmë se do të bombardojnë na duhet me ikë në podrum edhe duhet me u mbyllë dera e hymjes me çels. Deri në ato momente sa kemi qëndru në atë banesë, në atë ndërtesë në të vërtetë, kurrë nuk është mbyllë as natën as ditën dera me çels, mirëpo në atë kohë e morën si vendim edhe duhet me u mbyllë. Fillum me dalë përjashtë me shku nëpër banesa edhe me u rahatu gjoja fëmitë, por dikush sugjerimet e grupit aty thojshin se duhet me qenë gjithë të përgatitun. Edhe unë pasiqë kisha ni pengesë në të pamurit edhe burri edhe na vendosëm që fëmitë me i lanë ashtu të mbathur, të veshur edhe në moment që dëgjohet diçka me ikë në podrum. Pasi na ikëm në podrum, ata që veç kishin ma tepër guxim thjesht serbt ishin kthy prap në podrum edhe kishin majtë ni takim mes vete. Kishin vendosë se duhet familjen teme me… nesër në ora 4 me e masakrue.
Intervistuesja: Kojshitë a?
Bajramshahe Jetullahu: Kojshitë. Shtrohet pytja pse me e masakrue. Se na kemi qenë anëtarë atëherë të Lidhjes Krahinore të të Verbërve edhe pse shembull kemi bashkëpunu, kemi pasë, e hapëm shoqatën tjetër rivale me shoqatën e Krahines edhe tham na do të jemi këta që nuk do t’i përfillim urdhërat e Serbisë. Kurse une me fëmijtë kam dalë rregullisht në protesta që ata i quanin demonstrata. Edhe na pse kena ngritë gishtat kena lyp NATO-n. Atë natë unë po i dëgjoj që shkojshin poshtë-naltë, poshtë-naltë, gjithmonë u dëgjojshin këpucat, dyrt ishin mbyllë, ardhshin deri te dera, vëzhgojshin edhe na i qitën do qebe në dritare. U dëgjojshin përfuni neve ka qenë dmth në përdhese ka qenë kafja e penzionistëve edhe atje u dëgjoshin serbët tu pi ku thojshin “bimani ni krye të shqiptarit në tavolinë ta ha me meze”. Edhe gjithmonë fmija kajshin. Unë me burrin edhe me çiken e madhe u ulëm në korridor afër derës edhe dëgjojshim se a po vjen dikush, a po na përcjellë dikush. Të nesërmen, dashti burri me çikë të madhe me shku me ble bukë. Po vjen ni malazeze, e kemi pasë kojshi, ni Sllavka, ajo ka qenë vetëm me çikë në banesë edhe po thotë “Kojshi po kom punë me ty” – burrit, ai po i thotë qe ki punë me gruen e jo me mu. Ajo tha “kojshi unë po du me ty me fol”. Unë i thash burrin hin mrena ta kqyrin çka po don, mirëpoo gjithmonë më shkojke menja që kjo është me revole edhe kjo ka me gjue në neve. E kisha djalin e vogël 6 vjeç edhe tjetri djalë i kish 15 vjet. I kom thanë çikës të madhe merri dy djemt, shtini në kuzhinë, përgatiti edhe çkado qoftë, nuk guxojsha me i thanë që edhe na vret neve, po çkado qoftë që ndodhë ti merri fminë edhe ik përjasht. I murr çika fminë, i shtini në tjetrën dhomë edhe ajo filloi tha që kojshi qitma ni cigare.
Intervistuesja: I tha burrit?
Bajramshahe Jetullahu: Po i tha burrit kojshi qitma ni cigare se jom metë pa cigare tha se unë edhe pse kom gjuhën e keqe unë zemren nuk e kom të keqe. Unë ja zgata cigaren edhe po i thom qe ni paqetë se kumeditë deri në mramje çka bohet. Ajo u drejtu edhe kojshike tha të lutem, ora 1, is hora 12 atëhere, ora 1 mos t’ju nxen këtu. I thash pse Sllavka, tha se pramë e kena majtë mbledhjen edhe tha është marrë vendim që familjen tane me e masakru. I thash pse, tha se e keni nda shoqatën e të verbëve të Serbisë me shoqatën e juj edhe ti me fëmi rregullisht ke dalë ke lyp NATO-n, ke protestu. Më fal po…
Intervistuesja: Jo mos ta nin.
Bajramshahe Jetullahu: Edhe po i thom burrit, asaj i thash mirë falemnderit. Ni kojshike tjetër që ish aty, ajo e kish nanën boshnjaki, edhe po i thotë Sllavka po për mu çka kanë thanë. Tha ty jo që kanë me të masakru po kryt e ton kanë me e pre edhe kanë me lu shkallëve si me top. Ato ishin vetëm dy femna edhe ajo filloj me u frgiu, me kajt, edhe po thotë teta Bajramshahe a po më merrni edhe mu me veti se ajo s’ka pasë as babë, as vëlla, e vetmja u kanë në shpi me nanë 65 vjeçe. Unë i thash nërsy saj i thash jo se nërsy asaj Sllavkës, i thash jo se s’kem ku shkojmë. E kur ajo i tha çikës tem, i tha Flora dil kqyr përcjelle gjendjen se tha jonë tu ardhë tu ju vëzghu, po i tha përcjelle gjendjen a ka dikush në korridor edhe aman për imanë të zotit mos tregoni që ju kom tregu unë se më kanë thanë që mu me gjithë çikë kanë me më masakrue në qoftëse marrin vesh këta. Edhe dul çika në derë edhe po thotë “Po teta Sllavka, djali i Mumirit është tu ardhë edhe tu ngu te dera edhe po kthehet nalt”. Ajo iki dul prej neve, unë i thash burrit çu po ikum. Ai tha jo s’po ikum se s’kemi ku me shku. E binda burrin aty qysh kom fillu me gatu që nuk i gjendke buka qashtu e kom lanë tenxheren me pasul përmi shporet qysh u kanë tu vlue, bukën e gatune në vangëll të bukëve edhe e kom nalë plloqën e shportetit, i kom marrë fmitë edhe jom shkue te kunata, ma larg se na ishim në qendër. Atë natë kena bujtë aty po ton kohën tytat e tenkave jonë kanë të drejtune në qat lagje. Atë natë kena përcjellë ton natën me kohë të caktune kanë bo roje mahalla deri të nesërmen në mëngjes. Të nesërmen në mëngjes në ora 11 ka ardhë ni ksi serb me ni automat në dorë i cili ma herët gjithmonë ka shitë cigare nëpër qytet edhe është ardhë te kunata, i ka mshu derës me automat. Jena dalë në derë edhe na ka sha me çka ka ditë ma keq edhe na ka thanë “Përjashtë”. Të gjithë dulen se te kunata, burri i kunatës ka qenë i verbër, unë edhe burri të verbë. Tash unë isha me djalin e vogël edhe me çikë të madhe për dore. Të gjithë dulen, mu, djalin e vogël edhe çikën na pshteti për muri. Une po i thom çka po don prej neve, dy të verbër dulën edhe unë e verbër çka po don tash prej neve. Kur i kom thanë ashtu më ka thanë (flet në serbisht) gjuje letërnjoftimin në tokë edhe djali ka dalë mbrapa meje tu u frigu, ma ka hjek letërnjoftimin prej xhepit edhe e ka gju në tokë. Tha (flet në serbisht). Unë edhe e njofsha gjuhën se e kam kry shkollën e mesme në Kroaci, i thash (flet në serbisht) – kudo qoftë sigurisht është ma mirë se këtu. Tha, po, po tash kemi me ju çu për Shqipni. Edhe jena dalë edhe jemi ikë me ni qysh jena shku në Kolovicë në shpi të kunatit. Atje i kom pasë edhe nipat e burrit edhe atë natë kena nejt aty. Rregullisht prej Llukarit u gjujke në qat drejtim në qat lagje. Atë natë kena nejt ma shumë në podrum se nëpër dhoma. Të nesërmen kanë fillu me gju edhe për fat të mirë na jena kanë në ballkon përreth gojes djalit të madh i ka shku plumi po ata nuk e ka rrok edhe ka ra ni grup tjetër ku e ka mytë ni vajze 12 apo 14 vjeçare. Është gju për toke edhe çika më ka bëritë mu edhe më tha mami pshtoj Kastrioti, djali i madh. Jena dalë jena përzi aty, i kena lanë dyrt çelë sa kena mujt kur kanë pushu kërsimat jena dalë jena përzi me grupin. Jena hi me ni shpi ku ka pasë shumë njerëz, fmija kajshin, edhe derisa u qetësu ajo kërsima manej u ardhë ni person i armatosun edhe na ka thanë krejt dilni rresht për ni me u bo edhe në stacion të trenit. Tu shku në stacion të trenit djalin 6 vjeç e majke vllau ma i madh 16 vjeç në krahë edhe… se nuk mujke me ecë, mirëpo e murren si në shej këta djalin 6 vjeç me na e vra. Atëherë dikush prej anash e ka bërtitë djalit të madh i ka thanë lëshoje djalin në tokë se po dojnë me ta vra. E kena lëshu djalin në tokë edhe tu ecë ja kanë shkelë kamën edhe këpucat ju kanë shky i kanë metë në tokë. Qashtu prej Kolovicës deri në stacion të trenit, në të vërtetë tu ardhë te Xhamia e Madhe ku i thojnë në Prishtinë, aty ka dalë ni magjup, se s’muj me thirrë ndryshe kur s’kish pasë pikë shpirti, kur i ka ra ni personi në anë të djathtë, në anën e majtë i ka plasë gjaku për vesh edhe aty fmija kanë fillu me kajt prej tute. Jena kthy prap te kunata për mi shpëtu gjoja se nashta ndodhë dy ditë e tri ditë e nuk dalim dikun tjetër, po prap të nesërmen jonë ardhë na kanë qit. Kanë fillu kërsimat e automatit edhe jena drejtu drejt në stacion. Kur jena shku në stacion s’kena pasë çka me pa. Aty kish pasë edhe gra të cilat kanë lindë për ni natë shtatë fmi në stacion të trenit. Na ishim faktikisht tre të verbër, i kishim fëmitë me veti. Tash fmija a me na nimu neve si të verbër, a me ju ndimu atyne që ishin ma të vogël. Edhe jonë ardhë tre trena. Jo tre përniherë po kështu kohë pas kohe edhe u afru burri e ka pytë ni polic a ka mundësi kah e kem destinacionin. Ai ka thanë krejtve kena me ju çu për Serbi. Dikush thojke për Shqipëri. Burri i ka thanë mirë ku doni me na çu po a është e mundshme se ish… kish shumë njerëz edhe ne e dijshim veten se me fëmi të vogël shpërndahemi, mesim fmia dikun na dikun tjetër. Edhe fmija metshin keq po edhe na të verbër kur u shpërndajshëm atëherë s’kish kush me na nimu. Kanë thanë bonja qysh të doni, dikush ni polic tjetër ka thanë grumbulloni për person kah 10 euro edhe me na dhanë në dashi me ju nimu. Ni grup prej neve i dham të gjithë kah 10 euro edhe kur erdh treni ai zotnia iki as që u murr me neve bile. Po treni tjetër kur erdh, ishim në qat pozitë bash dashti zoti që drejt dera ku mujshim na me hyp u nal bash para neve. Aty hypëm na në tren me ndihëm e fmive edhe kur u futëm në ni dhomë të trenit, treni u nisë te kazermat e ushtrisë, aty u nal ni kohë. Ardhke aeroplani me e bombardu kazermën mirëpo na panë edhe shkoj tjetër kun nuk bombardoj se ata na nalën me qëllim që me bombardu NATO edhe na kish mytë neve krejtve e tani me ja lanë NATO-s që NATO i myti e jo na. Shkum në stacion të trenit në Fushë Kosovë, aty kish edhe trena të tjerë prej tjera veneve që ardhshin. Serbët bërtitshin (flet serbisht) – fmija që kuptojshin fillun me u frigu me piskatë, mirëpo aty e majtën trenin derisa erdh aeroplani tjetër me e bombardu stacionin e trenit edhe aty i panë trenat e parkum, nuk bombardon, u nisëm për në Bllacë. Kur kena mrri ni ven, tash nuk muj me ditë se unë si shkurtpamëse s’kom mujt me e përqendru venin, po pak para se me mrri të kufini e kanë nalë gjysë ore edhe i kanë hapë dyrt. Ai që zbritke poshtë ma ai nuk u pake, ata i marrshin, kah i çojshin nuk muj me thanë se unë nuk i kom pa, po u dëgjojke prej tjerve që qeta i murrën tash tu i rre jonë, jonë tu i ngreh zhagë. Edhe na… ajo dhoma jonë murr ni vendim që asnjo mos me zbritë veç nëse ata hyjnë na marrin vetë edhe s’kem qare. Jena shku deri në kufi, në kufi kur kena zbritë na e kanë bo të gjithë rresht për ni. Nëse njo kalon e skajon rrugën na kena me e vra. Edhe jena hy mes dy binarëve unë me familje tem edhe kemi ecë drejt, s’kemi guxu asniherë me e kthy kryt kërkah se po e ktheve kryt veç të hjeke prej renit. Kena kalu në Bllacë edhe u kanë tmerri që rake shi pandërpre, e harrova me e thanë se une kam qenë e operume prej syve në Rusi edhe e kom pasë të ndalume ni pikë ujë me e qitë për 6 muj. E atë ditë ma veç shi rake pa ndërpre, mu filloj me mu rritë edhe tensioni i syve, filloj… plasëshin kapilarët e syve edhe filloj me mu errësu. Aty veç fitova edhe ni stress ma të madh po s’kisha çka me bo na metëm veç pa hangër, pa pi tri ditë që metëm nëpër rrugë nëpër Prishtinë. Dulëm në Bllacë tani u orientum veç me dalë jashtë. I murrëm ato lejet prej maqedonëve të cilët bojshin terror mbi terror. Na bonën terror serbët knena po edhe maqedonët sen ma të mirë nuk lashin tu i rreh popullin. Jena hyp me ni autobus që ish kanë i parapanë. Jonë kanë 5 autobusa edhe na e patëm fatin me shku në Kërçovë. Përmi 6 orë që kena udhëtu askun nuk e nalke. Fmija kishin nevojë, kishim edhe na të mdhajt e jo fmija. Kishin nevojë për urinim po nuk ka nalshin hiç kërkun. Tmerri, fmija kajshin për bukë, kishin nevojë me u shtri me pushu edhe na çun në ni fshat të Serbisë, atje kishin dalë familjarë me na pranu edhe gjetëm te Selamiu po mbiemrin ja kom harru. Atje u sistemum, nejtëm dy javë ditë. Mas dy jave e pamë që nuk është tu u nalë lufta edhe u kthym në kamp. Aty nejtëm ni javë…
Intervistuesja: Në Qegran a po?
Bajramshahe Jetullahu: Jo, këtu në Stankovec, po… Atje u shkrujtëm tana në dy-tre vena për me dalë jashtë po neve na qëlloj fati ku dolëm në Itali.
Intervistuesja: Sa përqind ke pa para se me shku në Itali?
Bajramshahe Jetullahu: Po me njanin sy kom pa aq sa kom mujt për shembull me u orientu vet, kom mujt me i dallu ngjyrat, kom mujt me shkru me kimik, po në atë moment kur ikëm na për Itali atje ata edhe pse me gojë na pritshin mirë, mirëpo as atje nuk ka qenë shumë e mirë se unë për shembull si e verbër, burri i verbër, na u duht me hangër bukën në dorë se u kanë tmerr prej insekteve.
Intervistuesja: Në cilin qytet jeni kanë?
Bajramshahe Jetullahu: Në Sicili. Edhe atje mi tavolinë ku ish tavolina e bukës për shembull mujshe me lopatë me i hjekë bubrrecat mi tavolinë, Grumbull sikur kur të çon uri qashtu grumbulli i bubrrecave. Edhe tash unë nuk kisha kumeditë sa të pamë, u frigojsha që fmija po hanë diçka me bukë e marrshe fminë edhe i qitsha përjashtë bukën në dorë me e hangër. Mirëpo edhe atje ka qenë tmerr se përshembull 2 litra ujë na jepshin për 5 vetë 24 orë. Ata ujë është që na e përdorim për supë për shembull, aq i nxehtë u kanë uji. Ni keks na e jepshin 100 gram keksa për 5 vetë në mëngjes, 5 vetë ishim 1 bukë – 1 bukë e gjyse na e jepshin për 24 orë. Veshmbathje kurgjo edhe fillun protestat atje për me na kthy prapë në Stankovc. Mirëpo ata me na kthy nuk na kthyn po mirë nuk e kena pasë asni tro. U kanë shumë keq për qendrim, atje 8 vjet nuk kish pas ra shi, gjallesa të ndryshme, zhapinjë, ksi… ni bollë e kanë pasë gjetë. Thojshin gjarpër po me siguri bollë u kanë midis kuzhine 12 metra i gjatë. E tash munet dikush me e logjiku me e paramendu që çka ka mujt me ndodhë me neve. Ni ditë kur u nënshkru marrëveshja e Kumoanovës na vendosëm me u kthy. Aq u kanë vapë e madhe që aty mrena 10 minutave nëse nuk hin me e bo ni dush s’ke mujt me qëndru. Na rregullisht jena shtri me pushu në pllaka, në keramikë se nuk ke pasë mundësi përshembull me u shtri me ni krevetë me nejt e me fjet qetë se u kanë shumë zheg i madh. Klimë nuk kena pasë edhe jonë kanë përshembull shumë banorë me ni ndërtesë, u bojke tmerr. Na vendosëm me u kthy me 17 gusht, në të vërtetë 18 gusht. Ka qenë ni aeroplan nëse se gaboj datën. Unë me 17 gusht masi në mramje veç i përgatitum ato çka kishim me marrë edhe pse s’kishim çka marim prej Italisë se nuk na kanë dhanë as rroba as hiç kurgjo, po ata naj çaraf ku kishim flejt vet u munojshim me e marrë se thojshim kur të shkojme atje nuk kem kurgjo. Edhe lugë e piruna të plastikës ka na prushin për me hangër kur kishim najherë gjellë atëherë i kom grumbullu edhe thojsha i marrim se kur të shkojmë në shpi s’kem çka. Kha ma kishin thy policia banesën. Më falni që po e dhezi cigarën po s’po muj.
Intervistuesja: Jo, jo.
Bajramshahe Jetullahu: Unë atë ditë që me 17 gusht të nesërmen kishim me u kthy në ora 12 të ditës, unë isha aq e plogësht, kisha dhembje të synit se u duhke me i nejt synit me kontrolla, unë kontrolla s’kisha ku me bo, edhe hina në banjo, kish ra ni bluzë në tokë edhe e kom dasht me u kërrus me e marrë bluzën në tokë po më kanë lëshu gujt edhe jom ra me sy për qeshme. Aty më ka dalë syni përjasht, jom kthy në salon mrena kom lyp prej fmive ujë, më kanë pru fmija ujë edhe më kanë kthy se më ka ra tfikt. Tani më kanë kthy ujë me më kthjellë. Ka shku djali e ka thirrë emergjencën. Jonë ardhë jonë munu me ma ndërpre gjakderdhjen në sy po s’kish pasë nuk ekzistojke mundësia se unë nuk e pasha vetin çka ka ndodhë. Ata fmija u frigojshin me më tregu që syni mrena pot ë qet gjak e jo jasht. A unë menojsha mos e kom shky vetllen e prej atyne po më rrjet gjaku. Po kur e mbyllsha synin gjaku u nalke, kur e çelsha synin gjaku rrjedhke. Edhe aty e dijta që synin e kom ça. Shkoj djali i madh e thirri emergjencën, erdhën, u munun njo ni orë me ma pshtjellë synin mos me rrjedhë gjak deri të mrrijmë në spital po nuk pat mundësi. Më kanë çu në spital, në ora 12 e kom lëndu synin, në ora 1 kom mrri në spital, ata thojshin nuk kena na sistem për refugjatë qysh me i trajtu edhe më kanë lanë me derdhë gjak prej orës 1 që kom mrri në spital deri në ora 4. Kisha dhimbje të madhe edhe normal bërtitsha, kërkojsha ndihmë, italisht nuk e kom ditë italishten po gjanat elementare i mësova edhe ju thojsha po më dhem koka. Po nuk u merrshin me mu deri në ora 4. Në ora 4 më kanë shti në sallë të operacionit deri në ora 6 ka zgjatë operacioni mirëpo nuk e di metodën e tyne qysh është, unë kom pasë operacione edhe ma herët të syve po mirë syni pihet, e ata pa ma pi synin hiç më kanë operu 2 orë. Edhe kështu ka vazhdu kam nejt ni javë ditë, prap mas tri dite më kanë çu në sallë të operacionit edhe 1 orë e gjysë ka zgjatë operacioni mirëpo pa u pi. Tani na kanë… unë e kom pasë të parapane me nejt ratë 45 ditë, aty prej spitali vetëm 1 natë kom qëndru në kamp edhe na kanë nisë për Rocca di Papa 1500 kilometra ashtu qysh e thojshin. 24 orë unë pa mujt me përdorë as pika as me hjek fashën me e ndërru edhe syni mu aj tepër, më dul krejt përmi vetull. Kur na çun në Rocca di Papa atje edhe 2 javë ditë pa marrë trajtim mjekësor. Mas dy javë më çun te mjeku, ata më propozun ni lloj operacioni mirëpo nuk më jepshin kurfar informate a muj me pa apo jo. Edhe aty u ktheva prap në atë kampin, më plasi edhe niherë syni ni gjakderdhje. Nuk më çun te mjeku hiç, mas dy muje lypëm me u kthy në Kosovë këtu na kthyn edhe atëherë këtu tmerri që as s’kishim rroga, penzionet i nali Serbia, na vetëm metëm në mëshirën e shoqatave të ndryshme që kanë qenë Nanë Tereza e shoqata tjera ku mujshim me u furnizu me diçka që kishim nevojë. Nevoja kishim shumë mirëpo ato simboliket sa për me majtë shpirtin. Kur erdhëm këtu, çka me ardhë, e kishin thy banesën, i kishin vjedhë të gjitha gjanat elementare ku ma së shumti më ka brejt se unë e hupa të pamurit total e tash më brejke lavatriçja qysh unë ka me punu pa lavatriçe me mundësi për me ble nuk kishim derisa kunati e kuptoj se jena kthy edhe na tha shkoni merrne lavatriçen në shpi tem. E kështu është jeta e ni refugjati e sa për informatë unë jom Bajramshahe Jetullahu nanë e 4 fëmijëve.
Intervistuesja: Falemnderit shumë!