Avdi Berisha
Intervistuesja: Përshëndetje axha Avdi, po ja nisim qashtu kur u prish situata shumë edhe pak a shumë që ja nisi me u përkeqësu.
Avdi Berisha: Po situata ish prej ma shumë ma herët, po që me u acaru pak ma shumë në ’98, ’99 veç hini në luftë. Na detyrun me hi deshtëm e s’deshtëm, s’patëm ma tjetër rrugë. Na u munum me u përgatitë pak a shumë, po s’kishim çka me u përgatitë as nuk kishim kah me ja majtë, s’ki kah ja man. Edhe tani u çun ushtria jonë kapak msheftë, tinxa, pa kushte, pa vesh, pa math, pa armë e pa kurgjo. Nëpër mal tu e mbrojtë familjen, së paku bile me na tregu çka po bohet. Dikur tu u munu tu u përgatitë, tu u munu, tu u munu u veshën do ushtarë ka pasë tinxa edhe tu u bo numri ma i madh, tu u bo, u mushën në fushë, u detyrun me dalë. Tani ushtria serbe ja nisen po shkojnë kah Skenderaji te Jasharajt nëpër Kosovë kah mos, Llapit fort nuk na ngucëshin që e kishin për me kalu ma lehtë, mos mi pengu kërkush. Anena e morrën krejt Kosovës, u shkepën. Kur s’vonoj shumë u kthyn për Llap edhe ni turrë njo 50 – 60 blinda, kerre, ushtri, polici, shkun udhës për Pollatë, në Bajgorë, asaj gryke hijnë. Atje nuk u ndanë mirë edhe kumeditë plani i tyne dështoj diçka, u kthyn prap qat ditë a të nesërit edhe u kthyn apet knena kah Kosova, rrafshit të Kosovës. Nejse për te Jasharajt s’kem çka flasim ma krejt bohet tym në tana anët, pak aty, pak aty, po aty e kanë bo namin 60 anëtarë i kanë mytë. Prej fëmi e pleq e çka kanë gjetë, tri ditë kanë luftu natë e ditë sa kanë mujt me qëndru ata kush kanë mujt ma shumë. Edhe u shkepë në krejt Kosovën. Tani dikur unë e lëshova shpijat e mija, tri shpija i kom pasë. Me ahri, e me pleme, me gja e me krejt çka kanë pasë krejt katuni i kanë pru qetu. Ushtria tani jonë hi qetu te shpijat e mija edhe unë i kom marrë robt i kom çu në Prishtinë, i kom vendosë, 120 marka dhomën e kom pagu, 144 vetë në qat dhomë. Menxi për gazep fjeta, 1 vjet qaty kom nejt. Edhe baj baj krejt Kosovën e shprazën, dikur na erdhen edhe neve.
Intervistuesja: Ma kallxove ni storje qysh ke pru bukë për ushtrinë. A po ma kallxon edhe niherë?
Avdi Berisha: Shkum me qera na aty në qat dhomë, kah ushtria na merrshin, na hjekshim keq. Djali i madh Rexhepi bajke sa mujke me ni kerr të vogël bukë ju prujke në shpi tonë k’tu. Dikur se lanë ma ata e hetun edhe e marrë unë në autobus prej Prishtine me grue, i marrim dy thasë bukë, e vijmë. Plot udhtarë aty, edhe na si udhëtarë. Kur vijmë në Besi na zbrazën tanve. E kthyn autobusin. Unë prita aty. Erdh ni person me ni grue, tha kah po shkoni – i thash valla për Lluzhan – hajde hini. Na murr. Kur erdhëm në Lluzhan tha valla unë ka me shku për kah Orllani, i tham valla po vijmë edhe na deri qatje deri në Lluga se s’guxojmë me i ra për Lluzhan. Qatje na ka zbritë në Lluga, tani nëpër Lluga, nëpër lloq, nëpër borë e për Penuhë e për Buricë se s’guxojshim udhëve tona me ardhë. Kur erdhëm aty tenkat ishin kanë. Kalun ni kolonë, jena hi mas therrave jena mshefë dikun deri kapërcyn. Jena sillë ja kena dhanë qata dy thasë bukë për gazep se s’kishin bukë kha; as mill as bukë as çka me bo. Tani jena kthy na për gazep dyqysh për anej për Prishtinë, ma s’kena pru bukë, s’kena mujt me i pru, s’di sa i pat bo djali, qatëherë unë me gru me krah. Këtu çka kanë pasë me ushqim, me gja e me krejt i kanë pre i kanë hangër. Jau kena lanë dy shpijat çka kanë pas diçka valla pos jarganat i kena marrë, do bile si kena marrë as jorganat tanë. Dikur edhe prej ktuhit i kishin pas qitë ushtrinë tonë e jonë hi ushtrija e shkijeve këtu. Kur jena ardhë e kena gjetë krejt me garazha me krejt shpija dy garazhat i kishin rrzu se i kom pasë garazhat e dheve, i kishin shti tenkat me i mshefë, e kishin bo ni kqyr të madh në shitore, aty e kom pasë shitorën. Qaty kanë nejtë se di sa e kishin hjek UÇK-në prej ktuhit. Atje tani kur në Prishtinë na murren me na qit edhe prej Prishtine. Lagje lagje, lagje lagje, ton Prishtinen dikur gati krejt. Na në Xhamabaz metëm tri rrugë qaty tri pjesë edhe na tregun tri ditë përpara që ju jeni në ren me dalë edhe me na marrë. Kur erdhën njo 5-6 policë a 10-ta edhe na hinën në oborr. Tha prej të kahit jeni – prej Podujevë – tha për 5 minuta me dalë, gratë e fmija me shku për Podujevë në shpija të juve, ju me neve. Unë me djalë, me ni djalë i Rexhepit prej Llapashtice, Rexhepi, Banushi prej Mramori qaty gjallë është hala. Edhe na qitën me na çu, na maltretojshin udhës kah shkum. Në Xhambazë na radhitën, kamionat na pritshin me na marrë neve. Unë aty pak ju kundërshtova se mu gajke shumë po na bojnë të padrejtë, i lamë fminë e gratë e s’dijshim çka bohet me ta. M’ka kapë për fyti edhe tha shkon në pushkatim edhe shqip po të kallxoj. I thash ani çka me i thanë tjetër, ti amon s’mun i bon shkaut e as me përbe. Tha *flet serbisht… Kujtojke që po i ndryshoj fjalët une si ndryshova se u vrajshin njerëzit ma të mirë e ma të zot se unë, unë çka kisha më pshtu ma, djemt i kisha për skej në rresht, flaka ju dalke nja 20-30 vetë që na kish marrë lagjen e kish bo rresht e mu aty me më pushkatu më qitën. Edhe dikur kur e pa që s’po ma kthen menen automatin në fyt ma majke 2 metra, as si dhezi a se ka çu Zoti me më vra nuk e di veç tha *flet serbisht – shko në rr.s. shko në ven, as s’ma shajti as nanën as babën veç qashtu qat fjalë. Hina në rresht, na ngarkum. Edhe me na po me nojnë që i çojshin nëpër ura ku i bombardojshin. Shkijet qashtu matanë i kanë bombardu.
Intervistuesja: Ku ju çun juve?
Avdi Berisha: Na sollën, na sollën njo s’di sa nja ni gjysë ore nëpër qytet se dijshim ku, e panë që shumë larg, ku na çun në mahallë të Muhaxherëve. Na kanë sill s’di sa nëpër qytet, po se dijsha ku se mshelë kamionat, mluet. Kur jem kanë 00 vetë, podrumat e stacionit të policisë, plot, durt përmas lidhun. Kështu vet u detyrojshim me i lidhë me gishta. Na rrasën tanve qashtu, ishin kanë dy policë, ni magjup edhe serb. Ai magjupi i largu pak, ai serbi tha unë as babën tem s’muj e pshtoj, as vllaun, as juve. Tha unë jom kosovar çka t’më vesin thuj që se di si njoh që të vesin për inspeksiona, për njerëz udhëheqësa për inspektora, thuj asnjo kon se njoh, kon se njoh. Çka t’më vesin veç se di, se di, se njoh, se di. Edhe na ka pru të kallxova 2 shisha ujë, e kena pi kah ni gërrçam se flaka na dalke edhe prej tute, prej mërzie. Djalit të madh Rexhepin e kanë rreh deri ja kanë thy tri bri, sot i ka të thyme. Njo tre vetë i kanë rreh kah tri katër herë, kry ju ka pasë aj sa ni shenik se i kishin pasë nxan edhe ni ditë përpara. Edhe ata që e vetën ata ku e ki familjen, tha valla në Shqipni, ata e kanë llomitë ma së forti – ti e ke çu familjen atje vet je nal me luftu në UÇK. Edhe kah njo tu na vetë na lëshojshin, do i rreshin. Banushit i ra të fikt aty e kapi si infrakt edhe po menoj unë se e qitëm ni dhomë tjetër, shkumoj njeri e rrehshin kapak ftyrës sikur mjekt, veç tamon qysh e ka nevojën se njeri kur ta hup vetëdijen ashtu, ja qitëm ni shishë ujë ftyrës ja lamë sytë ni copë herë edhe po me noj unë që e çojnë në spital edhe unë e kom temin edhe po shkoj me to se edhe unë ju nimojsha aty se e kisha temin me e pshtu prej, me ja kthy shpirtin njerit. Kur u kthejllë pak as se çun te mjeku as ata as ma nuk na lëshun. Aty ish kanë plot gjak, do syngjera do karrika të thyme se ni dhomë e vogël në terr i shtijshin i rrehshin edhe ma fort aty vetun tinxa, kur thojke për qef të vet. Ata tjert i rrehshin atje nalt, tjetër grup u kanë a këta veç për qef.
Intervistuesja: A i nijshe zanat e atyne tjerëve tu i rreh?
Avdi Berisha: Jo se ata i çojshin tjetër dhomë ma larg. Jo si nijshim na po edhe me i ni çka ki me ju bo. E mu më qitën me më pushkatu s’kishin çka me bo njerëzit, qaty djemt e mi i kisha, çka ka me të bo, kërkush a fminë e vet ja ka marrë prej dore, ja ka pre, ja ka gri, ja ka gju edhe s’ki çka i bon amon si bahet shkaut. Kështuqë.. Na lshun tani erdhën në ren me na qit prej Prishtine krejt prej Kosove. Na thanë hajde me shku për Maqedoni e kah doni. Na çun në autobus. Ata në qebe e kena çue tu e rujt na dojshim me ja maru vorrin se se dijshim që muj e çojmë gjallë. Kur shkum në tren të Fushë Kosovës, na kanë shti edhe trenin me pague. Për tanë e kom pague unë pare pata. E pagum trenin, na murren paret, edhe kur shkum në Bllacë jonë ardhë autobusat, qaty na kanë pru do ujë dikush. Gjujshin sa mujshin. Na kanë ngarku për autobusa, na kanë shkep kah mos. Neve në Qegran na çun. Edhe në Qegran ish kanë nifar fushe e madhe, ngat malit, gurë plot. Shatorat qaty i marum, Ishin kanë të marum besa. E qaty unë meniherë kom nga e kom gjetë ni shporetë me ni rovinë e dola e marova ni banjo me llastika me shtaga tonve i habita. Me muj njerëzit aty ishin kanë dy tri javë e ni muj e s’kishin ditë me pastru e as me bo bukë. Unë i kisha 14 anëtarë, s’meta godare. Shpejt e shpejt e bona ni ven si banjo qaty u lajshum. Po tjetër s’ki qare ti.
Intervistuesja: Sa ke nejt në Qegran.
Avdi Berisha: Veç 7 ditë. Mas 7 dite na lutën me shku në Itali. Shkum. E djali për Gjermani, e shkum. Se s’dojsha me shku kërkun prej Kosovës. Kom pasë thanë i gjallë s’dal prej Kosovës po me zor na qitën, s’patëm qare, ma të mramin tren jom dalë të thash, ma i mrami tren asnjo ma mas 11 dite u hi komsoria. Prej atyhit me zor na çun në Angli qatje ish nusja e kish nevojë me lindë djalin, qet Çlirimin. Atje kur shkova mu smu gruja prej mërzisë e prej tute. Kom nejt nja s’di sa në spital qaty ku ishim tu banu, ni ven u qujke Sarsburg më doket edhe u kanë nja 100 kilometra prej Manchesterit. Edhe e kena çu në Manchester 1 muj ditë në rrezatim për ditë. Ka nej aty në spital, e bana operacion, s’pat sukses. Masanena u lodh gruja ma bile aty më thirri ajo drejtoresha e spitalit tha paja në zyre. Kur shkova në zyre tha a e pin duhanin, i thash po, tha dheze ni cigare. I thash jo se dhezi se nuk është normal me dhezë këtu. Jo, jo dheze tha. Jo valla thash s’po e dhezi. Ma ka kapë dorën, përnime ma ka kapë doren qetu edhe tha bonu i fortë tha gru skije, pasha qet ujë qeshtu më tha. U tutke që kumeditë çka boj unë, s’ki çka bon. Tha grue skie, eventualisht tha 2 muj tha jetë ma shumë s’ka, me çu tha për Kosovë ndash barnat ti jepi se atje s’keni kurgjo. Kur u bom gati me pru në Kosovë tha veç njo munet me shku, tjetërkush jo. Ni çikë a kushdo shkoni me to. Unë yrysh e yrysh thash mi aeroplan ka me hyp e pa shku se la, se la grun vet unë. E më kanë lëshu mu, erdhën do, do metën atje. Prej aeroplanit drejt e në spital e kena çu në Prishtinë. Ajo rrnoj edhe 2 javë. Ata më thanë 2 muj, 2 javë ma shumë s’ka rrnu, diq.
Intervistuesja: Kur je ardhë këtu qysh u dok katuni mas lufte?
Avdi Berisha: Qysh ka mu dok? Është gjynah që s’ka pasë kush me fotografue. 42-3 shpi asnjo pa u djegë su metë, do ma shumë do ma pak. Asnjo po tonat ma së shumti së këtu kanë nejt ata. I kishin pa pre edhe pemt krejt veç me bo zullum. E kishin thy motorrin, motorrin e druve e kishin thy se s’kanë mujt me marrë po bile mos me gjetë. Hamari u kanë plot krejt e kishin kallë, 1 muj a 2 tha ka bo se drithni vanon me u kallë shumë, e kishin kallë. Si jom kthy veç nitro e kom bo meremet shpijat, i kom maru dy hamarë të vogël se pa hamarë s’ma merrke menja me nejt se s’kishum ku me nejt. E kish pas mlu dy metra bari oborrin pa kositë e pa, u kanë shiovinë, dimni ke i shtirë asi hovi shumë se unë erdha prej Anglie niherë në pushim mas njo 6 mujve, tha ni kryefamiljar mun shkon në Kosovë me kqyr çka u bo. Kur erdha në qat kohë njo dy tri ditë as aeroplanat s’kanë mujt me lëvizë. 26 gradë… më doket u kanë nër zero. Erdha unë. Jena kanë 52 -53 vetë në qat hotel, veç unë se kush s’guxojke me ardhë se e qitën ni laff që kush shkon për Kosovë ma nuk kthehet. Thash menxi po pres unë i Kosovës jom, metsha metë në ven tem nuk jes në ven të huj. Veç unë erdha ma i pari, bile kur jom kthy ja kom çu ni fli bile po më doket kraht po më dhamin. Mihanja ni fli të madhe ma ka qitë 52 vetve kah ni copë ja kom gri, jau kom dhanë kur jom kthy atje. 350 markë babës ja kom pagu ni killë duhan, jo vev njo po sa ka pasë nevojë kaqak. 350 mark u kanë killa se ish kanë shumë shtrejt duhani, se di sa 70 mark a se di sa ish kanë ni boks. Qeshtu jeta kurgjo kërkujna tybe.
Intervistuesja: Falemnderit shumë!