Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Anonim

Admin22023-02-24T07:42:50+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonim-3.mp3

Intervistuesja: Përshëndetje edhe niherë. A po ja nisim pak prej qysh u përkeqësu situata, qysh keni vendosë për me dalë, krejt çka e man në mend.
Anonim 3: Faktikisht nuk më kujtohet shumë mirë qajo pjesë. Unë kom jetu në Prishtinë edhe Prishtina ka qenë si zonë pak ma e sigurtë në aspektin e pjesëve të tjera ku edhe i kanë dëbu ma herët. Çka më kujtohet është para se me dalë na prej shpisë, e kemi pasë ni familje që kanë qenë prej Drenicës. Na kemi jetu në shpi, shpija ka qenë ma e madhe edhe kemi pasë hapësirë edhe me strehu njerëz tjerë nëse kemi pasë nevojë. Nuk është që e kom kuptu saktësisht çka është tu ndodhë, i kom pasë rreth 7 vjet atëherë, veç e di që ka qenë… Unë i kom dy vllazën ma të vegjël edhe kur kanë ardhë qajo familja edhe kur ka ardhë qajo familja e kom pasë si shoqe se ka qenë moshatare me mu edhe shumë kemi lujt bashkë na…
Intervistuesja: Me atë çikën e Drenicës?
Anonim 3: Me atë çikën e Drenicës. Dmth veç qekjo më kujtohet edhe çka më kujtohet kështu shumë interesant, dmth çka më kujtohet që e maj në mend që shpesh nuk ka pasë rrymë a nuk po e kuptoj çka ka ndodhë veç u kanë si terr edhe mramjeve kemi nejt… s’po di pse jemi ulë në tokë. Dmth veç qekjo po me kujtohet. Edhe na gjithmonë lypshim me vazhdu rutinën tonë normale ku shkojshim në dhomat me flejt, me i vesh pixhamat edhe më kujtohet sa u çojshim prej gjumit na u çojshim prej gjumit të veshun. Edhe e di që ajo shoqja jem e Drenicës ajo flejke me tesha edhe se kuptojsha pse është ka flen me tesha se unë hala e kisha qat normalitetin që dmth… nuk është gjendja ose thjesht nuk na kanë fol aq shumë edhe veç nuk e perceptojshim na ka është kah ndodhë realisht. Tani nuk është që e maj në mend qysh kemi vendosë veç e di që mami edhe halla kanë vendosë me na marrë neve fmive edhe me u nisë për me shku në Maqedoni. Hala dmth nuk di hala me perceptu qysh u kanë situata po e di që kanë qenë bombardimet, nuk po di. Jonë kanë qato kolonat edhe na jemi kanë dy gra…
Intervistuesja: A ke pa ushtarë rrugës?
Anonim 3: E di që e maj në mend kur jemi nal me ni moment se vllau u kanë shumë smutë, ka fillu me pasë temperaturë dmth u kanë goxha… nana ka qenë shtatëzanë, atëherë e kom pasë veç vllaun e madh, vllau i vogël ka lindë gjatë kohës të luftës faktikisht. Nana ka qenë në mujin e 9-të edhe qëkjo u kanë njana prej asryeve që kemi dasht me shku dikun pak ma sigurt në rast se ka nevojë me lindë ose për mjekim a diçka. Kështuqë nuk e maj shumë në mend, e maj në mend veç njerëzit nëpër rrugë. Shumë njerëz ka pasë, ka pasë njerëz në kam, ka pasë kerre kolona. Na jena kanë kryesisht mrena edhe në këtë rast tash nana e tregon qysh me ni moment kena metë pa ushqim. Unë nuk e maj në mend si duket e kom blloku prej memories për shkak se u kanë diçka negative si eksperiencë a nuk po e di. Veç më kujtohet kur kemi mrri në Shkup. Axha ka qenë në Shkup, na ka prit, na ka çu me ni banesë edhe mandej prej aty për shkak që mami ish shtatëzan menojshim me shku jashtë dikah a najsen. Nuk e di as po supozoj që qekjo ka qenë arsyja pse kanë vendosë dmth na kena shku me ni shpi të dikujna përkohësisht, mandej prej aty kena shku në kamp edhe prej kampit kena shku në Suedi, e kanë zgjedh dmth kanë qenë opsionet si me thanë me shku në Australi ose s’di dikah që u kanë shumë larg, edhe qajo idea e ndryshimit edhe time zonë edhe krejt u kanë për prind goxha e papranushme edhe u kanë edhe opsioni i Suedisë, edhe kemi shku në Suedi. Na kemi pasë edhe familjarë në Suedi. Edhe e shihshim pak ma sigurtë, se di. Kështuqë dmth nuk e maj në mend qajo u kanë hera e parë që unë kom hyp në aeroplan po i bjen. Nuk e maj në mend hiç, nuk maj në mend kurgjo, veç më kujtohet… Tani skenat e para tu shku atje nejse këto kanë fillu ma vonë po… Janë kanë si kominitet tu dalë te qato banesat, nuk e di dmth është shumë interesant kur nalna me menu aty ka javë e muj që unë s’kom hiç memorie, aspak nuk e maj në mend kur kena hyp në aeroplan, qaj momenti kur kena shku në aeroport ose nuk e di qysh jena shku në Suedi, dmth kom 0 kujtesë për qata. Po tani është shumë interesant kur kena shku atje ni infrastruktutë komplet tjetër e gjithçkafit, shkolla, ajo, kjo…
Intervistuesja: Ti ke fillu në Suedi me shku në shkollë. Qysh u kanë shkolla edhe çka manë në mend prej shkollës?
Anonim 3: Fillimi u kanë shumë shumë i vështirë se nuk kemi ditë me fol asni fjalë. E mirëpo fmitë mësojnë tepër shpejt edhe e di që në fillim kryesisht neve na lejshin me bo vizatime e sende shumë pak a shumë çka kishim qef se normal gjithmonë ekzistojke edhe brenga e krejt edhe e mësuesve edhe e krejtve aty a po dijnë me nau qasë, a jena fëmi e çfarë trauma kena edhe çka kena realisht nevoje. Se ka pasë shumë shpesh edhe përkthys afër e sene, po u kanë e pamundshme me pasë përkthysin gjatë krejt orëve të mësimit. Mirëpo, fillimi u kanë pak ma i vështirë se pak si me gjeste, me durë, me… kemi vizatu ma shumë, kemi shku në sport e kështu me radhë edhe mandej gradualisht me fillu edhe me mësu fjalë. Edhe kemi mësu goxha fjalë, dmth patëm mrri në pikën që na mujshim me zhvillu mësimin edhe u kanë goxha interesant sa shpejt kemi mrri me u inkuadru nashta me thanë tu e marrë parasyshë që jemi kanë veç fëmi edhe shumë lehtë kemi mësu sene.
Intervistuesja: Ke thanë fjalën e parë që e ke mësu… A po ma kallxon qat storje? Çka u kanë fjala e parë?
Anonim 3: Po, kur shkojshim në shkollë aty ka qenë menza për ushqim edhe i ke pasë krejt ushqimet edhe diçka ma pat bo nana të lutna kur të shkon me marrë ushqimin gjithmonë i thu *flet në Suedisht* edhe unë veç okay a din unë thojsha kjo ma din dëshirën e dietën se unë jom person shumë që zgjedh çka han edhe aq shumë kerifektve e gajle I dont knoë, edhe okay *no gris, no gris*, edhe unë shkojsha edhe thojsha *no gris* edhe ni ditë po ja boj mamit po du me ditë çka është qekjo *gris*. Ajo po mish derri, e unë “e pse se hajna na mishin e derrit”, ajo po okay de. Dmth veç fjala parë që e kom mësu u kanë se mami ka vendosë që unë nuk ha mish të derrit e me thanë aty “no gris”.
Intervistuesja: Edhe ti nuk ke hangër mish derri…
Anonim 3: Po.
Intervistuesja: E a mundesh pak me i shpjegu do aktivitete ekstra që i keni majt në shkollë gjatë kohës që je kanë hala tu u ambientu me sistemin suedez?
Anonim 3: Po ka qenë dmth qajo Krishtlindjet e para edhe në kuadër të aktiviteteve… dmth jonë kanë shumë aktivitete, veç këto nashta tu e marrë parasyshë që kom ardh prej ni veni që shkolla jonë nuk është që ka pasë shumë, nuk ka pasë faktikisht kurgjo me të ofru në aspektin e qesajna pjesës që me i zhvillu ti talentet e tua a diçka. E na e kemi pasë ni si lloj teatri edhe u kanë shumë interesant me mujt me bo shfaqje e sene brenda shkollës edhe ke mujt me i pa që jonë kanë ato audicionet e kështu me radhë. Edhe kom shku unë normal në njanin prej audicioneve edhe nuk është që shumë mirë e perceptojsha për çka është po shumë më pëlqejka ajo Shën Maria a çka po di qysh i kanë pasë ato edhe kom shku me bo audicionin për Shën Marinë edhe kom marrë pjesë në prova e krejt. E tash ata tu e marrë parasyshë ni fëmi që thotë “no gris” e po don me u bo Shën Maria, veç kanë vendosë me marrë edhe pëlqimin e prindërve tu e marrë parasyshë që është ni shfaqje me motife fetare. Edhe unë u identifikojsha si myslimane aty. Edhe e kanë thirrë nanën aty edhe tash ajo… unë në shkollë hala e tash ata tu prit se tu mos ditë qysh me vepru edhe tu ja bo nanës se po don me ardh me… dmth çika juj po don me marrë pjesë në këtë shfaqje e blla- blla. Okay në rregull i kanë thanë veç duhet me ditë që është roli i Shën Marisë, ajo i ka thanë okay, e a din pse se këta kanë thanë çika juj po don…. Ajo, ahaa ajo po ka qef, okay. Edhe kur pata shku te shpija ka thanë a je ka don me u bo Shën Maria, unë po. Edhe normal tani nuk e di a përnime jom kanë ma e mira që më kanë zgjedh për rolin a ka qenë si motivim po ma patën jep edhe mandej unë e kom bo shfaqjen në rolin e Shën Marisë.
Intervistuesja: A e man në mend kur jeni kthy ose qysh u marrë vendimi për me u kthy?
Anonim 3: Po, faktikisht na kemi shku përkohësisht po kurrë nuk jemi kanë prej atyne personave që kemi shpresu me gjetë ni jetë ma të mirë atje, në këtë rast ne Suedi. Prind e mi gjithmonë kanë besu që duhet me u kthy edhe me kontribu në vendin tonë edhe…
Intervistuesja: … kjo u kanë arsyeja pse jeni kthy…
Anonim 3: Po, na e kemi pasë mundësinë me nejt edhe faktikisht kur jemi kthy kur ata kanë vendosë që është sigurtë mjaftushëm që na me u kthy, që e kemi pasë shpinë në rregull, nuk e di çfarë gjendje u kanë. Faktikisht jonë kthy familjarët tjerë që nashti e kanë rregullu, e kanë pastru nëse ka pasë nevojë. Na kur jemi ardhë… mas ni kohe, na kemi jetu ni kohë në Suedi. Kështu që kur ata kanë vendosë që është koha me u kthy na jemi kthy. Vonë e kom marrë vesh që faktikisht na e kishim pasë opsionin edhe na kanë jep nifar si lloj vize që edhe gjashtë muj masi që jemi kthy në Kosovë kemi pasë mundësi me kërku nëse s’ishim ambientu për çfarëdo arsye, kemi pasë të drejtë me vazhdu me u kthy prap edhe me vazhdu me proceset për shtetësi a çka po di. Na familja në asni moment nuk e kanë fillu qeto procedura sa jena kanë atje se gjithmonë e kanë pasë si ni zgjidhje të përkohëshme përderisa të stabilizohet situata. Në këtë rast vllau jem ka lindë atje në Suedi, derisa të rritet pak që mos me udhëtu me ni bebe tepër të vogël. A din po në asni moment nuk kanë dasht me jetu atje.
Intervistuesja: A e man në mend diskrepancën e infrastrukturës të shkollës, rrethit, rrugës?
Anonim 3: Jo që na kemi nejt shumë gjatë atje, mirëpo ka mjaftu për me mujt me vërejt ti dallimin. Tash imagjino qajo periudha meniherë mas luftës që ka pasë shumë reduktime të rrymës, e di që kur kena ardhë dmth kemi ateru në aeroport të Shkupit. Edhe kur kena mrri në Veternik u kanë krejt qyteti terr, s’di a jonë kanë 4-5 drita. Krejt Prishtina u kanë pa rrymë, përderisa s’ke pasë rrymë, për mu u kanë shumë… s’muj e perceptojsha pse u nalke rryma se dmth u kanë shumë e çudtishme qajo situatë. Mandej kur jena kthy në shkollë, unë jom shku në shkollë publike që pak a shumë krejt shkollat publike jonë kanë të ngjashme sa i përket infrastruktures. Po e zo për shembull banjo, shumë e papastërt. Kati ku jom kanë unë banjos nuk ju kanë mbyll dyrt, dmth jonë kanë tri dyrë kështu, nuk u mbyllshin qysh duhet. Edhe dmth qaj dallim me ardh ni shoqe e klasës me ta majt deren kur të shkon ti në banjo me pjesën kur ti e ke pasë shkollën me pishinë të brendshme me krejt sallat e sporteve e me krejt aktivitetet e mundshme që munesh me i realizu që don me i realizu edhe ke ardh me ni shkollë ku senet elementare nuk ti ka ofru. Dmth u kanë pak dëshpruse edhe më kujtohet që fillimin e kemi pasë shumë ashtu a bon me ardh te ajo shkolla atje larg, a shkojna në Suedi prap se s’po na pëlqen qekjo shkolla po dojna me shku te ni shkollë tjetër se ka qenë shumë problem me u kthy në qat… nashti edhe qat realitet e kemi pasë faktikisht kur e kemi fillu klasën e parë po thjesht përkohësisht nashta e ke harru se tu ka servu ni diçka shumë e mirë edhe normal me siguri e kemi pasë edhe e kemi ndi mungesën e familjarëve e kështu po nashta kur nalna me menu veç qet pjesën e shkollave, më kujtohen krejt qeto, nifar edhe mllefi që pse jemi kthy edhe pse me shku unë në këtë shkollën e keqe kur e kom pasë tepër shkollën e mirë.
Intervistuesja: A e man në mend bisedat me familjarët gjatë kohës që je kanë në Suedi?
Anonim 3: Me Kosovë?
Intervistuesja: Po.
Anonim 3: Po, nuk po e kuptoj pse nuk kena pasë telefon në shpi. Garant ekziston arsyeja. Ose nashti kena pasë po me siguri u konsideru thirrje ndërkombëtarë edhe me siguri nuk…. nuk e di po më kujtohet që kena shku shumë shpesh me ni kësi telefoni kështu a din me kabinë, me as kartele me minuta edhe kena fol me familjarët këtu. Qajo u kanë e vetmja formë e komunikimit dmth nuk më kujtohet që… normal nuk ka ekzistu atëherë me internet e kështu. Mirëpo, s’më kujtohet as me telefona mobil se e di që kanë pasë telefona, ose çfarëdo që jonë kanë telefonat, kemi pasë telefona po më kujtohet që kena fol me njerëz brenda Suedisë ose kështu po jashtë me Kosovë komunikimi më kujtohet veç qajo mënyrë.
Intervistuesja: Falemnderit shumë!

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Albert Lekaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Albert-Lekaj.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Albert Lekaj (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, AL= Albert Lekaj AL: Unë jam Albert Lekaj. Punoj si dizajner. Jam...

Read More

Goran Simić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Goran-Simic.mp3 Petar Ivic (intervistuesi) Goran Smic (I intervistuar) Akronimet: PI =Petar Ivic, GS= Goran Smic PI: A mundeni të prezantoheni shkurtimisht. Emri juaj...

Read More

Nita Zeqiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Nita-Zeqiri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Nita Zeqiri (e intervistuara) Akronimet: Bjeshka Guri=BG, Nita Zeqiri=NZ BG: A po m’tregon diçka shkurtimisht për veten? NZ: Unë jom...

Read More

Blert Morina

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Blert-Morina-1-1-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Blert Morina (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BM= Blert Morina BG: A po më tregon qysh e mban në...

Read More

Sabernete Nuraj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sabernete-Nuraj.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Sabernete Nuraj (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, SN= Sabernete Nuraj BG:A mundesh me më tregu diçka për veten? SN:Po, unë...

Read More

Kefsere Dula

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Kefsere-Dula.mp3 Intervistuesi: Milot Qorrolli E intervistuara: Kefsere Dula Akronimet: MQ: Milot Qorrolli, KD: Kefsere Dula   KD: Unë quhem Kefsere Dula, me profesion jam...

Read More

Hidajete Tola

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Hidajete-Tola.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Hidajete Tola (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, HT = Hidajete Tola   BG: A po na kallxon kush je ? HT:...

Read More

Asllan Haliti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Asllan-Haliti.mp3 Intervistuesja: Është në rregull. Hajde vazhdo qaty ku e le që ka ardhë ushtria edhe e paskan blloku njanën...

Read More

Urtina Hoxha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Urtina-Hoxha.mp3 Intervistuesja: Faleminderit shumë Urtinë. A po e fillojna pak me më kallëzu qysh e ka marrë vendimin familja për...

Read More

Gent Muhaxheri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Gent-Muhaxheri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Gent Muhaxheri (i intervistuari) Akronimet: Bjeshka Guri=BG, Gent Muhaxheri=GM GM: Unë jam Gent Muhaxheri, 29 vjet. Punoj si freelance...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org