Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Srgjan Pantiq

2023-01-30T21:11:49+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Srdjan-Pantic.mp3

Intervistuesja: A mund të prezantoheni dhe të na tregoni se çfarë mbani në mend nga periudha e paraluftës?
Srgjan Pantiq: Epo, kjo ishte një periudhë e shëmtuar, gjatë luftës. Çfarë të them?! Qyteti bosh, një qytet me 300,000 banorë, ishin rreth 40,000 – 50,000. Nuk i ke fqinjët rreth teje, nuk është… nuk është njësoj. Çka me… ishte e shëmtuar, e shëmtuar.
Intervistuesja: Dhe si u larguat nga qyteti juaj? A ju kujtohet koha kur ju është dashur të largoheni nga shtëpia juaj?
Srgjan Pantiq: Epo, u largova ashtu vështirë, dhe u largova i pavetëdijshëm. As që e prisja që nuk do të kthehesha. Prisja që, që… që do të zgjaste ndoshta një muaj, dy, tre dhe dikush do ta përfundonte atë histori dhe do të ktheheshim. Mirëpo, kjo zgjati deri në vitin 2005, kur… ku u ktheva në qytet dhe u përpoqa t’i realizoj disa të drejta. Beteja zgjati shumë dhe u përgjithësua ashtu.
Intervistuesja: Dhe çfarë marrëdhëniesh keni pasur me fqinjët tuaj? Para luftës, a keni pasur marrëdhënie të mira me fqinjët tuaj shqiptarë?
Srgjan Pantiq: Para luftës? Të shkëlqyeshme… raporte të shkëlqyeshme, vërtetë. Ja, edhe sot kur takohemi është kaq e përzemërt nga të dyja palët. Është një kontakt vërtet i mirë. Sigurisht, ka individë që nuk duan të lajmërohen. Nëse ai nuk do të lajmërohet atëherë nuk dua të lajmërohem as unë dhe kaq, kështu përfundon. Por, vërtetë në marrëdhënie të mira ishim, dhe nuk kemi pasur kurrfarë problemesh. Derisa nuk erdhën këta nga anash.
Intervistuesja: Dhe a mendoni se serbët…? A mendoni se mund ta lëmë pas luftën dhe së bashku të ndërtojmë një shoqëri më të mirë në Kosovë?
Srgjan Pantiq: Epo, mendoj se munden. Unë mendoj se mund t’i lënë serbët dhe shqiptarët të flasin në mënyrë që ata të arrijnë një marrëveshje dhe jo të jetë një palë të tretë.
Intervistuesja: Faleminderit!

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Goran Simić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Goran-Simic.mp3 Petar Ivic (intervistuesi) Goran Smic (I intervistuar) Akronimet: PI =Petar Ivic, GS= Goran Smic PI: A mundeni të prezantoheni shkurtimisht. Emri juaj...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonime.mp3 Anonime: Datat s’po i maj në mend… Intervistuesja: Jo nuk ka gajle, veç don me thanë para se me bombardu...

Read More

Olgica Subotiq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Subotic-Olgica.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni dhe të tregoni na se nga jeni? Olgica Subotiq: Kam lindur në Radevë dhe kam...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonim-3.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje edhe niherë. A po ja nisim pak prej qysh u përkeqësu situata, qysh keni vendosë për me...

Read More

Gent Muhaxheri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Gent-Muhaxheri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Gent Muhaxheri (i intervistuari) Akronimet: Bjeshka Guri=BG, Gent Muhaxheri=GM GM: Unë jam Gent Muhaxheri, 29 vjet. Punoj si freelance...

Read More

Sakibe Morina

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sakibe-Morina.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja)   Sekibe Morina Landovice(e intervistuara)   Akronimet: BG=Bjeshka Guri, SM: Sekibe Morina   BG: A po na tregon kush je? SM: Sekibe Morina,...

Read More

Adelina Berisha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/02/Adelina-Berisha.mp3 Intervistë me Adelina Berisha R.B.: Përshëndetje Adelinë! Faleminderit shumë që po bisedon me mu. A po ia nisim pak qysh...

Read More

Beqir Reshiti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Beqir-Reshiti-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja)   Beqir Reshiti (i intervistuari)   Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BR=Beqir Reshiti   BG: A po na tregon per veten diçka? BR: Unë quhem...

Read More

Sadbere Aliti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sadbere-Aliti.mp3 Medinë Dauti (intervistuesja) Sadbere Altini (e intervistuara) Akronimet: MD= Medinë Dauti, SA= Sadbere Altini   SA: Niher në të ‘99-ten, tani ktu luftë...

Read More

Sabri Hasani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Sabri-Hasani.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha I intervistuari: Sabri Hasani R.B.: Pak para fillimit t’luftës, nashta pak para bombardimeve. Veç qysh e man n’men...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org