Goran Simić
Petar Ivic (intervistuesi)
Goran Smic (I intervistuar)
Akronimet: PI =Petar Ivic, GS= Goran Smic
PI: A mundeni të prezantoheni shkurtimisht. Emri juaj dhe mbiemri, ku keni lindur?
GS: Unë jam Goran Stošić, kam lindur në Rahovec. Ka pesë vite e gjysmë që jetoj këtu ne kontejnerë. Si të them, për sa i përket kushteve, ato janë katastrofale, sa ka minj, sa ka buba, kjo është Zoti na ruajt, nuk mundet as …
PI: Thatë se më herët keni jetuar në Rahovec. Atje keni pasur shtëpinë tuaj, a po?!
GS: Në Rahovec, shtëpinë time nuk e kam shitur gjithçka është rrënuar, këtë e kanë konfirmuar nga komuna serbe këtu poshtë në fshat, pra këtë e kanë vërtetuar ata, atë e ka vërtetuar edhe kjo komuna e Kosovës. Kemi bërë pesë aplikacione për këto banesat, shtëpitë, të gjitha. Ishte edhe komisioni, unë jam person i verbër.
PI: Më tregoni, jeni person i verbër nga lindja?!
GS: Jo, që prej kur më është rrëmbyer bashkëshortja nga viti 2004, atëherë e kam marrë sëmundjen e sheqerit dhe shtypjes dhe të gjitha të këqijat të themi.
PI: Më tregoni, a mundeni të më përshkruani periudhën para fillimit të luftës?
GS: Si të them, kam punuar në një bodrum të pijeve, para luftës, në Rahovec. Ajo firmë si të themi ka shkuar në duar private, si duket e ka blerë ndonjë person privat, nuk mund t’ju gënjej. Isha para, mos t’ju gënjej, para tri e gjysmë apo katër viteve, atëherë kur mundja të lëviz mjaft por këtu, për sa i përket këtij rrethi më nuk lëvizi. Për shembull vjen fqinji, e thërrasim taksin, me taksi shkojmë poshtë në fshat që të blejmë gjëra ushqimore, ai i shikon gjithçka, un me ndihmën e shkopit, më falni këtu diku e kam shkopin, un shkoj me shkop dhe ai më ndihmon.
PI: po, kjo është tani. Përderisa keni jetuar në Rahovec, do të thotë keni pasur shtëpinë tuaj?
G.S. Shtëpinë time, por të rrënuar. Por un kam jetuar njësoj aty, tek fqinji. Por nuk mundet fqinji të mbaj gjithmonë, ai mundet të mbaj 5 ditë apo 10 ditë më së shumti.
PI: Pra, ju keni jetuar në shtëpinë e fqinjit.
G.S. Po, tek fqinjët.
PI: Më tregoni, a mundeni të përshkruani presionet, çfarë ju detyroi të lëshoni shtëpinë, gjendja e luftës, etj?
G.S. Po gjendja e luftës, si të themi, ishim në geto. Si të ju them, shkoni për shembull poshtë, po mendoj aty ku jetoni në pjesën serbe të shtëpisë tuaj, në Rahovec. Tani askush nuk ju ngacmon. Nëse keni bërë probleme gjatë luftës, për shembull, zoti na ruajt të keni plaçkitur dikë, apo e keni vrarë dikë, apo keni qenë të mobilizuar, ishit, për shembull, kundër shqiptarëve. Por me shqiptarët, vendasit, njerëzit nga Rahoveci, ata janë njerëz të mirë si të them, un poshtë kam punuar me shqiptarë edhe si të themi, vetëm shtretërit na kanë ndarë, ashtu ishim të afërt, kemi shkuar tek njëri tjetri, babai më ka punuar përderisa ishte gjallë, tani e 15 vite ai ka ndërruar jetë lart në Serbi, djali si të themi ishte me mua por ka shkuar në Serbi për shkak të punës, nuk ka punë un jetoj si të themi nga ndihma sociale.
PI: Më tregoni, a ju kujtohet momenti kur e keni lëshuar shtëpinë tuaj?
GS: Po si nuk më kujtohet. Kjo kishte ndodhur më nëntëdhjetë, jo, në muajin shtator të vitit dy mijë.
PI: A mundeni të përshkruani ndodhinë, çfarë kishte ndodhur?
G.S. Si çfarë kishte ndodhur. Kishte ndodhur, kemi shkuar me të ashtuquajtur karvan, si të themi KFOR-i atëherë ishte i Holandës dhe i Gjermanisë në Rahovec. Pra, deri tek kufiri, nuk e di, na kanë dërguar me autobusë.
PI: Pra këtu banorët ashtu në mënyrë kolektive kanë dashur të lëshojnë vendin, për shkak të presionit?
GS: Po, për shkak të presionit, asgjë tjetër. Kurse sa i përket shqiptarëve, vendasve, ata asnjëherë nuk janë ankuar, vetëm se ishin nuk di si të them, ata ishin sikurse ne, në geto, nuk kanë guxuar të flasin apo të ofrohen për shembull tek fqinji dhe ta ngushëllojnë, t’i thonë rrini fqinjë mos shkoni ku keni lindur këtu, këtë nuk kanë guxuar ta bëjnë si të themi njerëzit nga jashtë, tash a janë nga Shqipëria apo nga…
PI: Pra ju e keni lëshuar Rahovecin me kolonë në vitin 2001. Ku keni shkuar?
GS: Kam shkuar së pari, të jem i sinqertë, në Kragujevc, kam punuar privat, pra në tërë Serbinë.
PI: Ku keni jetuar atëherë?
GS: Si të them, un në Kragujevc isha vetëm i lajmëruar. Isha tek një kumbarë nga ana e babait, si të them, gjyshi im e kishte pagëzuar kumbarin, ata jetojnë në Kragujevc,un isha vetëm i lajmëruar në adresën e tij. Un edhe sot e kam kartonin e gjelbër dhe legjitimacionin, pra un jam pothuajse i arratisur nga Serbia. Dhe kam shkuar në Rahovec, nga shtëpia nuk kishte asgjë.
PI: Kur jeni kthyer në Rahovec?
G.S. Unë jam kthyer në Rahovec, të jem i sinqertë, në fund të vitit 2015.
PI: Dhe çfarë keni gjetur atje, përshkruajini të gjitha?
G.S. Kemi gjetur katastrofë, të jem i sinqertë vetëm këto fotografitë të cilat i shihni të ngjitura i kam marrë, më ka mbetur ikona që e festoj Shën Nikollën, dimrit, tash që ishte më 19. dhjetorë. Më ka mbetur e gjallë nëna e cila jeton në Kragujevc, ajo është me vëllanë e vogël dhe jetojnë bashkë, vëllai është si të them nuk është i paaftë, ai falë Zotit është i aftë, punon atje në Kragujevc në Pastërtinë e qytetit. Ishte i martuar por tani, para dy viteve, është divorcuar.
PI: Pra, ju atëherë keni gjetur në Rahovec shtëpinë e cila është rrënuar. Çfarë keni bërë pastaj?
GS: Asgjë, isha pakë dhe kam ardhur këtu, jam lajmëruar në komunë, ata më kanë ndarë kontejnerin këtu diku përballë, dhe kontejneri ka marrë flakë me të gjitha gjërat të cilat i kam pasur nga gjësendet elektronike, televizori, frigoriferi, më është djegur kontejneri. Ky këtu përballë rrugës, tani jeton një grua, ata janë vendar, e divorcuar, mendoj ajo jeton aty. Ky njeriu të cilin e solli është gjithashtu vendas nga Rahoveci, ishte në perëndim ka edhe tjetër grua dhe fëmijë, nuk e di.
PI: Në rregull, por ne pyesin për tregimin tuaj.
GS: Po, unë po them sinqerisht atë që di, nuk kam parë por flasin vetë, edhe ose mua nuk më intereson. Ju keni ardhur për tregimin tim dhe po ju them që jetoj, të themi, në kushte katastrofale, nuk kam kurrfarë mjeti që të më ndihmojnë me kushte, unë do të dëshiroja nëse munden të më blihen ndonjë palë syze, më kanë dhënë vetëm këtë shkopin nga një organizatë.
PI: Edhe një pyetje. A shpresoni, a ekziston ndonjë iniciativë që juve t’u përmirësohet dhe të zgjidhet problemi të cilin e keni, meqenëse jetoni këtu?
GS: Unë dëshiroj që tani të më zgjidhet problemi, që të më miratohet sikurse thanë meqenëse kemi aplikuar tek komunat kosovare, ku janë edhe ajo serbe dhe e Prishtinës, e Kosovës, kemi aplikuar për banesa, ishte edhe komisioni dhe tani pothuajse …
PI: Kur kishte ndodhur kjo, a ka kaluar shumë kohë?
GS: Po, tani t’ju them, kjo ishte në fillim. Ishin ata dy apo tri herë, kemi aplikuar, dhe dy herë ishte komisioni. Për sa i përket të ardhurave jetoj nga ndihma sociale, nga ndihma sociale e Kosovës, nga ndihma sociale e Serbisë, prej kësaj jetoj. Përderisa ishte djali, përderisa mundesha të punoj sepse unë për nga profesioni isha moler dhe kam punuar si mjeshtër, kam punuar në tërë Serbinë, vetëm se isha në Kragujevc i lajmëruar tek Dimić Mihajlo, rruga si të them Pavla Jurišića 16 në Kragujevc kam qenë i lajmëruar. Për sa i përket kushteve, kam punuar sa kam mundur, kam pasur, kam sjellë, kam bartur, kam shkolluar fëmijët, falë Zotit e ka përfunduar shkollën për auto elektricist , tani punon privat. Nuk punon në zanatin e tij, paguan banesë, vjen nganjëherë të më vizitojë. Unë, të jem i sinqertë, kur kam ndonjëherë dhe kur mbetet pa të holla, për atë ka ardhur kohë e keqe tani kjo koha e dimrit, nuk ka punë, katastrofë.
PI:A ka mundësi vetëm një minutë vetëm të dëgjohem me kolegen time që ta pyes diçka dhe pastaj do të vazhdojmë?
GS: Nuk ka problem.
PI: Pra, në vitin 1999 ju kanë rrëmbyer bashkëshorten?
GS: Në Malishevë, bashkëshorten dhe vjehrrin, babanë se saj.
PI: Në vitin 1999. Ku kishte ndodhë kjo?
GS: Në Malishevë janë rrëmbyer ata.
PI: Kush i ka rrëmbyer?
GS: UÇK. Mirë kanë thënë njerëzit, nga Fushë Kosova dhe Prishtina të cilët ishin në përbërje rezervë në polici, kanë thënë se kanë parë të gjitha, Stanković Stojan dhe Stanković Brankica, ky është emri i dhe mbiemri i vajzërisë, ata janë varrosur këtu dhe kanë monument tek varrezat në Graçanicë, përballë Manastirit.
PI: Kur i keni gjetur?
GS: Në vitin 2004, nga atëherë si të themi kam humbur,si të them, kam humbur 40 vite.
PI: Ky është një tregim mjaft prekës.
GS: Prekës, për atë edhe jam sëmurë nga sëmundja e sheqerit, pra kam marrë si të themi sheqerin dhe kam humbur shikimin, në syrin e majtë kam protezë në të djathin 99,8% nuk shoh fare.
PI: Më tregoni, ku i kanë gjetur?
GS: Në Malishevë.
PI: Dhe janë rrëmbyer ku?
GS: Janë rrëmbyer pranë Malishevës, kurse në Malishevë si duket ishte baza kryesore, dhe sikurse kishin paraparë nuk e di, njerëzit si duket janë bartur me ndonjë automjet, dhe çfarë kanë bërë tani me ata vetëm Zoti e din.
PI: Faleminderit.