Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Suzana Aliu Krasniqi

Administrator2021-08-19T10:25:43+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Suzana-Aliu-Krasniqi-1-online-audio-converter.com_.mp3

Bestar Krasniqi (intervistuesi)

Suzana Aliu Krasniqi (e intervistuara)

Akronimet: BK= Bestar Krasniqi, SAK= Suzana Aliu Krasniqi

 

BK: A mundesh me më tregu diçka për veten?

SAK: Po, gjithqysh. Unë jam Suzana Krasniqi, me profesion jam Agronome.

BK: Si ishin vitet e 90-ta për ty Suzanë?

SAK:  Po viteve të 90-ta unë ende kam qenë studente, ndërsa 93-tën vetëm i kam përfunduar studimet edhe me shpresë që kam me nisë me punu, si me një anë edhe me ia kthy borxhin familjes, mirëpo ndodhi ajo krejt e kundërta vitet 93, 94, 95, veç ndodhi që punëtorët çka ishin të punësuar veç me i largu prej punës, kështu që ajo andrra ime veç filloj me u shu, filloj gjithmonë edhe më vështirë për secilin prej neve, papunësi, në atë kohë une isha edhe e martume, me dy fëmijë, burrin veç e larguan prej punës, punojke diçka privat kështu sa me siguru jetesën deri në 98-tën kur filluan ato luftimet, edhe pse na ishim me një zonë që nuk ishim direkt në zonën e luftës, mirëpo vërehej presioni, sidomos i kishim komshinjtë, sidomos bash afër banesës tonë ishin policët, vërejshim kur vijke në mëngjes prej punës, dmth. prej aksioneve që i bojke në viset ku u zhvillojke lufta, gjithmonë e kishim atë presionin që herdo kurdo edhe te na ka me ndodh diçka. Deri më 24 mars kur filluan bombardimet.

BK: Ee qysh u kanë situata ato ditë kur filluan bombardimet? Çka keni ndje ju?

SAK: Po veq e morëm lajmin që dmth. natën e 24 marsit kanë me fillu bombardimet, mirëpo e kishim dmth.familja ku isha e martume, ishim me vjehrrën, kunatin, por një kunat më të madhin e kishim në banesë, por ai ishte më në qendër të qytetit edhe e kishim frikën e tij se bash rreth banesës së tijna ishin forcat, dmth. ma shumë ishim të përqëndrum aty, edhe kanë shku e kanë marr kunatin me gjithë fëmijë, kështu që ishim krejt në banesën tonë 12 vetë. Gjashtë të rritun edhe gjashtë fëmijë. Atë natë kur ka sulmu NATO krejt jena konë dmth.mrena, tash s’po më kujtohet saktë a mbas bombardimeve a para bombardimeve, veç nuk kemi pasë rrymë. E kisha, sidomos po flas për veti, e kisha edhe frikë ne veti, po ma shumë dominojke gëzimi. Gëzim se e pamë që më në fund edhe bota po reagon ndaj krimeve edhe presionit që e bajke Serbia te na, po frika ish se ishim aty krejt me një vend edhe për çdo moment pritshim kur mujnë me na sulmu komshinjtë aty që i kishim Serb, krejt se i vërejshim, dëgjojshim zhurmën që e bajshin se ata ishin të grumbullum krejt te hymja.

BK: Kur ka ndodh, qysh jeni largu prej shtëpisë? Qysh ka ndodh deri te ajo situatë?

SAK: Prej shtëpisë, dmth.24 mars, atë natë kemi kalu qysh e kemi kalu, kur jemi qu nesërmit në mëngjes veç kemi fillu me pregatitë ushqim diçka. E kemi pasë kuzhinën me pamje nga rruga, e kemi vërejt kolonën e njerëzve, kështu si me thonë demostrata, protestë, kam hy edhe ju kam tregu burrit edhe kunatëve që ishin aty, ju kam thonë se diçka është t’u ndodh se krejt janë t’u shku dikah, bile mos të mbesim na të fundit, edhe kena vendosë edhe na me u largu se morëm vesh që kanë hi nëpër banesa të shokëve qe i kishim aty në Lipjan e ju kanë thonë mrena 2-3 orëve krejt me e lëshu Lipjanin, ose përndryshe përgjegjësinë e mbani vetë për familjen tuaj. Atëherë edhe na kena vendosë me dal mirëpo në atë kohë e kishim vetëm një veturë, kështu që kunati i mori fëmijën, katër fëmijët e kunatit edhe dy të mitë edhe vjehrrën se e kishim në moshë, edhe ata u nisën me kerr por vendosën me shku te një i afërm në Babush se për Godanc e dijshim që atje ma shumë ka pasë luftime dhe ma shumë ka pasë forca Serbe, se Godanci është fshati i lindjes të familjes së burrit. Kështu që vendosëm me shku atje, ata shkuan me veturë e na jemi nisë ne këmbë, dmth. unë më burrin edhe kunati me gruan e tij. Rrugës e kemi taku kështu një, një traktor, kështu në atë mbajtësen edhe na ka marr ai edhe na ka çu deri në Babush. Atje kena qëndru dmth. 2-3 ditë se edhe atje ka pasë sulme të forcave Serbe edhe s’kemi guxu me qëndru atje, kështu që na  ka ardh e na ka marr një familje e Gllogovcit edhe aty në Gllogovc kena nejtë një muaj ditë. Mirëpo, edhe në Gllogovc nuk ka pasë siguri sidomos kur u ba masakra e Sllovisë, kanë djegë edhe fshatra, edhe shtëpinë në fshat ku kemi qëndru, kështu që kemi pa një tim të madh atëherë qysh kena mujtë, se fëmijën gjithmonë i kena pasë të veshtë edhe u kanë koha shumë e ftohtë, shi e ftohtë ne atë kohë të prillit, edhe i kemi marr fëmijën, tesha s’kena mujtë me marr se s’kishim qysh, vjehrrën e kena hyp në një traktor të kojshisë aty edhe kena dal po s’kena pasë ku me shku se në ara, në ara mo far lloqi, far.., kështu s’mujshim me bo asnjë hap as dy hapa, kena metë qaty midis arave, mirëpo i pamë këta picgauerat e Serbët që u larguan atëhere jena kthy prap qaty në Gllogovc. Po mas, tash s’po më kujtohet a mas tri dite a një jave qështu, se atëhere pa i pasë pasoshat, pasaportat nuk na lejonin me dal në Maqedoni, mirëpo morëm vesh që tash po lejojnë edhe pa pasosha kena vendosë me dal se e pamë që qëndrimi aty nuk ish i sigurtë.

BK: E gjatë gjithë kësaj kohe sa keni qëndru në Babush e sa keni qëndru në Gllogovc, çka ke mendu, çka të ka ardh në mendje?

SAK: Në qoftë se mendon a me qëndru aty a me dal jashtë, e kom pa që qëndrimi aty, jo për veti  sa e kisha problemin për fëmijë, se u frigojsha që mos po ndodh diçka e shohin fëmija naj, se ndëgjojshin prej lajmeve çfarë krime çfarë kanë ba edhe e kisha atë frikën që fëmija  e shohin diçka edhe nuk iu largohet edhe marrin… më shumë frikën e kisha të fëmijëve sesa për veti. Veten mo e harrova krejt e kisha veç frikën e fëmijëve, kështu që për mua kisha ndejtë, se kisha lëshu  banesën e jo ma Kosovën, por shkaku i fëmijëve vendosëm me dal, edhe pse kena rreziku, ndoshta i kena rreziku edhe fëmijën, mirëpo ne atë moment e kena pa më të arsyeshme ma mirë në tren, diçka bile na sheh dikush, sesa me të hi në shtëpi edhe me të gjejtë flejtë a diçka, kështu që kena vendosë kena rreziku, kena dal me një fshat kështu ku është stacioni i trenit se në Lipjan nuk kena ardh, edhe gjithë ai popull o kanë, ka qenë veç një vagon treni kur ka ardh. Diqysh kena, kena hy në tren, u nisë treni kur kena ardh aty në kufij me Maqedoninë na kanë lanë një orë kena pritë, nuk e dijshim tash apo na lejojnë me dal apo jo. Një orë kena nejtë qështu në ankth dikur na kanë leju edhe kena kalu në Maqedoni edhe aty na u dukë sikur, sikur s’di qysh me thanë, sikur pshtum ma nuk e kisha frikën as të fëmijëve as të kërkujt, po e kisha, tash kur shlirohesh për veti e kisha at frikën e mallin për familjen teme, nuk e dijsha as ku jonë, do janë konë ne Ferizaj, ma nuk kisha kurfar lajmi, vëllaun e kam pasë në UÇK këtë të voglin, deri vonë nuk e kam ditë, mirëpo tani e kam marr vesh që është në UÇK, mirëpo e kam pasë gjithmonë atë marakun e tyne  (në vijim dëgjohet cingërrima e telefonit mobil)…se s’e kam ditë qysh i kanë punët, masi o konë ai i veshtë familja gjthmonë o konë në rrezik.

 

 

 

BK: E tani qysh ka ndodhë, masi keni shku në Maqedoni a keni qëndru ne Maqedoni edhe kur jeni kthy në Kosovë?

SAK: Në Maqedoni kena qëndru një muaj në Stankovec, mirë, mirë kemi kalu mirëpo na ka ardh, na ka ardh tani si ftesë si lajm dojnë me na çu në Norvegji, dmth.mas një muaji, një muaj kena nejtë në Gllogovc një muaj në Stankovec, tani kena shku në Norvegji atje kena nejtë deri sa u çliru Kosova, dmth.me 12 qershor kur kena marr vesh, vetum tani dej janë pregatitë procedurat atje në Norvegji jena kthy menjëherë.

BK: Qysh e kujton qat kthimin në Kosovë?

SAK: Ma së pari po të tregoj lajmin kur e kemi  marr vesh që është çliruar Kosova, atje si në Kosovë  e kemi festuar. Veç me i pa ti reagimet e njerëzve sa, e maj në mend njanin i moshum o konë i anës së Prishtinës tavolinën e ditës e ka thy qaq prej emocioneve që sun e ka përmbajtë veten. E kur jena kthy në Kosovë, edhe pse ish pasë ba krejt shkrum prej aeroportit dej në Lipjan s’kishe çka me pa veç krejt shkrum, shkrum, mirëpo m’u doke sikur, sikur një fjalë si parajsë ose xhenet e përdorim na, se pa marr parasysh qysh o vendi yt s’ka të pagum, edhe pse në Norvegji u kanë kështu parajsë e vërtetë, na kanë pritë shumë mirë po me vend tanin s’ka. Dmth. kur jena kthy ia kena nisë prej zeros, banesën e kena pasë krejt të shkatërrume, çka kena pasë tesha e kështu krejt të shkatërrume, mobilje me fotografi që kena pasë në mur, me, deri djepin e fëmijëve kështu krejt të coptum, dmth. ia kena nisë prej zeros m’i bo ato në krahasim me mbasi më kanë pshtu edhe të familjes edhe këta të burrit e fëmijëve, ato janë –në krahasim me jetën e njerit ato s’janë kurgjo, kena fillu prej zeros.

BK: E sot kur nalesh e menon çfarë efekti ka pasë krejt kjo ngjarje që të ka ndodh ty e familjes tande, në personalitetin tand, çfarë efekti ka sot në jetën e përditshme?

SAK:  Tash efekti ma kryesor është se e çmoj shumë lirinë, pa marr parasysh gjendjen ekonomike, kryesorja fëmija kur t’me del jashtë nuk frigohna diçka që i ndodh prej dikujna, sidomos që janë kanë militarët Serb e komshinjtë Serb. Qajo, qajo te une kryesorja, liria, pa marr parasysh gjendja ekonomike.

BK: Faleminderit.

SAK: Faleminderës juve, e gëzoni lirinë.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Blerina Muqolli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Blerina-Muqolli.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Blerina Muqolli (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BM=Blerina Muqolli BG: A po më tregon diçka për veten? BM: Po. Atëherë,...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonim.mp3 R.B.: Faleminderit shumë. A po ia nisim pak para se me bombardu, do ditë përpara, qysh o kon situata? A:...

Read More

Kaltrina Zhushi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Kaltrina-Zhushi.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje Kaltrinë. A po ja nisim pak me ni prezantim tanin; kush je... Kaltrina Zhushi: Jam Kaltrina Zhushi, jam...

Read More

Spasić Momčilo

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Spasic-Momcilo.mp3 Intervistuesi: A mund të prezantoheni? Emri juaj? I Intervistuari: Momçillo Spasiq. Intervistuesi: Momçillo Spasiq! Sa vjeç jeni? I Intervistuari: Pesëdhjetë e tetë. Intervistuesi:...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonimno.mp3 Intervistuesja: Çka mbani në mend nga periudha e para luftës? I intervistuari: Në periudhën e para luftës kishte një mirëqenie....

Read More

Sadbere Aliti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sadbere-Aliti.mp3 Medinë Dauti (intervistuesja) Sadbere Altini (e intervistuara) Akronimet: MD= Medinë Dauti, SA= Sadbere Altini   SA: Niher në të ‘99-ten, tani ktu luftë...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anoniman.mp3 Intervistuesi: Mirëdita! I Intervistuari: Mirëdita! Intervistuesi: Do ju lusja që të prezantoheni nëse nuk e keni problem, apo dëshironi që intervista...

Read More

Nita Zeqiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Nita-Zeqiri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Nita Zeqiri (e intervistuara) Akronimet: Bjeshka Guri=BG, Nita Zeqiri=NZ BG: A po m’tregon diçka shkurtimisht për veten? NZ: Unë jom...

Read More

Nexhmedin Duraku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Nexhmedin-Duraku.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Nexhmedin Duraku (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ND= Nexhmedin Duraku BG: A po na tregon ma shumë për veten? ND:...

Read More

Vetim Krasniqi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Vetim-Krasniqi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Vetim Krasniqi (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, VK= Vetim Krasniqi   BG: A po më tregon qsyh ka qenë situata...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org